E diele, 28.04.2024, 11:30 PM (GMT+1)

Speciale

Daniel Gàzulli: Gjendja sociale dhe prostitucioni

E diele, 09.05.2010, 08:00 PM


Gjendja sociale dhe prostitucioni

             

            - studim empirik -

 

“Unë nuk kam ndjekë shkollë si ti, zotni, por një gja e di mirë: kush nuk ka bukë të paktën një hjerë në ditë, nuk asht ma njeri, po një vemje e shkretë që mund ta shkelin të gjithë”.

Baba i Vida S.

 

Nga Daniel Gàzulli

 

Metoda: kërkim empirik.

Fjalët çelës: prostitucioni, vorfnia, shfrytëzimi, mërgimi, diskriminimi, familija, femna.

Vendi: Shqipnia Veriperëndimore – Zonat Shkodër, Pukë, Mirditë, Lezhë, Kurbin.

Periudha kërkimore: Maj 2003 - Shkurt 2005.

 

 

Hymje dhe tregues metodologjikë

 

Në këtë studim, që nuk pretendon të jetë shtjerrues e nuk synon të jetë statikisht pasqyrues i fenomenit, sillen të dhana sasiore, numërikisht të kufizueme për shkak të vështirësive objektive të natyrave nga ma të ndryshmet që më kanë pengue në gjurmimin e dukunive. Autori, për hir të vërtetës, ka ndeshë rezistencë të shumtë të natyrës politike e sociale që kanë vështirësue e ngadalsue zhvillimin e punës kërkimore. Nëse rreshtojmë vetëm ato ma kryesoret, atëherë më duhet të them se:                                                                

1. Mungesa a gatishmënisë me bashkëpunue nga ana a institucioneve shtetnore, madje, shfaqje e një qendrimi krykëput anmiqësor ndaj kërkesave të mia pë bashkëpunim, për të mos folë deri edhe për kërcënime të drejtëpërdrejta apo të tërthorta.

2. Opinioni publik kundërshtar për zhvillimin e gjurmimeve, vaçanarisht familjarët, edhe për shkak të një mendësie të mbrapambetun.

3. Mungesa e plotë e të dhanave prej Komunave e Bashkive ku zhvillova kërkimet e mia, të shurdhët dhe shpërfillës ndaj fenomenit.

4. Mungesa e plotë e çdo forme financimi.

            Prandaj, pa pasë pretendimin të jap përpunime statisikore të sofistikueme, jam përpjekë ma shumë me sjellë një përshkrim të të dhanave të gjurmueme, të ilustrueme nga dëshmi të drejtëpërdrejta, që iu dhanë autorit nga vajzat e intervistueme e ngandonjëhetrë prej përsonash të tjerë. Jam përpjekë të pyes prindtë, ose të afërmit apo të njohunit e vajzave, edhe pse shumë prej tyne kundërshtonin të përgjegjeshin.

            Autori e quen për detyrë me falnderue të gjithë ata që pranuen të bashkëpunonin në realizimin e këtj studimi, veçanarisht mësuesit, shumë prej tyne ishmësuesë të vajzave, priftnit, nagndonjëherë të friksuem me na dhanë informacion, sidhe ndonjë nëpunës të Zyrave të Gjendjeve Civile, kryesisht të njohun të mijë.

Jam i mendimit që kjo punë me përmasa modeste, që ka për qellim me tërheqë vëmendjen mbi një fenomen mjaft të dhimbshëm e me ngjyrim të spikatun të një gjendje shoqnore të vështirë, siç asht ai i prostitucionit, të mund t’u jap një ndihmesë të dobishme atyne që kanë ndërmend ta analizojnë  ma tej këtë  fenomen.

            Në mos tjetër, këto të dhana do t’u shërbejnë  atyne që duen të përpiqen të kuptojnë gjendjen e randë sociale në vendet e Lindjes Europiane e në zonat e tjera të Botës, të vorfuna e të shfrytëzueme përgjatë historisë së tyne të herëshme ashtu edhe asaj ma të re.

Në paraqitjen e të dhanave sasiore mbi vajzat që kanë ra pré e prostitucionit, të dhana këto të mbledhuna sidomos nga goja e prindëve të tyne zemërplasun, njerëz që shpesh nuk janë ma në gjendje të reagojnë, kam ndjekë këtë rend: 1. Mosha; 2. Arsimimi; 3. Gjendja civile; 4. Prejardhja; 5. Punësimi; 6. Kushtet social ekonomike të familjeve  të vajzave; 7. Ndihma shtetnore familjeve. Ma tej jam përpjekë të shtjelloj edhe sa vijon: 8. Gjendja civile e familjeve të vajzave dhe marëdhanjet e këtyne familjeve gjatë dhe mbas eksperiencës së prostitucionit; 9. Ekperienca e prostitucionit dhe kandëvshtrimet e ndryshme të tij: Opinioni i vajzave; Opinioni i familjeve; Opinioni i miqëve dhe të të njohunve; 10. Rruga drejt prostitucionit: Zanafilla: Vendi i parë; Tregime të vajzave; Rrjedhojat; Rastet e largimit prej fenomenit; 11. Shfrytëzuesit e vajzave. (Intervista dhe dëshmi të pëfshime në kapituj të ndryshëm).

Në fund kam shtrue disa konluzione të natyrës përshkruese me shpresën e hymjes së Shqipnisë në Bashkimin Europian e mundësinë e kapërcimit të gjendjes aktuale të mjerueshme që sjell, veç të tjerash, edhe fenomenin e trishtueshëm e të dhimbshëm të prostitucionit.

 

 

1. Mosha e vajzave pëfshi në prostitucion *

 

Mosha **

Nr. i rasteve të shqyrtuem

Përqindja

< 16 vjeç

12

4,5

Nga 16 deri 18 vjeç

84

31,8

Nga 18 deri 20 vjeç

87

32,9

Nga 20 deri 25 vjeç

57

21,8

> 25 vjeç

24

9

Totali

264

100

 

* Janë marrë në konsideratë vetëm rastet për të cilët kemi mundë të sigurojmë të dhana të plota e të sigurta, tue përjashtue kështu rastet për të cilët disponojmë të dhana të pjesëshme apo me siguri të dyshimtë.

 

** Mosha e tregueme këtu asht ajo kur vajzat janë nisë drejt prostitucionit.

 

            Si shihet nga tabela, mosha mesatare e vajzave në momentin e nisjes së prostitucionit asht mjaft e ultë; në 36,3 % të rasteve bahet fjalë për të mituna.

            Mosha ma e re asht ajo e një vajze 14 vjeçe, R. V., sot, ka dashtë Zoti, nanë e lumtun e një vajze yll të bukur.

 

Tregimi i Marte D.

 

Kohët kishin ndryshue e jeta në fshat kishte marrë një vrull gati të pabesueshëm.

Para vitit 1990 jetonim të gjithë në shtëpi tejet mjerane, ndertue me gurë e baltë, ose në kasolle të thjeshta.

Papritë, falë ndihmës që dërgonin fëmijtë mërgimtarë, ma shumë se gjysa e të rijëve të fshatit, njerëzit filluen të ndërtonin shtëpi të reja e aq të bukura, si nuk ishin pa kurrë në këto anë, të visheshin mirë e bukur, e ndonjeni solli edhe makinë, por që shpejt mbet diku aty në anë të rrugës si hekurishtë, pse rrugët ishin aq të këqija, sa të prisheshin traktorët, jo ma makinat e vjetra që sillnin ata.

Vetëm familja jonë vazhdonte të jetonte në një kasollë të gjatë, në një pjesë të së cilës mbanim lopën, kafshën e vetme që kishim mundë të merrnim kur u shpërba kooperativa bujqësore.

Ishim gjashtë motra e unë isha ma e madhja. Porsa kisha mbushë shtatëmbëdhjetë vjet.

Nana ime thonte se ata që jetonin ma mirë, ishin pikërisht ata që kishin fëmijë jashtë shteti, sidomos vajza. “Punojnë ato, – thonte – punojnë me mbajtë familjen”. Nuk thonte kurrë se çfarë pune banin, edhe pse e dinin të gjithë. E ma thonte sidomos kur ishim vetëm unë e ajo, kurrë në prani të babës apo të motrave ma të vogla.

Një ditë u zemrova aq shumë, sa iu drejtova me za të naltë: ”A do që të punoj edhe unë si ato?! A do?!”                                                                     

Ajo, e qetë, ma ktheu: ”Çka pret”?

…Më 1997, gjatë atyne trazimeve të mallkueme, u nisën me mija, kush me anije e kush me skafe, drejt Italisë. E me ta u nisa edhe unë, me një djalë që u gjend rastësisht ato ditë në Atdhe, e që shpesh herë më kishte propozue të shkoja me të …” me punue” 

Sot e kësaj dite vazhdoj të baj po atë punë. Nuk di të baj punë tjetër. Tashma jam mësue, nuk më ban përshtypje. Asht e trishtueshme me e thanë, po nana ime nuk asht aspak e paknaqun.

Ndoshta ka të drejtë. E shikon ç’vilë të bukur kemi tashti!?

Marta buzëqesh hidhun e mbas pak fillon e qan.

 

 

2. Arsimimi

 

Mosha

 

Fillor

8/vjeçar

I mesëm

I naltë

< 16 vjeç

12

8

4

-

-

Nga 16 a 18 vjeç

84

38

46

-

-

Nga 18 a 20 vjeç

87

42

26

19

-

Nga 20 a 25 vjeç

57

17

22

14

4

> 25 vjeç

24

14

4

4

2

Totali

264

119

102

37

6

 

            Në një vend si yni, ku shkalla e arsimimit asht realtivisht e naltë, (në zonat e shqyrtueme arsimimi, simbas përllogaritjes të një specialisti të kësaj fushe, duhet të paraqitet pak a shumë kështu: 72 % e femnave me moshë mbi 20 vjeç ka marrë dëftesën e pjekunisë); shkalla shumë e ultë e arsimimit si pasqyrohet ma nalt, e si do ta shohim edhe në vijim, rrjedh prej dy shkaqesh: prejardhja e vajzave prej zonave ma të përthyeme edhe si terren, ku mungojnë edhe shkollat, me përjashtim të atyne fillore, sidhe vorfnia ekstreme e familjeve prej nga vijnë këto vajza, që nuk u ka premute atyne të ndjekin shkollat.

 

 

3. Gjendja civile e vajzave

 

Mosha

Nr

Beqare

Të fejueme*

Të martueme

Të ndame

Vejusha

< 16 vjeç

12

12

-

-

-

-

Nga 16 deri 18 vjeç

84

72

12

-

-

-

Nga 18 deri 20 vjeç

87

50

36

1

 

 

Nga 20 deri 25 vjeç

57

24

27

2

3

1

> 25 vjeç

24

2

16

1

4

1

Totali

264

160

91

4

7

2

 

 

* Në këto zona “e fejueme” ka kuptimin e “një premtimi të pakthyeshëm për martesë” e në marrëveshje në mes familjeve.

 

            Këto të dhana janë shumë relative, për shkak të një diference të madhe në mes gjendjes civile reale dhe asaj zyrtare. Vetëpërcaktimi “e fejueme” shpesh ka “mbulue” ikjen jashtë shteti. Ndërkaq kemi konsiderue “të martueme” vetëm ato që kishin ba zyrtarisht martesën pranë Zyrave të Gjendjeve Civile; por shpesh, për të realizue “bashkimin familjar”, ka pasë edhe martesa fiktive. Në zanin “të divorcueme” bajnë pjesë ato që kanë qenë divorcue para nisjes së prostitucionit. Duhet shënue se, prej 4 vajzave që janë “martue” para nisjes së prostitucionit, 3 prej tyne janë divorcue edhe ligjërisht. Në një rast, për të cilin jemi mjaft të sigurtë, grueja ka shfrytëzues të saj të shoqin dhe të  kunatin.

 

 

I fejuemi ”i tradhëtuem”

 

Marku asht shofer. Ka ble kohët e fundit një kamionçinë dhe transporton ato pak perime e prodhime të tjera bujqësore prej fshatit, ku ka zbritë pak vjet ma parë bashkë me familjen, për në tregun e qytetit për një tarifë me të vërtet të ultë.

Asht martue dy vjet ma parë e tash asht i lumtun sepse asht ba babë, ka një vocrrak  nandë muejsh.

E kam njohë rastësisht. Kishte marrë vesht se po mblidhja histori “vajzash të mira”, e desht ai vetë të më tregonte diçka nga jeta e tij prej “të fejuemi të tradhëtuem”.

Ja dhe rrëfimi i Markut:

“Njiheshim që kur filluem klasën e parë fillore dhe e donim shumë njeni tjetrin. Ishim ma të mirët e klasës. Vinim nga dy fshatra të ndryshëm, kacavjerrë në shpate të maleve, ballë për ballë njeni tjetrit, në vijë ajrore as njëmijë metra, po secili prej nesh bante një orë rrugë në kambë për të arrijtë në shkollë, atje poshtë në luginë.

Një ditë nana ime kishte folë me nanën e Barbulles dhe … mbas një muej na ishim të fejuem, si ka qenë zakon në anët tona, t’i fijonin fëmijtë nga një herë edhe në djep. Prindtë tanë ishin marrë vesht mirë e bukur në mes tyne pa u shkue në mend se a do të na pyesnin edhe ne.

Edhe pse shumë të vegjël, nandëvjeçarë, na ishim të lumtun që ishim fejue. U deshtëm edhe ma shumë, ashtu si duhen fëmijtë. Si i thonë një fjale, më dukej se tash e kisha të lehtë edhe të prekja qiellin me një gisht, kurse Barbulla gjente njëmijë mënyra për të  shprehë lumtuninë e saj e dashuninë a pamasë.

Pra, siç të thash, atëherë ishim vetëm nandëvjeçarë, çfarë mund të kuptonim na, dy keca të vegjel rritë në gryka malesh, mes pemësh shekullore e pak bagtishë që na shërbenin sa me mbajtë shpirtin gjallë?

Po ja që, ende pa u rritë mirë, ende pa shijue ato lloj marrëdhënjesh të natyrëshme në mes të fejuemish, më kishte ra në sy se Barbulla nuk ishte ma ajo e disa vjetëve ma parë. Nuk arrija të kuptoja çfarë po ndodhte me te. Jo jo, isha i bindun që ajo më donte si ma parë, e megjithate ajo nuk ishte ma ajo e dikurshmja.

… Na ishim të vorfën, shumë të vorfën. Kur po rriteshim na, kishte fillue mërgimi e në mes atyne që shkonin jashtë shteti kishte edhe ndonjë vajzë, edhe pse nga anët tona atëherë, them në fillim krejt, nuk ishin të shumta.

Njena prej atyne vajzave ishte Mrika, një kushrinë e Barbulles.

Mrika ishte tre vjet ma e madhe se Barbulla. A po s’ishte edhe e bukur, me ia pre kryet, si i thonë fjalës. Ajo po, kishte ikë me të parët.

Për herë të parë u kthye në Shqipni kund mbas tre vjetësh.

Ishte ba edhe ma e bukur, yll, me të marrë sytë, e sidomos ishte ba … e pasun. Po po, ishte ba shumë e pasun. Porsa u kthye, u bleu prindëve e  dy vllazënve ma të vegjël një shtëpi në qytet. Dihej se ç’punë bante Mrika jashtë shteti, por nuk asht se përflitej fort keq për te, sidomos kur u muer vesht se u kishte ble prindëve shtëpi në qytet e sa gjana të tjera, sa “mos me t’u besue”. Ato gratë ma kurreshtare shkuen e u banë vizitë, e kur u kthyen, folën për Mrikën fjalët ma të mira, si i kishte pritë, si u kishte ble prindëve televizor, frigorifer, bile edhe lavatriçe. Kur pyeste ndokush se çfarë ishte lavatriçja, se për televizorë e frigoriferë kishin fillue të vinin edhe në fshatin tonë, ato qesheshin dhe shpjegonin se si ajo, lavatriçja pra, i lante rrobat pa i prekë kush me dorë.

U kthye përsëri mbas gjashtë muejsh e atëherë mori me vete edhe Barbullen time”.

Unë po prisja që ai të vazhdonte, po Marku ishte emocionue shumë ndërsa tregonte.

- A e ke pa ma? - e pyeta

- Jo. Ajo nuk asht kthye asnjëherë në Shqipni. … Mandej njoha  Palinën dhe u martuem. Jemi shumë të lumtun me njeni tjetrin. Duhemi si të marrë. Dhe kemi një djalë nandë muejsh, si yll.  Më besoni, asht me të vërtetë shumë i bukur! Quhet Luka. 

- Ti … e urren që “të ka tradhëtue”? – e pyeta me provokim. 

Ai nuk ngurroi të përgjegjej.

- Jo! – më tha me siguri e çiltër. – Në fillim ndoshta edhe po, por jo ma vonë. Me jetën që banim na …

 

 

4. Prejardhja territoriale e familjeve të vajzave

 

Prejardhja territoriale

Nr. familjeve

Nga zonat malore

109

Nga zonat fushore

69

Nga qytetet

26

 

Franga P.

 

I kam njohë këto zona qysh në rini e ma vonë. Ishim një grup të rijësh që na pëlqente të shkelnim malet ma të nalta, e këto zona i kisha shkelë me kohë, pllambë për pllambë. 

U ktheva përsëri këtu që të mblidhja këto histori “vajzash të mira”. Tash po, mund të përshkruej jeten e secilës prej tyne edhe pa e njohë në hollësi, pse pashë e jetova mjedisin prej nga vinin.

Banesat e tyne janë pothuej të gjitha njëlloj; një shtëpi e ultë me mure guri lidhë me baltë, shpesh herë thjeshtë një kasollë. Në të shumtën e rasteve, në të njëjten hapsinë, nda me një gardh, jetonin edhe kafshët e pakta.                                                          

Dyshemeja asht zakonisht prej toke të rrahun, ose ma e mira e shtrueme me çimento të zezë. Për të shmangë lagshtirën, po jo gjithmonë, shtrohen rrogoza mbi dysheme. Aty këtu mund të gjesh edhe ndonjë krevat prej druni gdhendun krejt trashë e batanije të dhurueme gjatë viteve të fundit nga organizata të ndryshme të hueja apo nga Kisha.

Krejt rrallë mund të gjesh edhe ndonjë televizor bardh e zi, dhurue nga ndonjëni që tashma ka mundë të blejë një me ngjyra ose që ia kanë sjellë fëmijtë mërgimtarë.

Ushqimi i tyne asht krejt i shëndetshëm: perime, pak qumësht, djath, fasule dimnit (kurrë të mjaftueshme) e mish vetëm për festa.

Veshja e tyne asht e njëjta si verës ashtu edhe dimrit, si në ara ashtu edhe kur shkojnë në Kishë, se në këto anë gjindja janë shumë besimtarë.

Këtu punojnë të gjithë dhe askush. Punojnë kur kanë çfarë të punojnë, po shumicën e vitit nuk dinë çfarë të bajnë: arat e këtushme janë a s’janë sa dy çarçafë.

Fjala argëtim këtu nuk njihet.

Ndonse tashmë lidhjet me botën kanë ndryshue diçka, trajtimi i femnave, sidomos gati përbuzja për vajzat, fajtore që kanë lindë të tilla, e dallimi i skajshëm me djemtë, vazhdojnë të jenë një plagë e randë.  

Në një fshat të tillë, rrazë Malit të Munellës, nis edhe historia e Franga P., për të cilen kanë shkrue edhe gazetat, por të gjitha simbas tregimeve të dëgjueme nëpër kafet e Tiranës apo të Milanos, sepse asnjë gazetar nuk ka shkelë ndonjëherë këtu.

Franga po rritej si një lule e egër mali, po me një bukuri të rrallë. Ishte shtatë vjeçe kur erdhi një herë aty Segretari i Partisë i gjithë kooperativës, e pa tek kthehej prej shkolle dhe u mahnit. “Këte vajzë do ta marr për djalin tim”, tha ai me vete dhe, as një as dy, e ndoq vajzën e vogël deri në shtëpi. U shendue edhe ma shumë kur mori vesh se baba i Frangës ishte komunist.

Nana e Frangës, shumë e emocionueme për mysafirin e randësishëm që i kishte shkelë në shtëpi, u zu ngusht: nuk kishte gja prej gjaje t’i shtronte të hante e ishte vakth dreke.

- Mos u shqetëso, unë tashti sa hangra drekë tek Filopatët – i tha ai.  

Nuk e zgjati shumë dhe  “shoku sekretar” i tha grues së re:

- Frangën e due nuse në shtëpinë time. Unë kam një djalë dymbëdhjetëvjeç, taman për vajzën tuej. I thuej Frrokut, kur të vijë në Qendër, të takohet me mue.

E që të mos e zgjasim, nuk kaluen as dy javë e “shoku sekretar” solli shejin në shtëpinë e Frrok P., një unazë të bukur prej ari, që do t’i lidhte për jetë.

Më 1996 Franga ishte ba pothuaj gjashtëmbëdhjetë vjeçe dhe krushku, që tashti ishte polic Porti në Durrës, erdh të ndante “vaden” e dasmes: donte ta merrte vajzën sa ma shpejt, se me kohët që kishin ardhë ….

Atë verë vajza u martue dhe mbas një jave shkoi tek i shoqi në Milano.

Nuk kishte kalue java kur “djali i  shokut sekretar” i tregoi “grafikun e punës”: se si tash e mbrapa duhej të mësohej me fjetë ditën, se natën do të shkonte në “punë”.

E llahtarisun prej çka i kishin dëgjue veshët, vajza gjeti forca me nxjerrë vetëm një fjalë, por që shungulloi shtëpinë:

- Kurrë!!!

Atëherë në shtëpi ia behen “miqtë” e Fisnikut dhe e … përdhunuen dy ditë e dy netë me rradhë.  

Ditën e tretë ajo gjeti një çast pakujdesie të “padronëve”, mori revolen e “të shoqit” dhe shtiu mbi të. Dy të tjerët arrijtën të largoheshin, ashtu gjysë veshë e gjysë xhveshë, por të paktën prej plumbave shpëtuen.

Franga P. e kam njohë në burgun e të mitunve në Torino.

 

 

5. Punësimi dhe/ose ndjekja e shkollave në momentin e nisjes së prostitucionit.

 

Mosha

Nr

Ndiqnin shkollën

Punonin

Pa punë

< 16 vjeç

12

7

-

-

Nga 16 deri 18 vjeç

84

21

-

-

Nga 18 deri 20 vjeç

87

19

-

68

Nga 20 deri 25 vjeç

57

4

3

50

> 25 vjeç

24

1

3

20

Totali

264

52

6

138

 

Siç del nga këto të dhana, jo vetëm të mitunat, që për nevojë do të kishin punue po të kishin pasë mundësi, por edhe ato të moshës madhore ishin të papuna. Janë konsiderue “të papuna” vetëm ato që nuk kanë pasë asnjëherë një punë. Të kihet parasyshë se nga të mitunat, gjithësaj 96, ato që ndiqnin shkollën ishin vetëm 28: të tjerat nuk zhvillonin asnjë lloj veprimtarie.

 

 

Tregimi i Ruta V.

 

Ishim nandë vetë në shtëpi: gjyshja, prindtë dhe na, gjashtë fëmijtë. Isha e dyta e fëmijëve, katërmbëdhjetëvjeçe. Baba punonte fizarmoniçist në një orkestër që luente sidomos nëpër dasma.

Sa ma i vorfën je, aq ma të zhurmëshme bahen dasmat. Fitonte aq sa me mbajtë frymën gjallë.

Ishte viti 1994. Në qytetin tonë ishte vendosë një repart i vogël i Ushtrisë Italiane, që merrej me sigurimin e ndihmave për nevojat e zonave malore, që ishin edhe ma skamnore se na.

Një kushrinë e imja, Lina, dy vjet ma e madhe se unë, u dashunue me një ushtar italian, që quhej Mauro. I bukur ishte edhe ai dhe shumë u sjellshëm.

Nuk kaluen as dy muej dhe Mauron e transferuen në Itali.

Si kaloi rreth një muej a diçka ma shumë, kushrina ime vendosi të shkonte edhe ajo në Itali, nuk jetonte dot pa Mauron. Ajo kishte një sasi paresh, nuk mbaj mend sa, po kishte. Ia kishte lanë Mauro, ndoshta pikërisht që ajo të mund të kalonte detin, ndonse Lina nuk e pranoi kurrë këte. Iu luta të më merrte edhe mue me vete. Me ikjen e saj, jeta për mue do të bahej edhe ma e padurueshme.

Ndoshta pse do të nisej fshehtas, pa dijeninë e prindëve, e të shkonte vetem kishte frikë, pranoi të më merrte. Puna ishte se nuk mjaftonin paratë për te dyja që të paguenim skafistat. E desht fati që ato ditë u ndosh aty një fqinji ynë, që jetonte e punonte në Livorno, jo shumë larg repartit ku ishte Mauro. I kërkuem atij pare borxh. Na dha gjithë shumën që na mungonte, plot dy milion lireta.

Kështu, me 16 qershor 1994, ende pa dalë drita, jemi nisë për në Vlorë. Dy ditë ma vonë kaluem detin në skaf, që aso kohë ishin si urbanat e plazhit, dhe në mëngjes heret ishim në Salento, diku në afërsi të Otrantos. Një çift i ri me të cilin u miqësuem qysh në Vlonë na ndihmoi që të telefononim dhe po atë mbasdreke arrijti i fejuemi i kushrinës sime, ende i veshun ushtarak.

Ai ishte tmerrsisht i tronditun, se ç’foli mënjëanë diçka me Linën, mandej na ndihmoi të merrnim trenin, na lidhi me një vajzë të re italiane që do të bante edhe ajo të njëjten rrugë, kurse vetë i hipi përsëri makinës së një shoku që kishte ardhë me të dhe u kthye në repart.

Peripecitë tona nuk patën fund deri sa arrijtëm në Livorno aty nga mesnata. Gjithë rrugës nuk kishim shkëmbye dy fjalë. Kushrina ime ishte kthye në një memece prej guri e as shikimin nuk ma hidhte. Ma vonë mora vesh se Mauro i kishte thanë se nuk mund ta dërgonte tek familja e tij si i kishte premtue dikur, por gjithësesi nuk e braktisi krejt, erdhi e na mori në stacion dhe na sistemoi në një shtëpi të vjetër krejt të vetmueme rrazë një kodre, jo larg varrezave të fshatit, kund nja dhjetë kilometra nga qyteti. E zoja e shtëpisë, një teze e nanës së tij, ishte një grue e ashpër dhe e fortë fizikisht, që jetonte krejt vetëm, e që na shtinte frikën me pamjen e qendrimin e saj.

Dy ditë ma vonë erdhi një burrë dhe na tha ta ndiqnim në makinën e tij. Na, natyrisht, nuk pranuem, edhe pse e kuptuem se tashti gjendja jonë do të bahej edhe ma e vështirë. E zoja e shtëpisë na shau, na kërcënoi, e mbasi shfreu mirë e mirë, thirri me sa za kishte: Fuori! Fuori, puttane!

Nuk kishim ma qoftë edhe një liretë. Edhe rroba kishim fare pak e krejt të strepsuna.  Ishte e kotë t’i kërkonim Mauros të na ndihmonte. Na kishte thanë se nuk mund të mbështeteshim ma tek ai.

Mbasi ecëm rreth një orë në kambë, pa dijtë nga shkonim, u gjetëm para një bari të vogël buzë rruge, ku shërbente një plakë e mirë. U munduem t’i shpjegonim hallin tonë, me aq sa e dinim italishten atëherë, e ajo, nësa përsëriste pa pushue “Povere ragazze! Povere ragazze!”, na ndihmoi të lidheshim në telefon me bashkqytetarin tonë që na kishte huajtë dy milion liretat. Na kishte lanë numurin e telefonit, po jo adresën ku banonte.

Ka qenë pikërisht ajo dita kur filloi kalvari ynë i vërtetë.

Në shtëpinë ku na çoi ishin edhe dy djem të tjerë shqiptarë dhe katër vajza, njena prej të cilave me ngjyrë, kurse një tjetër që fliste një gjuhë sllave, sepse kuptohej kur i ngatrronte fjalët me italishten. Aty nga mesnata vajzat dhe dy prej djemëve dolën nga shtëpia. Na mbetem në shtëpi me një djalë që nuk e njihnim. Nuk na foli një herë. Na vështronte nga kryet te kambët dhe buzëqeshte me ironi. Nuk arrijtëm të flinim deri afër mëngjesit kur gjumi na këputi të dyjave pa kuptue, se ishim jo vetem të lodhuna, por sidomos të terrorizueme nga ajo që mund të na priste.

Të nesërmën u zgjuem shpejt nga zhurma që banin vajzat e kthyeme nga “puna”. Ato shkuen të flinin në një dhomë të vetme, të gjitha bashkë, sepse ishin të lodhuna për vdekje.

Nuk patëm kohë as të ngriheshim nga krevati tek ku po flinim te dyja bashkë, pse të tre djemtë na u hodhën sipër dhe … na përdhunuen. E kështu për tri ditë e tri netë me radhë, një herë njeni e një herë tjetri ..

Natën e katërt shkoi me të tjerat edhe kushrina ime, Lina. Mbas dy netësh më takoi edhe mue …

Kund mbas një muej, bashkqytetari ynë u largue me dy prej vajzave, njena prej të cilave ajo me ngjyrë. Shkuen në Napoli.

Një natë, njeni prej klientëve të mi ishte Mauro, ish i fejuemi i kushrinës sime. Më hipi një dëshirë ta vrisja. Po nuk i thash kush isha. Kur desht të më paguente, nuk ia pranova paret dhe ia thash të gjitha. Ai më përqeshi e sikur nuk u mjaftue, m’u hakërrye: Via, puttana!

Dy muej ma vonë, edhe unë e vjaza sllave, që tashti e dija se vinte nga Ukrahina, u larguem nga ajo shtëpi fshati në afërsi të Livornos, pikërisht me atë tipin që na kishte mbikqyrë natën e parë kur arrijtëm aty. Shkuem në Milano.

… Kishin kalue pothuej tre vjet që kur punoja në rrugë. Isha dobsue aq shumë, sa as im’amë nuk do të më kishte njohë po të më shihte. Vueja nga anemia.

Një natë, ndërsa po shkoja me një klient fare të ri në makinën e tij të shtrejtë e të bukur, më ra të fikët. Djali i shkretë u friksue për tmerr, ndezi rishtas makinën e më shkarkoi para derës të spitalit.

Mbas trajtimit në spital, më dërguen në një Komunitet ku ishin edhe dy vajza të tjera si unë dhe gjashtë ish toksikodipendentë.

Mandej, pikërisht ditën e shtatëmbëdhjetëvjetorit tim, fillova punën si punëtore shtëpie tek një avokat. …

Gjashtë muej ma vonë njoha Fabion, djalin e një kushrine të avokatit, një djalë i shëndetshëm, furrtar

Tash kam një jetë tjetë. Po po, një jetë të re, të bukur … Po ato vite nuk mund të harrohen kurrë …

Jo! Kurrë!

 

 

6. Kushtet social ekonomike të familjeve të vajzave

 

Shënim: Familjet e marruna në shqyrtim janë 204, pse ka edhe nga dy, e ndonjëherë edhe tri vajza me prejardhje prej së njejtes familje.

 

Të ardhunat për përson në vit

Nr. familjeve

< se 250 €uro

108

Nga 250 € në 400 €

82

Nga 400 € në 500 €

9

Ma shumë se 500 € për person

5

 

Shënim:

Niveli zyrtar i vorfnisë: me të ardhuna vjetore € për person

760

           

Të dhanat shprehin qartë se gjendja ekonomike e familjeve prej nga vijnë vajzat asht, pak të thuesh, tragjike. Na lindi nevoja spontanisht të hetonim për të mësue si ia banin me jetue.

Nga përgjegjet e marruna, del se marrin ndihma nga të afermit dhe/ose miqtë (sidomos nga vjehrria) 47% e këtyne familjeve; rreth 29% merr ndihma nga Kisha dhe Caritas-i; 4% jeton me lëmoshë; 20% kryen edhe krime për të mbijetue.

 

 

Vida

 

Kisha përgatitë njëlloj pyetësori që e shpërndaja me shumë kujdes, pa ra në sy, që të mos kisha probleme me ata që kërkimet e mia i merrnin si provokim “politik”, por ja që edhe pyetësori nuk asht që më hyni shumë në punë. M’u desh atëherë të rrihja të tjera shtigje, biseda të lira e diskutime miqësore, kur ishte e mundun.

Edhe kur ndonjeni pranonte t’i përgjegjej pyetësorit, nuk asht që jepnin përgjegje simbas kërkesës, por shkruenin mbi fletë “përgjegje të përsonalizueme”: ishin shfrime plot mllef, ose ngjyrime ironike ndaj pyetjeve të mia.

Gjithësesi, edhe ato diçka më shërbyen. Këtu poshtë po sjell disa prej atyne shënimeve, që i kishte hedhë me një shkrim nevrik baba i Vida S.

 

“Qeveria e di se, të uritun, mund të na nënshtrojë ma lehtë. Dhe e di se na do të vazhdojmë të votojmë gjithmonë po të njejtit njerëz sepse, të paktën në prag të zgjedhjeve, na sjellin ndihma nga Europa”.

 

“Na jemi të krishtenë, jemi të mësuem të agjërojmë, po për shtatë javë kreshme,  jo shtatë vjet”. 

 

“Kush thotë se “asht ma mirë të vdesish se me shitë nderin”, thotë një rrenë të madhe. E thonë ata që nuk kanë vajza që të …”punojnë” në Europë, sepse kanë vetëm fëmijë mashkuj”.

 

 “Unë nuk kam ndjekë shkollë si ti, zotni, por një gja e di mirë: kush nuk ka bukë të paktën një hjerë në ditë, nuk asht ma njeri, po një vemje e shkretë që mund ta shkelin të gjithë”.

                                                        

Ato shënime, në vend të përgjegjeve, më shtynë të kërkoja Vida S.

Rasti e solli që u kthyem së bashku me tragetin e linjës Ankonë-Durrës, njëzet orë lundrim.

Ishte data katër prill 2003.             

Ky që po u sjell këtu nuk asht rrëfimi i saj i saktë, pse Vida i thonte gjanat ashtu copa copa, shpesh herë pa lidhje, herë tue u tallë, herë me zemrim, herë me trishtim të thellë e herë me sarkazëm. 

 

“Po, unë jam Vida S.. Më ka thanë baba se jeni i interesuem për historinë time. Kujtoja se jeta ime nuk do t’i interesonte askujt. Ç’dreqin ka jeta ime që t’ia vlejë të shkruhet?! 

Ani mirë. Ju e dini, kam qenë e martueme kur ika. Më kishin çue nuse pesëmbëdhjetë vjeçe. Në anët tona nuk pyeste kush për ligje, i martonin vajzat kur t’u shkrepej, ende të mituna. Jo që në rastin tim ata të shtetit të atëhershëm e banë me qellim, si i thonë fjalës, një sy qorr e një vesh shurdh.

Unë kisha ardhë shpejt, trembëdhjetë vjeçe isha kaq sa jam e si jam edhe sot.

Sa mbarova shkollën tetëvjeçare, fillova punën në kooperativë bujqësore, se ishim tejet të vorfën.

Nuk vonoi shumë e një ditë më takon në rrugë kryetari i kooperativës. Më pyeti e kujt isha, si quhesha, ku punoja, dhe filloi të më përkëdhelte në sy të shoferit. Më mori gati me forcë e më futi në makinë. E dija se kryetarit pak kush mund t’i kundërshtonte. Ai të linte pa bukë. T’i çonte edhe burrat në burg, si thonin se kishte ba me Lleshin, që pat fatin e tij të keq ishte martue me një nuse të bukur.

Kështu unë u ba … gati grueja e dytë e kryetarit, edhe pse isha ma e vogel se vajza e tij.

Mirëpo grueja e kryetarit e mori vesht. Ajo dinte pothuej gjithçka për të shoqin, e shtihej sikur nuk merrte vesht, por tashma edhe ajo e kishte humbë durimin. Mandej ishte dhe e fuqishme, se kishte një vëlla në Kryeministri ajo. Nëse nuk gabohem, bante pjesë në truprojen e Kryemisnistrit vetë.

Që të mbyllej kjo punë, të mos deskreditohej Partia, që të më largonin prej tij, më martuen qysh atë vjeshtë, se unë isha e fejueme qysh në klasën e pestë.

Atje ku shkova nuse ishin edhe më të vorfën se na. Im shoq mandej më rrihte gati ditë për ditë. “Kurvë”! – më gërthiste. Ai e dinte se unë kisha shkue me kryetarin. Mandej natën më përdhunonte, se unë nuk merrja pjesë në lojën e tij.

Sa herë kisha mendue të vrisja veten.

Mbas dy vjetësh ndrruen punët. Ra komunizmi.

Në vjeshtë të vitit 1991 ika me dy djem të katundit tim në Greqi.

Isha shtatëmbëdhjetëvjeçe e gjysë.

Po unë nuk ndeja shumë në Greqi. Një natë, deti peshë si do Zoti, hipa në traget për herë të parë në jetën time, bashkë me dy vajza të tjera e një djalë arvanitas, që gjithësesi fliste diçka shqip, e prej Igumenice e në Itali. Si e rregulloi ai, e kam kuptue shumë ma vonë.

Sa zbritëm në Itali, na priti një makinë e bukur, e re, një italian zeshkan e trupmadh dhe, në mes të dimnit, filluem “punën”.

Pra ti e kupton, unë kam njëmbëdhjetë vjet këtu.

Mbas gjashtë vjetësh mbeta shtatzanë. Nuk pranova ta hiqja fëmijën. E kisha andrrue gjithmonë të bahesha nanë. Nuk asht se ngela shtazanë aksidentalisht. Unë e di kush asht baba i Gabrielës. Asht një oficer Policie, që, më pëlqente, jo vetëm pse ishte një burrë i bukur, por sepse më trajtonte me delikatesë, nuk banim kurrë dashuni në makinë, më merrte në shtëpinë e tij. Po ma vonë nuk desht t’ia dinte ma as për mue, as për të bijën. Por, të paktën, tue e dijtë se ishte baba i saj, (vajza katërvjeçare po luente aty mbi kuvertë me moshatarë të saj shoqnue prej prindësh nga frika mos binin në det), të paktën më ndihmoi të baja dokumentat e qendrimit e tash kam edhe shtetsinë italiane. Ha, ha, ha, ha! Jam italiane unë!

Për herë të parë jam lidhë me familjen time kur mbushi Gabriela vitin. Kthehej në Shqipni një mërgimtar, i njohun i imi, e u çova jo pak pare dhe një letër të shkurtë. U shënova edhe numërin e telefonit. Ndoshta nana do të më merrte në telefon ndonjëherë tinëz babës, mendoja, se më kishte këputë malli për te. Po dola e gabueme. Ai që më mori i pari në telefon ishte baba. Në fillim edhe tinëz nanës. Më telefonante tri herë në javë. Tash kishte edhe pare që të mund të më telefononte. E të bleu shtëpi në fushë, bleu tokë, bile edhe veturë. Ha, ha, ha, ha!

Tre vitet e fundit shkoi dy herë në vjet në Shqipni. Më presin e më percjellin si … mbretreshë. Se … unë “punoj”. Po po, unë vazhdoj të punoj, por tash jo ma në rrugë, në shtëpi. Me klientë të zgjedhun, ndër ta edhe “onorevoli”.

Ç’dreqin deshët që u interesuet për mue!? Si gjithë të tjerat“!

Papritë,  prej syve të saj të  blertë, zbresin dy fije gjarpnueshe lotësh dhe ajo, tashma krejt e zbehtë, mbështet kryet e bukur mbi gjoksin tim.

- Falemdnerit! Kisha nevojë me shfrye …..

 

 

7. Ndihma shtetnore për familjet në shqyrtim

 

Pa asnjë ndihmë shtetnore

103

Ndihmë mesatare për përson  < 80 €

92

Ndihmë mesatare për përson nga 80 deri 144 €

9

 

            Shpërfillja totale e Shtetit asht elementi ma i trishtueshëm në një shoqni moderne. E fjala nuk asht vetëm për mungesë fondesh, po për një shpërfillje kriminale, gjithmonë e ma evidente e me një rritje drejtpërdrejt proporcionale me korrupsionin dhe pasunimin shproporcional të klasës politike.

 

            Ndihma Shtetnore, e quejtuna “asistenca sociale”, asht kaq qesharake sa nuk mjafton me ble mete as një palë këpucë për person.

Në shumë Komuna asistenca mujore për një familje të pëbame prej katër vetësh asht rreth 20 euro, me fjalë të tjera, sa gjysa e tarifës për rrymë elektrike, ose baraz me vleren e pullës të Konsullatës Italiane për legalizimin e një çertifikate të thjeshtë.

            Por ajo që e ban ma të trishtueshme dhe fyese këte ndihmë, asht fakti që me 20 euro nuk mund të blejsh për ma shumë se dhjetë ditë në muej as gjanë ma të domosdoshme: bukën! 

            Dhe e quejnë “asistencë sociale”!

 

Studentja e mjeksisë

 

Marjana nuk mund të mos shkonte për studime jashtë shteti si të gjitha shoqet. Për dymbëdhjetë vjet kishte qenë jo vetëm më e mira e klasës, por edhe më e mira e shkollës. Po i ati ishte punëtor krahu, nëna nuk punonte, motra tjetër ndiqte klasën e tetë. Ata kishin qenë të varfër që në krye të kohës, prandaj edhe mbasi u lindi vajza e dytë, nuk bënë më fëmijë, si do të kishte dashtë gjyshi i saj, që digjej për një nip. Po ata e dinin se nuk ishin në gjendje të rrisnin tre fëmijë, prandaj ndenjen me dy vajza.

Do të punoj, u thonte prindëve. Do të përfitoj bursë, nuk u bëhen barrë.

Bënë si bënë, u zhytën në borxhe, dhe siguruan aq parà sa duheshin si garanci për ta nisë dhe ajo shkoi në Bolonjë.

Por qysh në fillim e kuptoj se do ta kishte shumë të vështirë: taksa e Universitetit, qiraja e shtëpisë, librat, autobuzi për në Fakultet, për në Laboratore mbasdrekeve.

Malli e kishte marrë, si të gjithë ata që e kanë për herë të parë dheun e huaj, po u tha prindëve se nuk do të vinte për pushimet e fundit të vitit, se kishte gjetë punë deri me gjashtë Janar që i fillonte sezoni i provimeve.

E vërteta ishte se ajo kishte ngelë pa parà, nuk kishte as me se të paguante biletën e tragetit, bile kishte marrë edhe një sasi jo të vogël borxh.

Një javë para Krishtlindjeve ajo gjet vërtetë punë si pjatalarëse në një restorant luksoz jo larg shtëpisë ku banonte vetë e gjashta me qira.

Qysh natën e dytë, tek po dilte nga puna, e ndali një klient dhe i tha:

- Do të vish me mua? Njëqindëmijë lireta për një natë.

Ajo u dridh, iu morën mendt, kujtoj se do të binte aty në mes të rrugës, aq u trondit. Po klienti e kishte kuptuar se ajo ishte nevojtare dhe, në fund të fundit, do të shkonte me të.

“Njëqindëmijë lireta – mendoi ajo me vete. – Njëqindëmijë lireta”. Nuk tha as po as jo. Nuk lëvizi nga vendi. Po të bënte një hap, kishte frikë se do të binte. Ai e kuptoi dhe shkoi e i hodhi krahun rreth qafës.

“Ndonjëherë …. Ndonjëherë do të më duhet të pranoj” – mendoi ajo dhe shkoi me të.

Si mbaroi sezonin e provimeve, ditët e para të marsit, i hipi tragetit dhe u kthye në shtëpi për një javë pushime. Solli edhe aq parà sa i ati të paguante borxhet. U kishte thënë në telefon, se sa të marr katër provimet e para, do të më japin bursën, kaq e aq, asnjëherë njëlloj. E ëma kishte dyshuar për këtë ndryshim të papritur të vajzës. Nuk qante më në telefon. Nuk ankohej se … për këte e për ate. Ja ku solli edhe paratë që të paguanin borxhet. Po Marjanës nuk i tha gjë. Bënte sikur e besonte. 

Ajo u tha se kishte gjetë punë edhe për muajt e verës. Se do të vinte vetëm pak ditë në shtator. Duhej të … punonte.

Kur u kthye aty nga fundi i shtatorit, ajo solli përsëri një sasi jo të vogël parash dhe u tha prindëve se tashti nuk do t’u binte më në qafë, se mund të gjente mjaft punë, sidomos verës, në Bregdetin e Romanjes. Ç’plazhe të bukura ka atje! Vijnë turistë nga e gjithë bota, sidomos gjermanë, suedezë.

Nuk erdhi përsëri për pushimet e Fundvitit. Një grua, e ëma e një djali që studjonte edhe ai në Bolonjë, i kishte thënë një mikeje në mirëbesim se Marjana kishte ndenjë atje nga që i duhej të dështonte, kishte ngelë shtatzënë, sepse … Ia kishte thënë njërës në mirëbesim dhe … fjala u hap në gjithë qytetin.

Mjeksisa, si dihet, do gjashtë vjet studime, mandej dy vjet praktikë, po Marjana nuk iu bë kurrë më barrë prindëve. Biles, kur mbaroi të mesmën e motra, e mori edhe ate për studime në Bolonjë. E mbaj unë, u tha prindëve. E besuan, sepse ajo vetëm sillte parà sa herë vinte. 

Po të motres i tha sa shkeli në anën tjetër të detit: Ti jo! Ti nuk do të bësh kurrë atë punë që bëj unë!

Atje e kam njohë, në një qytezë të vogël afër Riminit. Ishte vetëm, sepse e motra, sa mbaronte sezoni i provimeve, kthehej në Shqipëri. Kurse ajo vazhdonte të …. punonte. 

 

 

8. Gjendja civile e familjeve*

 

 

            Shënim: Na u duk e dobishme, gjatë gjurmimeve, të ndaleshim e të shqyrtonim gjendjen civile të familjeve të vajzave. Rezultatet ishin ato që do të lexoni ma poshte, e për mendimin tonë jo pak domethanëse:

 

Mosha

Nr

Prindtë të

martuem

Prindtë të

divorcuem

Jetime nga

një prind

Jetime nga

dy prindtë

< 16 vjeç

12

6

3

2

1

Nga 16 deri 18 vjeç

84

59

22

1

2

Nga 18 deri 20 vjeç

87

65

19

3

-

Nga 20 deri 25 vjeç

57

41

14

1

1

> 25 vjeç

24

18

5

1

 

Totali

264

189

63

8

4

 

            Para viteve ’90 rastet e divorceve në Shqipni kanë qenë të rralla. Mbas ramjes së diktaturës ka pasë një rritje të ndjeshme ndamjesh e divorcesh që do të meritonin një studim të veçantë; sa i përket temës sonë, vërehet se 63 prej vajzave, ose 24% e tyne, janë bija prindësh të divorcuem, ndërsa 12 prej tyne, ose 4 %, janë jetime nga një ose edhe te dy prindtë.

 

 

Dy jetimet

 

Dorina dhe Ensa kishin mbetë jetime dymbëdhjetvjeçare. Ishin binjake. Të dyja të shkelqyeshme në mësime, te dyja të bukura si yje.

Mbetën jetime bashkë me një vëlla dhjetëvjeçar e tjetri gjashtë vjeç. Mbeten jetime se gjyshi i tyne, në të dalë të luftës, më 1944, kishte vra një bashkëfshatar e nuk i pat hy as ferr në këmbë, se i vrami, thanë komunistat, ishte bashkpunëtor me fashista.

Më 1991, mbas 47 vjetësh, nipi i të vramit mori gjak: vrau babën e tyne, që kishte lindë dhjetë vjet mbas asaj gjakosje të shëmtueme.

Si thonte populli, Zoti i çoi me hupë shqiptarët tue u vra në mes vetit.

E ama, shëndetligë, u gjet në mes katër rrugëve me katër fëmijë për t’i ushqye.

Në fillim i ndihmonin disi të afërmit, po koha tue kalue, gjithkush hallet e veta.

Sa mbaruen tetëvjeçaren, dy binjaket filluen punën si kamariere në një bar lulishtë.

Aty, verës, vinin e pinin ndojnjë gja sidomos mërgimtarë.

Me njenin prej tyne u dashunue Dorina, kund mbas dy vjetësh.

Djali iku me të tjerët pa ardhë shtatori, po do që u kthye shpejt, ashtu si i kishte premtuw Dorinës, pa kalue dy javë, se i kishte thanë asaj, “nuk jetoj dot një orë pa ty”.

Se çfarë po ndodhte me vajzat, e ama nuk mund ta dinte, po që diçka po ndodhte e kishte kuptue, se, kur nuk ishin në punë, ndryheshin në dhomë e se çka bisedonin fshehtas saj; as të shikonin televizor nuk rrinini, një telivizor 17 polësh që ua kishte dhurue një murgeshë peruane.

Atë mbramje vajzat shkuen me fjetë në dhomën e tyne edhe ma heret se zakonisht. Thanë se ishin  të lodhuna e se të nesërmen duhej të zgjoheshin shpejt, sepse duhej të shkonin që të dyja në punë qysh në gjashtë të mëngjesit. 

“Dolëm nga dritarja – e nis tregimin e saj Ensa. – Jetonim në katin e dytë, kështuqë nuk e patëm të vështirë të zbrisnim. Jo që na ndihmoi edhe Antoni, që na priste aty poshtë. 

Po atë natë i hipëm skafit dhe pa ardhë mëngjesi ishim në Itali. Atje, diku afër Brindizit, siç na kishte thanë Antoni, që do të kthehej me traget, na priste një shok i tij, që na çoi në Peskara.

Ishim gjithë frikë deri sa arrijti Antoni, se, sadoqë ai ishte “i fejuemi”  i Dorinës, ata që na pritën në Peskara, nuk na banë përshtypje fort të mirë. Na vështronin me ironi, gati me përçmim.

Nuk na e merrte kurrë mendja se kalvari ynë do të fillonte pikërisht kur do të arrinte “bosi”, siç iu drejtuen ata dy të tjerët kur arrijti Antoni.

Ai, sikur të ishte shndrrue krejtësisht gjatë atyne dy ditëve që nuk e kishim pa, as na i hodhi sytë kur arrijti, sikur nuk na njihte fare. Na u tmerruem, sidomos Dorina, pse, me thanë të vërtetën, unë kisha pasë njëmijë dyshime, që kur shikoje se si “e nderonin” miqtë e tij sa herë vinte në Shqipni. I pata thanë edhe Dorinës, “përse duhej të niseshim si klandestine”?, po asaj ashtu i kishte thanë Antoni e ajo i besonte si të ishte ai i Gjithëfuqishmi, aq ishte marrosë mbas tij.

Dorina qante me dënesë pa pushue ditë e natë, kurse unë isha ba dru, nuk më dilte pikë loti.

Mbas dy ditësh të tjera (as ata dy të tjerët, as Antoni nuk na preken me dorë e as na flisnin dy fjalë, veç na thonin të rrinim urtë e të prisnim – një fjalë goje, na e thonin tue na tregue thikat me dy teha), pra, siç po thoja, mbas dy ditësh, erdhen dy italianë, i numruen Antonit njëzet milon lireta në sytë tanë, dhe na moren.

Si kaluen tre muej, Dorina u sëmue, po mue nuk më tha asgja, dhe ata e shitën në Zvicër.

Dëgjoheshim në telefon herë mbas here, po jo se e pyesnim njena tjetren për hollsina. Unë nuk e mora vesht kurrë se ajo ishte sëmue randë, deri sa u prenë telefonatat dhe ata më thanë se ajo kishte vdekë.

Ajo e ndërpret rrëfimin, por as duket tepër e emocionueme e as pikë loti nuk i del tue tregue për humbjen e motres shtatëmbëdhjetëvjeçe.

Ensa asht shtatnaltë, kund një meter e shtatëdhjetë e pesë cantim, e me një bukuri si të përgjumun, shpërfillëse.

Nxjerr paketën e cigareve dhe ndez Malboren e saj. E thith ngadalë, e kur cigarja përgjysmohet, vijon të tregojë.

“Ato ditë nuk baja gjë tjetër, por vetëm mendoja çfarë duhej të baja. Dhe vendosa me qetësi, sa mund të isha e qetë mbas asaj humbje tragjike.

Së pari, mendova, duhej të ndihmoja nanën e shkretë dhe vllaznit deri sa të rriteshin edha ata. (Ma i madhi atëherë ishte pesëmbëdhjetëvjeç). Mandej të merrja eshtnat e Dorinës prej Zvicrre e t’i ktheja në vorrin e familjes, atje në fshatin ku kishte lindë baba e ku kishim një vorr të bukur, që e kishte goditë stergjyshi ynë kund një shekull ma parë.  

Iu vuna “punës” me zell. Punoja natën e pushoja gjithë ditën. Pothuejse nuk dilja kurrë në qytet. Nuk dilja kurrë me shoqet „e punës” apo me djemtë, bosat tanë.

Në vitin 2000 u bana me dokumenta të rregullta, si “bashkpunëtore shtëpijake”. Bosët paguenin mirë familje italiane për kontrata fallso, mjaft që të na kishin “në rregull” e mos të na kapnin e të na dëbonin, se do të ishte humbje ma e madhe për ta.             

Të paktën për këte u jam mirënjohëse, se mbas dy muejsh që mora “Permesso-n”,  vdiq nana e të paktën munda të shkoja në vorrimin e saj dhe të përkujdesësha për vllaznit.

Tash janë edhe ata jashtë shteti. Uroj të mos bahen “bosa”, për tjetër e dinë vetë, se tashma janë rritë.

E … nuk shihemi prej vitesh, pse më kërkuen të hiqja dorë prej kësaj “pune”, po unë… tashama … Atëherë ata u larguen për në Londër e … rrallë herë dëgjohemi edhe në telefon.”.

Ajo vajza e qetë, e ftohtë, e fortë, ka tradhëtue veten: i dridhen buzët, lotët i rrjedhin paqë – paqë dhe më shtërngon fort dorën, sikur do të mbështet diku.

 

 

8.1. Raporti i vajzave me familjet gjatë ose mbas eksperiencës së prostitucionit

 

                

 

Mosha

Nisë në

prostitucion

Vazhdojnë në rrugë

Shkëputë nga rruga

Marëdhenjet nga atje ku jetojnë *

Kthye në Atdhe**

Rihy në familja

< 16 vjeç

12

8

4

3

1

1

Nga 16 deri 18 vjeç

84

66

18

6

12

10

Nga 18 deri 20 vjeç

87

65

22

8

14

11

Nga 20 deri 25 vjeç

57

51

6

4

2

-

> 25 vjeç

24

22

2

1

1

1

Totali

264

212

52

43

30

23

 

            * Tue qenë se nuk ka qenë gjithmonë e mundun me verifikue zanin “marëdhanjet me familjen nga jetojnë jashtë shteti” drejtpëdrejtë nga vetë prindtë, jami bazue nga sa na kan thanë të afërmit e miqtë.

 

            ** Prej 30 të rikthyemeve në Atdhe, 7 janë sistemue në struktura të organizueme nga Kisha. Shteti, edhe një herë, asht totalisht shpërfillës.    

 

            Asht një ndërmarrja tejet e vështirë të provosh me kuptue marrëdhanjet që mbajnë realisht vajzat me familjet e tyne, dhe, anasjelltas, familjet me vajzat, qoftë pse familjet përpiqen të kenë marrëdhanje “sekrete” me “ato të mallkueme”, qoftë pse nuk kemi pasë mundësi të kontrollonim fenomenin nga ana tjetër: vajzat.

            Sigurisht, në fillim, janë nderpre pothuej gjithmonë çdo lloj marrëdhanjesh, por asht poaq e pamundun që me kalimin e viteve të mos janë ripërtri marrëdhanjet në mes tyne, ashtu si e kemi ndesh në rastet që kemi pasë mundësi me verifikue.

Por ka një tregues që dëshmon në favor të rivendojes së marrëdhanjeve me “të mohuemet”: niveli i jetesës të familjeve të tyne në Shqipni. Po të nisemii nga ky fakt, mund të themi se të paktën gjysa e vajzave ende në veprimtari prostitucioni, kanë rivendosë  një lloj lidhjeje me familjen, edhe pse rreth 120 prej tyne nuk janë kthye kurrëma në Shqipni.

 

 

Vera F,

 

Kam lindë në G, një fshat i vogël malor me gjithë gjithë dymbëdhjetë shtëpi të shpërndame prroskave e shpateve, ku nuk ka kalue kurrë një makinë, dje as sot. Ka vetëm shtigje të ngushta sa për të kalue prej një shtëpije tek tjetra apo për të sjellë dhitë në vathë.  Asht pak të thuesh fshat i vorfën, shumë i vorfën. Kur e mendoj sot, pyes veten e nuk arrijë të përgjegjem se si jetonim. Kishte edhe tek na një kooperativë bujqësore që nuk di çfarë prodhonte, përveç gështejave që i ulnin burrat me mushka deri në Sukë, në qendër të kooperatives, ku vinin e i merrnin kamionët. As bukën e misrit nuk e siguronim dot, po nuk na linin të zbrisnim jo në minierë, do me thanë në qytet, po as në Sukë, ku jeta ishte disi ma e mirë. Vetëm ndonjë me shumë fat punonte në Ndërmarrjen Pyjore e një prej këtyne “fatlumëve” ishte im atë. E kishin marrë në punë shteti sepse im’amë na kishte lanë e duhej të rriste pesë jetimë e prindtë e tij të mplakun para kohe prej jetës së vështirë që kishin ba.

Në korrik të vitit 1990 djali i tezës sime, që jetonte shumë afër shtëpisë sonë, por që në atë kohë ishte ushtar në Tiranë, kishte hy në Ambasadën Gjermane e mbas pak ditësh kishte arrijtë në Gjermani.

Kur u nis, ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, tre ma shumë se unë.  Ishte jo vetëm kushrini im, po edhe miku im i vetëm.

Më 1993 larguen nga puna të gjithë punëtorët e Ndërmarrjes Pyjore e në mes tyne edhe tim atë. Për ne gjendja u ba dramatike. Dimnit mbijetonim vetëm në sajë të gështejave e të pak laknave që kishim arrijtë të mbillnim poshtë shtëpisë, ku nuk zinte shumë era.

Mue më duhej të baja të gjithë punët e shtëpisë e të kujdesësha për katër vllaznit e mi të vegjël.

Në verën e vitit 1994, pa pritë e pa kujtue, u shfaq edhe për mue një rreze dielli: ishte kthye për herë të parë në Atdhe kushrini im. Tashma ishim rritë që te dy: ai njëzetedyvjeçar, unë nandëmbëdhjetëvjeçe. Ishte ba djalë shumë i bukur, me një trup atletik, që edhe sot e kësaj dite që kam pa shumë botë me sy, rrallë ia kam gjetë shokun.                                              

Ditët e para ishin thjeshtë ditë feste për kthimin e tij të papritun. Gjatë katër viteve nuk kishte shkrue një letër, as që e dinim ku ishte, bile as nëse ishte gjallë apo jo.

Por ditën e katërt ….

… Isha vetëm në shtëpi kur erdhi ai. Baba kishte shkue të punonte në një arë të vogël, atje poshtë në prroskë, vllaznit, të gjithë bashkë, me kullotë dhitë, që e kishin si të vetmen lojë. Më tha të shkonim të dy në shtëpinë e tij. E  shoqënova gjithë gëzim. 

Porsa hymë në shtëpi, ai mbylli derën me çelës. U çudita përse e bani këte, po as që më shkoi mendja për keq.

Ai m’u afrua dhe filloi të më puthte si i çmendun. Në fillim nuk arrija as ta kuptoja se çfarë po ndodhte. Mandej … mandej ndodhi … ajo që ndodhi …

Atëherë as që e dija se egzistonte fjala inçest. E kam mësue shumë ma vonë nga rrëfimi i një shoqeje “pune”. Më përdhunoi për tre ditë me radhë, edhe pse nuk mund të them se … po më përdhunonte vërtet. Nuk asht që e kundërshtoja dhe aq, sidomos dy ditët e fundit. Kur e kuptova se kishte fillue të më pëlqente, vendosa ….

Kisha dëgjue se një djalë nga Suka, që kishte mërgue qysh më 1991 në Itali, merrej me trafikun e vajzave, sidomos të anëve tona, fshatrave ma të largët e ma të varfën. E njihja edhe unë, po kurrë nuk më kishte thanë një fjalë. Ndoshta edhe pse motra e tij ishte e martueme për dajen tim. Shkova unë tek ai. Dhe i kërkova të më niste menjëherë …

Mbas tre ditësh isha në Romë …

Prej atje ndihmoja babën, që ishte shërngulë në një fshat në fushë, sepse i vinte turp të rrinte atje mbas asaj që kishte ba e bija, po paret i pranonte dhe  …herë mbas here  dëgjoheshim edhe në telefon. I thoja se punoja në një fabrikë këpucësh, po ai e dinte se çfarë pune baja …

Në vitin ‘97 erdhën në Itali edhe vllaznit, tashma disi të rritun, e m’u desht të merresha edhe me sistemimin e tyne, kurse vetë, si i rregullova ata, ika në Zvicër, ku jam edhe sot.

Si mbet vetëm, se i vdiqen edhe te dy prindët, baba u martue me një vajzë të mbetun, kujtoj nja dyzet vjeçe.

Dëgjohemi gjithnjë e ma rrallë, sidomos kur ngelet ngusht për pare …

 

 

9. Eksperienca e prostitucionit dhe kandvështrime të ndryshme. Motivi i nisjes  së prostitucionit.

 

9.1. Opinione të vajzave të intervistueme*

 

 

Mosha

 

Nr

 

Vorfnia

Premtim

martese

Premtim

pune

Grabitë

Të vetëdijëshme për punën që do të banin

< 16 vjeç

4

2

1

 

 

1

Nga 16 deri 18 vjeç

21

10

5

2

 

4

Nga 18 deri 20 vjeç

17

5

7

3

 

2

Nga 20 deri 25 vjeç

9

1

2

3

 

3

> 25 vjeç

6

2

4

 

 

 

Totali

57

20

19

8

 

10

 

* Ka qenë e mundun me intervistue vetëm një numur shumë të kufizuem (57) të atyne që vinin herë mbas here nga jashtë e që kanë pranue të intervistohen; shumë të tjera, edhe kur i intervistuem, nuk shpreheshin sa i përket motivit.

 

            Mbështetë tek numuri i kufizuem i të intervistuemeve, nuk mund të thuhet se të dhanat e mbledhuna janë shtjerruese; por, nëse përjashtojmë zanin “premtim martese”, se e kemi shpjegue edhe ma parë, mund të thuhet se janë përgjithësisht të dhana realiste, edhe pse kampioni asht i kufizuem.

 

 

Zemrakja

 

Intervistën që i bana Zina M., nuk e kam të regjistrueme në manjetafon, e kam rindërtue nga shënimet mbas bisedës me te, bisedë jo e lehtë, sepse vajza, sidomos në fillim të përgjegjes, reagonte me shumë zemrim ndaj pyetjes, ose emocionohej, ose shprehte bezdi që të tregonte ”përsëri”. (Kushedi sa herë e kishte tregue jetën e saj, ndoshta për të shfrye).

Zina M. asht një ndër ato që “punojnë” vetëm gjatë  “stinës së  plazhit“, si thotë ajo, dhe rikthehen në Shqipni nga fundi i shtatorit ose në fillim të tetorit, për t’u rikthye në “punë” porsa vjen pranëvera tjetër. I ka të gjithë dokumentat “në rregull”: Leje Qendrimi, Letër Njoftimi Italiane, Kod fiskal, Librezë shëndetësore, Bankomat …. Prej dy vjetësh “punon” “për llogari të vet”, nuk ka ma “padronë”.

Nuk e pyeta nga je, si jetonit ma parë, siç baja normalisht me të tjerat, sepse, tue i njohë temperamentin, e merrja me mendë se do të nxehej edhe ma keq ndaj atyne pyetjeve si në hetim. E dija që vajza vinte nga një familje prej tetë vetësh, e vorfën si edhe të tjerat.

- Sa vjeç ishe kur u nise?

- Beh, nuk isha edhe e vogel, po mbushja nandëmbëdhjetë. Dhe kullosja të vetmen dhi që kishim. Nuk e njihja atëherë modën e kërthizës së zbulueme, por shpesh, një pjesë e mirë e trupit tim ishte natyrshëm e zbulueme dhe as që më bante përshtypje. Mjaft të mos kisha gjijtë të zbulueme; aty rrobat duhej të qepeshin mirë që të mos më dukeshin, po jo gjithmonë i mbuloja, nga një herë edhe me qellim. Nuk po flas për të ftohtin që ma bante mishin mavi ndërsa kullosja dhinë. Kush çante krye nëse shiheshin pjesë të kofshëve, të brijve, apo shpina. Problemi ishte të ftohtit.

- Kur vendose të niseshe?

- Nuk ishte një moment në vetvehte. Prisja vetëm rastin, mundësinë për t’u nisë. E dija çfarë banin të tjerat, po as që e çaja kryet për këte, mjaft të ikja nga ai ferr ku jetoja.   

- Nuk ishe e fejueme?

- E di që nuk më beson, po unë nuk kisha pasë kurrë marrëdhënje seksuale dhe as që ndjeja nevojë të veçantë me pasë, përkundrazi, kisha terrorin e herës së parë dhe doja ta shtyja për sa ma vonë të ishte e mundun. Ti beson ato që thonë se shkuen tek të fejuemit e tyne? Përralla! Të gjitha janë nisë të vetëdijshme për punën që do të banin atje!

- Si e gjete atë “mundësi”?

- Më kishte thanë një grue se ishte një djalë i qytetit që “ndihmonte” vjazat që donin të shkonin jashtë shteti. Ajo grue, si e kam marrë vesht ma vonë, paguhej mirë për të “kaparue” vajza nevojtare. Ajo edhe me njohu me K. N. (Emnin nuk po ia them, se përsëri mund t’i shihet sherri, ju e dini çfarë asht ai tashti). Mbas dy ditësh, jemi nisë katër vajza bashkë në makinën e tij për në Vlonë. Porsa zbritëm nga makina e drejt e në skaf. Mbas tri orësh ishim në Salento. Do t’ia tregoj edhe vorrit ç’llahtar kemi jetue në mes dallgësh të çmenduna që na mbulonin çdo dhjetë metër ndërsa skafi rrëshqiste pa kontroll. Vetë Zoti ka dashtë të na shpëtonte, nuk di përse!

Mesditën e të nesërmes ishim në Romë.

- Ke pasë probleme me policinë?

- Kurrë. Nuk jam budallaqe. Mandej, unë punoj vetëm gjatë sezonit të verës. A ke dëgjue ndonjë herë të dëbojnë vajza gjatë stinës së nxehtë kur bregdeti mbushet me turistë?

- Thonë se ka operatore, asistente që përpiqen të ………….

- Operatoret e Komunave?! Asistentet sociale?! Ata na urrejnë e na shfrytëzojnë! Nuk kanë ndihmue asnjenen të … largohet nga rruga. Po, kam njohë një prift, një rrezik, që ishte, veç të tjerash, edhe djalë i bukur, që thuhej se kishte ndihmue disa vajza që …, po unë nuk do t’i besoja ma as nanës sime, me jetën që baja.

- Ke pasë gjithmonë të njëjtin “boss”?

- Jo, më kanë “shitë” dy herë, por njoh vajza që janë “shitë” edhe 4 apo 5 herë.

- A ke mendue ndonjëherë të heqish dorë nga kjo lloj jete?

- Përse duhet të heq dorë? E çfarë të baj?

…………………………

- Ç’thonë prindët, si shkon me ta?

- Profesor, mos u hiq naiv! E dinë të gjithë që unë punoj në një hotel të madh në Rimini gjatë stinës së plazhit e se jam … sekretare. Ha, ha, ha, ha! 

……………………………..

- A fiton mirë?

- Po, falemnderës Zotit, nuk ankohem, sidomos me gjermanët. Tek na ka pothuejse vetëm turistë gjermanë, që as e marrin vesht sa paguejnë. Nuk kam njohë njerëz ma të hutuem sa ata.

- Çfarë ban kur kthehesh në Shqipni?

- Beh, duhet jo pak kohë për të rimarrë veten. Mos mendo se asht punë e lehtë ajo që bajmë. Në fund të sezonit veror je copash. Mandej, ju e dini, këtu ka plot djem të bukur, edhe pse shumë naivë e të turpshëm. As që dinë të bajnë seks.

- Nxehesh shumë lehtë! Përse?

Zina heshtë e më vështron me trishtim.

- Ju po më provokoni, professor!

 

 

9.3. Opinione të miqëve e të njohunve të tjerë *

 

 

Mosha

 

Nr

 

Vorfnia

Premtim

martese

Premtim

Pune

Grabitë

Të vetëdijëshme për punën që do të banin

< 16 vjeç

12

8

-

-

-

4

Nga 16 deri 18 vjeç

84

59

8

4

1

12

Nga 18 deri 20 vjeç

87

31

21

16

-

19

Nga 20 deri 25 vjeç

57

25

21

6

-

5

> 25 vjeç

24

8

6

1

-

9

Totali

264

131

56

27

1

49

 

            Të kihet parasyshë se asht fjala për opinione miqësh e të afërmish të vajzave, në asnjë rast të njerëzve të çfarëdoshëm.

            Vini ore se si zani “vorfnia” rezulton ma i naltë në deklarimet e tyne se sa ato të prindëve.

            Zani “grabitë”, që e kemi ndesh mjaft shpesh në mass media-t perëndimore, rezulton afër zeros.

            Për t’u marrë me rezervë edhe zani “premtim martese” sepse, në mos dihej, të paktën dyshohej, që qellimi i këtyne “fejesave” të ishte tjetër, sakohë që nuk i tërhiqnin nëpërmjet procedurës “bashkim familjar”.

 

Vajza e Via Ormea

 

Ajo nuk ishte vajzë e natës. “Punonte” në mes të ditës, ma saktë kur ishte ende i çelun kopshti i fëmijve.

Mandej shkonte atje, merrte djalin për dore dhe kthehej në shtëpinë e saj, një apartament fare i vogël dhe i mbajtun keq në Via Ormea.

Me që më binte shpesh rruga andej, sa herë shkoja të shëtisja tek Parku i Valentinit, lulishtja ma e madhe dhe e ma e bukur në Torino, më kishte ndodhë edhe mue të më përshëndeste. Unë i ktheja përshëndetjen dhe kaloja ma tej. Nuk më kujtohej të ishte një e njohuna ime.

Një ditë u ndala dhe i thashë:

- Më ndjeni, po unë nuk kujtohem se njihemi?

- Unë … punoj – tha ajo – Po të dëshironi, mund të më shoqënoni. Banoj këtu afër, në Via Ormea.

Nga theksi e kuptova se ishte e huej. Por pse nuk deshta të besoja se ajo ishte shqiptare.

- Nga je? – e pyeta.

- Bullgare – më tha.

- Ah, bullgare – bana unë sikur nuk po kujtohesha – Cili asht kryeqyteti i Bullgarisë?

Vajza u zu ngusht, mandej tha me nervozizëm:

- Tirana!                                         

I buzëqesha, i përkëdhela pak faqen që i ishte ba kuq, dhe vazhdova për në lulishtë.

Ajo nuk punonte të djelave, sepse kopshti ishte i mbyllun. Më rastisi ta takoja edhe herë të tjera me të birin në Parkun e Valentinit. I flisja përzemërisht dhe ngandonjëherë lueja edhe me të birin, një fëmijë ndoshta as pesë vjeç, që quhej Kurt.

Djali ndryshonte shumë nga ajo. Ishte brun dhe me flokë kaçurrelë. Kurse ajo ngjante vërtetë si një bullgare nga pamja e jashtme: bardhoshe, pak e shëndoshë dhe me flokë krejt të gjatë të valëzuem, që i arrinin deri në gjysë të shpinës, ngjyrë gështejë të çelun, trup të gjatë, sportiv. Edhe e veshun rrinte si gjithë të tjerat, bile si ato ma pak “modernet”

- Më falni, – më tha një ditë – u tregova një idiote e vërtetë kur u thash se isha bullgare dhe nuk dija cili ishte kryeqyteti i Bullgarisë. Jo se nuk e dija, por atë çast se si e humba, e u thashë Tirana. Ju kam përshëndetë disa herë, pse ju shikoja që shëtisnit gjithmonë vetëm dhe … ju e kuptoni, unë jam e detyrueme të punoj ditën, sepse kam djalin.                                        

“Unë nuk erdha këtu të baja këte punë që baj – më tregoi një të djelë ajo. – Sidoqoftë, këtu kisha ardhë me skaf dhe isha pa dokumenta. Kisha ardhë me shpresë të jetoja me time motër dhe burrin e saj, që banonin në Bari. Por pikërisht atë ditë që arrijta unë, ai përfundoi në burg, se merrej me drogë, dhe ime motër, që kishte dy binjakë pesë muejsh, u detyrue të kthehej në Shqipni. Kështu e urdhruen ata, i shoqi dhe njerëzit e tij.

Ngela vetëm, në mes të katër rrugëve. Vendosa të paraqitesha vetë në Kuesturë dhe të kërkoja leje qendrimin. Nuk të dëbojnë dot, më kishin thanë, se je minorene. Sa i kisha mbushë të shtatëmbëdhjetë vitet.

Më sorallatën plot dy javë e dokumenta nuk më dhanë. Po atëherë i kisha ende pak pare, m’i kishte lanë motra para se të nisej për Shqipni. Edhe qiranë e shtëpisë e kisha të pagueme, sa ai, im kunat, kishte parapague gjashtë muej. Nuk asht që më duhej të dilja doemos në rrugë për bukën e gojës.

Shkoja çdo ditë në Kuesturë. Se ç’kisha një ankth të qarkulloja pa leje qendrimi. Po ata më thonin sa herë shkoja: duku nesër.

Mirëpo, një mbramje, edhe pse ruhesha të mos dilja kurrë në orët e vona, më takuen dy djem, dy shqiptarë, dhe më thanë:

- Ti je kunata e Fadilit?

- Po – u thash krejt natyrshëm, pse si m’u duken kur më folën shqip. Kishin kalue tri javë që kur ishte nisë motra për në Shqipni dhe kisha mallë të flisja shqip.

- Eja pak me ne – m’u drejtue njeni prej tyne. – Kërkon të të takojë avokati i Fadilit.

Unë u besova dhe hipa në makinën e tyne.

Që nga ajo natë filloi kalvari im. Që nga ajo natë, ma e tmerrshmja e jetës time.

Po unë, si kalova rreth dy muej në rrugë, e kërcënueme me format ma të tmerrshme, që do t’ia tragoj vetëm vorrit, mora guximin një ditë dhe shkova e i denoncova.

Si i arrestuen ata, më dhanë edhe Lejen e Qendrimit. Kur pashë datën e lëshimit, shtanga: ajo ishte dy ditë mbasi isha paraqitë për herë të parë në Kuesturë. Përse nuk ma kishin dhanë qysh atëherë? Ndoshta punët nuk do të kishin shkue ashtu si shkuen …

Më çuen në një Komunitet vajzash të mbledhuna nga rruga. Edhe ato qenë muej jo të lehtë. Mos më pyetni si na trajtonin, si të ishim kriminele.

Kur mbusha tetëmbëdhjetë vjet, kërkova të largohesha prej atje dhe erdha këtu, në Torino. Të isha sa ma larg Barit, mendoja, se kushedi ç’mund të më punonin shokët e atyne që kishin përfundue në burg.

Po qe e kotë.

Një ditë prej ditësh, si kisha rreth tre muej këtu, pikërisht në atë apartament ku vazhdoj të banoj ende, në Via Ormea, erdhi e më takoi im kunat. Ai kishte dalë nga burgu. Kishte marrë pafajsinë dhe një dorë të mirë paresh, që e kishte nda, natyrisht, me avoktnit e tij të zotë. Po time motër nuk e ktheu ma në Itali. Ajo vazhdon të jetojë në Shqipni dhe ka lindë edhe tre fëmijë të tjerë me të.

Ka qenë ai, im kunat, që më detyroi të rinisja sërishmi këte punë. Po, pikërisht ai, im kunat. Ishte ma i egër e ma çnjerëzor se ata që më detyruen të dilja në rrugë në Bari. Dhe më thonte, se pikërisht për këte, që kisha denoncue ata të Barit, do ta pagueja deri në fund. Tashti ai asht sërishmi në burg, që prej gjashtë muejsh. Kësaj here nuk besoj se do ta ketë të lehtë të dalë prej atje. Ka vra një italian, bashkpunëtor të tij në trafikimin e drogës.

Mbas katër vitesh u bana edhe nanë, linda Kurtin. I kam vu emnin e babës tim, që kam nandë vjet që nuk e kam pa. Nuk e di i biri i kujt asht. Joqë, edhe ta dija, ç’randësi do të kishte.

Po të dëshironi, ejani e më bani një vizitë. Jo, jo si klient. Po kur u ndjek tek lueni me Kurtin, më shkoni mallin e babës tim. E them me vete : ky asht gjyshi i Kurtit. Ju nuk mund ta merrni me mend sa më ka dashtë ai! Isha ma e vogla e gjashtë fëmijve …

Dhe ka nandë vjet që nuk i kam dëgjue as zanin.

Kurse ime motër vazhdon të jetë grueja e Fadilit. Asht e shoqja, di ai ç’ban me te, thotë im atë.

Jo për vete, po pikërisht për këte kam nandë vjet që nuk flasim një herë. Edhe pse kam aq mallë. Më besoni … “

Si të mos e besoj? Sytë e saj lundrojnë në lotë.

 

9. 2. Opinione të prindëve ose të të afërmëve kujdestarë të vajzave *

 

 

Mosha

Nr

Vorfnia

Premtim

martese

Premtim

pune

Grabitë

Nuk përgjegjen

< 16 vjeç

12

7

-

-

-

5

Nga 16 deri 18 vjeç

84

52

16

1

1

14

Nga 18 deri 20 vjeç

87

31

24

20

2

10

Nga 20 deri 25 vjeç

57

23

13

17

-

4

> 25 vjeç

24

13

6

3

-

2

Totali

264

126

59

41

3

35

 

            Asht e kuptueshme që shpjegimet e prindëve të jenë ma pak afër të së vërtetës, në përpjekje me “justifikue” edhe relativisht “ikjen” e vajzës së tyne. Si kemi pasë rast me konstatue edhe ma parë, nga intervistat ba “protagonisteve”, përqindja pë motivet e vërteta ndryshon shumë, nëse i ballafaqojmë me deaklatat e prindëve.

 

 

Historia e Netës.

 

a) E tregueme prej nanës së saj

 

Më 1992 zbritëm nga malet edhe na. Një kushëri, që dritë i baftë shpirti atje ku asht, se ka dy vjet që ka ndrrue jetë, që jetonte në fushë qysh mbas lufte, na ndihmoi të ndërtonim një shtëpi të vogël, sa me futë kryet, në një copë tokë të tijen, shumë afër qytetit, as njëzet minuta në kambë. Nuk kishim as idenë ma të vogel se çfarë do të banim, si do ta përballonim jetën këtu. Im shoq, si gjithë të tjerët atje në malësi, kishte punue në kooperativë bujqësore e nuk kishte asnjë zanat. Edhe unë në kooperativë kisha punue, kur nuk isha me fëmijë të vogël, se na fali Zoti plot shtatë fëmijë, e më duhej t’i rrisja. Tek na nuk ka pasë çerdhe fëmijësh si këtu.

Neta ishte ma e madhja. Kur kemi arrijtë këtu, sa i kishte mbushë trembëdhjetë vjet.  Mbas pak kohe unë dhe ajo filluem punën në pastrimin e qytetit. Zgjoheshim në tre mbas mesnate e punonim deri më shtatë për treqindë lekë në ditë te dyja bashkë. Siguronim të paktën bukën thatë.

Nuk ankohej kurrë. Ishte e re dhe e bukur si drita, po nuk humbte kurrë kohën rrugëve si banin moshataret e saj. Sa zgjohej, aty kah mesdita, fillonte punët e shtëpisë ose lexonte libra.

Më 1997 mbetëm të dyja pa punë për shkak të trazimeve që filluen atë vit të mallkuem.

Filloi rishtas ikja e të rijëve mbi peshkarexhe drejt Italsië. Në mes atyne që donin të iknin ishte edhe nipi im, Leka. Ai ia mbushi mendjen Netës të nisej me të mbi atë anije të mallkueme.

Punonte, e mira e nanës, në një fabrikë. Na dërgonte herë mbas hare pare me mbajtë vllaznit e saj të vegjël.

Mandej, një mbramje, ndërsa po shëtiste me të kushërinin, e kapi një plumb që nuk u muer vesht nga erdhi. Njëzetvjeçare. Njëzetvjeçare dha shpirt në tokë të huej pa e pasë nanën afër.

Janë dashtë dy vjet me ia sjellë eshtnat këtu. Të paktën tash kam ku shkoj ta qajë …..

E mira e nanës

 

 

b) E tregueme prej një mikeje

 

Neta nuk kishte libra e i pelqente shumë të lexonte. U bamë mike pikërisht pse unë i jepja libra. I gëlltiste në dy ditë, po im atë ka një biblotekë shumë të mirë e ajo vazhdonte të lexonte pa u ndalë një herë.

Rritej e bahej gjithnjë e ma e bukur. Djemtë çmendeshin mbas saj.

Kund një vit para se të nisej jashtë shteti, pat një histori të trazueme me një djalë prej Shkodre. Mbas pak muejsh që duheshin, mori vesht se ai ishte i martuem e me fëmijë. U nda prej tij e ra në një dëshprim të thellë.

Pikërsiht ato ditë e kam pa me një mërgimtar që vinte shpesh prej Italie, shumë shpesh. Ai djalë, ndoshta gabohesha, po nuk më pëlqente. Mirëpo, tek ajo ishte krijue ai boshllek, që na vajzat duam ta mbushim sa ma parë, e shpesh, pikërisht për këtë, biem në një gabim të dytë.

Dajli, që ishte prej vitesh me dokumenta të rregullta qendrimi në Itali, shkoi te shtëpia e Netës dhe e kërkoi pë grue. Nuk di përse prindët e saj ia prenë shkurt jo, sot e kësaj dite nuk e kam marrë vesht, po deshten ata a nuk deshten, Neta mbas pak ditësh u nis me një peshkarexhë.

Një ditë, fol e qaj e qaj e fol, më ka tregue gjithshka në telefon. Më tha se tashma ishte ba një ….

E vranë, thuhet, sepse denoncoi grupin e B, ata trafikantët famëkqijë të vajzave e të drogës, që  tashti vonë  kanë  ndërtue Hotel “EUROPA” në qendër të plazhit, atë hotelin e bukur me shtatë kate e pesë yje.

 

10 – Shtigjet drejt  prostitucionit.                              

 

 

10. 1. Vendi i parë ku janë vendosë vajzat.

                                                                   

 

Mosha

 

Totali

 

 

Greqi

 

Itali

Vendet e  Ulta

Vende të tjera Europiane

Jo i sigurtë vendi i parë

< 16 vjeç

12

2

8

2

-

 

Nga 16 deri 18 vjeç

84

14

50

12

6

2

Nga 18 deri 20 vjeç

87

15

54

10

2

6

Nga 20 deri 25 vjeç

57

6

43

2

4

2

> 25 vjeç

24

2

21

1

-

 

Totali

264

39

176

27

12

10

 

            Gjatë viteve ka pasë edhe spostime, sidomos drejt vendeve ma “liberale” me prostitucionin, si Zvicera dhe Vendet e Ulta, por këtu kemi sjell vendin e parë të “mikpritjes”. Mund të thuhet edhe se në Greqi ka pasë një fluks të madh ne fillim të viteve ’90, kurse ne 6-8 vjetët e fundit ka pasë shumë pak raste nisjeje drejt saj.

 

 

Udhëtimi drejt Greqisë

 

Ishte një grua, që gjatë diktaturës kishte pasë detyra të randësishme në nomenklaturën e regjimit, që shkonte e vinte prej Greqie të paktën një herë në muej. Thonte se punonte tek një çift mjekësh të moshuem në Athinë. “Po të vish atje, – më kishte thanë – të gjej një punë të mirë”.

Unë kisha mjaft dyshime për punën që mund të më gjente “shoqja” Rina, po gjithësesi u nisa, pa mendue gjatë për vështirësitë e për rrjedhojat. Në fund të fundit … si të tjerat …  

Ishte dhjetor. Bante shumë ftohtë, por të pakten nuk binte shi apo borë. Kishim dëgjue sa e vështirë ishte të kaloje pyjet dhe malet që ndanin vendin tonë me kufinin grek.  Çfarë nuk thuhej për trajtimin nga ushtarët grekë të kufirit: që të vrisnin si të ishe një qen, që të rrihnin barbarisht, që të përdhunonin, veçanarsiht nëse grueja apo vajza të ishte veçanarisht e bukur, e unë isha e bukur. Mos më shiko kështu, kanë kalue plot dymbëdhjetë vjet, e di që nuk jam ma ajo e dikurshmja.

Në dhjetë të mbramjes arrijtëm as dyqindë metra nga kufini grek, në një zonë që njeni prej iksave e njihte mirë, sepse andej kishte kalue tri ose katër herë. Ishim gjithsej gjashtë vetë bashkë, katër djem e dy vajza.

Si kaluem kufinin, u drejtuem nga një fshat ku shoku ynë thonte se do të mund të strehoheshim deri në mbramjen tjetër, sepse lëvizja ditën ishte e rrezikshme.  Pikërsiht në afërsi të fshatit na rrethoi një patrullë greke tue shti tek kambët e dy djemëve që na udhëhiqnin rrugën. Njeni prej tyne ngeli i plagosun, jo edhe fort randë, po u tremb për tmerr, pse ishte natë e nuk ishte në gjendje të kuptonte çfarë e kishte gjetë. Na ndriçuen me fenerë si prozhektorë dhe na u dorzuem si lepujt. Qysh aty, pa mendue fare për plagën e shokut tonë, filluan të na rrihnin pa mëshirë. Mandej, si i lidhen disi plagën djalit të shkretë, na thanë se duhej të ktheheshim menjëherë në Shqipni.      

- “Ti jo”!  - më bërtiti njeni me mustaqe të trasha e më mbertheu për flokësh si të isha një kafshë për t’u pre në qafë.

Të tjerët u kthyen në Shqipni, ndërsa mue më çuen në Postën Kufitare fare afër fshatit grek ku na kapen. Më kanë përdhunue për katër netë e tri ditë. Rrezikoje edhe të vdisja, aq të dhunshëm ishin e nuk donin të ia dinin fare që shpesh më binte edhe të fikët.

Natën e pestë më vunë në një autobus që shkonte drejt e për në Athinë. 

Kam qenë dy vjet në Greqi. Mandej, me ndihmën e një mikeje të vjetër, u transferova në Belgjikë.

Atje asht një botë tjetër. Askush nuk të keqtrajton, edhe pse, prap se prap, bajmë të njejten jetë m … Më falni, po kështu asht. Nuk asht që s’e kuptoj, po çfarë mund të baj tjetër tashti, mbas dymbëdhjetë vjetësh?

 

10. 2. Rrugët e kalimit të kufinit

 

 

Mosha

 

Nr

Kalimi në rrugë tokësore

Kalimi nëpërmjet detit (skafe)

Vizë pune ose vep. sportive

Bashkim

familjar *

Vizë studimi

< 16 vjeç

12

2

6

4

-

 

Nga 16 deri 18 vjeç

84

14

51

17

2

-

Nga 18 deri 20 vjeç

87

15

38

16

4

14

Nga 20 deri 25 vjeç

57

6

33

2

10

6

> 25 vjeç

24

2

6

4

11

1

Totali

264

39

134

43

27

21

 

            Në zanin “rrugë tokësore” janë përfshi vetëm vajzat që kanë shkue në Greqi, ndërsa ato që kanë shkue në Vende të tjera të Perëndimit kanë pasë si “trampolin” të parë gjithmonë, ose pothuej gjithmonë, Italinë.

            Që zani “bashkim familjar” kalon shumë ate të “të martueme” (ma nalt) rrjedh prej faktit se, si edhe e kemi shënue ma parë, ka pasë shumë martesa fiktive sa “me kalue detin”, jo rrallë edhe me italianë.

            E njejta gja mund të thuhet edhe për zanin “vizë pune ose veprimntari sportive e artistike”. Në grupet “artistike” përfshiheshin, kundrejt pagesës të një shume të majme, edhe vajza që shkonin jashtë shteti për të mos u kthye ma këtu.

 

 

10. 3. – Ecunia e fenomenit në vite

 

Mosha

 Nr

92/96

97/98

99/2000

2000/2003

< 16 vjeç

12

4

8

-

-

Nga 16 deri 18 vjeç

84

17

42

12

3

Nga 18 deri 20 vjeç

87

27

39

16

5

Nga 20 deri 25 vjeç

57

2

31

21

1

> 25 vjeç

24

4

18

2

-

Totali

264

54

138

41

9

 

           

Fenomeni, si shihet nga të dhanat në paksim mbas vitit 2000, në dukje asht ma pak i pranishëm, por duhet të evidentojmë edhe se ikjet kanë qenë poaq të shumta edhe në këte periudhë, por tashma me motive që synojnë ta mbulojnë fenomenin, të paktën para  opinionit publik: “per studime universitare”, “bashkëpunëtore shtëpije”, “bashkim familjr”, e rrugë të tjera “të përligjuna”.

 

 

Lukja

 

Unë nuk doja të shkoja jashtë shteti. Kisha kryer vetëm shkollën fillore, nuk kisha asnjë zanat, nuk kisha të afërm mëgimtarë ku të mund të mbështetësha, të paktën në fillim. Më dukej një punë shumë e vështirë dhe e rrezikshme, e vetja e pazonja ta përballoja.

Më 1997, gjatë atyre trazimeve të mallkuara, na vranë babajn, i vetmi që punonte në familjen tonë e na mbante frymën. Mbetem na të katërta, tri motra dhe nëna jonë e sëmurë prej migrene, pa kurrëfarë burimi jetese. Më e madhja e motrave isha unë, pothuaj nëntëmbëdhjetë vjeçe.

Në verë të vitit 1997 u kthye për pushime një djalë që jetonte afër shtëpisë së tezes sime. Tezja i kishte thënë nëse mund të gjente atje ndonjë punë për mua. “Sigurisht që po, – ishte përgjegjë ai pa ngurruar – punëtore shtëpie”.

Katër muej më vonë u gjeta në Romë, në një vilë që as në ëndërr nuk e kisha parë, tek një kolonel i moshuar i DIGOS, pensionist. Ti e di çfarë do me thënë DIGOS, apo jo?

Kisha shkuar me vizë të rregullt, më bëri menjëherë Lejen e Qendrimit, deri edhe më vizitoi te mjeku, e çfarë të vizituari, të gjitha analizat, të gjitha llojet e vizitave.

Në krye të javës më tha të shkoja të flija në krevat me të. U trondita e u tremba sa nuk jam në gjendje ta përshkruj sot, po para tij nuk e dhashë veten. Po as ai nuk e prishi fort terezinë prej reagimit tim. “Qetësohu! - më tha. - Kam prishë jo pak para për ty. E të kam marrë pikërisht për këte, jo vetëm për punët e shtëpisë. Nëse nuk pranon, nesër do të flesh me dhentë e sat’ëmë në Shqipëri” .

Po unë përsëri nuk u dhashë, edhe pse më tmerronte mendimi se mund të më kthente vërtet.

Gjatë natës erdhi ai në krevatin tim. Më kapi në befasi. Ishte gjashtëdhjetë e gjashtë vjeç, por shumë i fortë fizikisht. Dhe ia doli m’anë të më përdhunonte, ndonse unë nuk u dhashë deri në fund. Atëherë kam qenë shumë më e brishtë se sot, peshoja po ajo 50 kile dhe isha pothuaj anemike. Aq ishin edhe forcat e mia për ta zmbrapsë.

Mbasi më përdhunoi, ai vazhdoi të rrinte i shtrirë pranë meje e më përkëdhelte lehtë. Tashmë trupi im ishte krejt i pajetë.

- Kisha kaq kohë që nuk kisha shkuar me një vajzë të virgjër – më tha dhe u ngrit e shkoi në dhomën e tij.

Të nesërmen nuk u çova prej krevati pothuaj deri në drekë. As ai nuk erdhi të më trazonte. Rrija shtrirë në krevat e mendoja e mendoja. Çfarë duhej të bëja? Çfarë mund të bëja? Të ikja, apo, në mos tjetër, të fitoja pak kohë?

Po të fitoja kohë për çfarë? Çfarë mund të bëja, më thoni ju? Ku mund të shkoja?

Kur u ngrita dhe shkova në guzhinë të haja diçka, e përshëndeta kolonelin krejt e qetë. Pra, edhe pa ia thënë vetes, unë kisha vendosur t’i nënshtrohesha fatit.

Një ditë, kund mbas dy javësh, erdhi një i njohur i tij, një tregtar konfeksionesh. ”Shko me të në dhomën time – më tha koloneli. – Të paguan mirë. Eshtë edhe më i pasur se unë”. Në dhomën e tij ku ishte krevati martesor i sjellë, si thonte ai, prej Libie.

Tre a katër ditë më vonë erdh një tjetër, që shumë shumë vonë mora vesh se ishte mjeku personal i Ministrit.

Tashmë gjithshka kishte marrë fund. Unë nuk egzistoja më. Ishte një qenje, një trup që sillej nëpër shtëpi pa shpirt, pastronte, lante, hekuroste dhe shkonte në krevat me ata që i thonte koloneli. Duhej … “të punoja”, siç më thonte koloneli, për të miren e familjes sime.

Klientët ishin të gjithë njerëz të kamur dhe paguanin mirë. Nuk kisha një tarifë, paguanin sa të donin, njëqindëmijë lireta, dyqindëmijë, ndonjëri edhe më shumë.

Mbas do kohe lindën edhe disa probleme. Dikush e kishte denoncuar kolonelin  për shfrytëzim prostitucioni e kudi unë çfarë tjetër, po ai tallej pa e prishë terezinë. ”Në të s….. të shkojnë ata minjë!” – thonte pa u turbulluar shumë dhe pa i rralluar “të ftuarit e tij”, shumica e të cilëve ishin klientë të mi.

Kanë kaluar plot shtatë vjet qysh atëherë. Po po, plot shtatë, nuk më besohet. Dhe tashmë vazhdoj “të punoj” e qetë, pa më vrarë ndërgjegja për asgjë, dhe fitoj jo pak e ndoshta një ditë edhe mund … të martohem.  Prej dy vjetësh frekuentoj një djalë të ri berber, edhe me bekimin e kolonelit. Është zemërgjërë ai.

 

 

10.3. Rrjedhoja posaçërisht të randa në jetën e vajzave

 

Mosha

N r

Nr

rrjedhoja

të randa.

Vra

Merren me tregun e drogave *

Burg për krime të ndryshme **

AIDS

***

Fëmijë nga babë i panjohun

< 16 vjeç

12

7

1

4

-

-

2

Nga 16 deri 18 vjeç

84

12

-

6

-

2

4

Nga 18 deri 20 vjeç

87

9

-

3

2

3

1

Nga 20 deri 25 vjeç

57

12

1

7

3

1

-

> 25 vjeç

24

-

-

-

 

 

-

Totale

264

40

2

20

5

6

7

 

            Prej të vrameve, e para e ka humbë jetën aksidentalisht gjatë një përleshjeje me armë në mes grupesh rivale, kurse e dyta asht vra për hakmarrje, sepse kishte denoncue shfrytëzuesit e saj, që kishin përfundue në burg..

            * Janë konsiderue të përfshime në “trafikun e drogave” vetëm ato vajza që janë ndejkë penalisht, pavarësisht nga fakti nëse mandej janë dënue apo jo me burg. Nga rrëfimet rezulton se se asht shumë ma i naltë numuri i atyne që “kanë ndërrue zanat” nëfavor të përfshimjes në trafikut të drogave, por mungojnë të dhanat e sigurta.

            ** Në 4 katër raste asht fjala për vajza të përfshime në trafikun e drogës, kurse në një rats asht fjala për vrasje.

            *** Këto janë raste që kemi mundë t’i verifikojmë edhe nëpërmjet Shërbimit Sanitar. Dyshoj se numuri i vajzave të prekuna nga AIDS të jetë mjaft ma i naltë.

 

            Ka të dhana se disa prej vajzave, ato me ma shumv “eksperiencë”, tashma të jenë kthue nga “të sffrytëzueme” në “shfrytëzuese”. Në zonat ku u ba studimi flitej për katër raste të trilla, shumë vështirë të verifikueshme. 

 

Shkëputë nga prostitucioni

 

 

Mosha

Nr

Shkëputë

Me

vullnetin

e tyne

Me ndihmë të Kishës e shoq.

Martue

Punësue

 

Motive të tjera

< 16 vjeç

12

4

2

1

1

 

 

Nga 16 deri 18 vjeç

84

18

4

7

2

5

 

Nga 18 deri 20 vjeç

87

22

5

5

5

4

3

Nga 20 deri 25 vjeç

57

6

1

1

2

1

1

> 25 vjeç

24

2

1

-

 

 

1

Totali

264

52

13

14

10

10

5

 

            Vaçanarisht nga intervistat e vajzave del se disa prej tyne kanë arrijtë të shkëputën nga prostitucioni jo nëpërmjet rrugëve shumë të propogandueme nga mediat (si ndërhymjet e forcave të rendit, ndihma e operatoreve dhe asistenteve sociale etj), por falë mbështetjes së Kishës e të Shoqatave, ashtu edhe me ndihmën e qytetarëve të veçantë, që u kanë dhanë vajzave një punë, po mbi të gjitha u kanë dhanë besim.

            Zani “me vullnetin e tyne” ndeshet tek ato të riatdhesuemet, kështuqë duhet marrë me rezervë. Fakti që nuk del asnjëherë zani “të dëbueme”, na ban me dyshue se të paktën një pjesë prej tyne që janë riatdhesuem në realitet të jenë të dëbueme.

 

 

 

11. Shfrytëzuesit

 

            Të dhanat nuk kanë të bajnë vetëm me ata të zonës së shqyrtueme, të njohun prej të gjithëve si të tillë, qoftë nga opinioni publik, orgasnet e remdit e ata të drejtësisë, por edhe ata të zonave të tjera që kanë pasë të bajnë me vajzat e marruna në shqyrtim Janë të dhana mjaft tëndryshme, simbas subjekteve.

            Simbas opinionit publik shfrytëzuesit janë:

 

1. Shqiptarë me banim jashtë                                    61

2. Bashkëpunëtorë me banim në Shqipni     23

3. Të huej                                                                    24

 

            Të 57 vaqjzat e intervistueme, përkundrazi, na kanë dhanë informacionet në vijim për shfrytëzuesit me të cilët kanë pasë marrëdhanje të drejtpërejta ose që i kanë njohë nëpërmjet “kolegeve” të tyne:

 

1. Shqiptarë me banim jashtë                                    48

2. Bashkëpunëtorë me banim në Shqipni     12

3. Të huej                                                                    32 

 

 

E dëbuemja

 

….. Një natë një klient kambënguli që unë të denoncoja “bosin” tim. Na trajtonte aq keq, (ishim gjashtë vajza në “tufën” e tij) sa, me gjithë frikën e madhe, pranova të shkoja me të në Polici. U treguen shumë të sjellshëm. Më dëgjuen me vëmendje, pa më ba shumë pyetje. E vetmja gja që nuk më pëlqeu, ishte se ata dy oficerët që më morën në pyetje, e quenin “bosin” tim  “Zoti Vandi”  dhe kuptohej që e njihnin mirë.

Në fund, më zgjatën proces verbalin, dhe pa e lexue, firmova, për herë të parë, me emnin tim të vërtetë: Sheriban Lufi. Atje të gjithë më njihnin me emnin Romina. 

Më thanë se isha e lirë të kthehesha në shtëpi.

“Si si?! – thirra e terrorizueme – Ai do të më vriste në vend po ta merrte vesh se e kam denoncue!

“ Gaboheni, zojushë. Nuk na duket që zoti Vandi të jetë … një kriminel”.

Patën të drejtë ata. “Zoti” Vandi nuk më trajtoj aspak keq, bile më dha edhe një sasi jo të vogel paresh. “T’i kesh” – më tha. Nuk arrija të kuptoja çfarë po ndodhte me mue. Po dyshimet e frika ime nuk zgjatën shumë: Të nesërmen, në bazë të një Dekreti të nxjerrë nga Prefrekti, më kthyen në Shqipni, pra më dëbuen me motivacionin “ka hy dhe qëndrue klandestine, edhe pse ka pasë një urdhën largimi të mënjëhershëm nga territori kombëtar”, që donte me thanë – nga Italia.

Unë nuk kisha ku të shkoja. Prandaj edhe nuk njoftova askend të dilte e të më priste në Rinas. Prindtë më kishin mohue me kohë dhe nuk ishin nga ata që do të mund të banin lëshime. Im atë thonte se një plumb e kishte gati për mue, sa të më shihte.

Por, siç të thash, “bosi” (ti ia di emnin) më kishte dhanë jo pak të holla para se të nisesha. E unë, si fjeta një natë në Tiranë, drejt e në Gjinokaster. Atje ndenja dy ditë e dy netë. Nuk njihja njeri. Shikoja me vëmendje çdo njeri që më afrohej. Cili prej tyne mund të ishte ai që do të mund “të më ndihmonte”.

Ma në fund u afrue një mesoburrë, i mbajtun mirë, që më foli greqisht. Unë ia ktheva italisht. U morem vesh mirë, edhe pse ai fliste një italishte krejt gjysmake. Më tha se ishte nëpunës në Konsullatën Greke. E besova dhe ashtu më doli. Puna ishte se unë nuk kisha pasaportë. Ai qeshi. Ç’duhet pasaporta, më tha. Shkurt, po atë natë, kalova kufinin dhe aty e në Selanik.

Kam vazhdue të njëjten “punë” edhe dy vite të tjera.

Tashti, si e dini, jam “e martueme” me një … pop rus, që një dreq e di se çfarë ban në Greqi. Me një pop, ha,ha, ha, unë musulmanja!                     

 

 

Në vend të mbasthanjes

 

 

1. Vendimet gjyqsore

 

Me kërkesë të Prokurorive e Gjykatave Shqiptare më ka ra rasti të përkthej disa vendime të Gjykatave të ndryshme Italiane, ku krimet e shtjellueme ishin ato të trafikimit të qenjeve njerëzore, të shfrytëzimit të prostitucionit e të trafikimit të drogës. Këtu poshtë po përmbledh disa reflektime personale.

Në të gjithë rastet, ndërmjet të të pandehunve, kishte edhe italianë, gjithësej 14, por vetëm në një rast një i pandehun italian asht deklarue fajtor në gjykimin përfundimtar, 13 të tjerët janë lirue “për mungesë provash” a motive të ngjashme.

Prej 27 rasteve të shqiptarëve të inkriminuem për shfrytëzim prostitucioni e sekuestrim personi, 15 janë lirue, përsëri “për mungesë provash”.

Pyetje lindë natyrshëm: Vallë, si u arrestuen ata pa prova? … Si qenka e mundun që prostitucioni e shfrytëzimi i tij, shfrytëzimi pra i vajzave të mjera, jo rrallë të mituna, të jetë sheshit në mbarë Perëndimin, e institucionet të mos mund të sigurojnë prova?  

E natyrëshme asht edhe përgjegja e hamendsueme: Prostitucioni nuk u intereson vetëm disa kriminelëve të randomtë: nuk thonë kot – aty ku asht krimi, asht edhe shteti pjestar në të.

 

 

2. Pasuni të patundëshme të trafikantëve                   *

 

1. Ndërmarrje tregtare import – exporti e të ngjashme       17

2. Hotele e Motele                                                                              14

3. Bare e Restorante                                                                             12

4. Salla lojnash e bastesh                                                                       2

5. Vila prej dy e ma shumë katesh                              24

 

* Ata pak prej tyne që kam arrijtë me njohë.

 

 

3. Kandidati për deputet

 

Ndërsa po rishikoja këto shënime, mora vesh se njeni prej “protagonistëve” të këtyne rrëfimeve, emni i të cilti në vendime të ndryshme gjyqsore del plot 23 herë si trafikant vajzash, K. N., ishte zgjedhë kandidat për deputet për zgjedhjet e ardhëshme nga Partia ma e madhe opozitare e sotme në Shqipni.

 E Partia e tij, që edhe dikur shkruhej me “P” të madhe,  kur Atdhe shkruhej me “a” të vogël – atdhe – asht e sigurtë për fitoren e kandidatit “të zgjedhun”.

 

P.S. Ndërsa përgatisja për shtyp këto intervista, mora vesht se kandidati i Partisë, asaj me “P” të madhe, tash e mbrapa do të quhej “i nderuaru zoti K. N.”.

Partia e tij kishte pasë të drejtë të besonte tek ai: arrijti një fitore të pakrahasueshme në zgjedhje.

Vullneti i popullit asht sovran.

 

 

            Përfundime

 

            Ramja e diktatrurës në Shqipni, në një Shtet me vorfni e degradim pothuej të papërshkrueshëm, sot asht e pakonceptueshme për brezin e ri që porsa po rritet. Gjendja ishte dramatike veçanarisht në zonat malore, ku të paktën dy breza ishin rritë krejtësisht të paushqyem dhe anemikë, pa forcë me reague ndaj jetës që banin. Njerëzit tashma ishin dorëzue e nuk kishin ma asnjë shpresë. Mungonte deri edhe fantazia për të andërrue një jetë të mundëshme ma të mirë. 

            Mbyllja totale ndaj botës, mungesa e infrastrukturës edhe ma elementare (rrugë, ujësjellsa, rrymë elektrike, telefon), e sidomos frika e përherëshme e burgut, kishin ba që brezat e fundit as të mund ta konceptonin demokracinë e një nivel jetese ma të mirë.

            Fatkeqësisht ramja e diktaturës dhe ardhja e “demokracisë” nuk solli ato ndryshime që shpresoheshin. Në pushtet erdhën rishtas të ricikluemit nga strukturat e ishdiktaturës, por tashma me një kostum të ri “demokratik”. Shkurt ndërruen lëkurën me iu përshtatë stinës së re, asgja ma shumë. U përhap kriminaliteti, korrupsioni, të gjithë trafiqet e mundëshme: armë, stupefaçentë, vajza e deri trashëgimia artisitke dhe ajo arkeologjike, që ata vetë i organizonin apo i nxisnin për përfitinme marramandëse.

            Ndërkaq u krijuen edhe disa mundësi të reja e domathanëse nëse i krahasojmë me të shkuemen e frikëshme: mundësia për të pa televizionet e hueja pa rrezikue të përfundoje nhë burg (një element që ka ba të lindnin shumë iluzione për një jetë përrallore, si në filmat e tyne etj.), e drejta e fjalës së lirë dhe e besimit, e drejta e spostimeve mbrenda vendit edhe familjarisht, mbi ë gjitha e drejta e pronës private, ajo e pluralizmit politik, mundësia të kaloje kufinin pa të vra si një qen rojet e kufinit, etj., etj.

            Jo të gjitha këto të drejta u kuptuen mirë e u shfrytëzuen drejt.

            Por ajo që ka peshue ma shumë ka qenë krijimi i menjëhershëm i dy shtresave sociale tej mase të diferencueme: “zengjinët e rijë”, nga darka në mëngjes miliarderë, (sidomos politikanë e njerëz të lidhun me ta - prandaj them nga darka në mëngjes e jo nga mëngjesi në darkë, pse ishte rrjedhojë e një veprimtarie të errtë) dhe shumica dërrmuese e popullsisë rishtas e vorfën, shpesh edhe poaq e vorfën si ma parë. Në zonat malore, ku mungonin krejtësisht infrastrukturat e mungojnë sot e kësaj dite, ku kishte grumbullim të madh popullsie, pse deri atëherë nuk kishin pasë të drejtë ligjore të lëviznin prej aty për në qytete apo zona fushore, njerëzit u gjenden të papërgagtitun për t’i përballue situatat e reja, u çorientuen, i pushtoi më një anë frika e mungesës së shtetit e më anën tjetër u shtue etja për një pasunim sa ma të shpejtë, prandaj nxituen të zbrisnin në zonat e popullueme pa pasë asnjë ide ku e si do të jetonin, pa qenë të orientuem e të mbështetun, pse nuk mund të bahej fjalë për burime financiare për rifillimin e një jete të re. Atyne, si i thonë fjalës “iu morën sytë nga dritat e qytetit” (edhe pse shpesh mungonin edhe këtu), por sidomos fluturuen në krahë iluzionesh tue dëgjue për një jetë farfuritëse të Perëndimit Europian, shpesh edhe nga pikturimi tejet romantik nga ana  e mërgimtarëve të parë, edhe ata, si thamë, të vërbuem nga dritat edhe ma të forta të metropoleve marramendëse.

            Vështirësitë e panumurta për të përballue jetën e re dhe sidomos hendeku humneror që u krijue sa çel e mbyll sytë me “zengjinët e rijë”, u banë elementë të randësishëm që i shtynë njerëzit për nga kriminaliteti e për nga kërkimi i një fitmi  sa ma të madh e të menjëhershëm.

            Të dhanat sasiore të paraqitura në këtë studim dëshmojnë sa e vorfën ka qenë e sa e vorfën asht prap sot ajo pjesë e popullsisë nga vijnë “rezervat e mishit të bardhë”. Prandaj nuk ka pikë dyshimi se vorfnia ka qenë dhe asht motivi dominues që ka ba të shfaqet kaq dhunshëm fenomeni i prostitucionit në vendet e Europës Lindore, ashtu si edhe në vendet e Afrikës së Zezë (qendrore-jugore).     

            Sigurisht, edhe faktorë të tjerë, si niveli i ultë arsimor, tronditja që pësoi menjëherë familja (rritja marramendëse e divorceve), mungesa totale e Shtetit,  iu shtuen gjendjes së trishtueshme ekonomike – të gjitha bashkë çuen në rritjen e prostitucionit në përmasa të tilla që nuk kanë absolutisht shpjegim me “zgjedhje personale” të “seksit të  dobët”,  si dëgjojmë ndonjëherë më navitet apo ndoshta edhe me ligësi të thuhet.

            Një realitet që duhet vu në dukje me forcë asht indiferenca e institucioneve, dhe, për rrjedhojë, mungesa e përpjekjeve minimale për ngritjen e strukturave për riintegrimin e vajzave e shkëputjen e tyne nga thonjët e këtij fenomeni.       

Nga ana tjetër, nuk asht ba asgja, apo pothuej asgja, kundër shfrytëzuesëve; madje, shpesh ata bajnë pjesë në të ashtuquejtunën “élite”  politike, ekonomike e sociale.

            A ka instrumenta të efektshëm për të luftue këtë fenomen? Ata që ofron propoganda perëndomire – metodat represive,  e të tjera – simbas meje vlejnë pak e aspak.

            Jam i mendjes se rruga e vetme asht ajo e integrimit të Vendit tonë në familjen europiane – e për këte duhet të punojnë te dyja palët, jo vetëm kërkesa nga Europa e “avash-avash” nga Shqipnia -, zhvillimi i matejshëm i instrumentëve demokratikë, por mbi të gjitha, përmirësimi i nivelit të jetesës për atë pjesë të popullsisë sot të shpërfillun. Pa mundë vorfninë, pa një Shtet të vërtetë ligjor e të të drejtës, fenomeni i prostitucionit, ashtu edhe si në përgjithësi kriminaliteti i organizuem,  nuk mund të çrranjosen. Integrimi në Europë asht një mundësi, por jo një instrument për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e në progres, që do të na nxirrte edhe nga degradimi shoqnor, poaq evident sa ai ekonomik, por që e vërejmë ma pak, e kjo nuk asht shej i mirë.

            Nuk janë vajzat subjekte të prostitucionit: janë viktima të tij, joqë mirëfillit ato janë viktima të një vorfnie thellësisht të trishtueshme e të një Shteti poaq shpërfillës dhe arrogant.



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilmi Veliu: Në Kerçovë, Zoti i diellit ilir është prezent në varret shqiptare, të krishtera dhe myslimane Pjetër Domgjoni: Pashkë të përgjakura Aristotel Mici: Himni i flamurit – simbol mbarëkombëtar Sabile Keçmezi-Basha: Revista ‘’Drita e Lirisë’’ dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare Ilmi Veliu: Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu Ilmi Veliu: Moisi Golemi ose Misi Dibra nuk e ka tradhetuar Skënderbeun...! Jahë Sadrija: Botushë, ta vura re mërzinë që edhe sot e ke! Thanas L. Gjika: Faik Konica hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Bashkimi Dibran’’ në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar Agim Bacelli: Fajtorët e Historisë Fritz Radovani: Plot 65 vjet që qeveria komuniste shqiptare.., thotë: Mirë u pafshim… Evropë…! Avzi Mustafa: Ndihmesë e madhe arsimit shqip në Maqedoni Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora