E premte, 02.05.2025, 09:41 AM (GMT+1)

Speciale

Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës (I)

E diele, 20.06.2010, 07:59 PM


Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës

 

Nga Ali Sh. Berisha

 

Sipas deklaratës së Nazif Plepollit, Rexhep Ruhanit dhe Fatime Bajramit: Më 19.prill 1999 kah ora 15 Tefik Avdullah Baraliu 68 vjeç kthehet nga Mramueri me familje dhe vendoset në shtëpinë e Hetem Koliqit në lagjen e Qershijave ku jetonte para largimit për në male me qira. Por në shtëpi Tefikun me gruan Ramizen, djalin Rexhepin, vajzën Selvinë dhe renë Maliqen i presin paramilitarët nga Berrnica e Epërme duke  u thënë: Çkërkoni këtu? Përgjigja e Tefikut: Po kthehemi në banesën tonë. Tjetri paramilitar: ...e mirë. Ejani, mos u frikësoni se jeni ra në rojë të mirë! Ne ju mbrojmë. Tjetri me emrin Vojo: Ndoshta jeni të uritur!? U hapin ca konserva dhe u japin të hanë. Paramilitarët vazhdojnë të gjenden butë derisa errësohet. Të sigurtë se sdo tia mësyente kush kësaj shtëpie, pasi familja e Tefikut pinë çaj e bashkë me ta edhe paramilitarët, e urdhërojnë Tefikun të pijë bashkë me ta edhe raki, kinse njëri nga ata paska një djalë, të vetmin në familje, pra për hasret për ta festuar. Pasi e detyrojnë të pijë dhe e vërtetojnë se plaku tanimë ishte i dehur, i urdhërojnë tua sillte gruan që tu shërbej. Në dhomën tjetër paramilitari tjetër ia jep automatikun Maliqes në dorë, duke i thënë: Qëllomë!. Ajo e kupton se automatiku ishte i zbrazët dhe se paramilitari donte ta provokojë. Sërish i urdhëron paramilitari: Qëllom këtu...në ballë, ose...  Pas kësaj pason përdhunimi i Maliqes. Në dhomën e ndejës Tefiku e fton Ramizen: Bën çfarë të thonë, se me natën e sontit mbaruem!. Ramizja nisë të shërbejë, pöor paramilitari vojo e zhveshë Ramizen nën kërcënimin se po sveproi siç i thoshte do ta vriste Tefikun dhe gjithë të tjerët. Ramizja detyrohet ti shërbejë paramilitarit Vojo ashtu lakuriq. Kjo spërfundon me kaq. Voja tani i nxehur fillon dhunshëm edhe aktin seksual me Ramizen. Tefiku reagon, porse qëllohet me automatik. Nga dhoma tjetër ia behë paramilitari tjetër. Në prezencën e dy paramilitarëve që kishin shfryrë epshet dhe burrit të vrarë, detyrohet Ramizja edhe të vallëzojë lakuriq. Këtë rast e shfrytëzojnë: Maliqja me burrin e saj Rexhepn dhe motrën e burrit, Selvinë dhe përmes dritares së banjos arrijnë të dalin përjashta në terrin e natës dhe fshihen pas ferrave të mexhave të arave të palavruara të kësaj pjese e pastaj mësyejnë Kolovicën e re dhe përfundojnë në shtëpinë e Nazif Plepollit. Pas kakaritjes së një automati afër shtëpisë, paramilitarët largohen nga shtëpia gjë të cillën e shfrytëzon 51 vjeçarja Ramize Baraliu: Unë nga frika se mos ktheheshin dola ashtu cipricullak dhe poshtë shtëpisë u futa në një stog sane ku qëndrova deri të nesërmen kur një vogëlushe erdhi për të marrë sanë për lopën e saj. Ajo i sjell rroba të nënës së saj. Nga këtu Ramizja arrinë në shtëpinë e miqëve të djalit në rruga Drenica I, te Raif Haxholli. Kështu bashkohet familja dhe mësyejnë Maqedoninë e nga atje përfundojnë në SHBA.

Trupin e Tefik Baraliut fqinjët e nxjerrin nga shtëpia dhe e varrosin në oborr të saj. Pas luftës e hapëm varrin e tij dhe e nxorëm trupin e pajetë të Tefikut. Pasoi rivarrimi i tij në varret memoriale të Hoxhajve të Makocit. Është diagnostifikuar me: Chest injury.

Sipas deklaratës së Nezir Krasniqit nga Ugrijat e Grashticës  Bukurie Krasniqi me tezet Zanë Jakupin dhe Lulëzime Jakupin pas masakrës në Spahiaj të Keqekollës nga nata e 22.04.1999 deri në mëngjesin e datës 23.04.1999 qëndrojnë fshehur dhe pastaj mësyejnë Prishtinën. Po atë ditë të plagosura strehohen te Rrahman Shaban Krasniqi në Kolovicën e Re e me ndihmën e tij arrijnë në shtëpinë e dajës Sheqir përballë shkollës fillore Zenel Hajdini të Prishtinës ku Murat Abazi i mjekon.

Gani Sekiraça rrëfen:  Në shtëpinë time në Kodrën e Trimave më 20.04.1999 u vendosën 40 vetë. Pas dy ditësh ia behu policia serbe. Duke më nxjerrë nga shtëpia më porositën të përshëndetem me fëmijët se më nuk do ti shihja. Një ushtarak me kokë të rruar dhe i veshur me rroba të kamufluara urdhëroi tjetrin Jedan, dva, tri, zavrsi moje nardjenje (Një, dy, tre, kryeje urdhërin tim). Mendoja se do të më çonin dikund dhe do të më masakronin. Lutesha të më vrisnin. Më mbështetën për ca teneqe të oborrit të fqinjit tim Aliut. Ushtaraku me pushkomitraloz në dorë u tërhoq 4 metra. Në atë çast Ali Zhushi, Mehedin Dabisheci kanë dalë nga fqinji ku kishin qenë. Ushtarakët më lanë dhe iu turrën atyre, i legjitimuan, pasi mësuan se ku kishin shtëpitë u piskatën që të humbnin. Qëndroja aty, ndërsa ushtarakët po ktheheshin tek unë. Dy djem të rinj u dukën në qoshe të rrugës dhe i shanë ushtarakët Nënën e kanibalëve... Policë e ushtarakë tani u vunë në ndjekje të atyre djemëve. Shoferi, poli, në veturën 101 të policisë më urdhëroi: Hyr në shtëpi dhe nëse ti gjejmë nesër të strehuarit aty do të likuidojmë. Pas kësaj erdhen edhe tri herë policët dhe ushtarakët serbë duke më dhënë afat herë 5 minuta të ikja nga shtëpia, herë 3 minuta, herë 20 minuta. Një ditë më ndoqën. Me familje u nisa, arrita te Shkolla fillore Zenel Hajdini në oborrin e së cilës kishte afër 500 vetë të cilët i kishin nxjerrë  nga shtëpitë si edhe mua. Aty qëndruam gjatë në diell. Fëmijët qanin nga uria e etja. U mërzitëm. Vendosa sërish të kthehem në shtëpi. Nënës, gruas dhe fëmijëve iu shkoja pas. Duke ngjitur rrugën Drenica II nëna u lodh dhe u ulë të pushojë, Liridoni 9 vjeçar u kthye ti ndihmojë. Tre policë dolën në atë çast nga shtëpia e Mustafë Prekut dhe ia drejtuan armët djalit. Isha i bindur se do të qëllonin dhe nga frika iu kam piskatur policëve: Unë jam kryefamiljari, mos i prekni fëmijët! Atëherë që të tre mu drejtuan Çka po vrapon? Fëmijës 9 vjeç ia kthyet automatikët e më thoni pse vrapojAi donte ta ndihmonte gjyshen e vet. Ku ishe? Në shtëpi. Tre kolegë tuajt më larguan nga shtëpia. Ma jep letërnjoftimin! Ua dhashë. Ti je nga Prishtina?  Po, nga Prishtina jam. Mund të shkosh në shtëpi.! Pas 20 minutash që u rehatuam, erdhën 3 policë të tjerë dhe na nxorën nga shtëpia. Me familje shkova te baxhanaku.  Me të rënë terri u ktheva në shtëpi, bisedova me dy fqinjë dhe vendosëm që të niseshim për në Maqedoni. Ishte ditë e hënë, 19.05.1999. Atë ditë tre trena arritën në Han të Elezit. Në kufi qëndruam një natë e një ditë në midis të rrugës. Derisa qëndronim aty, nga kolona ushtrakët serbë nxorën dy të rinjë dhe i futën në një shtëpizë afër nesh, i rrahën. Britma e tyre të ngjethte trupin. Nuk di a i kthyen në turmë. Dikush tha se i kishin kthyer. Arritëm në fund në Bllacë ku qëndrova me familje 8 ditë në një shatorr me një plak, Ajetin nga Perani i Podujevës, i cili kishte tri vajza, gruan e paralizuar dhe gruan e djalit. Plaku nga Perani kishte qenë i strehuar në Marec te miqtë. Në rrugë për në Prishtinë djemtë i ishin ndarë në Grashticë dhe i ishin qepur malit, ndërsa ai gruan e paralizuar e kishte sjellur me karrocë në Prishtinë. Plaku rrëfente: Të mërkurën, më 21.04.1999, çika jeme deshti ta marrë një fëmijë të lënë para shtëpisë së Sabitit. Një ushtarak serb me flokë të gjata iu vërsul me sëpatë. Vajza u detyrua ta kthej foshnjën aty ku e mori, ndërsa që ta shpëtoj u desht të paguaj edhe 500 DM. Po i them Ajetit 64 vjeçar: Sishte ditë e mërkurë, por e martë. Jo, e mërkurë. E thirri vajzën e vet dhe ky e pyeti: Cilën ditë kemi kalue nëpër Makoc? Të mërkurën. Konstatova se ajo foshnje 9 muajshe, e mbështjellë në pelena, e lidhur me lulak, ka qëndruar të martën dhe të mërkurën në rrugë para shtëpisë së Sabitit.

Sipas deklaratës së Vehbi Aliut shërimi i personave të rrahur, të therrur dhe të plagosur me armë gjatë zhvendosjes së popullatës nga Gallapi për në Prishtinë, por edhe të ca lindjeve të kryera nuk u bënë vetëm në shtëpinë e Vehbi Aliut, por edhe në atë të Fadil Berishës, Adnan Shalës, Adem Ademit, Liman Sfishtës, Adem Gashit, Agim Aliut, Islam Sherifit dhe në një shtëpi në rrugën Drenica III, p.n. të mbetur zbrazët. Po përmendim disa prej rasteve të paraqitura dhe që morën ndihmën e parë prej datës 21.04.1999 deri më 23.05.1999 nga vetë Vehbi Aliu, koordinator i kësaj veprimtarie humane nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor Murat Abazit, Gazmend Brahimit, Fatmire Hajdarit, Shaqir Ukës, Agron Zeqir Muçollit dhe Fidaije Durakut. Në këtë shërbim bënte pjesë edhe Flora Brovina para se të burgosej. Ky ekip mjekësor kishte aktivitetet edhe në tërë Gallapin, ndërsa Zona guerile I e skifterëve bëri sigurimin si dhe barërat:

1.                          Azemine Rama, femër, 1953, Shkabaj. Kishte plagë sipërfaqësore mbi veshin e djathtë, shkaktuar nga të rënat me objekt të fortë (shkop druri). E rrahur. Në stres.

2.                          Jahir Abdullahu, mashkull, 1947, Prishtinë. I plagosur me armë zjarri. Vrima hyrëse në kërdhokullën e djathtë, ajo dalëse në regjionin inguinal 4 cm.

3.                          N.N. , mashkull, 1943, Milefc. Plagë sipërfaqësore në kokë e shkaktuar me objekt të fortë (dorëz revolveri).

4.                          N.N., mashkull, 1953, Brainë. Plagë me armë zjarri në regjiojin inguinal. Plumbi i mbetur brenda.

5.                          Vezir Berisha, mashkull, 1975, Prishtinë. I rrahur.

6.                          Bashkim Haxholli, mashkull, 1982, Prishtinë, i rrahur.

7.                          Jakup Vitia, mashkull, 1948, Marec. I plagosur me objekt të fortë (kundak pushke) në pjesën e sipërme të ballit në anën e djathtë. Plaga në formë të shkronjës L, 3.5 cm. E thellë gjer në kafkë, por pa dëmtim të ashtit.

8.                          Xhemajl Metolli, mashkull, 1968, Prishtinë. I rrahur.

9.                          Afrim Veliu, mashkull, 1976, Prishtinë, i rrahur.

10.                      Hajriz Haxholli, mashkull, 1953, Marec. I plagosur në krahun e majtë me mjet të mprehtë (bajonetë).

11.                      Tahir Jashari, mashkull, 1950, Prishtinë, plagë prerëse në tëmth.

12.                      N.N., mashkull, 1979, Sharban, i plagosur me armë zjarri në regjionin femoral të këmbës së majtë.

13.                      Hanife Sherifi, femër, 1954, Prishtinë, gjendje stresi.

14.                      Shemsi Jashari, mashkull, 1962, Prishtinë, i rrahur.

15.                      Emine Osmani, femër, 1978, Shalë Lipjan. Gjendje stresi.

16.                      Rexhep H. Haxholli, mashkull, 1989, Marec. I lënduar gjatë ikjes nga paramilitarët në Marec. Plagën kishte në taban të këmbës.

17.                      N.N., mashkull, 1952, nga rrethi i Klinës. I plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë, nën gju.

18.                      Djalit tjetër të Fehmi Muçollit, mashkull, 1989 Poklek – Gllogofc. Gishtin tregues të dorës së majtë ia kishte amputuar copa e granatës.

19.                      Rizah Hyseni nga Batllava, KK. E Podujevës, i plagosur më 19.04.1999 në fshatin Koliq në këmbën e djathtë.

20.                      Agron Hyseni, nga Batllava, KK. E Podujevës, i plagosur në këmbën e djathtë. Kishte tre plumba.

21.                      Mirvete Hyseni, nga Batllava, KK. E Podujevës e plagosur në këmbën e majtë. Këmbën e kishte të copëtuar nga plumbat.

22.                      bashkëshortja e Rizah Hysenit, e plagosur në gjiun e djathtë me plmba automatiku.

Në këtë listë të të plagosurve, por edhe të mjekuarve bëjnë pjesë: Kushëriri i Imerit, Zana Jakupi, Lulzime Jakupi, Bukurije Krasniqi, Rexhep Jakupi, Halil Sfishta, Maliqe Sfishta, Valmire Sfishta, Sanije Zeqiri, Feride Zeqiri, Halime Berisha, flora Gashi, Flamur Gashi, Makfire Reçica, Kadire Demolli, Zyhra Demolli, Avdyl rrahmani, Arlinda Hasani, Sofije Hasani, Miradije Dona, sanije Dona, Ekrem Dobratiqi, Hasime Dobrfatiqi, Osman Imeri, Vahide Bilalli, Korab Syla, Agron Hyseni, Zymer Zymeri, Gani Krasniqi, Ekrem Prapashtica, Bastri Gashi, Urim Lika, Sadri Rexhepi, Esat Miftari, Ilir Miftari, Muhamet Ademi, Mexhide Selmani, Hatixhe Ajeti, ali Abazi, Gëzim Maloku, elisa Hoxha, Zoja Krasniqi, Fatlum Abazi, Jakup Curri, Hazir Avdullahu, Ukshin Hamiti, Musa Zejnullahu, Valon Shabani, Haxhi Musa, Islam Berisha, Mehmet Mahmuti, Shukrije Duriqi, Hajrije Lahi, Ahmet Mavriqi, Ismet Mavriqi dhe Emine Aliu. (Kjo listë e personave të cilëve iu ofrua ndihmë u mor nga Vehbi Aliu)

Sefali.-  Sipas deklaratës së Sabit Gashit”më 28 mars 1999 pikërisht tinë e bajramit, ditë e dielë, të gjithëve iu pat mbetur sila e bajramit e paprekur. Kah ora 11.oo Sërba, i biri i Bllago Iviqit nga Sofalia, i shpërnglur para 15 vjetësh në Kralevë porse babai i tij jetonte këtu, ka ardhë me “Llada” me regjistrim të Kralevës, Ka dalë nga vetura dhe ka nisë të shtijë... se në Sofali ishte stacionuar komplet Korpusi i Prishtinës, e sipas emërtimeve të njerëzve të shkruara nëpër shtëpitë po edhe parullave që i kemi gjetur, aty qenë stacionuar paramilitarët serbë nga Bosna në krye me gjeneralin Ratko Mlladiq. Ndër këta paramilitarë kishte edhe të vet Sofalisë  të cilët kishin qenë më parë në luftë në Bosnjë si: Zllatku që atje është plagosur, Zoran Iliqi i cili shpesh rrëfente se ka qenë i tradhtuar nga udhëheqja serbe.

Sipas deklaratës së Demir Ahmetit, 33 vjeçar nga Sofalia, më 28.03.1999 gjatë përqëndrimit të ushtrisë serbe përgjatë rrugës te Shkolla normale, përballë Sefalisë isha për të bërë bajram te Vëllai Ramadan Ahmeti në lagjen e Vreshtave. Fëmijët na njoftuan se kishin dëgjuar pushkë andej Sofalisë. Në kodrën mbi normale më ndali një plak duke më tërhequr vërejtjen se nuk mund të kaloja në Sofali.  Ishte ora 12,30. Nga shkolla nuk mund t’i shihja forcat serbe. U nisa korrizit të bregut dhe jam lëshuar nëpër oborre tek autolarja nën shkollën normale. Duke e kaluar rrugën më kanë qëlluar me snajper tri herë.  Duke ikur u rrëzova skaj asfaltit dhe lëndova këmbën dhe gjysmë orë qëndrova aty, në baltë e bërllok. Siç dukete ata kanë menduar se më kanë vrarë andaj nuk kanë mësyer nga unë. Kalova ngadalë përtej dhe ngjita te Vitialitë. Më qortuan nga shtëpia që ikja. Një veturë “Kikirez” vinte nga fshati. Në të ishin tri plaka dhe një vajzë e re që e drejtonte. Me të kaluar mua u qëllua me një plumb. Vetura humbi drejtimin dhe u ndesh me një kajsi. Morëm vesh se e vrara ishte Dritë Sylejman Hamiti me banim në Tauk Bashqe. Ejup Cakolli nga lart më bërtiti: “Ik se të vranë!”  Në shtëpi s’gjeta njeri. Njerëzit vinin nga ana e djathtë dhe nga ana e djathtë e fshatit. Aktivistët në fshat përpiqeshin ta orientonin popullatën. Ora ishte 13.30 kur filloi granatimi me pragë nga shkolla normale. Nga lart shihnim një pizgauer dhe një pragë, nga ana e Matiçanit dhe Zllatarit vinin forca shtesë. Serbët e Sofalisë kanë qenë të pozicionuar nëpër pikat e veta. Vepruan si edhe forcat që ia behën për ta dëbuar popullatën. Ata kanë qenë të gjithë të uniformuar dhe të gjithë kanë shtënë. Ata kishin një përvojë, sepse bijtë e tyre shërbyen paramilitarë në Bosnjë, ku njëri nga ata ka qenë edhe i plagosur. E kishte shtëpinë te dyqani në Sofali. Ishin 22 shtëpi serbe, ndërsa 185 shtëpi shqiptare. Jemi larguar në gjysmë të kodrës dhe në njëfarë lugu i kemi strehuar fëmijët. Aty ia behu edhe popullata e ndjekur nga Matiçani, gjithësej ishim 2400 veta. Nga aty u tërhoqëm  dhe u strehuam te 7 krojet. Kah ora 17.00 erdhi lajmi se e kishin prerë me thikë Hetem Ramën, për t’i ndihmuar, por tashmë ishte vonë se Hetem Rama kishte vdekur. Hetemi ka qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij me motosharrë, andaj nuk ka dëgjuar thirrjen për largim nga Sefalia. Te 7 krojet popullata qëndroi deri në orën o2 të datës 29.03.1999 dhe pastaj mësyu Mramuerin.  Në këtë rrëmujë bashkëshortët Brahim dhe Hajrije Zeka nga Abria e Ulët e Drenicës të strehuar aty largohen në malin e Germisë dhe mbeten të vetmuar deri më 8 prill 1999 kur mezi kthehen në shtëpinë e Sabri Kqikut të uritur e të dërrmuar. Plaçkitësit serbë i hetojnë si edhe Ibrahimi ata, andaj në pamundësi ta fshëhë gruan Hajrijen e sëmurë, vetë fshihet në tavan. Pasi largohen plaçkitësit Ibrahimi zbret, porse plaçkitësit serbë sërish ia mësyejnë asaj shtëpie, kështu Ibrahim Zeka ikë nëpër plumbat e shkieve dhe nga aty arrinë në Zllash. Siç deklaron Milaim Zeka, serbët i kanë marrë të dy prindërit e tij dhe i kanë dërguar në shtëpi të Ilaz Ilazit. Hajrija atje i kishte lutur serbët që të mos e vrisnin Ibrahimin, por krimineli Iliq e qëllon në gju dhe i urdhëron Ibrahimit të futet në një shtëpi tjetër që digjej  pranë shtëpisë së Ilazit. Ky niset, por në vend që të hyjë në atë shtëpi shmanget dhe ikë duke e ndjekur pas plubat serbë. Prej atij çasti për Hajrije Zekën. Një version të përafërt lidhur me këtë jep edhe Islam Veliu. Hajrije Zeka konsiderohet e humbur.

Ekrem Perjuci, banorë i Sofalisë rrëfen: Na nxorën serbët nga shtëpitë tona. Babain e barta në shpinë, sepse ishte i sëmurë nga prostata dhe bashkarisht me popullatën nga Shtatë Krojet kaluam në Mramuer dhe me familje u vendosëm në shtëpinë e Rasim Gashit në lagjen e Myrtajve të Busisë. Atje qëndruam deri më 18.04.1999 kur Busia nisi të ngranatohej nga ana e Slivovës si dhe garnizoni ushtarak në Gërmi. Babain e vendosëm në traktorin e mikpritësit tonë Rasim Gashit, ndërsa ne të tjerët këmë hymë në kolonë. Në Llukar rastësisht takuam pjestarët e familjes së Rasim Gashit të cilët me dhembje na njoftuan se kishin qenë të detyruar ta linin traktorin në dalje të Lagjes Myrtaj të Busisë meqë  ishte prishur. Unë nuk arrita të depërtoj në Mramuer, por nëna dhe motrat pas një jave  depërtojnë dhe atje një plak iu shpjegon se s’kishte pasur mundësi ta ushqej dhe pas tri ditësh që e kishte vizituar e kishte gjetur të vdekur. Ky plak me dy ushtarë të UÇK e kishin varrosur. Pas luftës ishte bërë zhvarrimi i tij dhe rivarrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës.Mësojmë se Taib Perjuci  ishte dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dr. Sali Berisha me Dekretin nr.811, dt. 11 prill 1994 për kontributin e dhënë në arsim gjatë viteve 1941-44”.

Më 30 mars 1999 Hasan Zenel Vitia (60) vjeçar, me banim në Gërmi, afër Liqenit, mbi Sopët, rrëmbehet nga policia serbe në shtëpinë e tij dhe e vrasin. Nga aty e bartin dhe e varrosin në varret e qytetit në Dragodan. Hasani, pasi e përcjell familjen për në Maqedoni më 28 mars, vendos vetë të qëndrojë në shtëpi. Me rastin e hapjes së varreve masive në Dragodan, kufoma e tij u identifikua në bazë të dokumentacionit që u gjet tek ai si letërnjoftimi, libreza e shëndetësisë dhe veshmbathja. I njejti u rivarros në varret e reja në Dragodan.

Siç informon Demir Ahmeti, më 1.04.1999 ai me Ilaz Hazirin, Ismail Hajdinin, Jakup Cakollin dhe Rexhep Makollin vijnë në Sofali kah ora 18.oo dhe me këtë rast zbulojnë se forcat serbe ishin të stacionuara  në pjesën e epërme kah çeshmja në shtëpinë e Ajet Rexhepit, në shtëpinë e doktor Zekës, në shtëpinë e Zenel Kajtazit  në mes të fshatit, në shtëpi të Hajrush Hazirit dhe në hyrje të Sofalisë  në shtëpi të Gani Preshëves. Aty arrijnë të kontaktojnë me Osman Dajkocin, plak, pastaj Ilidadër Konjushën e frikësuar shumë. Ndërkohë vijnë edhe disa të tjerë për të marrë gjëra ushqimore, ndërresa e mbulojë dhe u bëmë 20 veta. Atë natën e varrosëm Hetem Ramën 500 metra tutje afër shtëpisë së Hajrush Redenicës. Me të përfunduar këtë u kthyem sërish në shtëpi te Osman Dajkoci, mësuesi i cili na tha: “Erdhën serbët e më thanë ‘sonte rri, nesër në mëngjes mos të gjejmë’”.  Plaku Osman Dajkoci aty qëndroi me Sejdi Sylejmanin pak kohë dhe ishin tërhequr në Tauk Bashqe.

Demir Ahmeti në vazhdim të deklaratës së tij përmend se pas kthimit nga Mramueri ishte strehuar në shtëpi të vëllait të tij Ramadan Ahmetit dhe nga aty kishte parë të vinin magjuptë  një Daku që ishte vëlla i Fadilit, dhe kishte gjatësi trupore prej 1 metër e 50 cm., pjesëmarrës në të dy masakrat e Makocit. Me Dakën dhe Fadilin shoqërohej polici Ivica. Ky i fundit pati ardhë duke e kërkuar një Hasim Abazin.

Mëhalla e Muhaxhirëve.- Më 30.03. 1999 forcat paramilitare e militare bashkë me policinë pastronin Kodrën e Trimave nga shqiptarët, duke i nxjerrë ata nga shtëpitë dhe duke i orientuar për në Maqedoni. Ndonjëri që arrinte të fshihej, kërkonte strehë. Edhe Osman Pacolli me familjen e tij 11 anëtarëshe  me veturën e tipit “Mercedes” nuk arrinë t’i shmanget kolonës deri te “Sllovenia Sporti” në rrugën “Ramiz Sadiku”. Aty forcat serbe e detyrojnë të marrë rrugën për Matiçan.  Kur arrinë në rrugën “Robert Gajdiku” te banesat e bardha, paramilitarët serbë qëllojnë dhe plagosin Osmanin, bashkëshorten e Osmanit, Xhevrije Pacollin, Qamilen (nënën e Osmanit) dhe Agronin 12 vjeçar (djalin e Osmanit, ndërsa Elmaze Pacollit, bashkëshortes së Naman Pacollit) ia vrasin djalin që kishte në prehër, Hasan Pacollin 9-vjeçar. Kjo familje tashmë me një të vrarë e shumë të plagosur,  të trishtuar dalin prej veturës dhe ikin nëpër rrugica, kurse Osmani mbetet i shtrirë nën veturë. Këtë ngjarje tmerruese e sheh fillimisht Zenel (Milazi) Gosalci, një djalosh 22 vjeçar. Ky djaloshi me babain e tij Milazimin kalojnë përmes plumbave, e nxjerrin Osman Pacollin nga nënvetura dhe e fusin në një shtëpi, ndërsa Elmaze Pacolli me djalin e vrarë në kraharor hyn në shtëpinë e Sinanit (mbiemri i këtij personi Namanit nuk i kujtohet). Sinani me të birin dhe tre fqinjë të tjerë arrijnë ta varrosin Hasanin e vogël në një qoshe të oborrit të tyre: më 31.03.1999, Elmazja me fëmijët e saj dhe të Osmanit me ndihmën e Milazim Gosalcit arrijnë të depërtojnë në Mramur, ndërsa Osman Pacolli me nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij, të gjithë të plagosur mbeten në shëpinë e Shefki Hajkobillës, të vetmit banorë në atë lagje, ku qëndrojnë 12 ditë. Milazim Gosalci arrinë të hyjë në Prishtinë e të depërtojë deri në shtëpinë e Shefkiut dhe me të birin e tërheqin nënën e tij, bashkëshorten dhe djalin në shkollën e Mramuerit  ku u jepet ndihma mjekësore. Deri më 20. 04.1999 qëndrojnë  nëpër shtëpitë e Busisë e këtë ditë Xhevat Gashi arrinë t’i tërheq në shtëpi të vet në lagjen e Kullajve. Këtu forcat serbe në orën 14.oo i gjenë. Derisa Osmani e kishte këmbën e majtë thuaja të këputur meqë ksihte gjashtë plumba në të që në Prishtinë, nuk mund të ngritet. Pjestarët e forcave serbe e tërheqin në oborr dhe meqë Osmani sheh se do ta ekzekutonin, e lut njërin që së paku të përshëndetej me nëën e tij. Ushtari serb e lejon këtë, por e fton bashkëshorten e tij dhe nënën të asistonin në ekzekutimin e tij të cilin edhe e kryejnë: Me të pushkatuar Osman Pacollin, ushtarët serbë tërhiqen, ndërsa bashkëshortja e Osmanit Xhevrija dhe nëna Qamile, që të dyja të plagosura, e ruajnë aty trupin e Osmanit 9 ditë. Pas këtaj ia beh një njeri nga Krileva i cili gjenë dy tre djem dhe e varrosin Osmanin, ndërsa. Nazmi Gashi i merr në shtëpinë e tij Qamilen dhe Xhevrijen dhe aty ato qëndrojnë 12 ditë kur nga atje kthehen në Prishtinë.

Kufomat e Hasan N. Pacollit (1990)  nga Prishtina, i vrarë në Mëhallën e Muhaxherëve, i varrosur në oborrin e një shtëpie, i rivarrosur në varret e qytetit, është diagnostifikuar me Gunshot ëound to neck dhe kufoma e Osman A. Pacollit, i plagosur në Prishtinë, i vrarë në Mramuer, i diagnostifikuar me Multiple gunshot ëound to chest, me lejen e Këshillit të Varrimit u rivarrosën në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.

Matiçan.- Sipas të dhënave që jep Sejdi Mehmeti, më 28.02.1999, rreth orës 9.15  para lokalit “Monika” në rrugën “Ramiz Sadiku” shkojnë 5 persona dhe shtijnë me armë të ndryshme në njerëzit që gjendeshin në lokal. Vrasin Ekrem Murat Gashin dhe plagosin dy persona të cilët vdesin më vonë.

Njësitë serbe pasi kishin marrë aksioin e spastrimit nga popullata shqiptare në Mëhallën e Muhaxherëve ku kishin vrarën një fëmijë Hasan Pacollin dhe kishin plagosur axhën e tij, Osman Pacollin, tashti në rrugë për në Matiçan në orën 10 të datës 28.03.1999 ballafaqohen me Zijadin Cubi, Avdi Makolli dhe Haki Buzoku, të cilët udhëtonin me veturë rrugës së Matiçanit për në Prishtinë, qëllojnë në veturë dhe që të tre i vrasin. Në këtë kohë edhe Ismet Sinani gjendej pas veturës së përmendur, qëllohet edhe ky në anën e majt të gjoksit, afër krahut, por arrinë ta kthej veturën dhe të futet në Matiçan. Siç rrëfen Rifat Surdulli, serbët erdhën me 2 praga të shoqëruara me forca të përziera ushtrake të cilët pragave u shkonin nga të dy krahët. Njëra pragë futet në oborrin e shtëpisë dhe e qëllojnë shtëpinë time duke e dëmtuar rënd kur unë me familje gjendesha duke bërë bajram me fqinjët. Ata kishin pas hyrë brendë dhe kishin bastisur. Fotografitë e mia të varura në mur me cigare i kishin djegur në sy, po kështu në hartën e Kosovës të varur në mur kishin rrumbullakuar komunën e Novaberdës.

Sipas Sylë Ymerit nga Zllatari, forcave serbe u prinin vendasit: Caci (i biri i Budës, që kishte dy djemtë policë  dhe e drejtonte një “Jugo” të bardhë), Zorani i Mitës, Jovica, (i biri i Sllavës). Sipas të dhënave në vrasje kishte dorë edhe Brank Paviqi nga Novaberda. Në çastin kur praga lëvizte në drejtim të shitores së Rexhep Vrajollit, del gruaja e Momit, serbe, reagon kundër veprimeve të serbëve, ndërsa këta e qëllojnë edhe atë për vdekje. Po këta qëllojnë pylltarin Ramë Krasniqin. Kah ora 16  e asaj dite qëllojnë për vdekje edhe Adem Sekiraçën nga Mazgiti i Prishtinës, që kishte ardhur për të bërë bajram te e bija. Pas orës 22 forcat serbe u tërhoqën në shtëpinë e Ukë Balës nga ku shtinë tërë natën.  Nga 28.03 deri më 19.04. Matiçani thuajase mbetet pa pupullatë shqiptare, sepse të gjithë largohen nëpër plumba për në Mramuer.

Sipas Sejdi Mehmetit më 28.03.1999 “kemi dalë nga shtëpia afër Kroit të Matiçanit. Ishim gjithësej 27 veta gra, fëmijë, pleq, burra. Dëshironim të tërhiqeshim për në Mramuer. Në orën 3.045 të datës 29.03.1999 kemi arritur te shtëpia e Ukë Balës, afër varrezave të Matiçanit. Në turmë është qëlluar nga shtëpia e Ukë Balës. Unë kisha me vete gruan Nailen, pesë fëmijë, një nip dhe renë. Me ne ishin vëllai Zeqir Mehmeti me gruan Zarifen, Hazir Fazliu me gruan Vezire gjoshin- Fazliun, Hasan Mehmeti, ferat Rafuna me gruan dhe dy vajza e dy djem. Ishte vëllai i Feratit, Bajrami, që shoqërohej nga gruaja dhe 4 fëmijët. Me ne ishin edhe dy vajza të Xhemshit Rafunës Edona dhe Syzana, pastaj shqipe Bunjaku e të tjerë. Me atë rast u vranë Vezire Gjoshi-Fazliu, Hasan Mehmeti dhe Selvije Mehmeti. Selvije Mehmetin e barta afër 2 kilometra dhe e lash në shtëpi të Azem Gashit ku edhe vdiq. Po aty qe plagosur Hazir Fazliu, elhame Rafuna dhe Salihe Rafuna. Pas dy ditësh  jemi kthyer disa veta në shtëpi të Azemit. Vërejtëm se serbët me të ikur e kishin djegur shtëpinë e Ukë Balës. Aty afër gjetëm kufomën e Zekë Balës dhe Adem Sekiraçës që i kishin dëmtuar shumë qentë. Më 31.03.1999 (e mërkurë) i varrosëm të tri kufomat. Nga serbët që morën pjesë në vrasjen, masakrimin dhe djegien e njerëzve ishin: Sllavisha Ristiq (Caci) Dragan Ristiqi, vëllai i tij, Velibor Laziqi, Zhivojin Todoroviqi, Rasha Mark Vasiqi,sava Arsiqi, Zoran Stançeviqi dhe Sinisha Sllavolub Joksimoviq.

Me rastin e ofensivës serbe të Prillit më 18.04.1999 popullata sërish kthehet nga malet në vatrat e veta, por i presin plumbat e serbëve të pozicionuar kryesisht në shtëpitë e Bajram Balajt, Veli Beqirit dhe të një Rexhepit, e cila ishte e pabanuar përgjatë aksit rrugor Zllatar-Prishtinë afër varrezave të Matiçanit.

Siç deklaron Sadije Hoxha më 18.04.1999 në shtëpinë e saj ishin strehuar 23 veta, ndërsa forcat serbe aty të pozicionuara deri në mëngjes të datës 19.04.1999  ishin ndarë në tri grupe, njëri nga këto kishte shkuar për Zllatar, tjetri për në qytet  që të ndalet afër shtëpisë së Mehë Kllokoqit dhe i  treti të shkojë lartë kah shtëpia e Mehmet Gashit. Pikërisht atë mëngjes serbët e gjejnë Mehmetin të vetmuar në shtëpi dhe e masakrojnë.

Grupi që shkoi për Zllatar dogji dhe kreu krimet më makabre. Ata vranë më 21.04.1999 Shehide Ymerin, Sabit Shillovën e Hajnocit të Kamenicës, vrasin dhe djegin Bali Hajdinin, Hajriz Ymerin dhe shaip Ymerin. Këta katër të fundit i zënë në shtëpitë e tyre, i fusin në shtëpi të Feti Beqirit dhe i djegin.

Këto e të tjera kufoma u zhvarrosën me kërkesën e hetuesve të Tribunalit të Hagës, u ekzaminuan në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë nga patologë të huaj dhe me datën 11.02.2000 u kthyen dhe u rivarrosën në Zllatar. Këta ishin:

1.                           Zijadin Cubi (1962) nga Prapashtica me vendbanim në Zllatar u vra më 28.03.1999, gunshot ëounds to head and chest.

2.                           Vezire gjoshi – Fazliu (1962) nga Sankovci i Drenicës, u vra më 29.03.1999. Gunshot ëound to chest.

3.                           Shehide Ymeri (1942) nga Zllatari e vrarë më 21.04.1999. Violent death

4.                           Selvije Mehmeti (1982) nga Matiçani u vra më 29.03.1999. Gunshot ëond to chest of left lega.

5.                           Ramë Krasniqi (1941) nga Matiçani. U vra më 28.03.1999. gunshotëond to back of chest.

6.                           Zekë Balaj (1966) nga Gllareva e Klinës me banim në Matiçan. U vra në shtëpinë e tij më 29.03.1999. Violent death,

7.                           Hasan Mehmeti nga Verbani i Vitisë, banorë i Matiçanit, u vra më 29.03.1999, violent death.

8.                           Adem Sekiraça nga Mazgiti, Multiple gunshot ëounds.

9.                           Mehmet Gashi (1935) nga Matiçani. Më 24.04.1999 është gjetur trupi i tij me kokë dhe gjymtyrë të prera nja 150 metra afër shtëpisë në një përroskë. Gunshot ëond to left shonlder and neck.

10.                      Sabit Shillova nga Hajnoci i Kamenicës, violent death.

11.                      bali Hajdini nga Gllogovica me vendbanim në Sefali, në momentin kritik gjendej në Zllatar. Violent death.

12.                      Hajriz Ymeri (1923) nga gjyrisheci i Kamenicës me vendbanim në Zllatar. U vra më 21.04.1999, violent death.

13.                      shaip Q. Ymeri (1933) nga Gjyrisheci i Kamenicës me vendbanim në Zllatar,u vra më 21.04.1999, gunshot ëound to left pelvis.

14.                      Kushtrim Gashi (1981) u vra më 23.03.1999 dhe është varrosur në varrezat e Matiçanit.

15.                      Ekrem Gashi, (1968) u vra në lokalin “Monika” më 28.02.1999 dhe varrosur në varrezat e Matiçanit. Ekspertiza e tij është kryer në gusht të vitit 200 nga patologu Peter Vanezis.

16.                      Avdi Makolli (1960) u vra më 28.03.1999 dhe është varrosur në Matiçan.

17.                      Haki Buzoku (1947) u vra më 28.03.1999. Është varrosur në Matiçan.

18.                      Fadil Ahmeti (1958) nga Matiçani më 2.5.1999 shkon në lagjen Bregu i Diellit te Banesat e bardha për të gjetur ushqim dhe më nuk kthehet. Konsiderohet i zhdukur.

Bregu i diellit.-  Sipas deklaratës së Nexhmije Behlulit, më 31 mars të vitit 1999 në orën 17.oo i kishin larguar paramilitarët nga banesa e tyre e bashkë me të edhe fqinin nga Sllovia. Bashkë me fqinjin ishin vendosur në Sllovi ku mendohej se do të ishin të sigurt meqë për 50 vjet s’kishte ndodhur asgjë e keqe mes shqiptarëve e serbëve. Mirëpo pleqët ua tërhiqnin vërejtjen: “Shkau besë nuk ka” dhe ndodh më e keqja. Më 15 prill paramilitarët serbë, bashkë me vendësit nisën një masakër kundër fqinjëve shqiptarë, fillimisht duke kërkuara para. Aty u vranë e u masakruan mbi 60 njerëz, nga të cilët vetëm 17 janë të identifikuar. “Na erdhi radha edhe neve. Bashkëshortit tim Izmiut, me prejardhje nga Hajkobilla, ia zbrazën një karikator automatiku ndërmjet këmbëve. I kërkuan para. Ata paramilitarë i njihnin mirë bashkfshatarët e tyre shqiptarë në zë, në gjeste, bile edhe në ata sy të xhindosur. E plagosën Izmi Behlulin me tre plumba. Në këtë rast Ardiani, djali vraponte drejt tij duke e thirrur: “Babi, babi...!”, i cili edhe pse i plagosur kërkonte nga unë ta ruaja djalin Ardianin. Paramilitarët na nisën për në Gadime. Atje Izmiu ndërroi jetë dhe atje e varrosëm. Pas kësaj na ndoqën për në Maqedoni. Rivarrimi i Izmi Behlulit u bë në varrezat memoriale në Hoxhaj të Makocit.

Dardani.- më 15 prill 1990 në banesën e vet vritet nga snajperistët serbë Arife Hajdari nga Dabisheci me banim në Prishtinë, në momentin kur po përgjonte përmes dritarëzës së derës së hyrjes se kush i binte ziles. Varroset po të njejtën ditë në Oborrin e Ujësjellësit të vjetër të Prishtinës.

Llapnasellë.- Sipas deklaratës së Bajram H. Krasniqit më 19.04.1999 në shtëpinë e Hajriz Bali Krasniqit vizavi me Mullinin e Isufit ku përveç njerëzve të shtëpisë kishte edhe rreth 30 fëmijë, gra e burra, u futën paramilitarët dhe militarët serbë. Këta i vërenë Bashkimi (djali i Hajrizit) i cili i thërret babait të vet Hajrizit: “Agi, ik se hinën paramilitarët brenda!” Hajrizi nga largohet Përroit të Rrezës dhe me të më nuk u pamë deri më 22.04.1999. Paramilitarët na piskatën: “Ç’pritni më!” U larguam nga shtëpia që të gjithë me veturat që kishim në oborr dhe deri më 5.05.1999 kemi qëndruar në shtëpi të Mustafë Arifit në rrugën e Batllavës në Prishtinë. Më 5.05.1999 udhëtuam për në Han të Elezit dhe përfunduam në zonën neutrale, mirëpo maqedonasit na nxorën nga zona neutrale dhe na futën përsëri në gojën e paramilitarëve serb. Më datën 6 maj kemi qëndruar në Han të Elezit bashkë me rreth 5000 të tjerë. Të nesërmen një shqiptar me mjekërr nga Gjilani në marrëveshje me një serbna ftoi në autobusin e tij dhe udhëtuam për në Gjilan duke paguar  nga 50 DM për kokë. Në Ferizaj na i kërkuan edhe nga 20 DM. Paguam dhe përfunduam në Gjilan. Aty u vendosëm tek Sefer Zymeri. Prej aty na nxori policia dhe na dërgoi me autobus për në Ferizaj ndërsa në Ferizaj na futën në një autobus tjetër për në Prishtinë. Autobusi ynë u ndalua në Llapnasellë nga paramilitarët më 12.05.1999. Këtu një oficer bëri legjitimimin e njerëzve. Hajrizi, baba, nuk pati dokument, sepse letërnjoftimi i harruar i tij tashmë ishte djegur me gjithë shtëpi. E nxorën përjashta Hajriz B. Krasniqin me gjithë të birin Bashkim H.Krasniqin në orën 14.30. Po kështu nga autobusi nxorën Agron Kryeziun (24), Shpejtim Thaqin nga Kishnica (25) Sejdi Sallahun (50) nga Prishtina dhe Ismet Limanin (55) hoxhë në Hajvali .  Tek po nisej autobusi, motra Igballja i tha shoferit që ishte serb:”Pse nuk po i pret udhëtarët e tu?” Ky ia ktheu: “Do t’iu bashkangjitesh edhe ti!?” Më nuk ditëm gjë për ta. Shpresonim të gjendeshin në burgjet serbe. Për këtë garantoi një Edin gusinaci nga Novi Pazari i cili për gjurmimin e tij u pagua 2000 DM. Përmes një shoku nga Suedia ramë më një udbash të quajtur Kemp. Edhe ky gënjeu si i pari por duke përfituar nga ne poashtu 2000 DM. Edi Gusinac për veprimtarinë kapet nga pjestarët e policisë ushtarake dhe i dorëzohet KFOR-it, ndërsa KFOr bëhet bashkëpjesmarrës në gënjeshtër dhe krim meqë e lirojnë matrapazin që kishte përfituar rreth 70 mijë DM.

Më 22 shurt 2000 pjestarët e KFOR-it kanadez kishin zbuluar eshtrat e gjashtë viktimave në Llapnasellë. Të gjithë këta i sjellin në morgun e Institutit të Mjekësisë në Prishtinë. U vërtetua se ishin pikërisht ata të gjashtit që i zbritën nga autobusi më 12 maj 1999. ë gjithë këta ishin qëlluar me nga një plumb në kokë e pastaj ishin përpjekur t’i digjnin për t’ua humbur gjurmat. U identifikuan dhe u diagnostifikuan: Hajriz B. Krasniqi me violent death, Bashkim H. Krasniqi me Gunshot ëound loëer trunk and head injury, Agron Kryeziu me Violent death, Sejdi Sallahu me Violent death. Mbetjet e tyre përveç të Ismet Limanit, u rivarrosën në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Behxhet Dibrani: Procesi i islamizimit në Kosovë gjatë shekujve Eduard M. Dilo: U promovua në Washington DC libri i Leka Tasit ''Grabjani rrëzë kodrave'' Beqir Cikaqi: Hysen Uka, i mbijetuari i masakrës së Tivarit! Halit Bogaj: Jevrem Bërkoviq dhe miqësia e tij ndaj shqiptarëve Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës Fritz Radovani: Në Shkodër – 10 vjet nga terrori komunist, janë vepër e kriminelit Hilmi Seiti Behxhet Dibrani: Kriptokrisitianizmi (Laramania) si proces në Kosovë gjatë shekujve XVIII-XIX Saime Isufi: Kontributi i gruas në lëvizjen tone kombëtare për çlirim Fatbardha Demi: Shkruesit e historisë duhet të jenë njerëz të lirë Avzi Mustafa: Imam Vehbi Ismaili, një hallkë e rëndësishme e traditës islame shqiptare Joan Pelushi: Kriptokrishterizmi në Shqipëri Xhemaledin Salihu: Presheva heshtazi po e humb rëndësinë e qendrës rajonale të krijuar në shekuj Besim Muhadri: Hasi - Arterje kryesore e luftës së UÇK-së Behxhet Dibrani: Gjendja e popullatës katolike shqiptare të Kosovës gjatë shekujve Agron Shabani: Kur zoti nuk harron... Baki Ymeri: Simbol i gjallë i atdhetarizmit shqiptar Ilmi Veliu: Sllavomaqedonët pohojnë se Leka i Madh, Skënderbeu, Nënë Tereza, kanë qenë me origjinë sllave Sabile Keçmezi-Basha: Omer Çerkezi dhe qëndresa e tij për çështjen kombëtare Qazim Namani: Gjurmë të shkrimit në gadishullin ilirik Ilmi Veliu: Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë e II botërore

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx