Speciale
Teuta Shala: Ditë e dhembjes krenare
E merkure, 12.05.2010, 09:59 PM
Ditë e dhembjes krenare
Nga Teuta Shala
Që nga fillimi i luftës në Kosovë, edhe në komunën e Pejës dhe fshatrat e saj për rreth, forcat serbe përdorën forma të ndryshme të terrorit e të dhunës ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, duke i vrarë dhe masakruar në mënyrën më barbare.
Të njëjtin fat përjetuan edhe banorët e fshati Qyshk, fshat i cili shtrihet pranë magjistrales Pejë-Prishtinë në një largësi përafërsisht
Dhuna dhe provokimet u bënë më të pa durueshme sidomos pas ndërhyrjes së forcave të NATO-së. Atëherë kur u mendua se vuajtjeve iu erdhi fundi. Vlen të përmendët 17 prill 1999, kur forcat serbe hynë në fshatë dhe dogjën gati tërë fshatin, por për fat, kësaj radhe përveç dëmeve materiale nuk patë viktima në njerëz.
Mirëpo, me kaq nuk përfundoi aksioni famëkeq i tyre. Tragjedia ndodhi kur fshataret as nuk e pritnin. Në mëngjesin e hershëm të 14 maj 1999, forca të shumta serbe rrethuan fshatin dhe hyn shtëpi më shtëpi, me ç’rast vranë dhe masakruan në mënyrën më barbare 41 burra. Viktimat e para si pasojë e këtij sulmi ishin: Brahim Gashi; Muhamet Shala; Rasim Rama;Haki Gashi; Kadri Çeku; Hasan Çeku; Sylë Gashi; Skënder Gashi; Selim Gashi.
Më pas për të vazhduar me aksione dhune e terrori ndaj familjeve të tëra, duke i detyruan që ti lëshojnë shtëpitë dhe të tubohen në qendër të fshatit. Që të ishte më e lehtë për ta që të plaçkitin dhe provokonin fshatarët. Forcat serbe nga turma e tubuar ndan 31 burra., ndërsa pjesën tjetër të turmës i detyruan që të niseshin në drejtim të qytetit të Pejës me qëllim që ti deportonin për në Shqipëri, por pasi arritën te postblloku pranë Fabrikës së Baterive, forcat serbe që ndodheshin në atë postbllok i detyruan që përsëri të ktheheshin në drejtim të fshatit.
Ndërkaq të 31 burrat e ndarë nga turma i morën dhe i vendosen në tri dhoma, në tri shtëpi të ndryshme, sipas të dhënave që kemi, dhe siç tregojnë dëshmitarët, që i mbijetuan kësaj masakre, forcat serbe në të tri dhomat kishin përdorur pothuajse të njëjtën formë të dhunës. Rituali ishte i njëjtë, që posa i fusnin brenda dhe pas fyerjeve të shumta mbi ta zbraznin breshëri plumbash dhe në fund kufomave ua vënin zjarrin. Mirëpo, me kaq nuk përfundoi masakra e fshatarëve të fshatit Qyshk, forcat serbe edhe më tutje kërkonin gjak, edhe më tutje ishin të pa ngopur, ata po atë ditë bënë masakrën më të madhe që do të mbahet në mend nga popullata si dita më e rëndë e dhembjes krenare. U vranë atdhetarët, bijtë e devotshëm të kombit vetëm e vetëm pse nuk duruan robërinë shekullore, dhe gjakuan lirinë e shumë pritur, e ata nuk ishin pak. Radhës së të vrarëve atë ditë iu shtuan edhe: Qaush Lushi; Avdi Berisha dhe Ibish Gashi, kështu numri i të vrarëve arriti në 41 veta.
Edhe pse kanë kaluar 11 vite që nga koha kur ka ndodhur kjo masakër e 14 majit 1999, në kujtesën e banorëve të fshatit Qyshk përgjithmonë do të mbetet një ditë e dhembjes dhe e krenarisë. Në shenjë respekti dhe lavdie më poshtë do i shënojmë emrat e tyre:
LISTA E PERSONAVE TË VRARË DHE TË MASAKRUAR NË FSHATIN QYSHK MË 14 MAJ TË VITIT 1999 NGA FORCAT SERBE
|
EMRI |
MBIEMRI |
MOSHA |
1 |
Ahmet |
Gashi |
35 |
2 |
Arian |
Lushi |
20 |
3 |
Avdi |
Berisha |
64 |
4 |
Avdullah |
Lushi |
60 |
5 |
Besim |
Kelmendi |
36 |
6 |
Brahim |
Gashi |
60 |
7 |
Brahim |
Gashi |
54 |
8 |
Brahim |
Kelmendi |
40 |
9 |
Demë |
Kelmendi |
41 |
10 |
Emin |
Gashi |
60 |
11 |
Emrush |
Krasniqi |
49 |
12 |
Erdogan |
Kelmendi |
19 |
13 |
Gani |
Avdylaj |
42 |
14 |
Haki |
Gashi |
38 |
15 |
Halil |
Gashi |
55 |
16 |
Hasan |
Avdylaj |
40 |
17 |
Hasan |
Çeku |
69 |
18 |
Iber |
Kelmendi |
52 |
19 |
Ibish |
Gashi |
56 |
20 |
Ismet |
Dinaj |
32 |
21 |
Isuf |
Shala |
50 |
22 |
Jashar |
Gashi |
47 |
23 |
Kadri |
Çeku |
68 |
24 |
Mentor |
Kelmendi |
23 |
25 |
Muhamet |
Shala |
50 |
26 |
Musë |
Gashi |
64 |
27 |
Osman |
Lushi |
47 |
28 |
Qaush |
Lushi |
51 |
29 |
Ramë |
Gashi |
60 |
30 |
Ramiz |
Lushi |
41 |
31 |
Rasim |
Rama |
40 |
32 |
Sefedin |
Lushi |
41 |
33 |
Selim |
Gashi |
42 |
34 |
Skënder |
Gashi |
37 |
35 |
Skënder |
Kelmendi |
46 |
36 |
Skënder |
Lushi |
44 |
37 |
Sylë |
Gashi |
49 |
38 |
Ukë |
Lushi |
57 |
39 |
Xhafer |
Gashi |
42 |
40 |
Xhafer |
Lushi |
46 |
41 |
Zeqir |
Aliaj |
( ) |