Speciale
Ali Sh. Berisha: Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës (VI)
E merkure, 14.07.2010, 10:00 PM
Masakrat në Bashkinë e Llukarit dhe lagjet përreth të Prishtinës
VI
Nga Ali Sh. Berisha
Sipas deklaratës së Rabë Hasanit dhe Xhafer Hasanit, Tahire Hasani e mbetur me Shemsiun në veturën pa benzinë te Balajt e Grashticës mezi depërton deri në lagjen e Hoxhajve. Aty e lutë Tahirja që ta ndalte traktorin në të cilin e kishte vendosur se do të hynte te bija e vet e martuar aty. Kështu bën. Shemsiu vazhdon rrugën me traktorin që i kishte marrë. Tahirja kthehet në shtëpi të dhëndrit, por aty nuk e gjen askend, nuk gjen askend as në lagjen e Hoxhajve. Nga aty mësyen kah Gjyshinaci me sa duket të kalojë në Grashticë dhe të kthehet në Koliq e vetmuar, porse në gjyshinac vdesë. Pjesët e kufomës së saj të mbledhura në Gjyshinac u varrosën në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit. I është bërë diagnostifikimi me Gunshot ëounds to pelvis.
Sipas deklaratës së Nazmi Bajram Metollit në Makoc drama ishte edhe më e tmerrshme. Te shtëpia e Sabit Krasniqit i ndanin të rinjët dhe i futnin në Kafenenë bri rrugës. Nga kati i dytë i shtëpisë së Sabitit jepej urdhëri. Aty kishte shumë paramilitarë të cilët na ndalën dhe na kërkuan sërish para. Ua dhamë 200 DM. Ky grup na lëshoi, por pas 5 metrash sërish na ndalën. Një paramilitari doli nga kafeneja e Sabitit e kapi për jake të gujës Bejtullahun dhe e zbriti nga traktori “Sad ces ti! Jebemti siptarsku majku!” dhe e futi në kafene, ndërsa një tjetër duke na kërcënuar me automatik na urdhëroi të largoheshim “Vozi!”. Bejtullahu mbeti aty, ndërsa ne deshëm apo s’deshëm u desh të vazhdojmë. Kaluan 5 ditë dhe nga Mareci erdhi lajmi se Bejtullahu është vrarë në Marec. Pjestarë të UÇK dhe kushëriri Enver Avdullah Metolli deklarojnë se: Bejtullahu na tha: “Në Makoc, në shtëpinë e Sabitit ishim shumë. Na rrahën me shufra hekuri e pastaj na bartën përtej lumit dhe na kanë pushkatuar nga 5 veta.” Ka njohur pjesëtarë të familjes Haxholli, Metolli, Makolli, Vitia etj. Bejtullahu ishte i plagosur në një gisht të dorës dhe ishte shtrirë, siç kishte thënë, si i vdekur. Pushkatimi ka vazhduar dhe njerëz të vrarë i kanë rënë përsipër. Kah mbrëmja i largon kufomat dhe ua mësyen maleve kah Butoci. Me të arritur te Vujanovtë e Butocit, kanë shtënë në të paramilitarët serbë, atëherë ndërron drejtimin dhe niset në drejtim të Cërvadikëve të Stallovës. Edhe atje e qëllojnë, por shpëton dhe ia mësyen lagjes së Kurtajve të Keqekollës. Edhe atje e ndjekin plumbat dhe mezi qanë kah Mareci. Aty e kemi parë, në Përroin e Zi, i kemi dhënë ndihmën e parë, bukë dhe ujë e pastaj bejtullahu vendosi të shkonte të pushonte në tendën e najlonit afëër shtëpisë së tij te Metovit në Marec. Enveri dhe të tjerët i kishin thënë të mos shkonte në fshat se gjendeshin forcat serbe. Por kot u përpoqën “Jo, dua atje të shkoj!” S’e ndalëm dot. Ai shkoi dhe ra në paramilitarët të cilët fillimisht e torturojnë e pastaj e vrasin. Me rastin e varrosjes konstatohet se kishte tre plumba: një në kokë, një nën mjekër dhe një në gjoks. Ishte vrarë në lëmën e Zenel Metollit. Trupin e tij e varrosin më 25.04.1999 Avdyl Metolli, Ismail Metolli, Hetem Metolli dhe disa të tjerë.
Sipas deklaratës së Feride Hajdinit dhe Xhevrije Sejdiut kishin dëgjuar urdhëresën Hazirit të zbriste nga traktori. E urdhëruan edhe Rexhep Sejdin që ishte në rimorkio të zbriste (Rexhepi kishte me vete 7 mijë DM. Ai theret me thikë nga paramilitarët. Rexhepi iu ankohet se ishte i sëmurë nga sheqeri, por paramilitarët e rrëmbyen nga krahët dhe e hodhën në tokë duke e përplasur për asfalti. Siç tha Mani, aty i zbritën: Rexhep Sejdiun, Adem Sejdiun, Sahit J. Makollin, Hazir Hajdinin dhe Remzi Sylën. Manin e kthyen në traktor që të kishte kush për ta vozitur. E kam dëgjuar britmën e tyre, sepse fillimisht i kanë rrahur me stupc. Mani e voziti traktorin pa e vozitur më parë asnjëherë. Kemi vazhduar rrugën deri te lagjja Berisha e Llukarit. Hazir Azem Hajdini u gjet në varrin masiv në Përroin e Thellë të Grashticës te Mullini i Arifit. U zhvarros dhe u diagnostifikua nga patologët austriak të Tribunalit të Hagës por të dhënat kurrë nuk i mësuam, sepse patologët ikën dhe s’lanë asnjë shënim. Rexhep J. Sejdiu (1956) nga Prapashtica u gjet në varret e Hoxhajve të Makocit. Është diagnostifikuar me Gunshot ëounds to loëer trunk and pelvis. Adem J. Sejdiu (1949) nga Prapashtica u gjet në varrin masiv te Mullini i Arifit në Përroin e Thellë të Grashticës. Eshtë diagnostifikuar nga patologët austriak, por për fat të keq këta patolog s’i lanë të dhënat zyrës së Tribunalit në Prishtinë. Sahit J. Makolli(1944) u gjetë po në këtë varr masiv. Të gjithë këta u rivarrosën në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Sipas deklaratës së Shaqir Sylës “ u nisëm në drejtim të Prishtinës duke menduar se shpëtuam. Po të kishim ditë se ç’ndodhte në shtëpinë e Sabit Krasniqit në Makoc, shumë të rinj deri aty do të ndaheshin nga kolona dhe do të iknin. Te bunari i Hoxhajve kishin qenë disa paramilitar. Mendova se e kishin ndarë dikë nga kolona dhe e kishin futur në lagje. Por jo, ata na ndalën ne. Të gjithë ishin me maska e pa maska. Njëri nga ata kishte edhe tromblonë në shpinë tjetri një pajisje të çuditshme si me rrymë, dara elektrike, kaçavidha e shumë gjëra të tjera të cilat i kishte vendosur në një jelek gjoksor. Lëshonin nga një apo dy traktorë. Na erdhi radha edhe ne. Na ndalën para shtëpisë së Sabitit. Nezirin, Remzi Sylën që qenë në traktorin para meje nuk e dita çka u kishte ndodhur. Në rimorkio të traktorit ku isha unë ishte edhe shoqja ime, Salihu me dy djemtë Vbeselin dhe Milaimin. Veselin që e drejtonte traktorin e kishin zbritur të parin si dhe Hazir Hajdinin që ishte në kabinë me Veselin. Erdi një paramilitar dhe iu ka drejtuar djalit Milaimit djalit të Salihut “Ti UÇK-o, izadji napolje!” Milaimi ia ktheu “Nuk jam UÇK”. Paramilitari i bërtiti “Sidji brye!” Milaimi në atë moment sesi i erdhi na tha: “O bane hallal se unë marova me soden” Prej meje hallall u qoftë”. Me të zbritur Milaimi iu drejtua Salihut “Ti si ranjen, a?” Salihu ia ktheu “Po”. Paramilitari vazhdoi: “Kush të plagosi?” Salihu iu përgjegj: “Nuk e di. Ushtria në Grashticë.” Paramilitari i urdhëroi: “Izadji dole!” Mbeta unë me shoqen dhe dy vajzat e Salihut. Pas pak erdhi e më urdhëroi: “I ti sidji dole!” Dola dhe përnjëherë iu drejtova njërit: “Pse, çka është në pyetje, çka kemi bërë ne? Ne jemi civil. S’kemi bërë asgjë”. Me këto pyetje ia mora dy-tre minuta. Gjatë kësaj kohe, kur po zbritja e i flisja paramilitarit, ata që i zbritën veç i futën brenda, në shtëpi të Sabitit. Ka ardhë një paramilitar tjeër nga ura që hyn në lagjen e Behramajve. Ky paramilitar me maskë të zezë pyeti ashpër: “Sta, sta ceka!? Majku mu”. Dhe më ka urdhëruar “Skoqi na potok” U potok!” Unë veç isha buzë stamit të lumit duke i dhënë letërnjoftimin paramilitarit të parë. I dyti që erdhi më futi tytën e automatikut në gjoks dhe më shtyu kah stami: “Skaci, majku ti jebem!” Shoqes sime, e pashë, i ra të fikët, edhe pse shumë herë i pata thënë: “Ti ke për detyrë të shkosh, t’i gjesh fëmijët. Më kupto! Mua le të më ndodhë ajo që duhet të më ndodhë”. Vendosa të kërcej. Buzë lumit, krejt nën stam gjendej një pjesë e rrafshtë e fortë. Vndosa të bie aty dhe kërceva me qëllim që edhe po më vranë mos të bie në lumë. Kam mbetur aty për 3-4 minuta. Ia behën rishtaz paramilitarët. Ata sërish shprazën rafal automatikësh. Plumbat binin nëpër ujë dhe nxirrnin stërkala. Njeni pastaj u afrua duke u thënë të tjerëve: “Pogodili smo”. Kur më pa më urdhëroi “Dogji gore!” Sa duket kur më hodhën janë larguar me qëllim të gjejnë vozitës për traktorin, por meqë nuk kishin gjetur dhe traktori kishte mbetur aty me dy vajzat e Salihut dhe shoqen time, kanë menduar që më mirë do të ishte të më falnin jetën. Dola. Më urdhëroi ai që më ndali në fillim: “Shko dhe grahi traktorit!” Aty nuk e pashë Veselin, as nuk guxoja të shikoja kush ishte e kush s’ishte. Në dyqanin e shtëpisë së Sabitit kam parë të lëvizte perdja. Mund të jetë që dikush nga aty më ka parë, por uë jo. Jam nisë në drejtim të traktorit dhe kur po bëja të hipja në traktor njëri nga paramilitaët më ka piskatur: “Ej ti, cekaj malo! Dodji ovamo!” U ktheva. Më tha: “hajde malo na reglazu!” Paramilitari që më urdhëroi të hipja në traktor më piskati: “Idi gde ti kaze on!” Shkova afër tyre. Më futën brenda dyerve të oborrit. Më ka urdhëruar: “Okreni ledja!” Me një hu gardhi më ka goditur shpinës një herë, herën tjetër stupci më arriti edhe në kokë. Aty e humba drejtpeshimin, por nuk u rrëzova. Më shau dhe sërish më urdhoëroi: “Marsh u traktor!” Kam shkuar dhe hipur në traktor, por nuk dija as ta shpie në shpejtësi, as... Pas një minuti, një piskamë më ka sjellur në vete: “Sta cekas!? Tek atëherë kam parë se traktori ishte i ndezur dhe nisi të lëvizë. Më ushtonte koka, veshët, shihja stërkala të ujjit. Pas traktorit tim s’kishte asnjë traktor tjetër, sepse ata i ndalnin te Bunari i Hoxhajve dhe i lëshonin me radhë. Më kujtohet se në terrasë të shtëpisë të Sabitit kam parë tre veta. Njëri ka pasur të veshur një fanellë të bardhë me krah të shkurtër. Ishin civil. Kam vazhduar rrugën deri te mëhalla e Berishve të Llukarit në mes të Lugut të Jazit dhe rrugës që kthen në lagjen Berisha.
Vërejtje: Isha në kërkim të të pagjeturve. Kësaj radhe shoqërohesha me Shaqir Sylën. Vazhduam Përronit të thellë të Grashticës. Ca barinjë na informuan se Te Mullini i Arifit, në mes përroskës dhe shkurreve përgjatë rrugës më parë ishte një lëndinë e mirë, tashti ishte jo si më parë, sepse kishte humbur syprinën e zakonshme. Shkuam aty. Tashmë kisha përvojë në zbulimin e varreve të këtilla. I numrojmë. Gjithësej 11. Shaqir Syla filloi të shpurthë me duar. Nuk vonoi në njërin zbuloi mëngën e jaknes së vetë. Thirri Remzi Sylën: Vëlla, po a këtu je, a? Pra, Shaqir Syla u gjet në varrin masiv te Mullini i Arifit në Përroin e Thellë të Grashticës. Është diagnostifikuar nga patologët austriak të Tribunalit të Hagës. Për fat të keq të dhënat na mungojnë sepse ata patolog kurrë nuk i dorëzuan zyrës së Tribunalit në Prishtinë.
Sipas deklaratës së Myrvete Salih Hasanit (19) “Kemi arriur te Shtëpia e Sabit Krasniqit në Makoc. Aty një paramilitar iu ka drejtuar vëllait Milaim Hasanit “Hajde ti UÇK-o, ngritu!” Milaimi (Mili) i tha: S’jam UÇK”. I urdhëroi sërish “Brze sidji”! Milaimi zbriti, e zbritën edhe vëllain Vesel Hasanin. Ua morën letërnjoftimet. Na bastisën edhe ne. Mua ma gjeti edhe pasaportën. I shkonte letërnjoftimet dhe pasaportën e thoshte: “E, Prapashtica, Prapashtica!” dhe e puthte pasaportën time duke iu drejtuar babës : “Mjertë ju n’dorë të kujt jeni ra!” E zbritën edhe babën Salih Hasanin. Që të tre i futën në shtëpi të Sabit Krasniqit. E kam nxjerrë kokën jashtë plasmasi dhe kam pa se si e qëllonin babën. E qëllonin me stupc brezit. Një polic më ka piskatur: “Fute kokën brend se t’vras”. I kanë urdhëruar Shaqir Sylës “Dil e grahi traktorit” të cilin e pati vozitur Milaimi. Baba dhe vëllezërit mbetën aty, ndërsa ne na urdhëruan të vazhdojmë rrugën. Salih Abdullah Hasani (1948) u gjet në varrin masiv në Hoxhaj të Makocit. Është diagnostifikuar me Gunshot ëounds to chest: Vesel Salih Hasani (1973) u gjet në varrin masiv të Hoxhajve të Makocit. Është diagnostifikuar me Head and spinal injury. Milaim S. Hasani (1978) u gjet në varrin masiv në Hoxhaj të Makocit. Është diagnostifikuar me Multiple gunshot ëounds. Që të tre janë rivarrosur në varrezat memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Pas ferrit që përjetuam në Grashticë, rrëfen Fadil Halili, erdhëm në Makoc. Te shtëpia e Sabitit e kanë nxjerrë nga kamioni vëllain tim Halil Halilin (46 vjeçar, të cilin e kanë prerë me sëpatë në kokë. Djalin e tij, Bekim Halilin (19) e masakruan sikurse edhe babain e tij. Këtu pashë ta zbresin edhe Zahir Haxhollin. Sipas dëshmive të të afërmëve të tij, konkretisht vëllait të tij, Gani Haxhollit, ai është nxjerrë nga kolona dhe është marrë me disa të afërm të tij.
Rrëfimin e vazhdon Jakup Halili (1964). “Në rimork kisha pesëmbëdhjetë veta. Një njeri i veshur me rroba të bardha kishte nxjerrë trupin nga dritarja e katit të dytë. Urdhëronte që secili pjestarë i kolonës duhej të nxirrej jashtë rradhës. “Unë dhe të tjerët që u gjendëm në atë çast ballë për ballë me figurën e njeriut të veshur me rroba të bardha, kujtojmë pa dyshim, ai ishte Zhelko Razhnjatoviq-Arkani, kriminel që bërtiste me të madhe çfarë duhej të punohej me shqiptarët e Kosovës. Ai urdhëronte cilin duhej marrë nga kolona. Tre paramilitarë serbë më mbështetën për muri. Më thanë të shikoja për atë vrimë muri se do të shihja shumë filma vizatimorë. Derisa shikoja, dy të tjerë nisën të më rrahnin me shufra hekuri. Kam disa brinjë të thyera, klavikulat të dëmtuara. Për disa minuta mbeta i alivanosur. Kur e mora pak veten dëgjoja shumë rafale që zbraznin në njerëz, pikërisht te qoshi i shtëpisë. Në praninë time masakruan vëllain dhe dhëndrin, pastaj më futën në shtëpinë afër rrugës. Aty pashë se e kishin mbytur djalin e vëllait. Ishin aty kufomat dhe të disa të vrarëve nga Prapashtica dhe Bulajt e Marecit, ë cilat i kishin paluar magjupët. Kufomat ende rridhnin gjak, madje gjaku arrinte deri në rrugë. Më goditën shumë herë me thika në trup. Majën e tyre e ndjeja të më ngulej deri në asht. Më kanë rënë muskujve të këmbëve e të kraharorit. Në tërë trupin ndjeja dhembje. Më urdhëruan të ngisja traktorin. Unë humba vetëdijen dhe traktori u fut në ara. Për pak nuk i mbyta udhëtarët. Pasi erdha në shtëpi, në Prishtinë, m’i numëruan në trup dymbëdhjetë plagë të cilat m’i ka mjekuar një infermere dhe ato ende po i shëroj.”
Halil B. Halili (1953) nga Prapashtica u gjet në varrin masiv të lagjes Hoxhaj të Makocit. Është diagnostifikuar me Multiple gunshot ëounds. Bekim H. Halili (1979) nga Prapashtica u gjet poashtu në varrin masiv në Hoxhaj të Makocit. Është diagnostifikuar me Gunshot to spine and chest injuries. Ndërsa trupi i Zahir Xheladin Haxhollit(1950), i cili kishte shërbyer në komandën e UÇK në Zllash si kuzhinier u gjet në varrin masiv të Hamzajve të Makocit. Ai është prerë me motosharë. Në trup ka pasur plot thika të ngulura. Gjatë zhvarrimit pamë se trupi i tij ishte i prerë në mes dhe ishte i ndarë më dysh me sharrë trupash. Kjo është verifikuar nga të gjithë ata që e kanë parë. Trupi i tij është prerë në gjoks-brinjë dhe nuk është prerë drejt. Mishi ishte i shkapërderdhur.U diagnostifikua me gunshot ëounds to head and chest.
Sipas dëshmive Gazmend Osman Aliu (1977) nga Mukata më 18.04.1999 kalon në Viti të Marecit dhe u vendos te daja i tij, Ali Vitia. Pas dy ditësh qëndrimi aty, për shkak të luftimeve të ashpra, me nënë Remzijen, motrën Zylfijen dhe Edonën më 21 prill 1999 kalon nëpër Ugria dhe arrinë në Makoc. Gazmendin e ndalin te Shtëpia e Sabitit dhe që atëherë familja nuk ka ditur asgjë për të. Është identifikuar me rastin e zhvarrimit të kufomave në varrin masiv brenda varreve të vjera në Hoxhaj të Makocit. Meqë këto kufoma si dhe ato të varrit masiv brenda varreve të vjetra në Hamzaj të Makocit u b artën në Morgun e Fakultetit të Mjekësisë së Prishtinës, familja e tij nga atje e tërhiq kufomën e Gazmend Aliut dhe e varros në varret familjare në Mukatë.
Sipas deklaratës së Bashkim Haxholitmë 5.10.2000, Tafil Osman Shala nga shala KK. E Lypianit largohet për shkak të luftimeve atje dhe vjen në Prishtinë. Fillimisht kërkon strehë te familja e Rexhep Brainës në rrugën “Drenica III”, mirëpo meqë nuk kishte vend aty i jep strehë familja e Tahir Haxhollit. Tafili me gruan këtu qëndroi deri më 30.03.1999 kur familja e Tahir Haxhollit me Tafil Osmanin kaloi në Marec dhe strehohen te Hajriz Haxholli. Aty familjet Tahiri e Tafili qëndrojnë deri më 19.04.1999 kur pushtuesi serb mori ofensivë të gjerë për ta luftuar UÇI-në që vepronte në Gallap e me prekst të plaçkitjes dhe të dëbimit me dhunë të popullatës shqiptare nga kjo anë dhe nga tërë Kosova. Familjet Tahiri e Tafili mësyejnë Përroin e Zi të ndjekur nga forcat serbe. Natën e datës 20.04.1999 e kaluan nën qiell të hapur, në të ftohtit e pazakonshëm, të lagur deri në palcë që të nesërmen të mësyejnë Grashticën. Këto familje të inkuadruara në një kolonë të gjatë arrijnë në mbrëmje në Ugria të Grashticës ku e kalojnë natën. Të nesërmen, më 21.04.1999 kolona niset në drejtim të Makocit nëpër Grashticë. “Kam parë të pushkatuar. Paramilitarët të mbrojtur nga policia dhe ushtria, fillimisht plaçkitnin, pastaj vrisnin e thernin me thika. Kam parë një djalosh të Zajçecit të përgjakur nga shpuarjet me thikë të një paramilitari trupshkurtër. Mua m’i morën 1000 DM dhe më liruan. Me të arritur në Makoc, në shtëpi të Sabitit kanë futur shumë djem brenda, për fatin e të cilëve nuk dinim. Aty një civil, në katin e dytë, që kishte të veshur pantallona të zi dhe sipri fanelë mee krahë të shkurtër, të bardhë, urdhëronte për ndarjen e të rinjve. Një paramilitar me thikë i ndante dhe i fuste të rinjtë në oborr. Kolona është ndaluar edhe shumë herë në Llukar, por edhe te shtëpia e Nezirit ku serbët grumbulluan shumë të rinj. Aty më ndalën edhe mua. Pas një gjykimi që na u bë në Ulpianë na nxorën me kamion te tregu i kafshëve gati në Berrnicë duke na thënë: “ Za vas je ovo kraj” ( Për ju ky ëshë fundi). Aty hapën kanatat dhe urdhëruan “Bezite”! Kemi ikur kah sytë këmbët, nëpër terr, me plumbat e automatikëve që na fishkëllonin mbi kokë. Vonë jam kthyer në shtëpi. Aty mësova se Tafil Osmanin, Rrahman Hajdinin dhe Hazir Hajdinin i kishin ndalë në shtëpinë e Sabitit në Makoc. Kufoma e Tafil O. Shala (1971) nga Shala KK e Lypjanit u identifikua më 25 tetor 1999 nga dy vajza prapashticase, banore të kKodrës së Trimave në shtëpinë e prindërve të të cilave kishte jetuar si refugjat. Identifikimi u bë përmes një blloku që kishte i njderi me vete në të cilin lexoheshin ca numra telefonik të të njohurve.) Trupi i tij ka qenë i copëtuar.Është diagnostifikkuar nga ekipi i patologëve të Tribunalit të Hagës me Violent death.
Sipas deklaratës së Rrahim Prestreshit, Traktori i vëllasalive me Agimin ndalohen te Shtëpia e Sabitit në Hoxhaj të Makocit. Aty paramilitarët dhe militarët serbë zbresin nga traktori Agim Rr. Prestreshin (1974) dhe Shemsi G. Vllasaliun (vëlla i Fahredin Vllasaliut) dhe fillimisht i mbështesin për murin e oborrit të shtëpisë. Pasi i kontrollojnë në trup i fusin brenda. Më nuk kemi psur njohur për fatin e tyre deeri me gjetjen në varrin masiv brenda varrezave të Krasniqve në Llukar të Fahredin Vllasaliut dhe Shemsi Vëllasaliut, ndërsa për Agim Vllasaliun mësuam tek kur u gjet varri masiv te Mullini i Arifit në Përroin e Thellë të Grashticës.
Patologët e tribunalit të Hagës nga Austria e diagnostifikuan kufomën e Agim Prestreshit, por fatkeqësisht këto diagnostifikime nuk iu dorëzuan zyrës së Tribunalit në Prishtinë e as familjeve. Fahredin Gani Vllasaliu u diagnostifikua me Gunshot ëound to head dhe Shemsedin Gani Vllasaliut me Gunshot ëounds to chest and limbs. Që të tre janë rivarrosur në varrezat memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Sipas deklaratës së Emine Haxhollit “ Te kafja e Sabit Krasniqit në Hoxhaj të Makocit vëllain Sylejman Haxhollin e ndalën dhe i kërkuan marka. Derisa i tubuam paratë që t’ua japim e zbritën bashkëfshatarin tonë Rrahman Metollin, Naser Haxhollin, ndërsa Sylejmani u kthye në traktor. Edhe pse babai Haziri ua dha 1000 DM, që të dy i morën duke iu drejtuar Hazirit “Humb se t’vras! Nisu!” Doli një paramilitar dhe me thikë e shpoi rrotën e mbrëmë të traktorit, duke i thënë që traktorin ta fuste në kazermë. Ne kemi vazhduar. Më tutje na kanë ndaluar edhe të tjerë, por që ishin të veshur me uniforma si policë të rregullt dhe pa maska. Me të arritur te Përroi i Zatriqit që të dalim mbi hekurudhë te shtëpia, breshëri plumbash kanë shkuar mbi kokat tona të cilët kanë goditur murin e shtëpisë së Zymer Gecit. Morëm vesh se nga një veturë që po hynte me shpejtësi në qytet është qëlluar në ne, se këta ishin policët ushtarak nga kafeneja e Sabitit që na patën urdhëruar të kthehemi në kazermë.
Naser Z. Haxholli (1976) u gjet në varrin masiv në Hoxhaj të Makocit. U diagnostifikua me gunshot ëound to chest and pelvis, Rrahman Rr. Metolli (1977) u gjet në varrin masiv Te Mullini i Arifit në Përroin e Thellë të Grashticës. Është diagnostifikuar nga patologët austriak të Tribunalit të Hagës, por fatkeqësisht ata nuk i kanë dorëzuar të dhënat zyrës së Tribunalit në Prishtinë.
Sipas deklaratës së Kimete H. Haxhollit “nga Grashtica kemi marrë rrugën dhe me të arritur te shtëpia e Sabit Krasniqit na kanë ndalë sërish. Nga oborri i asaj shtëpie ka dalë një paramilitar. Ia bëri me gisht axhes Refi “Ti!” Axha Refi u bë sikur nuk dëgjonte. Por, paramilitari i bërtiti “Ti, ovamo!” Për të tretën herë axha Refi e ktheu kokën kah paramilitari dhe u nda nga kolona, pastaj paramilitari urdhëroi babain tim Hysen Haxhollit dhe Fehmi Rr. Hasimit dhe që të tre i futi në oborrin e shtëpisë së Sabit Krasniqit. Haki Haxhollin e therën mu para shtëpisë së Sabitit me thika derisa ky u dha paratë e kërkuara. Një njeri me rroba të bardha nga terraca e shtëpisë së Sabitit i urdhëronte paramilitarët e tjerë se cilin duhej ndarë nga kolona. Aty, në të dy anët kishte paramilitarë, ndërsa mesit të rrugës ecte kolona e hutuar nga marrja e Hysenit, Refiut dhe Fehmiut. Kamionit të cilin e drejtonte axha Gani ia shpërthyen gomat dhe kamioni mbeti aty, ndërsa njerëzit vazhduan këmbë në drejtim të lagjes Berisha.
Trupi i Refi H. Haxhollit (1958) u gjet në varrin masiv Te Mullini i Arifit në Përroin e Thellë të Grashticës. Është diagnostifikuar nga patologët austriak, ndërsa zyrës së Tribunalit në Prishtinë s’i kanë lënë farë të dhënash. Salih O. Haxholli u gjet në varrin masiv brenda varreve të Hamzajve të Makocit. Është diagonostifikuar me Multiple gunshot ëound, ndërsa Fehmi Rrustem Hasimi (1950) nga Dabisheci, meqë ishte gjetur nga të afërmit në varrin masiv brenda varreve të Hamzajve të Makocit ishte zhvarrosur dhe rivarrosur më 1.07.1999 në varrezat e qytetit dy ditë pa ndodhur zhvarrimi i të vrarëve në këtë varrezë masive, andaj nuk kemi njohuri për diagnostifikimin e tij.
Sipas deklaratës së Islam Krasniqit nga Keqekolla “Kur jemi ra të shtëpia e Sabitit e kanë ndalë Nuhë Metollin, Naser Haxhollin dhe Rrahman Metollin pastaj edhe Salihun. Aty na i kanë marrë edhe 1000 DM. Aty një paramilitar e qëlloi Zeqir Haxhollin duke i thënë: “Picka ti materina, malo si dao pare!” Një në këmishë të bardhë nga tarraca e shtëpisë përcaktonte se cilët duhej të shkëputeshin nga kolona. Thanë se ky njeri ishte Arkani. Isha në traktor dhe aty mu vërsulën me banonetë, ndërsa në çast kam mbyllur kabinën e traktorit e paramilitari i revoltuar e shpërtheu rrotën, me gjasë që të më shtynte t’i grahja.
Nuhi Metolli (1961) u gjet i varrosur në varrin masiv brenda varreve të Hoxhajve. Është diagnostifikuar me Gunshot ëound to head and pelvis. Është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Sipas deklaratës së Jusuf Avdullah Krasniqit “Deri te Hoxhajt kaluan pa probleme duke lëvizur nëpër paramilitarë. Te Bunari Hoxhajve ndalohet kolona dhe familje, familje i lëshonin duke bërë seleksionimin e mashkujve. “Na erdhi radha neve. Kërkuan para. U dhamë 400 DM Me zbritën nga pjesa e prapme e rimorkios dhe më dërguan deri te traktori, të cilin e voziste Rasim Avdullah Krasniqi që ishe më i ri se unë. Paramilitari më tha: “Znas da vozis traktor?” I thashë “Jo” edhe pse dija të vozisja me shpresë se nuk do ta zbrisnin Rasimin. Më urdhëroi “Vozi” Moras da znas!” Rasimin e ka kapur nga krahu dhe e ka zbritur, e ka tërhequr dhe e ka futr në shtëpi të Sabitit. Unë kam hipur në traktor dhe kam pritë pak se mos e lirojnë Rasimin, por më urdhëruan: “Sta cekas, gledas li, majku ti albansku” Hocete NATO, Klintona, evo je!” dhe bëri me dorë kah shtëpia e Sabitit, pastaj mu vërsul të më therte me bajonetë automatiku. E kam tërhequr instinktivisht trupin në anën tjetër dhe i kam grahë traktorit duke e mbushur gaz. Kemi vazhduar rrugën dhe sërish në lagjen Dikaj pasoi punkti tjetër. Posa më shikoi njëri nga paramilitarët, të tjerëve iu drejtua: “Vidi ga, vidi! Ovaj pravi UÇK-a” Më drejtuan tytat, më zbritën në tokë dhemë mbështetën për muri me fytyrë me duar të ngritura dhe këmbë të hapura. Më kontrollluan trupit me tytë automatiku në qafë. Më mori duke i thënë tjetrit: “Përcille poshtë!” Ata e bënë një seleksionim të të tjerëve që i zhvishnin dhe u urdhëronin të visheshin dhe kalonin pranë meje duke më shikuar në mënyrë sadiste. Mbi rrugë më shkojnë sytë. Varret e Hamzajve ishin të posahapura. Traktori im i vetmi mbeti në rrugë pa vozitës meqë s’kishte kush ta voziste, ndërsa në të ishin anëtarët e familjës: nëna Mihane, gruaja e Ibrahimit Hanifja me fëmijë, gruaja ime Saharaja me fëmijë, gruaja e Rasimit që ishte shtatzënë, gjithësej 14 veta. E gjejnë paramilitarët një kalimtar të cilin e detyrojnë të hip në traktor dhe ta voziste atë.E kam përcjellë traktorin derisa humbi pas kthesës te Bashkia e Llukarit. Atëherë i kam thënë vetes “Vdekë për vdekë, atëherë kokën lart!” i mbështetur për gardhi buzë varrezave të posahapura. Aty pranë meje e pashë edhe një njeri të kërrusur në një anë duke mbajtur krahun e rrudhur për trupi, ndërsa nga bërryli i pikonte gjak. E kam pyetur se ç’kishte. Më tha: “Më therën me thikë.” Mësova se ky ishte Hajriz Haxholli, tashmë mësues në Shakbaj. Ky deklaron: “Duke qëndruar në këmbë në të njejtin vend gjaku që më rridhte nga krahu më binte nëpër këmbë në tokë. Gjatë qëndrimit bëhej puqillë, prandaj kujdesshëm luaja një hap anash. Pasi edhe aty bëhej puqillë, veproja si më parë derisa na urdhëruan të ndiqnim një traktor dhe të hipnim në të. Aty vazhdimisht e mendoja vetën më mirë buzë varrit dhe përnjëherë në varr i goditur sepse do të ishte me më pak dhimbje se sa loja me thika. Duke qëndruar ashtu sikur shihja njerëzt e shtrirë në varr, por një moment mu kanë kujtuar edhe nxënësit duke më qëndruar përpara. Deerisa qëndroja aty kam dëgjuar një të shtënë të shurdhër. Fillimisht më erdh si prej xhamie, mirëpo si duket erdhi nga bodrumi i shtëpisë së Sabit Nuhë Krasniqit në lagjen Hamzaj ku hynin dhe dilnin paramilitarët. Ndërkohë u dëgjua edhe zhurma e traktorit të fundit të asaj kolone që i përkisja. Me të afruar vërejta se ishte i kushëririt Fehmi Murat Krasniqit. Kur kaloi disa metra traktoristi, neve që ishim 4 veta mbështetur për gradhi na urdhëroi një paramilitar “Brze u traktor!” Kemi filluar të vrapojmë pas traktorit duke pritur breshëritë e plumbave gjë që nuk ndodhi. Dokumentat na mbetën tek paramilitarët. Fëhmiu, pasi hipëm në traktor, tha se kishte dëgjuar nga një xhip i tipit rus duke u thënë paramilitarëve “Pustite ih, dosta je za danas!”.
Trupi i pajetë i Rasim Abdullah Krasniqit (1965) nga lagjja e Rrustemajve të Grashticës u gjet i varrosur në varret e Hoxhajve të Makocit. Është diagnostifikuar me Gunshot ëonds to chest and spine.
Sipas deklaratës së Mentor Xhevat Krasniqit, më 21.04.1999 pasi kaluan nëpër ferrin e Grashticës kolona në të cilën gjendeshin ndalohet te Bunari i Hoxhajve në Makoc. “Aty, para shtëpisë së Sabit Krasniqit, paramilitarët e kanë zbritur nga traktori Fatmir T. Krasniqin dhe meqë i kërkuan para dhe ua jep 1000 DM, pason ardhja e një paramilitari tjetër dhe me ato para në dorë e shpie në shtëpi të Sabit Krasniqit. Aty e zbritën edhe Murat Murat Krasniqin nga Ugriat e Grashticës dhe e futën në shtëpi të Sabitit. Paramilitarët na urdhëruan të vazhdojmë rrugën për në Prishtinë. Prej atij momenti më nuk u ditë gjë për ta. Fatmir T. Krasniqi (1969) u gjet në i varrosur në varret e Hoxhajve të Makocit më 11.07.1999. Është diagnostifikuar me Gunshot ëound to chest and pelvis. Murat M. Krasniqi nuk u gjet në varret masive. Konsiderohet i humbur.
Hasan Asllan Vitia në deklaratën e tij rrëfen: “Në çdo 20 metra pasonte një kontollë. Në secilin postbllok ishin nga 15-20 paramilitarë dhe policë të maskuar. Në vendin e quajtur te Kafja e Sabitit në Makoc nga familja është ndarë Enver Hasan Vitia me kushëririn Fatmir S. Vitinë. Ky ishte kontrolli i fundit për ta. Në këtë vend janë marrë edhe njerëz të tjerë, kryesisht nga Mareci, Mramueri, Prapashtica. Ka pasë edhe nga ana e Llapit. Enveri, pasi është legjitimuar, i janë marrë gjërat me vlerë si ora e dorës, 200 DM dhe pastaj është futur në lokalin e kafesë duke e rrahur me shufra hekuri. Xhupi i Enverit është gjetur në garazhin e Hebih Krasniqit në të cilin shiheshin gjurmë gjaku.”
Unë, Ali Sh. Berisha, autori i këtij teksti, e kam vizituar shtëpinë e Sabit Krasniqit dhe Garazhin e Nebih Krasniqit ende pa u kthyer banorët e zhvendosur. Tek gjendesha para Kafenesë së Sabit Krasniqit, që është pjesë e shtëpisë së tij, ka ardhur patologu Safet Gërxhaliu, i cili këshilloi të mos prisheshin gjurmat e krimit. Oborri i shtëpisë së Sabit Krasniqit ishte i mbuluar me kashtë, e nën kashtë fshihej gjaku i derdhur i njerëzve të masakruar. Në katin e shtëpisë, të cilin e përshkruajnë kalimtarët si tarracë kam gjetur fyshekë të automatikut, ndërsa në bodrumin e kësaj shtëpie edhe dy guja. Po kështu me të kaluar lumin u futa në garazhin e Nebih Krasniqit. Xhupi i Enver H. Vitisë ishte aty, por kishte edhe rroba fëmijësh. Kanali ishte me gjak. Garazhi kishte një dalje në oborrin e shtëpisë së Nebih Krasniqit. Menjëherë në anën e majtë ishte një ahur ndërsa shiheshin përplot vrima plumbash në atë mur të lyer me gëlqere. Konstatimi im, por edhe i dëshmisë që u kishte dhënë Bejtullah Metolli ushtarëve të UÇK në Zllash se ky ishte një vendpushkatim.
Trupi i pajetë i Enver H. Vitisë (1973) u gjet i varrosur brenda varreve të Hoxhajve të Makocit. Është bërë diagnostifikimi i tij me Gunshot ëound to head.
Trupi i pajetë i Fatmir S. Vitisë (1967) nga Vitia e Marecit u gjet në varret e Hoxhajve të Makocit. Është diagnostifikuar me Gunshot ëounds to ches dhe është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Sipas deklaratës së Hajrullah Veliut më 27.11.2000, pasi vritet Jetullah Veliu në Grashticë, detyrohen të mësyejnë Makocin. “Duke kaluar te Shtëpia e Sabitit në Makoc, ishte dera e hapur. E pashë shkaun duke e qëlluar me stupc një njeri që ishte ratë. Sa herë e qëllonte, trupi i atij të shkretit çohej nga toka pas stupcit. Po të kisha mundësi kurrë më nuk do të kaloja atypari. Ende i ndiej ato thirrma, britma e piskama të lemeritshme dhe të rënat që dëgjoheshin.
Nën lagjen e Hamzajve më la kamioni pas të cilit ishte i lidhur traktori. Aty gruaja ime duke dashur të zbresë dhe të bashkohet me të afërmit e gjinisë së saj, rrëshqet dhe bie duke e shkelur rrota e rimorkios në këmbë. Erdhi një polic, i cili më pyeti: “Çka po bën?” I thashë se s’dija t’i grahja. Ai e aktivizoi traktorin dhe u nisa, por u ndal. Erdhi një tjetër polic dhe e drejtoi traktorin deri te Bunari i hajratit.
Sipas deklaratës së Shukrije Gërbeshit “Kemi vazhduar rrugën deri te shtëpia e Sabitit. Aty kam pa se si i ndanin djemtë. Aty e kanë marrë Avdi Gërbeshin dhe një të koznicëve, të cilët i hipnin në katin e shtëpisë dhe i hidhnin poshtë në bllokat që gjendeshin përdhe, pastaj i rrahën me një dru që e kishin marrë nga një stivë bërë metër kub. Pas kësaj i kishin liruar. E kishin bërë këtë sa duket për t’u futë tmerrin njerëzve në kolonë. Në katin e tretë qëndronte një njeri i zhveshur në majicë të bardhë që qëllonte me snajper. Ai ishte civil dhe qëllonte ata djem që mirrnin guximin të iknin nga kolona.
Sipas deklaratës së Hamit Zhujanit “Kur arritëm te Shtëpia e Sabit Krasniqit në Makoc, e zbritën Haradin Zhujanin dhe Osman Cacën, të cilët i futën në oborrin e shtëpisë. Siç tregon Osmani: “Na kan shtri brenda, në oborr. Më kërkuan “Pare!” Nuk kisha t’iu jap. U thashë se ua kisha dhënë të tjerëve të gjitha paratë që kisha, ndërsa Haradini ua dha 100 DM, të cilat i nxori nga xhepi i vogël i pantallonave. Një paramilitar atëherë ka urdhëruar që ta fusnin në bodrum, sepse ky kinse paska ruajtur paratë pëër UÇK-në. Më nuk di gjë për Haradinin . Mua më ulën midis dy të tjerëve. Një paramilitar urdhëroi paramilitarin tjetër me gisht: Një vraje, një lëre” Atëherë ka krisë pushka. Të dy ata që ishin me mua u rrëzuan. Mua më morën dhe më mbështetën për muri dhe më rrahën me shufër hekuri dhe pastaj më hodhën në rrugë. Një paramilitarë që qëndronte aty më tha: “A di t’i grahësh traktorit, se të zotin ia vramë?” Kështu i hipa traktorit të huaj dhe e vozita derisa i zura të mitë”
Siç deklaron Hamiti, në shtëpi të Sabitit, në Makoc, i futën shumë vetë: Fehmi Hasimin, Hysen Haxholin, Salih Haxhollin, Behlul Makollin, Salih Hasanin, Bekim Halilin, Aziz Makollin, Rasim Krasniqin, Halil Halilin, Milaim Hasanin, Vesel Hasanin, Nuhi Metollin, Fehmi Makollin, Shemsedin Vllasaliun, Fatmir Pacollin, Jetullah Veliun, Rexhep Sejdiun, Hyzri Prestreshin, Enver Hasanin, Fatmir Krasniqin, Mehmet Sekiraqën, Fahredin Vllasaliun, Mentor Leposhticën, Muharrem Pacollin, Milazim Pacollin, Rexhep Ahmetin, Zahir Haxhollin, Rrahman Hajdinin, Heset Demollin dhe një tjetër. Vetëm nga kolona që ishte pjesëtar i saj Hamiti aty kishin ndaluar mbi 200 vetë.
Haradin Z. Zhujani (1952) nga Braina, me vendbanim në Kolovicën e Re, u gjetë i varrosur në varret e Hoxhajve të Makocit. Është diagnostifikuar me gunshot ëound to head and spine. Është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.
Te shtëpia e Sabit Krasniqit nga paramilitarët dhe militarët serbë u nda nga kolona Heset H. Demolli (1967) me banim në rr. Xhemail Ibishi në Prishtinë dhe u fut në shtëpi të Sabitit. U gjet i varrosur në varret e Hamzajve të Makocit. Është diagnostifikuar me Gunshot ëounds. Është rivarrosur në varret memoriale në Hoxhaj të Makocit.