E premte, 02.05.2025, 09:45 AM (GMT+1)

Speciale

Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës (III)

E hene, 28.06.2010, 09:58 PM


Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës

 

Nga Ali Sh. Berisha

 

Sipas Ramadan Islamit, më 19.04.1999 Mehmet Faik Islami (63) nga Gllamniku e drejtonte traktorin nëpër luginën e Grashticës, ndërsa në rimorkio kishte familjen. Rreth orës 16,30 ndalohet nga paramilitarët të cilët i kërkojnë para. Pas dyqind metrash sërish kërkohen para ose koka nga Mehmeti. Fëmijës së tij 12 vjeçar i thonë se do t’ia brisnin babain nëse nuk paguan shumën e kërkuar (nuk dihet sa). Hehmetin e fusin në oborrin e shtëpisë së Hamdi B. Krasniqit, pas dyqanit të zbrazët dhe e pushkatojnë. Traktori  mbetet pa shofer, ndërsa paramilitarët urdhërojnë një tërnavas të voziste traktorin e Hehmetit. Gjendet i varrosur në varret e Krasniqve të Llukarit. Nga atje u zhvarros dhe u rivarros në varrezat familjare në Gllamnik.

Sipas Ismet Podvoricës, pas largimit nga Dumoshi nën presion e forcave serbe dhe Koliqit me familje i afrohet më dt. 19.04.1999 në orën 15.05 shtëpisë së Hamdi Bali Krasniqit. Aty sikur t’ia kishte zgjatur dikush gishtin Fehat Ismet Podvoricës e ndalën militarët e paramilitarët, e futën në shtëpi të Hamdi B. Krasniqit. Pas gjysmë ore u dëgjua një rafal automatiku. Ne na urdhëruan të lëvizim në drejtim të Prishtinës në orën 16.10 minuta. Fehati u gjet i varrosur brenda varreve të Krasniqve të Llukarit . U rivarros më 20 qershor 1999 në varrezat familjare në Dumosh.

Sipas Bedri Ramadanit “më 21 mars fshati Kaqybeg i Podujevës u granatua nga aeroporti sportiv i Dumoshit. Gjatë tërheqjes së popullatës së Kaqybegut në Dyz u vranë Islami (65), Fetia (23) e u plagosën disa fëmijë. Më 18. prill 1999 u granatua Dyzi dhe Koliqi dhe nga armët serbe u vranë 76 njerëz. Më 19.04. 1999 kah ora 14 familja e Rrustem Ramadanit e inkuadruar në kolonë u ndalua në Grashticë  nga krimineli Zoran, i njohur në Llap si komandant i policisë në Lluzhan. Pasuan plaçkitjet, vrasjet, dhunimet dhe torturat psikike e fizike. Ishim traktori i pestë apo i gjashtë në fillim të kolonës dhe në të gjendeshin; Unë Rrustemi, Nuria, Bedriu, Hilmiu, Avniu dhe Adile Ramadani, Qazim, Nazmie, Naser, Fatmire dhe vogëlushja gjashtë muajshe Arditë Podvorica. Na kërcënonin me vrasje e prerje po s’u dham para... Me të kryer plaçkitjet u vendosën në shtëpinë e Hamdi Bali Krasniqit ku hëngrën, pinë raki, s’lanë pa përdorur edhe drogë që e merrnin me injeksione dhe gjithë këtë shihnim me sytë tanë. Ata lëshonin pantollat, ua kthenin bythtë popullatës, pastaj  pëshurrnin drejt tyre duke thënë:  “për shqiptarët është ky...” Meqë përfunduan me aktrim, iu sulën popullatës duke kërkuar sërish para por edhe duke ndarë djemë të rinj të cilët i dërgonin në drejtim të përroit  nën shtëpinë e Hamdi B. Krasniqit ku i pushkatonin. U sulën mbi mua dhe Avniun... U dhamë metelikët e fundit, pastaj urdhëruan Avniun të zbriste nga traktori. E qitën para tytyve të automatikëve dhe e nisën drejt përroit. Me të arritur atje u dëgjuan krisma automatikësh. Më sulmuan edhe mua, por për habi nuk më kapi asnjë plumb. Një paramilitar i gjatë, syverdhë, me uniformë të gjelbër që më vrau vëllain erdhi rishtazi te unë: “Renin e ke ti tash. Vëllai yt ishte shumë kokëfortë”. Nga afërsia më qëlloi me kondak dhe vazhdoi tek traktorët e tjerë. E mori një vozitës, atë para traktorit tim. I urdhëroi të nxirrte naftën nga traktori dhe t’ua jipte. Ky traktorist erdhi tek unë për të kërkuar një kanistër. E njoha. Ishte Mehmet Faik Islami nga Gllamniku, 40 vjeçar. Dua dërgoi naftën, por s’u kthye më. E pushkatuan në përrua aty ku e pushkatuan vëllain tim Avniun”. Kufoma e Avni Rr. Ramadanit u gjet brenda varreve të Krasniqëve të Llukarit  më 17.07.1999, ndërsa u rivarros më 18.07.1999 në varrezat familjare në fshatin Kaqybeg.   

Sipas deklaratës së Riza Hysenit më 4.04.1999 ushria serbe i kishte ndjekur nga shtëpitë në Batllavë.”Mora rrugën e Koliqit maleve me 12 anëtartë të familjes. Deri në Koliq na përcollën të shtënat e armëve, pra edhe nga “Praga”. Te Ramajt mes lisash bëmë një tend prej plasmasi. Aty qëndruam deri më 18.04.1999. Forcat serbe ndërmorën ofensivë të gjerë edhe në Koliq fillimisht me granatime. Një predhë granate ra afër nesh dhe më plagosi mua nën gju të këmbës së majt pastaj nga ijet e deri në krah. Aty u plagosën edhe bashkëshortja ime Mehreme Hyseni, Djali Agroni dhe vajza Mirvete Hyseni. Muharrem R. Hyseni dhe Agron Hyseni, pra djemtë na ndihmuan të vendosemi në rimorkion e traktorit të mbuluar me plasmas. Më datën 19.04.1999 na ndalën ushtarët e paramilitarët serbë në Grashticë. Ma morën djalin Muharremin, ndërsa ne mbetëm ë gjithë në rimorkio nën plasmas.  U shtrimë si të vdekur dhe qëndruam në heshtje deri të nesërmen, pra më 20.04.1999. Më 20.04. mezi arritëm në Prishtinë në Drenicën I ku për ne u kujdesën ekipi i mjekëve në krye me  Shaqir Ukën dhe Vehbi Aliun. Kufoma e Muharremit u gjet më 17 korrik 1999 në varrezat e Krasniqve të Llukarit. Nga këtu është bartur dhe varrosur në varret familjare në Batllavë.

Nezir Rrustem Sejdiu nga Koliqi, lagjja e Perajve, deklaron: “E kisha tërë familjen 15 anëtarëshe në traktor. Më 18 prill u desh të largohemi nga shtëpia dhe t’ia mësyenim Prishtinës, sepse militarët dhe paramilitarët serbë ia behën edhe në lagjen time. Natën e 18-19 prillit e kaluam në Stallovë... Diku kah ora 15,30  minuta të datës 19.04.1999 arritëm në lagjen e Balajve të Grashticës, nën shtëpi të Rexhep Balisë, vizavi me sharrën mbi rrugë, mbi Gurin e Balajve. Na ndali ajo farë ushtrie. Një ushtri të tillë nuk kam parë kurrë. Disa nga ata kishin vënë shamia në kokë, disa  kishin vënë shirit apo shami në dorë, në krah. Kolona ishte e gjatë prej Mullinti të Isufit e deri te Kopranët e Grashticës” Shefqet Hasimi që ishte në traktor të tij thotë: “Paramilitarët na kërkuan para, marka. Neziri ishte i ulur në kabinë të trakrorit me djalin Avniun 24 vjeçar. Paramilitari më mori 600 DM”. Neziri vazhdon: “E zbritën Avni Sejdiun nga traktori dhe e shpurën bri përroit dhe zbrazën një karikator në të. Na nisën teposhtë. Djalin tjetërNexhmedin Sejdiun që ishte ulur në një qerre të lidhur për rimorkio të trakorit e zbritën. E kapi për gjoksi paramilitari dhe e afroi buzë përrockës dhe e qëlli tri her më automatik. Një paramilitar me thikë në formë sharre hip në pjesën e prapme të rimorkios... dhe i kërcënohet nuses Ilmijes, bijë e Pajazit Oranës nga Grashtica: “Marke ili...”Nusja Ilmija që e kishim marrë të dielën, pra më 18.04.1999 qëllohet me thikë në krah dhe në këmbë mbi gju. Po kështu edhe vajza e Nezirit, Elvira.” Paramilitarët urdhërojnë njerëzit të largoheshin këmbë. Kështu një pjesë kthehet në Koliq e pjesa tjeër vazhdon për në Prishtinë. Rabije Sejdiu, plakë 70 vjeçe mbetet në traktor sepse ishte e palëvizshme.   I pyetur Neziri se a reagoi me rastin e marrjes dhe vrasjes së dy djemëve të tij, thotë: “Nuk m’u ka dhanë za me nxjerr.Nuk di çka u ba, po as dora nuk më shkoi kah njani apo tjetri. E di se zemra më qahej”.

Nexhmedin Sejdiu u gjet në varrin masiv brenda varrezave të Krasniqve të Llukarit, Avniu te Guri i Keq në Ugria si dhe Raba që ishte e goditur me plumba automatikësh. Që të tri kufomat u bartën dhe u varrosën në varrezat familjare në lagjen Peraj të Koliqit.

Zahide Gubetini deklaron: “Më 20 prill 1999 në orën 9,30 arritëm në Grashticë. Paramilitarët me një “Gof 3” me ngjyrë të gjelbërt, një “Golf 2”me ngjyrë të kuqe, me një autobus, një veturë “Jet” me ngjyrë të bardhë dhe me pizgauerë  kishin zënë rrugën. Të rinjët që i ndanin nga kolona, pasi u merrnin para dhe ua grisnin dokumentat, i fusnin në shtëpi të Hamdi Bali Krasniqit prej ku deri te ne arrinin përnjëherë zëra lemeritës dhe kakaritje automatikësh. Aty kanë ndarë edhe femra, më të rejat dhe më të bukurat. Zërat e tyre lemeritës të ngjethnin trupin. Kolona u ndal edhe traktori në të cilin gjendeshim ne dhe të cilin e voziste Imer Berisha,. Bashkëshorti im Idriz Gubetini shkoi të shihte shkakun e ndaljes. Më nuk e pashë. Kemi dëgjuar vetëm krismat e automatikut përpara në kolonë. Me të arritur me traktor afër vendit ku ishin dëgjuar qitjet, kemi parë se si dy njerëz i largonin nga rruga të vrarët duke i kapur për një këmbe e një dore dhe duke i hedhur në përrua. Më tutje kam parë të rreshtuar nga katër me duar të lidhura pas kokës të cilët i qëllonin me rafale automatikësh e pastaj i godsnin me revole në kokë.” Nga aty e deri në lagjen Berisha të Llukarit nuk na kanë ngucur.  Aty, Fun Lugut të Jazit, te Ara e Velisë, na kanë ndalë. Na kërcëonin se do të na vrisnin e prisnin duke shkrehur rafale mbi kokat tona. Na urdhëruan të kthehemi kah kishim ardhur. Nëpër kolonën e pafundme qarkullonin “Niva” me targa të Leskofcit, Beogradit, tre xhipa të tipit “Mitcibushi” me targa të Nishit dhe një mercedes i zi. U përfol se aty kaloi Mlladiqi e Arkani. Gjatë qëndrimit aty të kolonës ka kaluar një traktor me kanata mbi ato të rimorkios mbushur me magjup.  Diku kah ora 15.00 i njejti traktor  u kthye  i mbushur përplot me kufoma. Paramilitarët që rrethonin traktorin ishin me maska e pa maska. Njëri nga ata ishte Sinisha Nemenc nga Graçanica që e voziste traktorin me të vrarët. Me të ishte edhe një paramilitar i ri nga Hajvalia të cilin dajët e mi nga Gërbeshi me banim në Hajvali e njohën. Në stivën e kufomave fëmijët e kishin dalluar kufomën e babait të tyre dhe thirrën: “Nanë, nanë, baba i vramë në traktor”. Te Ara e Velisë na kanë mbajtur derisa i kanë varrosur ato kufoma në Varret e Krasniqve të Llukarit, pastaj na lejuan të vazhdojmë rrugën.” Më 17.09.1999 trupi i Idriz Gubetinit u gjet në varret e Krasniqve të Llukarit. Ky u rivarros në varrezat e qytetit.

Më 18.04.1999 Rizah Hyseni R. Hyseni nga Batllava në Koli plagoset nga serbët. Ai më 19.04.1999 i plagosur dhe me familje kalon i bashkohet kolonës në Grashticë. I biri i tij Muharrem R. Hyseni (1977) nën guri të Balajve vritet nga paramilitarët. Kufoma e Muharremit u gjet në varrin masiv brenda varreve të vjetra të vjetra të Krasniqve në Llukar. Nga aty pas luftës u zhvarros dhe u rivarros në varrezat familjare në Batllavë.

Bastri Behram Gashi deklaron: “Pasi më ndanë nga baba, mua dhe shumë të tjerë me automatikë na drejtuan kah përroi. Aty kam parë kufoma, po nuk di se sa ishin, sepse nuk e kisha mendjen aty. Më kanë ulur në gjunjë me duar të lidhura pas kokës e me fytyrë kah mali i Obzovikut. E kam ndjerë tytën e ftohtë tek bishti i syrit kah mollza e djathtë dhe një shurdhërim të veshëve. Kam rënë e për së rati kam ndjerë edhe një goditje me shqelm në nofull. Besoni, plumbi që më përshkoi nuk më shkaktoi dhembje aq sa ai shqelm që ma theu nofullën. Më s’me kujtohet gjë. U përmenda pas ca pikave të shiut që ranë mbi fytyrën time, ndërsa mbi trupin tim kishin rënë tri kufoma. Ndjeva se në trup nuk kisha plagë,.Ngadalë kam larguar kufomat dhe rrëshanë kamë rënë deeri te lumi, pastaj jam ngjitur rrjedhës së tij e pastaj iu kam qepur Malit të Obzovikut.” Basri Behram Gashi me të arritur në Kolovicë hasë në serbët e fshatit që tashmë ishin kthyer në paramilitarë e militarë. Ata duke menduar se është romë, se ishte plagosur nga UÇK, e thërrasin ndihmën e shpejtë. Basriu përfundon në spital. Ky shpjegon se si policët brenda në spital si dhe personeli mjekësor rrihnin pa mëshirë të plagosurit dhe të sëmurët shqiptarë. I frikësuar ikë nga spitali. I bashkohet familjes në lagjen e Qershijave të Prishtinës. Më 24 maj 1999 arrinë të depërtojë në Maqedoni dhe prej aty shkon dhe shërohet në SHBA.

Më 20.04.1999 Mehmet I. Gashi (1965) nga lagjja Bekaj e Busisë është vrarë në Ugria të Grashticës. Ëshë diagnostifikuar me: gunshot ëound to chest.

Përveç zhvendosjes nga malet për të shpëtuar nga masakrat në Prishtinë, kishte edhe të atillë që ndjeheshin më të sigurtë që sërish t’i kishin mbrojtje malet. Sipas deklaratës së Nezir Krasniqit nga Grashtica ai me familjen e tij Bukurien, Shqipen, Latifin, me orllanasit dajë Beqir Jakupin nga Orllani që kishte 9 anëtarë të familjes e Izet Hysenin me gruan nga Bellopoja, gjthësej 15 veta qëndruan në shtëpi, ndërsa pjesën tjetër të familjes që në mëngjesin e datës 22.04.1999 i kishte përcjellë për në Prishtinë. Rreth orës 18,15 minuta të datës 22.04.1999 Nezir Krasniqi me fëmijët dhe mysafirët kishin parë kur paramilitarët serbë të shoqëruar me policë dogjën shtëpitë e lagjes Stullqak të Mramuerit dhe lagjen e Rrustemajve të Ugrijave. “Pas kësaj mësyen lagjen tonë. I shihnim pënkundruall veprimet e tyre, andaj me fëmijët e mysafirët u ngjitëm në mal, mbi shtëpia në Lugun e Dhisë. Aty kemi qëndruar një orë derisa paramilitarët e policët dogjën lagjen tonë. Pamë se një qëndrim  të mëtutjeshëm ose eventualisht një kthim në shtëpi ishte i pamundur. Vendosëm të shkojmë për në Orllan, në shtëpi të dajës Beqir. Nisi të errej e ne kaluam Rogat e Sanës, Livadhin e Konakut, e kemi këputur Qafën dhe kemi hyrë në arat e Beqës të Isufit dhe kemi zbritur në gjysmë të Lugut të Prishtinës. Jemi ngjitur nja 50 m. Asfaltit dhe jemi orientuar kah Spahiajt e Keqekollës. Në rrugën që qonte për në lagjen Spahiaj daja më pyeti për orën. Dikush u përgjegj se ishte 21.50  minuta.  Vazhduam atë rrugë edhe për 10 metra  kur kanë krisë armët. Mora një plumb në kukë. Jam shtri për dhe. Izet Bellopojës, me të cilin isha më pas grupit për nja 20 m. I tregova se më kishin qëlluar. Ai shpejt u fut në pyll dhe iku. Kam folë serbisht “Ja sam ranjen, mogu da dogjem” (Jam i plagosur, mund të vij). Më është përgjegjur njëri: “Mozes!” (Mundesh). Posa jam ngritur në këmbë kanë qëlluar sërish. Jam tërhequr nëpër pyll kah Lugu i Prishtinës. Bukuria me dy qikat e dajës Zanën dhe Lulzimen mbetën gjallë. Bukuria e plagosur si edhe ato të dyjat janë larguar nga vendi dhe janë fshehur pas një lisi.  Në vendin e vrasjes kanë mbetur daja Beqir, Fatmir Jakupi, Faton Jakupi, Musa Jakupi, Arian Jakupi, Hazbije Jakupi, Fikrije Jakupi, femijët e mi: Latif Krasniqi, Shqipe Krasniqi dhe gruaja e Izet Hysenit Ilmije Hyseni. Fatmiri dhe Hazbija kishin mbetur gjallë, bile Fatmiri plagën në gju e kishte pas lidhur, mirëpo kishte vdekur më vonë. Unë, i plagosur në ikje e sipër kam dalë te Cërvadikët dhe atje kam qëndruar një natë e një ditë në një shkurrajë tërësisht në shi dhe zjarrmi. Pastaj kam mësyer dhe kam arritur në tendën prej plasmasi të Xheladin Krasniqit më 24.04.1999. Më futën brenda ca djem, më thanë rrobat dhe më shtruan të fle. Pasi pushova mirë Bahtir Sopjani më dërgoi në vendqëndrimin e bashkëfshatarëve që ishin në bashkëpunim me UÇK-në, në shtëpinë e Ahmet Shillovës. Aty gjeta: Sokol Krasniqin, Avdush Krasniqin, Izet Hysenin (mikun që kishte shpëtuar), Banushin dhe Mexhidin (djemë të Çerkinit) dhe tre djemë nga Prishtina: Nazin, Remin dhe një dajë të tyre nga Dabisheci.Aty qëndrova 10 ditë bashkë me ta dhe në ushqim të tyre. Pas dhjetë ditësh më dërguan në Zllashë ku ndihmën e parë ma dha Qerim Kida, student  mjekësisë, i cili për ambulancë shfrytëzonte një rrënojë të shtëpisë së Hazir Cubit. Ai më dha një injeksion, m’i pastroi plagët, m’i lidhi, më përgatiti dy shkopinjë për mbajtje dhe më tha që të lajmërohesha pas dy ditësh.

Por ç’ndodhte tek Spahiajt e Keqekollës!? Ushtarët serbë kishin angazhuar “Çistoçen” të cilët e bëjnë varrimin e mashkujve brenda varrezave të Spahiajve, ndërsa femrat i varrosin në një përrua, larg varreve, midis malit për t’ua humbur gjërmët më 23.04.1999. Zhvarrimi i Latifit u bë veçmas më 28.05.1999, ndërsa i Shqipes dhe të tjerëve më 15.07.1999. Latif Krasniqin dhe Shqipe Krasniqin i varrosëm në varret familjare të lagjes Ugria të Grashticës. Latifin e kisha të vetmin djalë në familje.” Trupi i Latif N. Krasniqit u diagnostifikua me Gunshot ëound to the chest and neck dhe i Shqipe N. Krasniqit me gunshot ëound to the chest. U rivarrosën në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.

Më 22.04.1999, Ukshin Gashi dhe Shaip Gashi duke pasur brengën për familjen se s’kishin ushqime në Prishtinë, vendosin që tu dërgojnë gjëra ushqimore me traktor. Në orën 13.00 te Mullini i Isufit, para dyerve të Hamdi Bali Grashticës bien në duart eparamilitarëve serbë. Pasi ua marrin të hollat që kishin e lirojnë Ukshinin që të voziste traktorin, ndërsa Shaipin e ndalin për pak dhe e rrahin deri në alivani, pastaj i urdhërojnë të zë traktorin me vrap. Kështu bëhet, por sërish një grup tjetër paramilitarësh i ndalin tek shtëpia e Hasan Bali Grashticës të armatosur me automatikë dhe thika. Ukshinin e zbresin nga traktori duke i thënë “A, plak, ku është ushtria jote? Ku i ke djemtë, në UÇK-a?” Siç tregon Shaipi, në prezencën e tij e rrahin dhe e masakrojnë duke e goditur kryesisht në kokë dhe duke i thënë edhe vetë Shqipit: “Ti shikoje vëllain, më nuk ke vëlla. Ti shko tash! I lirë je tashmë. Merre traktorin dhe ec për në Prishtinë!”  Shaipi do ta marrë vëllain e vrarë, por serbët sërish i kërcënohen “Tash dimë ne ç’bëjmë me të, ti humb!”. Shaipi me traktor ikë deri në kthesen e parë, pastaj nga frika se do ta ndjekin pas dhe do ta vrisnin si vëllain e tij e lë traktorin dhe me vrap futet në malin e Obzovikut dhe del në Butoc.  Atje shtijnë paramilitarët në të, mirëpo shpëton. Me të arritur në prishtinë  tregoi sse çfarë kishte ndodhur. Më 30.04.1999, në orën 20.00 Fazli Gashi, Shaip Gashi,Sokol Krasniqi, Avdush Krasniqi, Mexhid Krasniqi dhe tre djemë të rinj, kushëri të Mexhidit nga Ugria e Grashticës depërtojnë deri te kufoma, e marrin dhe e dërgojnë në Mramuer. Më 01.05.1999 në orën 7.00 varroset në varrezat familjare. Është diagnostifikuar me: Gunshot ëound to neck.

Gani Sekiraça rrëfen: “Më 15.04.1999 serbët e dogjën Herticën, ndërsa në Turiqicë gjendeshin rreth 70.000 banorë të përndjekur. I kam parë duke u larguar nga Hertica të ndjekur nga granatimet serbe. Nja 20 minuta pa lënë fshatin Bllatë filloi të digjej edhe Metergoci dhe pamë si i doli flaka shtëpisë se Zejnullah Fejzullahit. Ishte ora 16.oo Me këtë popullatë u tërhohqëm dhe arritëm në Ballaban në një livadh të të cilit e kaluam natën se një kamion defekt e kishte zënë rrugën.  Pritnën mbi 200 traktorë të ngarkuar përplot me njerëz derisa e larguan disa ushtarë të UÇK dhe u vunë në lëvizje. Prej aty u vendosëm në Stallovë të Koliqit. Më datën 19.04.1999 branatat binin në shkollën e Koliqit dhe përreth. Pasoi një natë e tmerrshme. Në Koliq kishte përplot zjarre. Dukej sikur yjet e qiellit kishin zbritur vetëm në Koliq.  S’dinim çfarë na priste në Grashticë, por shpejt u ballafaquam me realitetin, me ferrin. Një grup ushtarakësh plaçkiste, një tjetër vriste. Aty pashë kur njërin që ishte i hipur në rimorkio u qëllua dhe atij i mbeti dora jashtë kanatës së traktorit nga e cila piktë gjak. E njoha mirë një maxhup që kishte shtëpinë mbi Xhami të Llapit (emrin nuk ia di, por po e pashë në fytyrë mund ta identifikojë) i cili kishte hipur në traktor, ndërsa dy të tjerë ia hudhnin kufomat. Ai i ndreqte dhe këndonte: “ko to kaze, ko to laze da je Serbija mala”. Bashkimi, fqinji im më tha me të vogël: “A po e njeh qata?” Ia ktheva ngadalë: “Por, por banu s’e nuk po e njeh, sepse po bani e diti që e njohe do të likuidojë”.

Deklaratë e Ismail Babiqit. “Na përzurën nga shtëpia në rrugën e “Kasollave” dhe u vendosëm në Marec. Prej atje përsëri pasoi zhvendosja në drejtim të Prishtinës nga sulmet serbe. Në Ugria më datën 20.04.1999 hymë në kolonë, e cila vazhdonte grupe-grupe. Grupi im përbëhej prej 24 vetash, ndërsa te Guri i Keq na ndalën. Na pyetën se ku shkonim. U thamë se po ktheheshim në shtëpitë tona, në Prishtinë. “Pare!” kanë piskatur. Kërkonin 1000 DM, 1500 DM. U thash që s’kisha para. Thanë: “S’ke para, s’mund të shkosh në Prishtinë”. U thashë: “Ani, nuk po shkoj, shnosh qofshim”. Fëmijët piskatën meqë donin të na vrisnin. Kudo shiheshin traktorë të lënë, të djegur, rroba të hedhura rrugë e mbi rrugë e nën rrugë, ushqime e gjëra të ndryshme. Na mbajtën një kohë. Kam parë të mbytur. Në mesin e tyre e njoha një nga Podujeva me emrin Hyzri se e kishim dhëndër. Shaip Babiqin e nxorën nga kolona. Kërkuan para për të, por meqë unë s’pata e morën. Na urdhëruan të ecnim. Pas 10 minutash që i bëmë rrugë dëgjuam rafale armësh. Shehidja, vajza që ishte më pas e trembur piskati se do ta vrisnin edhe atë dhe të gjithëve. Na ndalën te shtëpia e Hamdi B. Krasniqit mbi Mulli të Isufit. Aty kemi dëgjuar britmën e njerëzve që vinte nga shtëpia. Këtu i ndanin njerëzit nga gratë. Gratë i fusnin në shtëpinë e Hamdi B. Krasniqit përtej përrockës në drejtim të Ugrijave, ndërsa burrat aty bri rrugës.  Neve që mbetëm na urdhëruan të ecnim.  S’vonoi erdhi një traktor me punëtorë të Çistoqës. Aty i kam njoftë dy shokë të punës, magjup, që kishin jelekë të punës me ngjyrë të verdhë. Në Makoc na tejkaloi traktori me plot kufoma....” Pas dhjetë ditësh djelmoshat e Grashticës Shaip Il. Babiqin (1980) nga Dabisheci e gjejnë të vrarë bri përroskës dhe e varrosin te Guri i Keq. Pas hyrjes së NATO-s u bë zhvarrimi i Shaip Babiqit dhe rivarrimi në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit. Është diagnostifikuar me: Gunshot ëounds to chest.

Sipas deklaratës së Bedrije Prestreshit nga Podujeva atë dhe bashkëshortin e saj Hyzdriun me fëmijët dhe shumë familje të tjera detyrohen të largohen për në Prishtinë. Me të qetësuar paksa situata në Podujëve u kthyen atje. Por, nuk vonoi dhe u desh sërish të kthehen në Prishtinë. Më 30.03.1999 nën trysninë e ushtrisë e policisë serbe u desh të largohen për në Keqekollë  e prej aty në Zllash ku qëndruan tri javë. Më 18. prill 1999 tek qëndronin të strehuar në mal u qëlluan nga një granatë serbe dhe nënë Hafija plagoset në anën e djathtë të gjoksit. “Kemi qëndruar 3 ditë  kështu në male të Zllashit që më 21 prill 1999 të zbresim në Grashticë dhe të futemi në kolonën që nmronte rreth 5000 njerëz. Forcat serbe na ndalën dhe të rinjtë filluan t’i ndaninga kolona dhe t’i pushkatonin. Mali ushtonte nga krismat, ndërsa nëna, gra, fëmijë, motra qanin e vajtonin. Bashkëshorti im Hyzdri H. Prestreshi (1956) mbante në kraharor djalin Agronitin 8 muajsh. Paramilitarët i piskatë ta lëshonte djalin nga duart, por Hyzdriu vazhdonte ta mbante. Ata i urdhëruan në serbisht dhe shqip që djalin t’ia jepte nënës së vet, pra mua, Bedrijes. Ma lëshoi djalin në duar. I lypën marka, e rrahën me shkelma, e mbështetën për gardhi dhe e pushkatuan. Ne të tjerët u desh të vazhdojmë rrugën duke i lënë të vrarët në Grashticë.

Hyzdri H. Prestreshi u gjet i varrosur në varret e Hoxhajve. Trupi i tij u bart në varrezat familjare në Podujevë dhe u varros.

Sipas deklaratës së Hajrullah Veliut  më 27.11.2000 më 3 mars 1999 kishin shkuar në Viti të Marecit dhe për një muaj kishin qëndruar aty. Me të sulmuar Mareci nga ushtria serbe ata largohen për në Bullaj, ndërsa më 19.04.1999  futen në Përroin e Zi. Me familjen Veliu ishte një familje nga Sfirca, i biri i Idriz Vitisë, Shaip Dabisheci, mulla Smajli nga Prapashtica. Disa djem alarmojnë që të rinjtë të largoheshin se po vinin shkjetë. Djemtë u shpërndanë nëpër mal si dhe Mulla Ismajli i Haxhijajve të Prapashticës, “ndërsa ne u vonuam të niseshim.  Ecëm tërë ditën e 20.04.1999 dhe arritëm vonë në Ugria të Grashticës. Natën e kaluam në mes të rrugës duke ndezur zjarre sepse ishte ftohtë e binte borë e shi bashkë. U thashë shumë  të rinjëve që ngroheshin pranë zjarrit: “Ma mirë do të ishte të mësyeni maleve për në Prishtinë se rrugës!” U bë ditë dhe jemi nisur. Edhe djemtë e ri me ne. Kemi arritur te Guri i Keq. Shkjetë kishin maskuar fytyrat dhe iu dukeshin vetëm sytë dhe mjekrat. Thonë: 1000 DM për kamion, 500 DM për traktorë. E kuptuam këtë si lehtësi, prandaj nxora 500 DM dhe ia dhashë njërit. Kemi vazhduar dhe jemi zatetur në grupin e dytë të ushtarakëve dhe paramilitarëve. Na ndalën. Aty nxorën nga kolona Afrim Ismail Veliun, Fidan Ismajlin 17 vjeç dhe ua futën automatin në fyt. Mu drejtuan: “A po i qet 500DM a e vrava?” Ishte fjala për Fidanin. I kisha në xhep 2000 DM. Përpiqesha t’i ndaja dhe derisa e bëja këtë më qëllonte në kokë me tytë të automatikut. Gjaku më shkonte nga koka rrëke nëpër duar e më pikte në tokë. Familja në traktor u tmerrua. Jetullah H. Veliu, djali, me gjasë zbriti të ndërmjetësojë a të më ndihmojë, por një gjakatar tjetër  ia preu rrugën dhe e qëlloi me automatik 6 herë, por nuk u rrëzua. E shtyu paramilitari deri në skaj të rrugës duke bërtitur: “Ovaj je pravi OVK” (Ky është tamam UÇK) dhe e ka qëlluar. Binin plumbat në trupin e tij si në një thes. Afrim Veliu dhe Fidan Ismaili u larguan dhe u futën në kolonën e këmbësorëve. Aty i kam parë tri fytyra të tre personave të vrarë të prera si lakrë, ua kishin çky fytyrat aq sa dora mund të futej në ato të çara. Këto tri kufoma të të rinjëve i kishin vendosur aty për të trishtuar popullatën dhe për t’i shtyrë të japin paratë e kërkuara. E kam parë njërin në traktor tek qëllohej nga një paramilitar me thikë në dorë, pastaj në këmbë e pastaj në gjoks vazhdimisht duke i kërkuar para. Traktoristi piskatëte nga dhimbja e thoshte: “Aman, nuk kam pare”. Sa herë e therte shkau, traktoristi piskatëte “ Aooooo!”

Jetullah Veliu (1951) i lindur në Zajçec të Kamenicës, me banim në Prishtinë u gjet në varret e Hamzajve. Është diagnostifikuar me Gunshot ëound to chest and pelvis. Është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.

Deklaratë e Elmaz Jonuzit nga Prishtina.- “Te Mullini i Isufit na ndalën paramilitarët. Së pari më kanë ulur mua afër gardhit të shtëpisë së Hamdi Bali Krasniqit, mastaj Mentorin, të tretin një të panjohur dhe të katërtin të cilin posa e ulën e vranë. Paramilitari që vrau të katërtin na urdhëroi t’i shtrinim duart. Tha: “Ju jeni policia ushtarake e UÇK”. Iu drejtua veçantë Mentor Leposhticës (1976) të lindur në Marec që ishte i veshur me rroba të zeza. Ka filluar të na godasë me kondak të pushkës në kokë. Pas goditjeve me kondak, Ashtu siç ishte i ulur në gjunjë Mentori është goditur në kokë me 4 plumba e pastaj është qëlluar nga një tjetër po ashtu me 4 plumba pas shpine. Po kështu pasi e kontrolluan në xhepa personin e tretë e vranë disa ushtarak pa maska, ndërsa mua më urdhëruan ta vendosja në anën tjetër të rrugës në një breg afër gardhit që ta shohë tërë kolona, sigurisht për t’iu futur frikë njerëzve dhe për t’i plaçkitur. Pas tre muajsh u gjet në varrin masiv në Hoxhaj të Makocit. Është diagnostifikuar nga patologët me: Missile injuryes to head, chest, pelvis and left leg. Është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.

Plaka Zyle Musa, e lindur në vitin 1925, nga Sibovci i Podujevës, sipas dëshmitarëve, është gjetur e vrarë, por edhe e masakruar, në shtëpinë e Balisë, në Grashticë. Për këtë është dëshmitar vet Rexhep Balia me dy djemtë e tij.
Plakën Zyle e gjejnë me brekë të lëshuara deri në gjunj dhe me veshjen e sipërme deri mbi gjinj, kurse në organet gjenitale kishte prerje me thikë në formë kryqi. Ajo pas përdhunimit ishte goditur me plumba. Ajo është varrosur në shtëpinë e Sadrisë, kurse më 18.09.1999, të afërmit e saj e zhvarrosën dhe e rrivarosën në varret familjare.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës (II) Fritz Radovani: Kur ideali triumfon mbi jetën...! Luan Rama: Skënderbeu dhe “Duka i Madh” i Përëndimit Pilo Zyba: Një udhëtim në botën shpirtërore të tyre Etleva Lala, Musa Ahmeti: Át Mate Zoriciq, një histori e pabotuar për Skënderbeun nga viti 1752 Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës (I) Etleva Lala, Musa Ahmeti: Skënderbeu në dorëshkrimet e panjohura të arkivave kroate Behxhet Dibrani: Procesi i islamizimit në Kosovë gjatë shekujve Eduard M. Dilo: U promovua në Washington DC libri i Leka Tasit ''Grabjani rrëzë kodrave'' Beqir Cikaqi: Hysen Uka, i mbijetuari i masakrës së Tivarit! Halit Bogaj: Jevrem Bërkoviq dhe miqësia e tij ndaj shqiptarëve Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës Fritz Radovani: Në Shkodër – 10 vjet nga terrori komunist, janë vepër e kriminelit Hilmi Seiti Behxhet Dibrani: Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX Saime Isufi: Kontributi i gruas në lëvizjen tone kombëtare për çlirim Fatbardha Demi: Shkruesit e historisë duhet të jenë njerëz të lirë Avzi Mustafa: Imam Vehbi Ismaili, një hallkë e rëndësishme e traditës islame shqiptare Joan Pelushi: Kriptokrishterizmi në Shqipëri Xhemaledin Salihu: Presheva heshtazi po e humb rëndësinë e qendrës rajonale të krijuar në shekuj Besim Muhadri: Hasi - Arterje kryesore e luftës së UÇK-së

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx