E diele, 28.04.2024, 08:36 PM (GMT+1)

Speciale

Ilmi Veliu: Në Kerçovë, Zoti i diellit ilir është prezent në varret shqiptare, të krishtera dhe myslimane

E diele, 09.05.2010, 07:58 PM


Në Kerçovë, Zoti i diellit ilir është prezent në varret shqiptare, të krishtera dhe myslimane

 

Nga Dr. sc. Ilmi VELIU

 

Kulti i ilirëve parahistorikë ka qenë Dielli. Këte e vërtetojnë zbukurimet e gjetura në varreza, të cilat ilirët i kanë mbajtur me vete, varur në qafë ose veshë, ose i kanë ruajtur në shtëpitë e tyre.

Në antikë, si edhe te popujt e tjerë, në këtë shkallë të zhvillimit, kulti i diellit është themel në të gjitha manifestimet religjioze, bile edhe për ata që në atw pamje nuk kanë elemente të përbashkëta me atë kult.)1

Ky lloj besimi ka qenë në pjesët veriore të Ilirisë, ata kanë qenë më së shumti në kontakt me romakët dhe kulturën e tyre. Në vendet jugore ka dominuar kulti i gjarpërit. Legjenda na tregon se Kadmi dhe Harmonia kishin pasur një djalë i cili duke fjetur në djep, e kishte mbështjellur një gjarpër të cilin hetitët e kanë thirrur Ilyrianka. Kur flasim për emrin ilir, njëri ndër mendimet është edhe ai se, emri ilir vjen nga emri i gjarpërit Ilyrios, për të cilin ilirët kanë besuar se qëndron nën vatër dhe e mbron shtëpinë nga të këqijat. Filozofi Maksim nga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antoninit, në librin e tij "A duhet t´u ngritet perëndive shtatore" përmend se Peonët, fis ilir, në Maqedoninë e sotme, e adhuronin diellin në formë të një disku të vogël, të ngritur në një shtyllë të gjatë.)2.

Gjarpëri si kafshë toteme tek ilirët ka rol qendror në sistemin mitologjik dhe religjioz të ilirëve të jugut.erit ne teritoret ilro-shqiptar

Në besimet ilire, gjarpri shpeshherë shfaqet si krijesë që ndihmon njerëzit ne rast rreziku, pastai i  ruan prej të keqes, u ruan shtëpitë dhe varret. Poashtu ka pwrfaqsuar shpirtrat e të parëve tw tyre.

Besimi i gjarperit si zot eshte shume i moçem tek iliret qe shtriheshin ne te gjithe Ballkanin,trevw kjo, qe për arsye gjeografike ose ndonjë arsye tjetër, mbeti e  kursyer nga ndikimet e mëdha të popujve të ndryshëm, të cilët gjatë kohës do te kishin mundur te sillnin ne Ballkan edhe besime e adete tjera.

Zbukurimet që lundruesit i vendosnin në ballë të anies, simbolizonin ndonjë kafshë ose shpeshherë krijesë mitologjike, e qe te iliret ishte gjarperi, për të cilin besonin që do t'i mbronte në lundrimin e gjatë dhe të rrezikshëm në det.

 

Varr I shqiptarit te krishtere dhe varr I shqiptarit mysliman me diellin qe ka qene perendi ilire
Varr I shqiptarit te krishtere dhe varr i shqiptarit mysliman me diellin qe ka qene perendi ilire
Një prej atyre viseve, që kanë ruajtur shumë besime dhe adete të moçme, është edhe treva e Kerçoves ku ndwr shekuj eshte ruajtur tregimi shumë interesant dhe si duket, shumë i moçëm për gjarprin, i cili u ndihmon njerëzve në nevojat e tyre ose i mbron nga te papriturat qe mund tu ndodhin. Gjyshi shpeshehere ma terhiqte vrejtjen se nese hast gjarperi ne oborrin e shtepise ose edhe brenda ne shtepi nuk duhet prekur sepse ai eshte gjarper themeli qe e ruan shtepine nga te papriturat. Gjarperi nuk duhej te prekej dhe ai do te shkonte vetevetiu, ose do te hynte nen gurin e vatres ku do te ishte rojtari i shtepise.

 

Stipqeviq, Moikom Zeqo, Muzafer Kerkuti, Edi Shukriu pajtohen ne mendimin se

ne veçanti  Ilirët e jugut e çmonin gjarprin si mbrojtës të fisit (totem), për arsye se në mitologjinë ilire gjarpri është në lidhje me vetë emrin “Ilir”. Shkrimet antike, që sjellin këto tregime, përmendin Kadmin dhe Harmoninw, dhe fwmiun e tyre qe e emruan me emrin Ilir, pwr shkak te gjarperit Ilyrios, qe i ishte mbeshtjellur femiut rreth djepit. Ne kerçove e rrethine edhesot femive te tyre u mbeshtjellin njefar spage (litar i holl) i thurur me fije leshi shumngjyresh e qe i perngjan gjarperit te larme.

Besimi për gjarprin në kuptimin pozitiv është i pranishëm edhe sot e kësaj dite në te gjitha tokat shqiptare, besimi për gjarprin si rojë e shtëpisë; ku gjarpri vazhdimisht  ruan shtëpinë dhe familjen.

 

Religjioni tek shqiptarët (Arbërit) në Mesjetë.

Në fillimin të përhapjes, Krishterimi ishte rreptësishtë i ndaluar për popullatën që ishin në kuadër të Perandorisë romake. Në kohën kur Roma e shpalli krishterizmin fe shtetërore, Po në atë kohë filluan ta merrnin këtë fe edhe iliret. Pikërisht politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin krishterizmit që me Ediktin e Milanos, në vitin 313 kur kjo fe u shpalle zyrtare,institucionale e shtetërore)6.

Ka njerëz që nuk janë mjaft të informuar dhe mendojnë se krishterimi është feja me të cilën kanë lindur shqiptarët duke mos ditur se, si islamizmin qe e moren nga pushtuesit osman, ashtu  edhe fene krishtere e morën nga pushtuesi I tyre  Roma.

Pas persekutimeve të mëdha nga romaket ne shek. IV, burimet historike flasin për një strukturë kishtare mjaft të konsoliduar qw ishte e organizuar mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit.(7 His. e Popullit Sh., 2002.

Paganizmi Ilir ende jetonte në Arbërinë e krishterë.

Megjithëse u përqafua vullnetarisht krishterimi, si kudo edhe këtu, nuk i shkuli dot menjëherë nga rrënja shumë shfaqje ideologjike të besimit të mëparshëm. ( Kristo Frasheri. Fakti i datës 6 shtator 2006). Banorët e krahinave malore morën nga feja e krishterë vetëm nocionet e saj të përgjithshem por jo dogmën dhe ideologjinë e saj të plotë, ashtu siç e kishin përpunuar etërit e kishës. Krishterimi në këto vise mori tipare të veçanta të cilat u diktuan nga dy rrethana historike:

-Rrënjët tepër të thella që kishte te banorët e këtyre viseve feja pagane ilire dhe e dyta nga ulja e vazhdueshme e nivelit kulturorë të klerikëve, që solli me vete izolimi tepër i gjatë i vendit)10.

Si pasojë e këtyre dy rrethanave, shqiptarët adoptuan një krishterizëm "Sui generis" gërshetim të dogmës monoteiste të krishterë me paganizmin e lashtë ilir.)11

Perandori Anastas (491-516) me origjinë nga Durrësi, ndikoi nga ana e tij për të forcuar lidhjet e mitropolisë së Durrësit me Patrikanën e Konstantinopojës. Kurse perandori tjetër bizantin Justiniani I (527-565) po ashtu me origjinë iliro-shqiptare e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirikut)9.

Mjafton të thuhet se disa shfaqje të kësaj tradite mbijetuan në trupin e ideologjisë së krishterë për shumë shekuj. Madje këto gjurmë të paganizmit ilir ndeshen edhe sot te banorët sidomos të viseve të brendshme malore, jo vetëm të krishterë por edhe mysliman të cilët i kanë trashëguar që kur ishin të krishterë)12. Të tillë janë: Kulti i zjarrit, i diellit, i bjeshkës, i burimeve ose perceptimit për jetën, vdekjen, bubullimën, vetëtimën, stuhinë

Si gjurmë të paganizmit, shqiptaret qofshin te krishtere apo mysliman edhe sot e  ruajnw emrin  "E diell" dita e fundit e javës ku duhet marre pushim nga punet e perditshme dhe shkuar e lutur diellit që ka qenë perëndi e ilirëve.)14

 

Te gjitha keto te dhëna i potencoj me qellim qe te jeme I kjarte dhe I kuptueshem nga lexuesit dhe te arsyetoi zbulimin qe e kame bere para disa ditesh, ku ne te njejtin terren kame zbulur nje varreze tumulare ilire, tek varrezat shqiptare te kohes kur ata kane qene te krishtere, te te  njejtit vendbanim, nje varr, ne kryqin e tw cilit  eshte i gedhendur edhe dielli ilir, dhe ne varrezat myslimane pot e njejtit fshat, tre varre myslimane me simbolin e diellit te gdhendur mbi dy koka te gjarperit.

 

Varret ilire vertetojne se ketu kane jetuar iliret dhe askush tjeter, varreza mbi te cilen qendron kryqi me simbolin e diellit verteton se bahet fjale per te njejtin popull ilir te kristijanizuar por qe I ka ruajtur elementet pagane ilire dhe ne fund varreza myslimane verteton vazhdimsine e te njejtit populli, pra shqiptare ku tash prezentohet ne varr te fese islamer por qw ka vazhduar ti ruaj elemenete ilire.

 

Edhe te varri kristijan edhe te ai mysliman fuqishem vertetohet kontinuiteti I te njejtit populli-ilir dhe poashtu Vertetohet se për ata, shqiptaret, hujniu i gjithëpushtetshëm tani ishte Perëndia, por pranë tij vazhdonte të nderohej Dielli në qiell dhe biri i tij në tokë, zjarri i flakërishëm. Tempulli i tyre nuk ishte vetëm kisha, manastiri, katedralja;te te krishteret,  xhamia, teqetw, tyrbetw te myslimanwt; por edhe maja e Tomorit, Guri I Bardhe, mali I Dardhes, Qafa e Kullws, dhe në dimër vatra bubullitëse e shtëpisë ku sipas besimit pagan gjarpri i themelit rrinte aty dhe e mbronte shtëpinë nga gjërat e këqia dhe tw papritura.)15

Më tej akoma , momentet kryesore të kultit qenë jo vetëm krishtlindjet, pashkët, bajrami e nata e madhe, por edhe dita e verës, gjysma e dimrit, ditët ogurzeza të eklipsit.

 

    Me ane te ketij zbulimi dhe kesaje ure qe lidhrn shqiptaret ilir- pagan, me shqiptaret e  krishtere e mysliman du ate hedh poshte mendimin dhe teorine slave se shqiptaret nuk kane asnjifarw lidhje me iliret dhe se iliret jene zhdukur. Pastai te hedhe poashte edhe teorine tjeter se krishterizmi eshte fe e slave dhe se ne Ballkan ata e kane pranuar te parit.

 

         Në vitin 548 Prokopie i Cezaresë shkruan se sllavët kaluan lumin Istra (Danub) dhe bënë masakra të mëdha mbi Ilirët, gjithkund deri në Epidamn (Durrës) duke vrarë dhe djegur gjithçka gjenin përpara.

 

         Krahina e Dibrave po edhe i gjithë territori i Maqedonisë së sotme dhe Arbëria kanë qenë shumë të rrezikuara nga dyndjet sllave. Prokopie na lajmëron se Antët dhe Sllavët në vitin 550 hynë thellë në pjesët e Ballkanit dhe pas grabitjeve e shkretimeve të shumta u vendosën këtu, sikur ajo të kishte qene toka e tyre e perhershme.)18. Pastai ata sllavet filluan ta marrin krishterimin nga vendasit, iliriket. Teofillakti i Ohrit në mbishkrimin kishtarë "Tiveriopolski maqenici") në mes të tjerave  thotë se sllavët dhe avarët i rrafshuan me tokë ndërtesat e bukura dhe objektet fetare të Zotit ne Ilirik, por pastaj u detyruan shume sende ti marrin nga vendasit po edhe fene e krishtere.



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pjetër Domgjoni: Pashkë të përgjakura Aristotel Mici: Himni i flamurit – simbol mbarëkombëtar Sabile Keçmezi-Basha: Revista ‘’Drita e Lirisë’’ dhe kontributi i saj në ilegalen shqiptare Ilmi Veliu: Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu Ilmi Veliu: Moisi Golemi ose Misi Dibra nuk e ka tradhetuar Skënderbeun...! Jahë Sadrija: Botushë, ta vura re mërzinë që edhe sot e ke! Thanas L. Gjika: Faik Konica hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Bashkimi Dibran’’ në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar Agim Bacelli: Fajtorët e Historisë Fritz Radovani: Plot 65 vjet që qeveria komuniste shqiptare.., thotë: Mirë u pafshim… Evropë…! Avzi Mustafa: Ndihmesë e madhe arsimit shqip në Maqedoni Baki Ymeri: Kosova katolik dhe fantomat e fanatizmit ballkanik Ilmi Veliu: Kronistët dhe historianët osmanë japin të dhëna të pamohueshme se Skënderbeu ishte shqiptar Ramiz Bojaj: Njëzet vjetët e pajtimit shqiptar Sabile Keçmezi-Basha: Kujtojmë Atdhetarin e Madh - Ali Aliun Ilmi Veliu: Varre myslimane me simbole të besimit Ilir Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944) Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora