E diele, 28.04.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Speciale

Ilmi Veliu: Krishtërimi ndër shqiptarë

E merkure, 19.05.2010, 09:58 PM


KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË

 

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

 

Në shekullin e I e.re, në Lindjen e Afërt u lind Jezu i biri i Shen Mërisë (Isau i biri i Merjemes) i cili, ndryshe nga fete pagane qe eksistonin atehere , themeloi fenë e re monoteiste (pas ebraizmit) që filloi të përhapet edhe në teritorin e Perandorisë Romake, edhe pse në fillim ishte rreptësishtë e ndaluar. Ky religjion, që nga shekulli i I e.re. filloi të përhapet edhe ndër ilirët per te cilet arkeologu Qiro Truhellka, thotë se pjesa me e madhe e tyre i besonin gjarperit, dhe se emri Ilir rrjedh nga emri i gjarperit i quajtur Ylirios.

 

Rreth psërhapjes se fese kristiane nsë tokat ilire, Shën Pali në një raport te tij thotë se "E përhapa fene krishtere deri në Ilirik".

 

Pas përhapjes së fesë së re, Shkupi që ishte qendra e Dardanisë u bë edhe qendër kishtare e Krishterimit. Aty do të vendoset peshkopata dardane, e më vonë edhe mitropolia. Në dokumentet kishtare përmendet peshkopi i Dardanisë, Daukusi, i cili mori pjesë në kuvendin kishtar të Nikesë, që u mbajt në vitin 325 të erës së re. Më vonë përmendet edhe peshkopi dardan i Naisus (Nishit) Gadeci, që mori pjesë në kuvendin kishtar të mbajtur në vitin 335. Përmendet gjithashtu edhe mbajtja e kuvendit të sinodit në vitin 378 në sirmium (Mitrovica e Sremit) në të cilin kishin marrë pjesë të gjithë peshkopët e Ilirikut). E gjithë kjo tregon se fiset ilire e veçanërisht dardanët ishin prezent në këto hapësira dhe se ishin inkuadruar në jetën shpirtërore të besimit të krishterë dhe do të vazhdonin t’i takonin këtij besimi. Në kohën kur Krishterimi u nda në dy kisha, Perëndimore dhe Lindore, edhe ilirët filluan t’u takonin dy kishave, në varësi se nën ndikimin e cilës kishe ishin, por pjesa më e madhe mbetën nën ndikimin e kishës katolike te Romës edhepse ishin nën sundimin Bizantin. Për përfitimin e ilirëve bëhej luftë e madhe në mes të Kishës Bizantine dhe asajë Romake, sepse ilirët ishin një popull shumë i madh në Ballkan, dhe ishin kompakt të një kombi dhe të një gjuhe dhe te dy kishat ishin shume te interesuar që ti përvetësonin.

 

Sa i përket rrethit të Kërçovës, gati se në të gjitha fshatrat shqiptare që sotë i përkasin besimit islam, ruhen me kujdes dhe gjelozinë më të madhe varrezat shqiptare kristiane po edhe kishat e vjetra arbërore, ose themelet e tyre me gjithë varre, dhe popullata nuk ka lejuar që ata të shkatërrohen, uzurpohen nga dikush, ose mbi themelet e kishës të ndërtohet ndonjë objekt tjetër. është një mashtrim i madh ajo që thonë sllavët e sotëm (serbë e sllavomaqedon) se kishat jënë sllave dhe se jënë të tyre, sepse kishat i kanë ndërtuar vetë arbërit në të gjithë Ballkanin, dhe kur erdhen këtu serbet e bullgarët i gjeten të gatshme dhe i uzurpuan , duke i emruar si kisha serbe, bullgare, maqedone , apo greke.

 

Pas një tërmeti te madh që e shkatërroi Shkupin, perandori bizantin, Justiniani, që ishte shqiptar i lindur në një fshat të Shkupit, e ringriti qytetin e Shkupit, këtu ku është sot, dhe e quajti Justiniana Prima. Ndarja e kishës në atë të Lindjes dhe të Perëndimit la gjurmë të thella dhe ndikoi negativisht tek ilirët-arbrit sepse edhe këta tash u ndanë në dy kisha, katolike dhe ortodokse. Kështu psh. në Ilirinë jugore si dhe në viset e Dibrës, Strugës, Ohrit, Kërçovës, Manastirit, mbishkrimet e varrezave janë me shkrim grek, kurse në Shqiperinë Veriore dhe Dardani mbishkrim jënë në gjuhën latine. Edhe pse ilirët, sipas të dhënave burimore, gjatë tërë kohës së sundimit të huaj u treguan mjaft të qëndrueshëm dhe i rezistuan romanizimit dhe helenizimit, në fund të pushtuar nga romakët, nuk arritën të na linin gjuhën e tyre të shkruar, nëpërmes të cilës ne sot do të mund të konstatonim se sa ka qenë e zhvilluar gjuha shqipe në atë kohë, ose, ndoshta romakët i shkatërruan dhe i dogjën dokumentet e shkruara ilire me qëllim që t’i asimilonin dhe të zhduknin gjurmët e tyre.

 

E gjithë kjo dëshmon qartë se shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve në këto hapësira dhe lanë gjurmë të thella të kulturës së tyre, lanë pasardhësit e tyre që edhe sot jetojnë në këto treva, por me emër të ri Arbër, të cilin e morën në Mesjetë nga emri i një fisi ilir "Albanoi". Pra ilirët nuk u helenizuan, romanizuan e as u zhdukën gjatë vendosjes së sllavëve në Ballkan, por i kanë mbijetuar të gjitha ato ngjarje dhe kanë arritur ta ruajnë individualitetin e tyre etnik, kulturën, gjuhën, duke huazuar natyrisht edhe elemente të popujve fqinjë që është gjë e zakonshme për të gjithë popujt. Paraqitja e vonshme e arbërve në burimet e shkruara bizantine me emrin e ri gjatë ngjarjeve të viteve 1040-1043 tregon qartazi se ky element etnik kishte kaluar një periudhë transformimi, me ç’rast ishte formuar bërthama e bashkimit të pjesëve të shpërndara. Ndërkohë në Perandorinë Bizantine kishin ndodhur shumë ngjarje që e kishin preokupuar atë dhe ka mundësi që çështja e kësajë bashkësie etnike të jetë lënë në plan të dytë. Në lidhje me këtë periudhë të transformimit të ilirëve në arbër arbanas, arvanitis, Vlladisllav Popoviq shënon: "Ashtu siç paraqiten arbanasët në skenën historike, si popull me emër të ri nga mesi i shekullit IX- XI e.re., ashtu edhe ilirët si kategori historike që i shoqëronte edhe vetëdija etnike, humbën në antikitetin e vonë. Emri i tyre i mëhershëm do të përmendet vetëm si emër i ndonjë province administrative romake ose bizantine, siç ishte Iliriku, Mezia etj, e jo më si emër i vecantë etnik e politik.

 

Pas paraqitjes së emrit të ri etnik arbër, arbanas, arvanitis, arvanit e arbër, ai filloi të përhapet duke përfshirë viset ku edhe më parë jetonte ky element etnik.

 

Edhe pse nën sundimin bizantin, nga fundi i shek. XII dhe fillimi i shek. XIII, arbëreshët themelojnë shtetin e tyre në rrethinat e Krujës, që drejtohej nga fisniku arbëresh Progoni, i cili në dokumente njihet me emrin "Princ d’Albanie" (1189-1208), qeverisi së bashku me djemtë e tij Dhimitrin e Gjinin. Në kushtet që ishin krijuar te arbëreshët, emri i ri popullor përhapej gjithnjë e më shumë, duke pasur tani edhe atribute të termit gjeografik politik. Një gjë të tillë e dëshmon në shënimet e tij edhe sundimtari bizantinas, Georgi Akropolit, i cili në vitin 1256 ishte emëruar mëkëmbës për të gjitha provincat e Perandorisë Bizantine të Nikesë në Evropë. Në dhjetorë të atij viti ai u nis nga Selaniku për ti vizituar krahinat e juridiksionit të tij dhe arriti në Ohër, prej nga ,siç shënon ai do të shkelte në territorin e Albanonit për të arritur në Durrës. Me emrin e ri arbërit përmenden në shumë burime bizantine. Ata i përmend edhe Georgie Pahimar, i cili, përveç të tjerave, thekson se në vitin 1280 arbëreshët e marrin Durrësin dhe bëhen të pavarur. Me emrin e ri, ata i përmend edhe perandori bizantin Androniku i III i cili shënon se gjatë qëndrimit të tij në Ohër, te ai erdhën arbërit e rrethinave të Ohrit, Beratit e Devollit, dhe me atë rast i shprehën devotshmëri atij.

 

Nga burimet bizantine të shek. XIV shihet se numër i madh arbërish kanë qenë të vendosur në Thesali, ku si ushtarë të mirë e trima i shërbenin pushtetit bizantin. Mendimi i historianit serbë Ivan Bozhiniq, i cili thekson se në shek. XIV banorët arbëresh, popullatë me frymë luftarake nga Malësia e Arbërisë dhe një element shumë i qëndrueshëm e rezistues, shkonin drejt Epirit, është gabim dhe tendencioz sepse arbëreshët kanë qenë në Epir dhe nuk kanë shkuar nga malësia e Arbëisë. është e vërtetë ajo, që në atë kohë, fisniku serb Toma Preluboviq, i cili gjatë sundimit të perandorit serb Dushanit e kishte pushtuar Thesalinë, dhe ushtrinë e kishte të përbërë kryesisht nga arbërit, por ata ishin arbër vendas dhe jo të ardhur nga veriu si që pretëndon Historiografia sllave.

 

Me forcimin e shtetit serb në shek. XII sidomos gjatë sundimit të mbretit Urosh II, kur në shtetin serb mbizotëronte ndikimi bizantin, në Kosovë dhe në viset e dikurshme të Dardanisë filloi ndjekja e popullatës autoktone katolike shqiptare që kishte hy nën sundimin e Serbisë Mesjetare.

 

Konstantin Jireçek , shënon se kufiri midis kishës lindore dhe asaj perëndimore niste diku nga Boka e Kotorrit dhe shkonte drejt Beogradit dhe ky kufi kishtarë e kjo ndasi ishte e pranishme në të gjithë Serbinë Mesjetare.

 

Qëndrimi i shtetit serb ndaj shqiptarëve katolikë shkaktoi pakënaqësi e indinjatë të thellë ndër shqiptarët, kështu që disa krerë shqiptarë ju drejtuan papës Xhovani 22 me një letër me të cilën e informonin për ndjekjet e rrepta të shqiptarëve katolik nga ana e pushtetit që e qeveriste mbreti i Serbisë Uroshi i II. Nga pushteti serb kishte filluar konvertimi me dhunë i arbërve nga katolikë në ortodoksë, si dhe sllavizimi i tyre duke ua ndërruar emrat dhe duke i pagëzuar me dhunë, me emra sllavë.

 

Me këtë rast duhet theksuar se pushteti serb mesjetar bënte përpjekje të veçanta që me anë të kishës dhe të organeve të veta ta ndryshonte antroponiminë dhe toponominë e trojeve arbërore, siç është për shembull rasti me emrat e shumë lokaliteteve, lumenjve dhe maleve. Të gjithë emrave të fiseve shqiptare ose emrave të vendeve u shtohej sufiksi serbosllav viq, dhe ata bëheshin nga Gjini në Gjinoviq, nga Çupi në Cupoviq nga Duraku Durakoviq etj. ose nga Peja Peq, nga Gjakova Gjakovica ose nga Shkupi ,Skoplje etj. Këtë e theksojmë me qëllim që të shihet se sa herët kanë filluar serbët të punojnë për shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe zhdukjen e tyre nga faqeja e dheut. Ata prej atëherë filluan edhe kolonizimin e tokave shqiptare me kolonë serbë që më vonë t’i dalin zot dhe të tentojnë të krijojnë Serbinë e Madhe, me pretendimin se shqiptarët janë të ardhur nga Mati e veriu i Shqipërisë.

 

Një politikë shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve do të përforcohet me ‘Kodin e Car Dushanit të vitit 1349 në të cilin thuhet: "Nëse dikush nuk pranon të konvertohet e të kthehet në besimin e vërtetë, (sllavoortodoks) ai do të dënohet me vdekje ashtu siç parashihet me librat e etërve të shenjtë.

 

Për t’ia arritur qëllimit të caktuar pushtetmbajtësit kishin paraparë edhe dënime të tjera për ata që nuk konvertohen, siç për shembull denim me vdekje, zhigosje me hekur të skuqur në ballë, konfiskimi i pasurisë, shpërngulja nga tokat atrore me dhunë, ndëshkime fizike etj.

 

Konstantin Jireçek përshkruan një rast, ku thotë se me kartën e Deçanit të vitit 1330 parashihej që përveç mbretit dhe kishës, në male, askush nuk mund të kishte "bashtinë" (tokë trashëguese). Nëse paraqitet ndonjë bujar vlleh ose arbër (arbanas) dhe thotë se kullotat në mal kanë qenë bashtinë e tij, ai si dënim duhej t’i japë mbretit 500 krerë dele

 

Këto reprezalje tregojnë se pushteti serb i shpronësonte pronarët arbër vetëm e vetëm që t’i detyronte të ndërronin fenë nga katolike në ortodokse.

 

Arbrit (shqiptarët) që më herët kishin qenë katolikë, dhe tash me dhunë ishin konvertuar ne fenë ortodokse, për shkak të dhunës që bënin serbët ndaj tyre, i urrenin serbet po edhe fene e tyre sllavo-ortodokse, duke e llogaritur si fe serbe.

 

Pushteti serb, me qëllim që ta ndërronte strukturën etnike të popullsisë, përveç konvertimit dhe asimilimit të shqiptarëve, bëri edhe kolonizimin e Dardanisë (Kosoves me gjith Presheve e Mal te Zi) dhe të viseve të Maqedonisë së sotme (Pollog-Pellagoni dhe Poreçit) me elementin serb. Urrejtja që kishin shqiptarët ndaj pushtetit mesjetar serb u shpreh më së miri pas vdekjes së perandorit serb Dushanit më 1355, kur shqiptarët e Thesalisë u ngritën kundër fisnikut të njohur serb Toma Preluboviq, të cilin e vranë dhe menjëherë filluan të krijonin principatat e tyre të pavarura shqiptare si, Skurrajt, Spanët , Dushmanët Dukagjinët, Balshajt, Thopiajt etj.

 

Me gjithë kundërpeshën e këtyre viseve të varfra malore, mund të thuhet se, në vija të përgjithshme, zhvillimi i Arbërisë nën Bizantin, përpara rënies nën Serbinë e Dushanit dhe ardhjes së Osmanëve, eci me ritme të barabarta me ato të vendeve fqinje të trevës qendrore e perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Duke u ndodhur në periferinë e Gadishullit Ballkanik,aty ku i afroheshin më shumë Evropës perëndimore, në kufi me shtetet, rëndësia e të cilëve e kalonte Ballkanin, arbrit njohën një varg pushtimesh, herë më të gjata e herë më të shkurtra, të cilat vetëm në një masë të kufizuar lejuan që ata të zhvillonin një jetë shtetërore të bashkuar e të pavarur, siç e njohën fqinjët e tyre. Në Shqipërinë mesjetare Perandoria Bizantine takohej me shtetet perëndimore të formuara në Itali, me mbretërinë bullgare ose serbe, aty ku ndesheshin gjuhë të ndryshme, kultura e institucione feudale me ngjyrë bizantine ose perëndimore. Pra arbrit bashkëjetonin me mbeturinat e një shoqërie fisesh patriarkale me rrënjë të vjetra. Këtu, edhe në shek. XI, vazhdon të përhapet dhe përforcohet katolicizmi, e rikthehet latinishtja mbi një territor ku kishte zotëruar më herët greqishtja si gjuhë e kulturës dhe e kishës.

 

Një varg faktorësh, edhe pse, vështirësonin zhvillimin unitar politik e kulturor dhe ngritjen e gjuhës popullore në rangun e gjuhës së shkruar, megjithatë nuk qenë këta faktorët vendimtarë që përcaktuan zhvillimin e historisë së shqiptarëve. Nga poshtë vepronin kundër tyre faktorë të brendshëm me karakter etnik dhe ekonomiko-shoqërorë që nuk lejuan të dezintegrohej kjo kombësi, por përkundrazi e bënë të konsolidohej më tej në organizimin e vet shtetëror, të zhvillonte kulturën e vet dhe të dilte në shek. XIV-XV, krahas popujve fqinjë, si faktor me rëndësi edhe në fushën ndërkombëtare e të jepte kontributin e vet në thesarin e përbashkët të kulturës së popujve ballkanikë.

 

Shqiptarët kishin arritur një nivel zhvillimi ekonomik e shoqëror të tillë, nën Bizantin, që e bënte të mundur një përvetësim organik të elementeve të kulturës më të përparuar të kohës duke ia përshtatur rrethanave të vendit, traditës e kërkesave të shoqërisë shqiptare. Kështu në Shqipëri u krijuan vepra të shquara të artit, të cilat krahas tipareve të përbashkëta me ato të vendeve të tjera ballkanike, të Bizantit ose të perëndimit, paraqesin edhe një sërë veçorish dalluese që flasin për një zhvillim të vetin vendas të këtij trashëgimi.

 

Krahas këtij qytetërimi, bartësit e të cilit qenë shtresat e larta të shoqërisë shqiptare, qëndron kultura e shtresave popullore me të drejtën e vet zakonore, me lojën e lirë harmonike të ngjyrave e të formave të aplikuara në objektet e përdorimit të përditshëm e në veshjen e popullit, me letërsinë gojore e mitologjinë e tij të stërlashtë. Ndërsa një palë fisnike shqiptare mburreshin për lidhjet familjare që kishin me perandorët bizantinë, të tjerët vinin në dukje me krenari prejardhjen e tyre dhe të shqiptarëve në përgjithësi nga fiset e lashta të epirotëve. Shqiptarë qenë edhe ata malësorë krenarë, të njohur tek fqinjët e tyre si "Gente sempre ribellante" të cilët bënë të njohur atje tirqit e fustanellën, veshjen e tyre karakteristike, si dhe konceptin e "Besës", veçori dalluese e tyre, shqiptarë edhe ato tregtarë e lundërtarë të shkathët, që rrihnin Mesdheut deri në Egjipt, Siri, si edhe ata artizanë të talentuar, ose njerëz të shkolluar e priftërinj të çmuar si magjistër e kancelarë, oratorë nëpër qytetet e bregdetit dalmatin. Kështu shqiptarët mesjetarë na paraqiten me një ambient shoqëror e kulturor të larmishëm që pasuron kuadrin e kulturës mesjetare ballkanike me veçoritë e kontradiktat.

 

Shqiptarët mesjetarë që ndodheshin prej shekujsh nën sundimin bizantin, qysh nga shek. XI shpërthyen në një varg kryengritjesh, si edhe popullsitë e tjera të Ballkanit, të shtyrë prej të njëjtave arsye: Rëndimit të shtypjes e shfrytëzimit ekonomik e shoqëror.

 

Bujarët arbëresh, duke filluar nga fundi i shek. XII filluan të pretendonin për vete pushtetin mbi vendin ku kishin zotërimet e tyre, pa e ndarë me klasën sunduese bizantine. Kështu lindi, si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm të vendit, i pari shtet feudal arbëresh "Arbëria", në kuadër të të cilit shteti shqiptar mesjetar bënte pjesë edhe Kërçova e Zajazi me rrethinë, ku rrethanat historike nuk i lejuan shtetit shqiptar të konsolidohej, fuqizohej dhe të dilte nga prangat bizantine e më vonë ata Serbisë së Dushanit.

 

Tendenca objektive për formimin e një shteti feudal të bashkuar, tendencë që shfaqej në konfliktet midis principatave shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XIV, u zhvillua në periudhën kur sikundër gjithë Gadishullit Ballkanik, ashtu edhe kundër Shqipërisë, u drejtuan osmanët dhe nga ana tjetër, duke përfituar nga ato u aktivizua politika e Venedikut kundër bregdetit lindor të Adriatikut. Qenë këto faktorë, që ndikuan në mënyrë negative mbi gjithë zhvillimin historik të shqiptarëve në fund të shek. XIV dhe fillimi i shek. XV, kur për popullin shqiptar filloi një nga periudhat më të lavdishme të historisë së tij. Me gjithë vështirësitë që krijonin ndarjet fetare, krahinore e politike, karakteristike për periudhën feudale, populli shqiptar hyri në këtë periudhë aq të vështirë të historisë së tij, i konsoliduar tashmë si një komb i përcaktuar mirë, me një ndërgjegje pak a shumë të qartë për rrugën e vet të veçantë si një unitet më vete i formuar historikisht në bazë të origjinës, gjuhës,fesë e formimit shpirtëror e kulturor të përbashkët. Qe pikërisht, kjo pjekuri e rritur në gjithë zhvillimin e vet ekonomik-shoqërorë e politiko- kulturorë, që e vuri popullin shqiptar në gjendje t’i bëjë ballë asimilimit nga turqit, ashtu siç i bëri ballë asimilimit romak, bizantin e serb.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora