E premte, 02.05.2025, 12:31 AM (GMT+1)

Speciale

Ramiz Dërmaku: Bisedë me Fehmi Morinën, dëshmitar i tragjedisë së Tivarit (II)

E marte, 06.07.2010, 09:58 PM


BISEDE  ME  JAKUP  FEHMI  MORINËN  DËSHIMTAR  I  TRAGJEDISË    TIVARIT

 

ME NJË  ANIJE  TRIKATSHE  NA  KANË  NISUR    DREJTIM    RIJEKËS,

                      E  NGA   ATY   PËR     GORICËN   ITALIANE

           

Bisedoi: Ramiz DËRMAKU

 

Në vitin shkollor 1950, do të emrohet drejtor shkolle në fshatin Roganë (ish.Rogaqicë) të Dardanës. Me 31 gusht të vitit 1953, atdhetari e pishtari I arsimit Fehmi Morina, kreu kursin e ultë të shkollës fillore në Prizren. Dhe në fundë kreu shkollën Normale në Gjilan,gjatë viteve 1963-1964.Në vitin shkollor 1952-1953 përsëri mësuesin Fehmi, do ta pranojnë në detyrën e arsimtarit, por do ta transferojnë në fshatin kodrinoro malor Desivojcë ( si denim),si drejtor të shkollës së plotë tetëvjeqare.

          Në Trogir qëndruam 10-ditë. Nga eshaloni jonë në Trogir, kanë humbur jetën 29-veta ( si shkakë merrej se ne nuk po I kryejm urdhërat-detyrat).Por realiteti ishte se ne tani më nuk kishim force, disa me shumë vështirësi edhe flisnin.Edhe këtu kanë humbur jetën shumë shqiptarë të Kosovës.Nga Knini me 6 maj të vitit 1945 kemi arritur në Shibenik. Me një anije trikatëshe na kanë nisur në drejtim të Sushakut-Rijekë, e nga aty për në Goricën italiane. Nga Gorica kemi shkuar në Tërnavë në kufi të Austrisëku kemi qëndruar tre muaj e pastaj na kanë dër në kazermen ushtarake të Mariborit.Nga kjo kazermë ushtarake do të lirohemi dhe pasë shumë e shumë peripetive e sakrificave arrita në shtëpi-Kosovë.Posa u ktheva në shtëpi ende pa u çmallur me familjen time të ngushtë; familjen, shokët dhe të afërmit, pyesja se a ka ndonjë shkollë shqipe në rrethin tone,se unë dëhiroj ta vazhdojë shkollimin.Në kohën kur unë u ktheva nga shërbimi ushtarak në tërë Kosovën kishin filluar të hapeshin shkollat shqipe. Ministri i arsimit i komunës së Dardanës (ish.Kamenicës) gjatë asaj kohe ishte Kasëm Caka nga Korça. Posa ai ishte informuar se se unë isha kthyer nga “shërbimi ushtarak”, më ftoi të bisedojë në Dardanë. Ai kërkoi nga unë që sa më pare t’ia fillojë punës më nxënës. Propozimin i ministrit të arsimit në Dardanë, z. Kasëm Caka,mësuesi Fehmi Morina do ta pranojë me vullnet e dëshirë. Duke i parë aftësit, aktivitetin, përkushtimin, sjelljet dhe sukseset e mësuesit Fehmi, ministri i arsimit në Dardanë z. Kasëm Caka, mësuesin Fehmi do ta emërojë drejtor shkolle në fshatin Muçivërcë.Në vitin 1950, do të emrohet drejtor shkolle në fshatin Roganë (ish.Rogaçicë)komuna e Dardanës. Me 31 gusht të vitit 1953 pishtari i arsimit z. Fehmi Morina, kreu kursin e ultë të shkollës fillore në Prizren. Duke qenë i etur për dituri mësuesi Fehmi, regjistroi dhe me suksesë e kreu Shkollën Normale në GJILAN,gjatë viteve 1963-1964.Në vitin shkollor 1952-1953, mësuesin Fehmi, do të ushtrojë detyrën e arsimtarit, por do ta transferojnë në fshatin kodrinoro malor Desivojcë ( si dënim për shkakë të disa mospajtimeve të tij ndaj planprogrameve shkollore të mbushura me sllavizëm) si drejtor i shkollës tetëvjeçare. Në shkollën e Desivojcës, punoi një vitë.Nga Desivojca do ta kthejnë në gjimnazin e ultë shqipëtar në Muçiverc. Këtu thotë pishtari i arsimit Fehmi Morina, arrita suksesin më të madhë në karierën time arsimore. Kontaktet dhe vizitat e shpeshta që ja bëja gjimnazit të ultë shqiptar të Hogoshtit, ku drejtor shkolle ishte atdhetari dhe patrioti i devotshëm  i çështjes sonë kombëtare z.METUSH  KRASNIQI nga Dajkovci. Në Muçivercë drejtor të gjimnazit të ultë do ta emërojnë ISMET DËRMAKUN, e mua do të më tranferojnë në fshatin Topanicë, gjatë vitit 1954-55, ku punova deri në pensionim.Më kujtohet kur unë isha në kurset pedagogjike një thënje e Mehmet Gjevorit, legjendës së arsimit në Kosovë, citoj.” Mësimdhënësi duhet të jetë pasqyrë, dhe kudo që të jetë i gjithëanshëm”. Gjatë karierës sime në arsim unë do të falenderoja atdhetarin dhe patriotin z. Metush Krasniçi, nga Dajkovci i cili kurrë nuk kurseu kohë apo mjete për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja ne frymë kombëtare.Ai ishte dhe mbeti hero i madh i Kosovës, patriot i pa epur dhe i përkushtuar deri në momentin e fundit të jetës për zgjidhjen e drejtë të çëshjtjes kombëtare. Mbi 27 vite përvojë pune në arsim,mësuesi Fehmi Morina, ishte i dashur l lavdëruar dhe i respektuar si nga nxënësit ponjashu edhe nga populli.Porosia e vetranit të arsimit ishte:

“Luftoni për dituri që të bëheni të zotët e vetvetës, sepse pa një shkollim të mirëfilltë nuk ka as komb, as atdhe e as fe, sepse ajo na mundëson ta dallojmë dritën nga terri, të vërtetën nga pa e vërteta, të mirën nga e keqja, e kështu me radhë”.Pishtari e veterani i arsimit në Dardanë,z. Fehmi Morina me punën e tij vetmohuese hapi shumë shkolla të reja në Dardanë. Gjatë punës së tij arsimore, mësuesi dha një kontribut të madh pedagogjik në arsimimin dhe zhdukjen e analfabetizmit tek shqiptarët. Mesazhi I mësuesit Fehmi Morina ishte;Mallku kjoftë ai bir shqiptari,që këtë gjuhë të Perendisë,trashigim tia lë ai fëmisë.

 

Kjo bisedë u zhvillua 10 shkurt 2002, u botua në gazetën “Bota sot”12 shkurt 2002.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx