Speciale
Gani Qarri: Rezistenca kundër ripushtimit në Has!
E diele, 16.05.2010, 09:58 PM
Rezistenca kundër ripushtimit në Has!
Nga Gani Qarri
Se sa e drejt ishte lufta për liri dhe përpjekjet e parreshtura të shqiptarve për çlirim nga pjesët e shkëputura të Shqipëris Etnike ,e vërtetojnë edhe ngjarjet e hidhura dhe të përsëritura shpesh të vrasjeve gjatë gjithë tragjikës së pushtimit e cila po vazhdon edhe tani në shekullin 21 nëpër kufijt e shqiptaro-shqiptar.
Ndaj edhe atëbot poaq rënd ishte përjetuar ndarja me dhunë dhe mashtrim,nga shteti amë Shqipëria,me përdorimin e forcës ushtarake dhe komunizmin si ideologji e ricoptimit të tokave shqiptare.
Si rajonë ndër më të prekurit nga fatkeqsia e coptimit,të trojeve shqiptare ishte edhe rajoni i Hasit, të cilit iu bë një ndarje e dyfisht,duke e ndarë mes perms si rajonë,ku pati edhe familje të ndara,duke mbetur njëra pjes në Shqipëri kurse pjesa tjetër në Kosovë,dhe bashkë me gjithë viset tjera të shumta shqiptare nën robërinë serbe.
Pushtim i cili zgjati shumë nën mbretërinë,serbo-jugosllave, regjimin komunist të Titos e deri te gjenocidi i Milosheviqit,i cili filloi si periudha më e errët e një robërie me brutalitet të paparë që nga shpërnguljet massive deri në gjenocid antinjerzoer, por që për fat, përfundojë me një luftë fatlume duke u çliruar përgjithmonën nga robëria afro një shekullore sllave.
Rezistenca në Has kundër ndarjes kishte filluar qysh para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nga frika e arsyeshme sidomos pas ardhjes së brigadave të ushtrisë komuniste shqiptare në veri të Shqipërisë dhe marshimit të tyre edhe në Kosovë,të cilat ishin deklaruar hapur se mbanin anën e pushtuesve tanë-sllavë.
Për kët arsye nga shkurti i vitit 1944, kishte filluar edhe rezistenca e hapur për të vazhduar deri në vitin 1948 me të gjitha mundësit që nga organizimi politik e deri te lufta e armatosur, për çlirim dhe bashkim me shtetin amë Shqipërinë.
Paknaqësia e Popullit Shqiptar kishte arritur kulmin pas përfundimit të luftës së dytë botërore dhe mbetjes së Kosovës në pushtimin serbo-jugosllavë ku Patriotë të njohur të Kohës nga trevat e Hasit, ishin organizuar për tiu kundërvën ripushtimit të tokave shqiptare dhe ndarjes nga Shteti amë, siq tregonin edhe prindërit tanë si përjetues të drejtëpërdrejtë dhe njohës të ngjarjeve dhe të rezistencës kombëtare për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona me Shqipërinë.
Organizatorë dhe bartës kryesor të luftës në pjesën e ndar të Hasit në Kosovë ishin Sefë Sadik Duraku nga Fshati Demjan,Ahmet Haliti nga fshati Kushnin,Miftar dhe Hajdar Maloku nga fshati Planejë dhe Tafë Pervizaj nga fshati Krajk i Hasit në Kosovë duke bashkpunuar edhe me Vllezërit nga Shqipëria që nuk njihnin kufij ndërshqiptar,si Mehmet Bajraktarin nga Hasi dhe Muharrem Bajraktrin nga Luma e deri te luftëtarët e Qështjes Kombëtare nga Dibra,dhe gjithë visit e pushtuara shqiptare.
Siq tregohet nga banorët e vjetër,të afërmit dhe përjetuesit e atyre ngjarjeve,Rezistenca kundër pushtetit komunist serbo-jugosllavë,në Has kishte filluar që nga shkurti i vitit 1944 pas kontakteve edhe me udhëheqësin e misionit Anglez, sir Hends, i cili iu kishte premtuar edhe përkrahjen,duke iu bër thirrje kryengritësve shqiptar të dalin me një program politik dhe platformën për bashkim kombëtar.
Por për fatin e keq të shqiptarve,sa kishte filluar rezistenca e armatosur, misioni Anglezë, nën presion të dyanshëm si nga Shqipëria ashtu edhe nga Tito i cili edhe kishte ftuar brigadat komuniste shqiptare për intervenim në Kosovë ("çlirimin" e sajë,siq ishte thën zyrtarisht),ishte detyruar të largohej nga veriu i Shqipëris dhe Kosova, duke lën pa mbështetje dhe të rrethuar nga qdo anë luftëtarët për çlirim dhe bashkim kombëtar nga komunistët Shqiptaro-Jugosllav.
Megjithëate, aktivitetet çlirimtare për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk kishin pushuar,edhe pse brigadat shqiptare nën ndikimin e udhëheqësve komunist jugosllav dhe ideologjisë së përbashkët komuniste, kishin filluar ndjekjen dhe likuidimin e luftëtarve për çlirim dhe bashkim Kombëtare me arsyetimin se Shqiptarët e Kosovës ishin shumë anti serb dhe “Shovenist” të cilët nuk e pranonin pushtetin jugosllav dhe kërkonin të bashkohen me Shqipërinë.
Madje edhe pse në brigadat shqiptare kishte patur shumë luftëtar nga Hasit, nga Gjakova dhe shumë pjesë tjera të Kosovës, të cilët me shpresën për çlirim përfundimtar nga Serbia me ardhjen e brigadave shqiptare iu ishin bashkuar atyre!Fatkeqësisht Kosova dhe viset tjerash qiptare me ndihmën e komunistëve shqiptar ishin ripushtuar edhe një here nga serbo-sllavia e cila nën rrethimin ushtarako-policor me votimin e dhunshëm të mbajtur në Prizren me 1945, i kishte dhën edhe formën juridike pushtimit të plotë të Kosovës.
Por,rezistenca e patriotëve shqiptare në Kosovë, dhe viset tjera shqiptare, kurr nuk ishte ndalur por kishte vazhduar duke mos e pranuar asnjëherë pushtimin,dhe në mars të vitit 1945 në Qytetin historik të Prizrenit kishin formuar edhe Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, (ONDSH),me qëllim të çlirimit dhe bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë.
Organizata kishte arritë të formojë komitete në shumë pjesë të Kosovës,e ndër ta edhe Komiteti Nacional Demokratik në Has i cili kishte formuar radhët e para me luftëtarë, dhe vendosur në malet e Pashtrikut të cilat udhëhiqeshin nga Sefë Duraku,Tafë Pervizaj, Hajdar Maloku, Ahmet Haliti e të tjerë duke mbajtur lidhje të pandërprera edhe me luftëtarët e të gjitha viseve tjera kryengritëse në Rrafsh të Dukagjinit dhe pjesve tjera nën pushtim,si me Ndue Përlleshin, Demë Ali Pozharin,Sadik Ramën, dhe shumë të udhëheqës tjer Komitetesh gjithandej Kosovës duke i koordinuar aksionet edhe me Komitetet e Lumës dhe Dibrës ,Vllezërit dhe bashkëluftëtarët në Iliridë dhe Shqipëri.
Forcat proçetnike serbe, pas ripushtimit të Kosovës në vitin 1945, kishin krijuar rrjetin e tyre me kolaboracionistë shqiptar dhe me ndihmën e tyre kishin filluar përpjekjet për përqarjen e luftëtarëve dhe shuarjen e rezistencës, në Has, por luftëtarët kishin qëndruar të pamposhtur deri në pranverën e vitit 1946, kur edhe ishin rrethuar dhe sulmuar nga forcat e pushtuesit serb,në një luftë për jetë a vdekje në mes të luftëtarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar dhe ushtirisë e policisë serbo- jugosllave e cila me ndihmën e disa kolaboracionistëve kishte arritur që ti rrethonte këta luftëtar trima,me një rrethim të shumëfisht që kishte përfshirë një hapsirër të madhe duke filluar që nga vendi i quajtur Mulliri i Poshtëm e deri te Gurra e fshatit Demjanë dhe fillimi i maleve të Pashtrikut ku luftëtarët trima edhe e kishin Bazën e tyre të rezistencës në Has!
Luftëtarët e tradhëtuar, derisa kishin kaluar andej natën, ishin gjendur të rrethuar nga forcat pushtuese dhe në luftën e udhëhequr nga udhëheqsit e rryer të cilët nuk e dinin se qësht dorzimi, siq ishte Sefë Sadik Duraku dhe Tafë Pervizaj jo vetëm që iu kishin bër ballë sulmeve të pushtuesit deri në mëngjes por edhe e kishin shpërthyer rrethimin duke shpëtuar numri më i madh i tyre edhe pse në atë luftë përveq armiqve të vrar dhe plagosur,kishin rën edhe disa luftëtar shqiptar në mesin e të cilve edhe kapiten Hajdar Maloku dhe luftëtarja trimëresh që nuk iu kishte ndarë kurrë luftës, Heroina e anëve tona, Kade Pervizaj-Duraku.
Një pjesë e luftëtarve të shpëtuar gjat luftimeve kishin arritur të futeshin në malet e Pashtrikut kurse disa në Lagjen e Sipërme të fshatit Demjan,duke u strehuar nëpër familje ku kishin besim, e në kët rast duhet vequar Familjen e Arif Sufajt,e cila më vonë nga kolaboracionistët shqiptar të lagjes ishte lajmëruar te organet e pushtetit dhe si pasoj e kësaj përveq tjerash kët familje të ndershme shqiptare edhe e kishin leqitur, edhe bashkfshatarët komunist, për shumë kohë.
Sulmet e njëpasnjëshme dhe ndjekjet e parreshtura të luftëtarve shqiptar nga pushtuesi dhe bashkpuntorët nga të dy anët e kufirit Shqiptaro-Shqiptar i kishte detyruar luftëtarët e mbetur të cilët kohë pas kohe kishin ardhur edhe nga viset tjera shqiptare, që për të mos u dorzuar te pushtuesi,duke marrur shumë sish rrugën e mërgimit për në Greqi e vende tjera ku gjatë kalimit nëpër Iliridë e vise tjera shqiptare nën pushtimin jugosllavë, nga pritat e organizuara për gjatë gjithë rrugës , shumë prej tyre edhe ishin vrarë, duke arritur vetëm një numër i vogël në Greqi,e vende tjera në mergim.
Ata të cilët nuk kishin pranuar të iknin,në vitin 1946,nuk i kishin ndalur përpjekjet duke arritur që ta mbanin gjallë lëvizjen me shpresën e çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare,deri në vitin 1948,derisa ishin konspiruar, arrestuar dhe dënuar si „reaksionar“ dhe „tradhtar“ të vendit dhe ideve komuniste me shumë vite burg duke mos arritur kurr ta shofin dhe përjetojnë lirinë e vendit të tyre,me përjashtim,të të nderuarit Tafë Pervizaj,tashmë edhe ai i ndjer.
Ndaj edhe pse nuk ësht bër asgjë në shenjë nderimi për ta, kujtimet e mira dhe lavdia e tyre u përcoll brez pas brezi më tepër permes tregimeve nga Populli që ka parë dhe përjetuar veprimet e tyre patriotike,dhe falë kësaj edhe gjeneratat më të reja të cilat nuk patën kurrë fatin ti shohin këta luftëtar, përherë i mbajnë në Zemër dhe përkujtojnë me Krenari në shenjë të Atdhedashurisë së tyre të pashuar.