Speciale
Bislim Pireva: Dhuna qindvjeçare serbe (I)
E diele, 18.07.2010, 07:59 PM
BISLIM B. PIREVA
DHUNA NJËQINDVJEÇARE
SERBE
NË
TYGJEC
SFIRCË
ZAJÇEC
GMICË
1
PRISHTINË, 2010
Botues:
Asociacioni për Zhvillimin e Gallapit
’’Galabri’’ Prishtinë
Redaktor: Munish Hyseni
Lektor: Nazmi Musa, prof.
Radhitja kompjuterike: Burim e Florim Pireva, ecc
Për botuesin:
Islam Velija, kryetar
DHUNA QINDVJEÇARE SERBE
Nga burimet serbe shihet se në Valevë, më 1788, kanë jetuar 3000 familje myslimane (shqiptarë, turq dhe myslimanë). Në vitin 1826 kishin mbetur vetëm 30 familje. Në Qupri më 1826 ishin 230 shtëpi shqiptare, më 1834 asnjë. Në Beograd më 1818 ishin 2500 shtëpi, më 1826 asnjë. Në Uzhicë më 1818 ishin 1000 shtëpi, më 1838 asnjë. Në Sokolac më 1818 ishin 318 shtëpi më 1838 asnjë. Në Smederevë më 1818 kishte 200 shtëpi, më 1826 asnjë. Në Çaçak më 1818 ishin 20 shtëpi, më 1826 asnjë (Iz Srbije knjeza Miloša-Stanovništo i naselja,
Që kur kishte fituar një autonomi nga Peran- doria
Burime dhe autorë të ndryshëm serbë përpiqen që ta mohojnë praninë e shqiptarëve në ato treva. Sipas J. Cvijiqit, D. Popoviqit, L. Stanojeviqit A. Uroševiqit e të tjerë, shqiptarët kishin ardhur në këto treva si kolonizues pas dyndjeve serbe të vitit 1690, prandaj edhe kishin ikur nga frika e hakmarrjes.
Nuk ka familje shqiptare që nuk ka përjetuar dhunë nga regjimet serbe. Serbia, që nga pjesa e dytë e shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX në kontinuitet ka ushtruar dhunë mbi shqiptarët, ka vrarë, ka masakruar, ka djegur shtëpie e fshatra të tëra, ka prerë gra, pleq e fëmijë, ka bërë përndjekje dhe krime nga më të ndryshmet.
Në fshatrat të cilat i kemi për objekt trajtimi krime të mëdha janë bërë në tetor të vitit 1912. Sulmi i Serbisë mbi Kosovën i nxitë dhe i bashkon shqiptarët të bashkohen për ta mbrojtur kufirin e saj. Në Sfircë të Brendshme, te Çuka e Novakut e deri te Tepja ishin tubuar mbi njëmijë luftëtarë. Armata e Tretë Serbe me dy divizione ishte nisur drejt Merdarit, kurse Brigada e Moravës kishte zënë pozicionet në Kodrat e Tupallës (dr. L. Rushiti: Rrethanat politike-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, f.16-19). Ditën e sulmit në xhaminë e Tygjecit kanë lidhur besën 70 burra, kurse imami mulla Misin Doda nga Sfirca ua ka ’’ knue tallkinin’’ e pastaj janë nisur drejt kufirit te Kapia e Sfircës. Këtyre burrave u kanë prirë Arif Kosumi dhe mulla Misini. Besa e Tygjecit është lidhur më 1912, e jo siç e thotë M. Pirraku më 1944 (M. Pirraku: Mulla Idris Gjilani, Prishtinë,
Një numër bukur i madh i shqiptarëve nga këto fshatra janë zhdukur në vitet 1915/1917. Në mes të dy luftërave botërore po ashtu janë vrarë shqiptarë nga xhandarmëria, ose në ushtri, kufomat e të cilëve nuk dihet se ku janë varrosur apo zhdukur. I vetmi ngushëllim për familjet e tyre ka qenë njoftimi me motivacion se kinse është mbytur vetë, ose e kanë mbytur kuajt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë mobilizuar me dhunë dhe janë vrarë, kurse menjëherë pas lufte dhuna dhe vrasjet kanë vazhduar mbi ta duke i akuzuar herë si dezertorë e herë si ballistë. Akuzat kanë vazhduar deri në luftën e fundit më 1998/1999 si irredentistë, separatistë, terroristë.
Në vazhdim po japim të dhënat mbi krimet, vrasjet, dëbimet dhe burgosjet e shqiptarëve të bëra nga Serbia, pa pretenduar se janë të plota, në fshatrat: Tygjec, Sfircë, Zajçec dhe Gmicë.
I. Të vrarë dhe të zhdukur
1. Arif Ajet Kosumi është vrarë më 1912 te Kapia e Sfircës në luftë me forcat serbe. Eshtrat e Arifit edhe sot janë në një varr me mulla Misin Dodën, aty ku janë vrarë bri rrugës në Sfircë të Brendshme. Arifi ka lënë katër djem: Hysenin, Salihun, Mustafën dhe Kadriun. Hyseni më 1929 është shpërngulur në Turqi. Tani që të katër janë të ndjerë. Mustafa ka lënë tre djem: Rizahun, Shaipin dhe Arifin, të cilët jetojnë në Gjilan. Të bijtë e Kadriut, Selmani tani është i ndjerë, ndërsa të bijtë me familje jetojnë në Gjilan dhe në Prishtinë, kurse Tefiku dhe Ajeti po ashtu me familje jetojnë në Prishtinë. Salihu ka lënë tre djem: Bajramin, i cili ka jetuar në Tygjec dhe tani është i ndjerë, i biri Hyseni ende jeton në Tygjec, ndërsa Ismeti në Gjilan. Halili dhe Xhema me familje jetojnë në Hajvali të Prishtinës.
**Arif Ajet Kosumi ishte njeri më autoritet të madh. Ai më 1885 në Tygjec e kishte ndërtuar një objekt, i cili deri në LBD kishte shërbyer si han, në të cilin më 1947 kur ishte hapur shkolla për herë të parë ishte vendsur në atë objekt ku shkronjat e para të gjuhës shqipe i kanë mësuar fëmijët e mëse dhjetë fshatrave. Është për t’u habitur se si askujt s’i ka rënë ndërmend ta fotografojë atë ndërtesë në të cilën janë mësuar shkronjat e para të alfabetit shqip. Kur më 1929 Hyseni ishte shpërngulur në Turqi atë objekt ia kishte shitur Hamit Sijarinës nga Feriçeva, kurse më 1957 e kishte blerë prej tij Kadriu, i vëllai i Hysenit. Ajo ndërtesë është rrënuar para vitit 1960. . 2. Maliq Mustafë Kurti-Krasniqi është vrarë më 1912 te Kapia e Sfircës në luftë me forcat serbe. Ka lënë tre djem: Mustafën, Fetahun dhe Rizahun. Tani që të tretë të ndjerë. Mustafa ka lënë pesë vajza dhe djalin Tahirin, i cili jeton në Prishtinë. Të bijtë e Rizahut: Isa, Nazifi, Ibushi, Ganiu, Fetiu dhe Maliqi jetojnë në Prishtinë, kurse i biri i Fetahut Januzi me familje në Berivojcë të Kamenicës. 3. Bafti Brahim Krasniqi është vrarë më 1912 te Kapia e Sfircës në luftë me forcat serbe . Ka lënë pas vete djemtë: Bilallin, Izlamin dhe Malën si dhe vajzat Zizën, Hafizen dhe Nefisen. Tash të gjithë të ndjerë. Pasardhësit e tij jetojnë në Prishtinë, në Hajvali dhe në Shkup. . 4. Hasan Brahim Krasniqi është vrarë më 1912 te Kapia e Sfircës në luftë me forcat serbe. Ka lënë pas vete vajzat Faten dhe Hajkunën, tash të ndjera. 5. Ramë Ali Pireva është vrarë më 1912 në Gjilan në luftë me forcat serbe. Ka lënë pas Muharremin dhe vajzën Hakilen-Kilushin. Muharremi ka vdekur në vendlindje më 1993, ndërsa Hakilja pasi është martuar është shpërngulur në Turqi dhe atje ka vdekur më 1938 dhe nuk ka lënë pasardhës. Të bijtë e Muharremit Azemi me familje jeton në Kamenicë, Mehmeti e Rama në Gjilan, ndërsa Ademi po ashtu jetonte në Gjilan, mirëpo tani është i ndjerë. 6. Alush Aziz Kurti është vrarë më 1912 nga një serb në Kodër të Kremenatës. S’ka lënë pasardhës. 7. Aziz Hajdin Kosumi është marrë nga shtëpia më 1912 dhe ka humbur pa gjurmë. Nuk ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë pasardhës. Ishte vëlla i Rrahimit, i cili kishte tre djem; Qazimin, Bajramin dhe Rasimin, pasardhësit e të cilëve jetojnë në Koretin, në Kamenicë në Gjilan dhe në Prishtinë. 8. Avdullah Halil Ismajli është marrë nga shtëpia më 1912 dhe është vrarë nga serbët në Hajnoc në vendin e quajtur Te Mullit Binak. Nuk ka qenë i martuar. 9. Azem Ismajli është vrarë Te Kapia e Sfircës më 1912 në mbrojtje të kufirit. La pas Ramadanin-mulla Ramën, i cili një kohë të gjatë ishte imam në xhaminë e Tygjecit, prej nga u largua më 1955 dhe u vendos në Mateç të Kumanovës me qëllim që të shpërngulej në Turqi, por nuk arriti dhe kështu i biri Ademi me familje jeton në atë fshat. 10. Sherif Buzoku, po ashtu është vrarë Te Kapia e Sfircës më 1912 (tregoi Fatime Buzoku-Berisha) . 11. Zeqir Ismajli është vrarë po ashtu Te Kapia më 1912. La pas Shabanin dhe Zahirin. I biri i Shabanit Muharremi me familje jeton në Kamenicë. Pasardhësit e Zahirit janë: Hamiti (tani i ndjerë), Isufi dhe Zeqiri. Pasardhësit e tyre me familje jetojnë në Kamenicë. 12. Nezir Musli Klaiqi është vrarë më 1912 në mbrojtje të kufirit Te Kapia e Sfircës. Ka lënë pas: Maliqin, Aliun, Veliun, Hasën dhe Fazilen. Të gjithë që moti janë të ndjerë. Maliqi ka lënë këta pasardhës: Sofijen, e cila ka qenë e martuar në Sfircë dhe tani është e ndjerë. Nurija ka qenë e martuar në Dazhnicë, poashtu e ndjerë. Të bijtë Neziri e Zahiri me familje jetojnë në Prishtinë. Aliu ka lënë pesë vajza: Hamiden, Xhevrien, Zymrien Xheziden e Havën. Veliu ka lënë pas: Shabanin që është i vendosur në Gjilan, por përkohësisht punon në Gjermani, Sherifin (tash i ndjerë) pasardhësit e të cilit jetojnë në Austri, si dhe vajzat Remzien, Hidën dhe Nazmien, tash e ndjerë. . 13. Deli Halil Ismajli është mobilizuar me dhunë më 1913 dhe ka humbur pa gjurmë. Ka qenë i martuar dhe ka lënë vetëm një vajzë me emrin Bejte, e cila ka qenë e martuar në Sedllar. Bejtja ka lënë pas një djalë dhe dy vajza. Ajo që moti është e ndjerë. 14. Rexhep Halil Ismajli më 1915 kishte ardhur i plagosur në shtëpi dhe nuk kishte ditur të tregojë se si dhe nga kush është plagosur. Serbët këdo që kalonte pranë kufirit e qëllonin. Pas gjashtë javësh ka vdekur nga plagët. Nuk ka qenë i martur . 15. Brahim Halil Ismajli është marrë në shtëpi nga serbët më 1915 kinse për t’ua treguar rrugën për në Strezoc bashkë me dy shqiptarë të tjerë, njëri prej tyre nga Sfirca e Mbrendshme, i cili e kishte ditur serbishten. Kur arrijnë në kodër të Kremenatës i vrasin. Kufomën e Brahimit e ka marrë Ali Jakup Pireva dhe e ka ruajtur dy ditë. Pas dy ditësh kufoma është marrë dhe është varrosur. Brahimi ka lënë pas vetës djalin Misimin, vajzat Mirsimen, e cila ka qenë e martuar në Lisockë dhe Nazifen, e cila ka qenë e martuar në Zhujë. Djemtë e Misinit: Sahiti, Beqiri, Ibrahimi dhe Selimi që nga viti 1963 jetojnë në Hallaq të komunës së Lypjanit.
**Halil Hajdar Ismajli kishte gjashtë djemë; Avdullahun, Brahimin, Deliun, Rexhepin (që të katërt të vrarë) si dhe Ramën e Januzin. Rama kishte vdekur natyrshëm dhe nuk ka qenë i martuar. Januzi ishte i vetmi që kishte jetuar deri më 1981 dhe ka pasur shtatë djemë: Hajdarin, Avdullahun-Dulin, Zukën, Rexhepin-Rexhën, Ramizin, Bejtullahun dhe Halilin. Zuka, Bejtullahu dhe Halili ende janë gjallë. Bejtullahu dhe Ramizi kanë përjetuar golgotën e Tivarit, kurse Rexha ka qenë i zënë robë dhe i internuar në Gjermani, e po ashtu edhe Avdullahu-Duli është plagosur në Luftën e Kikës. Në bazë të një vendimi të vitit 1947, kinse për përcaktimin e mbiemrave të familjeve pasardhësit Avdullahit-Dulit, të Bejtullahut dhe të Ramizit mbajnë mbiemrin e katëgjyshit të tyre Hajdarit, pra quhen Hajdari, kurse pasardhësit e Hajdarit, të Zukës dhe të Rexhës mbajnë mbiemrin Ismajli. Strehimorja e parë e Mulla Idrizit ka qenë shtëpia e Januzit nga dhjetori i vitit 1944 deri në prill të vitit 1945. Dr. Muhamet Pirraku në librin Mulla Idris Gjilani (Prishtinë, 1995) një prej të dyshuarëve për zbulimin e vendstrehimit të Mulla Idrisit e përmend edhe Rezhepin-Rexhën gjë që nuk është fare e vërtetë. Prej nga i ka marrë ato informata Muhamet Pirraku nuk e thotë, gjë që është dashur ta bëjë, sepse ajo është etiketë e rëndë me hamendje dhe e paargumentuar. E vërteta pse Mulla Idrisi është larguar nga shtëpia e Januzit ishte se për strehimin e Malla Idrisit në shtëpinë e Januzit e dinte edhe Mulla Rama, kushëri i Januzit. Mulla Rama ishte adhurues e flakët i Mulla Idrisit dhe Januzi si kushëri që e kishte e dinte qartë këtë fakt, por kishte droe se ai nga kurreshtja mund t’i shpëtojë fjala dhe t’i tregojë dikujt në besë. Për këtë aryse Januzi i ka dërguar fjalë Selim Sadikut se më nuk është i sigurt ta strehojë Mulla Idrisin. Familja Sadiku ka shkuar dhe e ka marrë Mulla Idrisin, kinse për ta dërguar për në Turqi. E vërteta ishe se Rexha fare nuk e ka ditur se ku ishte strehuar Mulla Idrisi dhe si ka qenë e mundur që ta denoncojë Rexha kur nuk e ka ditur fare se ku ndodhet. Në kohën kur Pirraku ka mbledhur të dhëna familja e Januzit ka pasur mbi tridhjetë meshkuj, kurse ai nuk e ka parë të udhës të kontaktojë me ndonjërin prej tyre. Madje dy djemë të Januzit dhe vetë Januzi nga vitet e ’70 ka jetuar në Gjilan. Januzi dhe gjithë familja e tij është fare mirë e njohur në Tugjec si familje atdhetare. Madje edhe në luftën e fundit më 1999 shtëpia e Januzit ishte vendstrehim për shumë refugjatë, si dhe vend ku janë zhvilluar veprimtari për koordinimin e aktivitetit luftarak, në kye të të cilit ishte juristi Rifat Kamber Hajdari, stërnip i Januzit.
16. Miftar Brahim Krasniqi është vrarë nga forcat serbe në Ristoc afër Bujanocit më 1912 në mbrojtje të kufirit. Nuk ka qenë i martuar. . 17. Brahim Pajazit Krasniqi është vrarë më 1912 nga një serb i Kostadicës me emrin Draga. Ka lënë ps vetës dy djemë Fejzën, i cili është vrarë më 1945 nga partizanët në shtëpi të vet dhe Zukën 8 muajsh, të cilit pas vrasjes së të atit me bekimin e mulla Aliut të Kremenatës është ripagëzuar me emrin e të atit Brahim. Ka lënë edhe një vajzë me emrin Xhemile, e cila ka qenë e martuar në Busavatë, ndërsa është shpërngulur në Brusë të Turqisë. Tani është e ndjerë. Pasardhësit e Brahës jetojnë në Kamenicë, në Prishtinë dhe në Hajvali. . 18. Sinan Buzoku-Lipovica është vrarë më 1912 në Gjilan nga forcat serbe. Ka lënë pas vetës djalin Ismajlin, i cili tani është i ndjerë, kurse të bijtë jetojnë në Gjilan.
19. Ramadan Vrapca është vrarë më 1912 në luftë me ushtrinë serbe Te Kapia e Sfircës. Nuk ka lënë pasardhës. 20. Rahim Ali Pireva është mobilizuar me dhunë nga
**Shefkiu, Qazimi dhe Veseli nga pushteti ishin shpallur dezertorë të luftës dhe kanë kërkuar prej tyre që të dorëzohen dhe se nuk do të kenë pasoja. Janë dorëzuar në Tygjec dhe prej andej janë dërguar në stacionin e xhandarmërisë në Strezoc. Pas disa orëve u kanë thënë se mund të shkojnë të buajnë diku, por që të nesërmen të kthehen. Atë natë kanë natuar në Krilevë dhe të nesërmen janë kthyer. Kah mesdita u kanë thënë se duhet të shkojnë në Gjilan. Kur kanë arritur në Makresh që të tretë janë vrarë pas shpine. Bajram I. Pireva, atëherë 20 vjeç, thotë se kufomat e Shefkiut dhe të Qazimit i ka parë dhe se që të dy kanë qenë të vrarë nga prapa. . 38. Asllan Izlam Krasniqi është mobilizuar me dhunë në tetor dhe është vrarë ditën pas sulmit të Gjilanit më 1944. Nuk ka lënë pasardhës . 39. Rahim Qazim Siarina është mobilizuar me dhunë në tetor dhe është vrarë ditën pas sulmit të Gjilanit më 1944. . 40. Latif Murat Kosumi është mobilizuar me dhunë në tetor dhe është vrarë ditën pas sulmit të Gjilanit më 1944. Nuk ka lënë pasardhës. Ishte vëlla i Ibrahimit, i cili në vitet e 50-ta është vendo- sur në Gjilan, ku edhe jetojnë pasardhësit e tij Ruhani, Murati, Asllani dhe Latifi. . 41. Fetah Behlul Kosumi është vrarë në Luftën e Velegllavës më 1944. Ka lënë pas vetës djemtë Mehmetin dhe Ruhanin. . 42. Januz Bajram Musliu është mobilizuar me dhunë në tetor dhe është vrarë ditën e sulmit të Gjilanit më 23.12.1944. Ka lënë djalin Beqirin, i cili tash është i ndjerë. Të parët e tij ishin të ardhur më 1878 nga Sfirca e Brendshme. . 43. Mustafë Adem Musliu u mobilizua me dhunë në tetor bashkë me kushëririn Januzin dhe është vrarë ditën e sulmit të Gjilanit më 23.12.1944. 44. Hasan Jashar Kosumi është vrarë ditën e sulmit të Gjilanit në afërsi të Livoçit të Poshtëm. E ka varrosur Asllan Naman Matoshi, i cili ishte bashkë me të në momentin e vrasjes. . 45. Ramë Salih Kosumi është vrarë ditën e sulmit të Gjilanit më 23.12.1944. Si i kushëriri Hasani as ky nuk ishte i martuar. Të parët e tyre ishin të dëbuar nga Shillova e Lebanës më 1878 dhe ishin vendosur në Gmicë. Vëllezërit e Ramës, Hyseni me familje jetojn në Livoç të Epërm, Nuredini me familje jeton në Gjilan, kurse Halili me familje jeton në Kamenicë.
**Të parët e vëllazërve Jashar e Salih Kosumi-Shillova nga Shillova e Lebanës më 1878 ishin vendosur në Gmicë. Më 7 qershor të vitit 1928 ishin shpërngulur në Turqi, por pas tre muajve, pikërisht më 2 tetor të po të atij viti kthehen, por tani vendosen në Lagjën e Kosumajve në Tygjec, pasi që në Gmicë e kishin shitur pronën. Pasaportën e Jasharit e ruan edhe sot Nuredini i biri i Salihit. Pasaporta është lëshuar nga Konzulata e Turqisë në Beograd, nr. 3169 më 28 maj 1928. Në pasaportë është i shënuar emri i bashkëshortes së Jasharit Ajetes 26 vjeçe dhe të birit Hasanit 3 vjeç (i cili më 23.12.1944 është vrarë në Gjilan).
46. Imer Aziz Kurti-Krasniqi është vrarë më 8 shkurt 1947. Atë ditë OZN-a kishte organizuar një akcion të madh për ta zënë Bislim Zeqirin nga Ma -reci, i cili në popull njihej me emrin Shyt Mareci dhe i cili ishte i strehuar në shtëpinë e Rexhë Sinan Vrapcës në Meshinë. Atë ditë tregon Hajrullahu, i biri i Imerit, se është rrethuar edhe shtëpia e tyre prej një numri të madh njerëzish. E kanë marrë babain dhe me shokë të vet e kanë lidhur për një dardhe që ishte në oborr nga këmbët deri te koka dhe ashtu e kanë mbajtur disa orë. Unë isha fëmij dhe nuk dija gjë, por përballë nesh në bregun tjetër në Meshinë ishte rrethuar shtëpia e Rexhës, ku një një natë më parë prej nesh kishte shkuar Shyti. Pasi që ai u kishte ikur, por i plagosur dhe kur arrin nën shtëpinë e Muharrem Vrapcës, me qenë se ishte i rrethuar në të gjitha anët bënë vetëvrasje. Atëherë babain tim e marrin dhe e çojnë pranë kufomës së Shytit dhe e pushkatojnë me pretekstin se e kishte strehuar. Imeri ka lënë shtatë fëmijë jetim, tre djem dhe katër vajza. Ramizin, i cili tani është i ndjerë, kurse të bijtë jetojnë në Tygjec dhe në Kamenicë. Hajrullahun i cili me familje jeton në Kamenicë, kurse Idrizi me familje jeton në Tygjec. Vajza e madhe Arifja ka qenë e martuar në Dabishec dhe tash jeton në Prishtinë. Zethanja ka qenë e martuar në Zajqec, ndërsa tash jeton në Kamenicë. Haka ka qenë e martuar në Sfircë, tash jeton në Prishtinë. Mihanja ka qenë e martuar në Meshinë, ndërsa tash është e ndjerë. . 47. Hajdar Bajram Krasniqi ishte luftëtar për bashkimin e të gjitha trojeve etnike. Pas Luftës së Dytë Botërore ishte strehuar në Kapit të Medvegjës dhe është vrarë në tradhti më 1946. Pas vetës ka lënë tri vajza: Shefketen, Razën dhe Nazlijen. 48. Islam Rrustem Pireva është vrarë pranë shtëpisë së vet nga banda e Voja Kuliqit të Vrapcës më 1945. Ka lënë pas vetës tre djemë: Ademin, Azemin dhe Halilin të cilët moti janë shpërngulur në Prishtinë. Ademi tani është i ndjerë. Ka lënë pas edhe vajzat; Pashijen, Eminen, Miradijen dhe Fatimen. 49. Bejtë Ali Pireva është marrë në shtëpi, është vrarë në Gjilan më 1945 dhe nuk i dihet as varri. Ka lënë pas vetës 6 djem: Ramadanin, Rrahimin, Hajrullahun, Aliun, Fetiun dhe Arifin. Nga torturat që i janë bërë në burg dhe gjatë punës së detyrue- shme në Mitrovicë Ramadani ka vdekur më 1950, e më vonë edhe Rrahimi. Hajrullahu dhe Arifi me familje jetojnë në Gjilan, ndërsa Aliu dhe Fetiu në Prishtitinë . 50. Ramadan Bejtë Pireva bashkë me të atin Bejtën kushëirin Muharremin i kanë marrë nga shtëpia. Bejtën e kanë dërguar në burgun e Gjilanit pastaj e kanë vrarë, kurse Ramadanin dhe Muharremin i kanë dërguar në punë të detyrueshme në Mitrovicë. Nga torturat që i janë bërë pasi është liruar dhe kthyr në shtëpi, nuk ka jetuar gjatë dhe ka vdekur më 1950. . 51. Muharrem Kadri Lipovica është vrarë afër shtëpisë së vet nga çetniku Voja Kuliq i Vrapcës më 1945. E ka lënë vajzën Hajrijen, e cila ka qenë e martuar në Marec të Prishtinë ku edhe ende jeton me gjithë familje. . 52. Ramiz Kadri Lipovica është pushkatuar në Prishtinë më 1945. Ka lënë pas vetës djemt Imerin i cili qysh moti ka migruar në Australi, Faikun dhe Idrizin. Syjejman Buzoku ish ofiqar në Zyrën e vendit në Tugjec, tregon se më 1957 ka arritur në shkresë nga Gornji Mihajlovci i Kroacisë, me të cilën e njohtonin zyrën për vdekjen e Faikut. Unë po ashtu ua kam bërë një shkresë dhe kam kërkuar raport për shkaqet e vdekjes. Përgjegja më është kthyer me shpjeginin se është mbytur në liqe. Idrizi tash është i ndjerë, kurse pasardhësit e tij jetojnë në Fushë Kosovë. . 53. Fejzë Brahim Krasniqi është vrarë në shtëpinë e vet nga partizanët më 1945. Ka lënë pas vetës vajzat: Havën, Naxhijen, Hajkunën, Fatimen dhe Miradijen. 54. Mehmet Bajram Kosumi është vrarë në Ferizaj më 1945. I ati Bajrami e kishte të vetmin fëmij dhe pas vrasjes së Mehmetit ka jetuar i vetëm.
**Shaban Ahmet Ismajli: Në Majmulloc-Lagje e Starabajës në shtëpinë e Boshnjak Shipiçiqit ka qenë i vendosur Shtabi i partizanëve. Në prill të vitit 1945 nga Tugjeci i kanë marrë disa burra dhe i kanë dërguar në atë shtab, në mesin e tyre edhe Shaban Ahmet Ismajlin. Pas shumë torturave të tjerët i kanë lirua, kurse atë e kanë ndalur. Natën e kanë nxjerrë jashtë, e kanë ofruar afër kufirit edhe e kanë detyruar që vet ta hapë një gropë- varrin. E kanë hudhur në të dhe e kanë mbuluar me dhe. Përsëri e kanë nxjerrë dhe e kanë dërguar dhe mbyllur në një kishë. Ka qenë shumë i fuqishëm dhe i ka larguar hekurat e dritares dhe ka këcyer nga dritarja, por pa e ditur se prapa ka qenë një thellinë dhe kur ka rënë në tokë e ka lënduar këmbën. Ashtu me këmbë të lënduar është larguar nga aty dhe ka dalë këtej kufirit. Ka qenë njeri shumë i fuqishëm. Prej atij momenti këmba e tij më kurrë nuk ka shkelur përtej kufirit-në tokë të Serbisë. Ka qenë mund të thuhet një prej burrave më të ndershëm që ka pasur Tygjeci. Ka vdekur në Tygjec më 1970. I biri Ramadani me familje jeton në Prishtinë, Heseti dhe Neziri po ashtu me familje jetojnë në Kamenicë.
55. Behlul Bajram Ismajli-Klaiqi nga dhuna që i ishte bërë nga UDB-ja për armën që nuk e kishte e ka varrë vetën më 1956. Ka lënë pas vetës djemt Bajramin (tash i ndjerë) dhe Dautin, i cili jeton në Osjek si dhe vajzat Kadimen, Taiben, Nazifen dhe Hanifen. 56. Ali Nezir Klaiqi nga UDB-ja, kinse për një vajzë që e kishte fejuar në moshë të re, burgoset, torturohet me ditë të tëra. Pas disa ditësh që lirohet nga burgu e ka varrë vetën më 1956. 57. Jakup Sadik Pireva është helmuar në spitalin e Vrajës më 1956. Ditën e parë e kishin vizituar të afërmit dhe kishte ndejur këmbëkryq duke biseduar me ta, kurse të nesërmen ka arritur një shkresë në organet komunale në Kamenicë se kishte vdekur.
II. Të dënuar politikë
1. Selim Hasan Buzoku familja e tij pas përndjekjeve të vitit 1878 ishte vendosur në Tygjec. Selimi i kishte përjetuar edhe golgotën e Tivarit më 1945. Kishte qenë aktivist i fshatit në kohën e të ashtuquajtura teprica (otkupit) dhe ishte përpjekur të ndihmojë popullin kundër asaj plaçkitje shtetërore. Në nëntor të vitit 1954 në odën e tij ishte formuar një celulë e Ballit Kombëtar nga mësuesit e Gjimnazit të Ulët të Tygjecit: Shaban Shala nga Letanci i Podujevës (i cili më 23 janar të vitit 1963 është mbytur me torturë në burgun e Prishtinës), Ali Pecit nga Zhazha e Mitrovicës dhe Emrush Bejtullahut nga Përlepnica. Në dhjetor të vitit 1955 zbulohen dhe që të tre burgosen, kurse në shkurt të vitit 1956 burgoset edhe Selimi. Shkaqet për ta burgosur atë ishin se celula e Ballit Kombëtar ishte formuar në shtëpinë e tij, si dhe varja e Behlul Klaiqit gjatë aksionit të mbledhjes së armëve, mu në rrugën kryesore ku gravitonin të gjithë banorët e fshatit. Kryeudbashi Vlada Qirkoviqi kishte synuar që ajo varje të kalojë në heshtje, por Selim Buzoku si aktivist i fshatit nuk kishte lejuar që të varroset pa konstatim të mjekut. Krye jave Selimi burgoset dhe bashkë me mësuesit Shaban Shalën, Ali Pecin dhe Emrush Bejtullahun nxirën para Gjykatës së Qarkut në Gjilan me akuzën se e kanë formuar celulën e Ballit Kombëtar. Gjatë seancës gjyqësore një avokat-porot si rrethanë lehtësuese për të e përmend faktin se është fshatar dhe i paarsimuar dhe se nuk e din se ç’është politika, kur se Selimi i ndërhyn me fjalët ’’ N’kofsha i pa shkollë shkau e di mirë çka na ka ba’’. Kështu Selimi dënohet me katër vite burg të rëndë. Pas vuajtjes së dënimit u largua nga Tygjeci dhe u vendos në Hajvali të Prishtinës. Disa vite ka jetuar edhe në Suedi, kurse në qershor të vitit 1999 u kthye në vendlindje ku edhe ka vdekur më 2006. . 2. Hamit-Dan Mustafë Pireva në vitet e ’70 nga Tygjeci ishte vendosur në Prishtinë. Është dënuar nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës më 1983 me 4,5 vite burg të rëndë, i akuzuar për disa detonime që ndodhnin në Prishtinë. Tani është i ndjerë dhe nuk ka lënë pasardhës. . 3. Muharrem Sejdi Kosumi ishte profesor në gjimnazin e Kamenicës, por për shkak se vëllezërit e tij Musli e Bajram Kosumi ishin organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1981 largohet nga puna, maltretohet dhe përcillet vazhdimisht nga UDB-ja, kurse më 1989 është marrë në izolimin famëkeq dhe është mbajtur në burgun e Leskocit. 4. Musli Sejdi Kosumi si organizator dhe pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981 nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës është dënuar me 11 vjet burg të rëndë. . 5. Bajram Sejdi Kosumi si një nga organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit 1981 nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës është dënuar më 15 vjet burg të rëndë. .
III. Të shpërngulur në Turqi
Devizë e hegjemonisë serbe ishte “një shqiptar më pak”. Kështu, synim i pushtuesit ishte spastrimi i qyteteve, fshatrave rrafshinore nga elementi shqiptar, por edhe i fshatrave kodrinore. Disa nga qytetet pothuaj se ishin zbrazur. Për shpërnguljen e shqiptarëve zbatoheshin metodat më perfide. Njëra prej atyre metodave, që është përdorur pothuaj që një shekull ishte cenimi i dinjitetit familjar. Në mes dy luftërave, kur ndonjëri nuk arrinte t’i paguante tagrat, tagërmbledhësit i shkonin në shtëpi dhe ia konfiskonin në radhë të parë rrobat e gruas, jo pse ato kishin ndonjë vlerë materiale për shtetin, por për ta cenuar dinjitetin e atij personi. Gjatë hulumtimit kam konstatuar se shumica e të shpërngulurve ishin nga Lagja e Kosumajve, sepse kjo lagje shtrihej në qendër të fshatit, prandaj edhe presion ndaj tyre ishte më i madh.
Pas Luftës së Dytë Botërore pushtuesi shpiku tri metoda të tjera: heqjen e çarçafit, kolektivizimin dhe tepricat. Si nocione ishin të pranueshme dhe nuk mund t’u gjëje “behane”, por qëllimi dhe prapavija ishte krejt tjetër. Heqjen e çarçafit pushtuesi e quante emancipim të femrës, kurse natën ua merrte djemtë dhe ua vriste. Parulla e kolektivizimit dhe ndërtimi i objekteve të “zemzadrugave” nëpër vendbanime më të mëdha dhe themelimi i tyre në fshatrat kodrinore si në Tygjec, nuk ishte gjë tjetër përveç se të presion psikologjik, për ta lëshuar Kosovën. Tepricat ishin kulmi i zullumit të pushtetit. Nga skamja njerëzit ushqeheshin me hithra e barishte të tjera, kurse pushtuesi përpos të tjerash nga fshatarët kërkonte edhe vezët e pulave. Nga 130 shtëpi sa kishte Tugjeci, në vitet 1950-1954 ishin vetëm tri familje që nuk i kishin “shti vesikat” për Turqi, prandaj në pupull ishte krijuar aksioma “Pej shkaut duhet me ikë pa kapuç”. Madje kjo nuk ishte vetëm thënie, por ishte bërë edhe rit. Kur dikush shpërngulej për në Turqi, pasi anëtarët e familjes dilnin dhe largoheshin rreth 100 metra nga shtëpia, i zoti shtëpisë kthehej te dera e shtëpisë, e hidhte kapelën dhe largohej me vrap pa e kthyer kokën prapa.
1. Hysen Arif Kosumi me gjithë familje është shpërngulur në Turqi më 1929. Pasardhësit e tij tash jetojnë në Turqi. Ishte shpërngulur me katër djem: Vaidin, i cili ka lënë pas tri vajza, Sadriun, i cili nuk ka lënë pasardhës, Arifin i cili ka lënë një vajzë e një djalë dhe Fazliun i cili ka lënë një djalë dhe dy vajza. Sadriu ka jetuar në Brusë, kurse të tjerët në Tire. Prej tyre ende është gjallë vetëm Arifi
2. Pajazit Kosumi më 1929 ishte nisur me qëllim që të shpërngulej në Turqi, por kinse qenka mbyllur rruga dhe vendos që të shkojë në Shqipëri. Dhjetë vite kanë jetuar në Pogradec. Ai nga Tygjeci ishte larguar me tre djem: Halitin, Brahimin, Zymerin dhe vajzën Hanën. Ata tani janë të ndjerë, ndërsa pasardhësit e tyre kryesisht jetojnë në Durrës. 3. Hamit Salih Fejzullahu-Krasniqi më 1934 është shpërngulur në Turqi dhe pas disa muajsh ka kaluar në Shqipëri. Hamiti tash është i ndjerë, kurse i biri Zabiti me familje jeton në Fier të Shqipërisë. 4. Beqir Salih Fejzullahu-Krasniqi më 1934 është shpërngulur në Turqi dhe pas disa muajsh ka kaluar në Shqipëri. Edhe Beqiri është i ndjerë, kurse i biri i Vladimiri me familje jeton në Fier të Shqipërisë.
**Bashkë me Hamitin e Beqirin ishin shpërngulur edhe vëllezërit Halili e Sejdiu si dhe axha i tyre Zajmi. Më 1941 nga Shqipëria Halili, Sejdiu dhe Zajmi kthehen serish në Kosovë.
5. Vëllezërit Halit, Aziz si dhe Xhemë Krivaça, janë shpërngulur në Turqi më 1930. Tash janë të ndjerë, ndërsa pasardhësit e tyre jetojnë në Bafër. Në Tygjec paraardhësit e tyre ishin vendosur më 1878 kur nga Krivaça, fshat afër Lebanës ishin dëbuar me dhunë nga ushtria serbe. . 6. Zahir Sejfi Kosumi është shpërngulur në Turqi më 1929. Zeqa i vëllai i Zahirit ka jetuar dhe ka vdekur në Tygjec. Të bijtë e Zeqës: Sinani, Hamiti dhe Ramadani me gjithë familje në vitet e ’70 janë vendosur në Koretin të Kamenicës. . 7. Hasan Rrustem Kosumi është shpërngulur në Tekirda të Turqisë më 1930. Hasani ka vdekur që moti, ndërsa i biri Hamdiu me familje jeton po në atë qytetet. . 8. Shashivar Rrustem Kosumi po ashtu është shpërngulur në Tekirda të Turqisë më 1930. Edhe Shashivari tash është i ndjerë, ndërsa të bijtë Muharremi dhe Shabani me familje jetojnë në Tekirda. 9. Ahmet Rrustem Kosumi është shpërngulur po në Tikerda gjashtë vite më vonë, më 1936. Edhe djemtë e Ahmetit Vebiu dhe Hyseni me familje jetojnë në Tikerda.
**Dy vëllezërit e tyre Islami dhe Limani kanë mbetur në Tygjec, ndërsa pasardhësit e tyre tash jetojnë në Gjilan. Limani më 1974 kishte shkuar mysafir në Turqi të vëllezërit dhe kishte vdekur atje. Nga pesë vëllezër sa ishin, i vetmi Islami ka vdekur në Kosovë.
10. Zejnë Selim Kosumi është shpërngulur më 1930 bashkë me familje. Zejna tash është i ndjerë, kurse të bijtë Shefqeti e Selimi jetojnë në Brusë. 11. Selman Selim Kosumi është shpërngulur bashkë me të vëllaun Zejnën më 1930. Tash është i ndjerë. Ka lënë vetëm një vajzë. Ishin kushërinj të parë me të bijtë e Rrustem Kosumit. . 12. Selim Xhemë Kosumi-Saliqi me të bijtë Shefkiun, Muharremin, Ramizin, Nevzadin dhe të bijën Feriden është shpërngulur në Edrene të Turqi -së më 1933. Të parët e tij ishin vendosur në Zajqec më 1878 pasi që ishin dëbuar nga Poroshtica e komunës së Medvegjës. Në Tygjec janë vendosur aty kah viti 1898. Më 1965 i ka vizituar Ismajl Halim Kosumi, kushëri i parë i tyre dhe Ibish Rrustem Doda nga Sfirca. Asokohe të katër vëllezërit ishin gjallë, ndërsa përveç Ferides tash të gjithë janë të ndjerë. . 13. Hasan Zymer Lipovica është shpërngulur në Turqi më 1934. I ati Zymeri kishte mbetur në vendlindje i vetëm, kurse të birin e kishte përcjellë me familje të tjera që shpërnguleshin. Ishte i pamartuar dhe nuk dihet se në cilin qytet është vendosur dhe se a ka lënë pasardhës. . 14. Hafiz Ajet Krivaça nga Tygjeci qe vendosur në Livoç të Epërm të komunës së Gjilanit, kurse më 1956 është shpërngulur në Turqi, pasi që më 1930 i ishin shpërngulur po në Turqi tre vëllezërit Haliti, Azizi dhe Xhema. Ai tash është i ndjerë, ndërsa pasardhësit e tij jetojnë në Brusë. 15. Gani Hafiz Kosumi nga Tygjeci është vendo- sur në Gjilan prej nga është shpërngulur në Turqi më 1957. Tash me familje jeton në Brusë. . 16. Sinan Hafiz Kosumi bashkë me vëllaun Ganiun është vendosur në Gjilan, kurse më 1957 është shpërngulur në Turqi. Tash me familje jeton në Brusë. . 17. Vëllezërit Sadik, Rexhep, Rizah, Sadri dhe Fazli Pireva janë shpërngulur në Turqi me familje më 1958. Së pari pushteti i ka vendosur në Elaziz, kurse në ndërkohë me familje janë vendosur në Brusë. Sadiku, Rexhepi-Rexha, Rizahu dhe Sadriu janë të ndjerë, kurse pasardhësit e tyre jetojnë në Brusë.
**Shkak për shpërngulje ishte se dy vite më parë në spitalin e Vrajës u ishte helmuar i ati Jakupi, e po ashtu më 1917 ishte zhdukur pa gjurmë axha i tyre Rexhepi. Kur janë shpërngulur kanë qenë 17 anëtarë. Sikur edhe shqiptarët e tjerë në fillim ishin vendosur në Elaziz, më vonë janë kthyer në Brusë. Në Kosovë kanë lënë vetëm dy motra, Mihrijen e cila ishte e martuar në Tërnoc të Bujanocit, tash e ndjerë dhe Xheziden, e cila është martuar për Raif H. Siarinën në Jallaç, ku edhe jeton.
IV. Familje të ardhura
Pas dëbimit të dhunshëm të vitit të njohur 1878 në Tygjec janë vendosur disa familje. Në bazë të dhënave të vitit 1930 që sjell A. Urosheviq në librin “Novobrdska Krivareka” (Beograd, 1950) Tygjeci kishte pesë lagje: Memajt (Kosumajt) 21 shtëpi, Malajt (Ismajli) 9 shtëpi, Kurtajt 13 shtëpi dhe Lagja e Pirevës për të cilën nuk jep të dhëna se sa shtëpi ishin, por në bazë të hulumtimeve që unë kam bërë ishin 16 shtëpi. Me ardhjen e familjeve të dëbuara u formua Lagja e Buzokëve, në të cilën kryesisht u vendosën familjet e ardhura. Territori në të cilin u vendosën, kryesisht i përkiste lagjes së Pirevës. Kështu më 1878 në lagjen Buzoku qenë vendosur 3 familje nga Lipovica, 4 familje nga Llapashtica, 1 familje nga Boroci, 2 familje nga Poroshtica, 1 familje nga Klaiqi, 2 familje nga Rafuna, 2 familje nga Sfirca e Brendshme dhe 2 familje nga Vrapca, të gjitha këto fshatra nga Gollaku i Epërm, që më vonë nga serbët u quajt Gornja Jabllanica.
**Në lagjen e Pirevës më 1921 kur nga Serbia u masakrua Prapashtica, Metihja motër e Rushit-Bellk, Xhemë dhe Arif Pirevës, arriti që me të birin Shahinin 5 vjeç dhe djalin e kunatit Selmanin 7 vjeç t’i shpëtojë masakrës dhe të vijë në Pirevë të vëllezërit, të cilët Shahinin dhe Selmanin i rritën, u dhanë hise dhe aty jetuan deri më 1966 kur e shitën pronën dhe u vendosën në Prishtinë. Selmani e Shahini tash janë të ndjerë, kurse pasardhësit e tyre jetojnë në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë. Në lagjen Ismajli ishte e vendosur një familje nga Klaiqi.
Informatorë: Bajram I. Pireva, Hasan R. Pireva, Latif I. Ismajli, Sinan M. Ismajli, Bejtullah J. Ismajli, Xhemajl S. Kosumi, Ejup D. Kosumi, Demir Sh. Krasniqi, Bafti B. Krasniqi, Nuredin S. Kosumi, dr. Azem R. Hajdari.