E premte, 02.05.2025, 07:55 PM (GMT+1)

Speciale

Daniel Gàzulli: Atyne askush nuk u çoi një kunorë

E shtune, 22.05.2010, 09:58 PM


Atyne askush nuk u çoi një kunorë.
 
In memoriam

 

Nga Daniel Gàzulli

 

Një komb i ban nder vetes tue vu kunorë në vorret e martirëve, të çdo kohe qofshin ata.

            Mirëpo, kujt i bie në mend se ka edhe disa vorre, për të cilat institucionet as kujtohen se janë të bijëve e bijave ma të mirë të kombit?! Për ta nuk ka një 5 Maji. Për ata nuk ka kunora me lule. Nuk ka, sepse ende nuk arrijmë të çlirohemi nga mendësi të trashigueme nga e kaluemja e hidhun.

 

Krimet që bani komunizmi, ma së pari mbi të krishtenë në përgjithësi, e mbi klerikë në veçanti, nuk janë fantazi artistike, po fakte tragjike që i provoi ky popull.

            Në një qytet si Shkodra (pra Shkodra me 40.000 banorë, jo Londra shtatëmilonëshe), në vitin 1946 kishte 26 burgje:

 

1.       Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve të Mbrendëshme.

2.       Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çurçisë).

3.       Burgu i Prefekturës (kati përdhé).

4.       Konvikti “Malet tona”.

5.       Burgu i Madh pranë Prefekturës.

6.       Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.

7.       Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës.

8.       Shtëpia e Ulqinakut.

9.       Kuvendi i Motrave Servite.

10.   Kisha e Motrave Servite.

11.   Shkolla e Çelës.

12.   Podrumi i shtëpisë së Faslli Ademit (nën farmaci).

13.   Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).

14.   Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).

15.   Burgu i Postës, tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.

16.   Shtëpia e Rrojëve (pranë Maternitetit të vjetër).

17.   Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës të Jezuitëve (prej nga internonin).

18.   Shtëpia e Dr. Karamitrit.

19.   Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.

20.   Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).

21.   Shtëpia e Guljelm Sumës.

22.   Shtëpia e Sandër Saraçit.

23.   Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.

24.   Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.

25.   Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.

26.   Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.

 

         Në këto shtëpi-burgje, ose jo fort larg tyne, kanë gjetë vdekjen me vjerrje në litar, pushkatim ose vdekje në tortura lulja e atdhetarëve, ata që deshten një Shqipni vërtetë të lirë e demokratrike. Këtu ma poshtë po rendis vetëm disa prej tyne, sa për kujtim, e njëherësh tue u kërkue ndjesë familjarëve të të tjerëve që, tue mbas i pasë nëpër duer në skedimet e mia, nuk ua përmend emnin. Janë vetëm çka përfshinte aso kohe Prefektura e Shkodrës, pra Shqipnia Veriperëndimore.        

 

Paraprakisht po sjell edhe disa citime shumë domethanëse pse u mbytën ata atdhetarë.

Mjaftojnë tre të tillë. Kujtoj se përsekutorët ia kanë ba akuzën vetes. Komentet janë të tepërta.

 

Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!...”

            Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)

Dom Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.

                                               Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.

 

Histori barbare që formojnë një enciklopedi tragjike krimesh shqiptare mbi shqiptarë.  Prandaj po sjell vetëm emnat. Populli që ka kujtesë i di, nuk ka si ta harrojë veprën e tyne.

 

 

Kel Abati,                    Shaban Abdullahi                Dr. Alfred Ashiku,       Kolë Ashiku,                At Anton Harapi,                  Dul Bajrami                 

At Bernardin Llupi,      At Bernardin Palaj,           At Çiprian Nika,

At Daniel Dajani SJ,    At Florian Berisha SJ,          At Gaspër Suma,       

At Giovani Fausti SJ,  At Gjon Shllaku,                   Pashuk Biba,    

Mark Cacaj,                 Prekë Cali,                             Mark Çuni,         

Bardhosh Dani                      Simon Darragjati,               Zef Darragjati,                 Kolec Deda,                               Nikollë Prenk Deda,                          Pjetër Shan Deda,            Prof. Anton Deda,          Prof. Simon Deda,                Brahim Derguti             Qemal Draçani            Caf Dragusha                      Don A.Sirdani

Dom Alfons Tracki,     Dom Andrea Kalamashi,     Dom Anton Muzaj,

Dom Anton Zogaj,       Dom Dedë Malaj,                  Dom Ejëll Deda,

Dom Ejëll Kovaçi,       Dom Kolec Prennushi,        Dom Lazër Jubani,

Dom Lazër Shantoja, Dom Lec Sahatçija,              Dom Luigj Pici,  

Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti,             Dom Mark Hasi,               Dom Mark Xhani,        Dom Ndre Zadêja,                         Dom Nikollë Gàzulli,   Dom Nikoll Gjini,         Dom Nikoll Shelqeti,                Dom Nikoll Laskaj,           Dom Pal Gjini,                          Dom Pjetër Çuni,                  Dom Pjetër Gruda,            Dom Pjetër Tusha, Dom Shtjefën Kurti,                         Dom Zef Maksen,

Fra Gjon Pantalia,       Gaspër Simon Gaspri,         Pjetër Gegë Gurakuqi,

Pjetër Dedë Gjedashi, Lulash Gjeloshi - Bajraktari i Shoshit,         

Ndokë Gjeloshi,          Pjetër Gjoka,                         Mark Luc Gjoni,          

Mark Gjonmarku Llesh Gjon Marku (Markagjoni), Pashko Zef Hoti,

Imz. Ernesto Çoba,      Imz. Frano Gjini,                 Imz. Gjergj Volaj,

Imz. Jul Bonatti,          Imz. Nikoll Deda                   Imz. Vinçenc Prennushi,

Ndoc Jakova,              Xhelal Hardolli                  Prof. Prenkë Kaçinari, Luigj Gjeto Kastrati,    Dulo Kali                            Simon Kraja,                Jup Kazazi                   Gjelosh Lulash Bajraktari,   Prof. Gjelosh Lulashi,

Llesh Marashi,            Kolë Margjini,                        Angjelina Marku,        

Gjush Marku,              Gjergj Martini,                              Caf Meti                        Frano Pjetër Mirakaj   Pashuk Bib, Mirakaj,                        Pal Bib Mirakaj,           Marash Miri,                Mark Miri,                                              Zef Miri,                        Qerim Sadik Myftari    Gjon Mark Ndoj,                      Mëhill Ndoja,                   Gjokë Nikaj,                              Dodë Nikolla,                       Mark Pali,

Dr. Av. Paulin Pali,       Mark Zef Pali,                   Ndue Pali,

Pjetër Prendush Pali,  Prof. Kolë Parubi,          Av. Myzafer Pipa                  Prof. Kolë Prela,          Zef Kolë Prela,                      Ndrec Prenga,  

Ndrekë Puka,              Dr. Luigj Radoja                    Frida Sadedini  

Mark Sadiku,               Ludovik Saraçi,                     Cin Serreqi,       

Dedë Lulash Smajli,   Kolë Sokoli,                           Guljelm Suma,  

Kolë Nuri Sheldija,      Çezar Shllaku,                      Marie Shllaku,  

Mark Temali,                Kol Mark Toma,                   Maria Tuci,                  

Pal Thani,                     Gjergj Vata (Cukali),           Gjokë Nikoll Voci,

Dedë Mirash Zefi,        Ingj. Ludovik Zojzi,               Maria Zojzi.

 

          E di, lista nuk asht e plotë. As ishte ky qellimi im.

          Deshta vetëm t’ju kujtoja se nuk duhet harrue.

          Ata u flijuen si martirë.

 

 Shenim: Të dhanat historike u nxoren nga libri i Fritz Radovanit “Një monument nën dhé” e me leje të Autorit.





(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx