E hene, 29.04.2024, 07:07 AM (GMT+1)

Speciale

Haxhi Dulla: Kampi i Përqëndrimit Auschwitz

E merkure, 28.07.2010, 10:00 PM


KAMPI I PËRQËNDRIMIT -  AUSCHWITZ

 

Nga Haxhi Dulla – Varshavë

 

Historia e kampit

 

Kampi i Përqëndrimit  Auschwitz  i cili ishte symbol i terrorit,dhe gjenocidit, u  krijua nga nacistët Gjerman në mesin e vitit  1940 në paralagje të qytetit  polak O?wiecim ( të cilit më vonë gjermanët ia ndrruan emrin në Auschwitz)

Shkaku  kryesor i krijimit të kampit ishte rritja e numrit të   arestimeve  masie    polakëve dhe permbushja e burgjeve të athershme. Në fillim planifikohej të jetë një kamp përqendrimi  i radhës te formuar nga nacistët  qysh në fillim të viteve të 30.

Iniciativa e formimit të kampit të ri u morr  nga komanda SS në qytetin Vroclav , kur në Regjionin e Slanskit - Silesia  u shpeshtuan kryengritjet polake kundër  regjimit gjerman, të cilët  filluam arrestimet masive kundër kryengritësve.  Në fillim  planifikohej që kampi të krijohet në ndertesat e athershme të  kazermave ushtarake në terenet e Oswiecimit, mirëpo  ato nuk plotësonin kushtet sanitare për personelin lokal.  Qeveria gjermane duke parë të arsyeshme krijimin sa    të shpejt të kampit mori vendim që  punët te fillojnë sa më shpejtë  ,ndërsa në ndërkohe infrastruktura lokale do të ndertohej me fuqinë punëtore e të burgosurve.

 Urdhëri për fillimin e punimeve  për kampin e përqendrimit u mor    prill të vitit 1940.

Të burgosurit e parë ishin  kriminelët e burgosur gjerman, të selecionuar drejtëperdrejtë nga komandanti i Kampit Rudolf Hessit.  Këta    burgosur kishin rol të veqant, duke mbajtur dënimin  kishin për obligim që të kujdesen edhe  ndaj të burgosurve tjerë jogjerman.

Hess  zgjodhi në mesin e tyre të burgosur të cilët ishin të gatshëm të vrasin për  gabim më të vogl. Ky grup i të burgosurve gjerman ,arriti në kamp në maj të vitit 1940 , e pas një muaji edhe transporti i parë me 728 të burgosur polak, të cilit ishin kundërshtarët e regjimit gjerman në Poloninë e okupuar.

           

Struktura komanduese e kampit

 

Rudolf Hess ishte komandanti  kryesor i kampit, i cili kishte për obligim qeverisjen , organizimin e punës dhe sigurisë . Në anën tjetër  ,zëvendësi i tij kujdesej për  banimin, ushqimin, veshmbathjen  dhe organizimin e punës së dhunshme për të burgosurit dhe ruajtjen e rendit.  Zëvendësi i komandantit Hess ,kishte për obligim që të raporton atij për informatat  aktuale, lidhur me numrin e  të burgosurve në kamp, njëherit  këshillonte atë për dënimet që meritonin të burgosurit, ishte prezent  gjatë  ekzekutimit ,kur beëej fjalë për  denimin me vdekje.

Perveq  aparatit ushtarak , në kamp fukciononte edhe   Dega  Politike, e cila  ishte  e pavarur nga komandanti i kampit, porse kishte për  qëllim që njftonte atë  për të  gjitha  iniciativat në veprim. Dega Politike  në të cilën vepronin disa referent mirrej me pranimin e transporteve me të burgosur, selekcionimin e tyre,vendosjen në dhoma. Ofiqaria  në krye të së cilës qëndronte oficeri i gestapo-s ,mirrej me regjistrimin dhe mbajtjen e dokumentacionit të gjendjes civile, të lindjeve te reja, vdekjeve, martesave, mirrte në  biseda informative   etj.

Dega Politike mirrej edhe me  menagjimin e punës se krematoriumit.

 

Pranimi i te  burgosurve ne kamp

 

Për të burgosurit  të cilët arrinin në kamp , denimi ishte i pakufizuar . Kushtet e transportit të të  burgosurve  gjerë  në kamp ishim shumë të vështira. Njerëzit transportoheshin në vagona të trenit te mallrave të mbushur me gjerë në 80  të burgosur në një vagon. Udhtimi zgjaste me disa ditë, pa kushte elementare të jetës. Ne vagona ishin të vendosura govatat me ujë të cilat shërbenin si toalete.  Në kushte të tilla silleshin njerëzit në kamp, ku më pastaj bëhej selektimi i tyre.

Personat e  shëndosh dhe të afte për punë  vendoseshin në kamp , ndërsa të moshuarit  , të sëmuarit dhe të pa aftë për punë eliminoheshin në furrat e gazit.  Në fillim të gjithe robërit   ishin të obliguar  të dorëzojnë  rrobët ,  dokumentet  dhe gjërat tjera personale.    pastaj roërve u ndahej një kartele me numër personal të kampit dhe  ashtu të zveshur përcilleshin tek fryzerët  të cilët   në të shumtën e rasteve në përshpejtësi ia hiqnin flokët  së bashku me lëkurën e kokës.    këtë gjendje përcilleshin tek banjoja,e pastaj pranonin veshmbathje shum të lehtë, që në kushte të dimrit  kur temperaturat  ishin shumë të ulta  ishin te detyruar  për të  vendosur  letër nga thasët e  cimentos.

Të burgosurve më vonë iu vendosej  në krah një tatuazh me numrin personal i cili shërbehej për indetifikimin e robëve në rast të vdekjes i cili duke marr parasysh numrin e madh të morteve ia lehtësonte punën gjermaneve . Numri i njëjte ishte i qepur  edhe në fanelën e  robëve, në të cilën gjendej një trekandsh karakteristik, ngjyra e të cilit kualifikonte  ata në kategoritë e  caktuara , të  vendit nga vinte i burgosuri, ( polakët ishin të shenuar me ngjyrë të e kuqe) si dhe  lloji i krimeve. Kriminelët ishin të shenuar me ngjyrë te gjelbërt, homoseksualistët te cilët qysh më parë ishin të caktuar për eliminim ,me ngjyrë roze.

 

Vendbanimi dhe ushqimi në kamp

 

Meqense kushtet në kazermë ishin të pamjaftushme për pranimim e  transporteve të reja me  të burgosur ,njerëzit ishin të detyruar të banojne në barakat  të përkohshme të drurit në ndërkohë u vendosën krevatet  dykatshe, në mënyrë që të vendosën gjatë natës të gjithë së bashku . Në dhomat e fjetjes kishte lagështi , nga kulmi rrjeshte uji, bënte të ftohët . Në këto kushte të vështira  shumë  të burgosur  të lodhur nga puna e rëndë  që bënin gjatë  ditës  sëmureshin shpejt .

Të burgosurit pranonin ushqim  tre racione të ditore, të cilat nuk plotësonin nevojën e organizmit  të punës së  rëndë, aq më tepër kur dihej se rojet  e tyre ia ndanin një pjesë të ushqimit për vete.  Rrallherë  ndahej  mishi për ushqim. Darka përbehej nga një pjesë buke me një lugë  djath ose marmeladë. Nga mungesa  e nevojshme e ushqimit  , cdo ditë kishte raste të reja të vdekjes së të burgosurve

 

Rendi i ditës

 

Të burgosurit zgjoheshin në ora 4 të mengjezit, ku së pari duhej rregulluar shtratin më pastaj nevojat fiziologjike,  dhe ngrënja e mengjezit. Ajo që është  karakteristike për të përmendur  është  se tërë koha sa  qëndronin në  kamp  ishte e llogaritur me minuta,. Duhej shpejtuar  për të realizuar  të gjitha obligimet në kohë të caktuar  ( sipas orarit paraprak). Pas mëngjezit, në shoqëri të orkestrës  muzikore të kampit përcilleshin në vendpunishte , ku punonin nga ora 6 gjerë në  17, me një pushim dreke njëorëshe.  Për punë efektive kujdeseshin qenët e rrezikshëm të oficerëve  SS

Pas orarit të punës të burgosurit detyroheshin të ecin ngadal ,në kolonë në mënyrë që rojet të bënin numrimin e tyre.  Pas numrimit   kur të gjithë të burgosurit arrinin në  dhoma -banesë, ishte koha e darkës.  Nga ora 21  obligohej qetësia e natës, kur të burgosurit e kishin të  ndaluar të dalin nga  barakat e fjetjes.

 

Terrori dhe dënimet  që aplikoheshin   ndaj të burgosurve

 

Përveq kushteve të  veshtira për jetë, punës së  vështirë  robëruese që bënin të burgosurit, ata të shumtën e rasteve  dënoheshin, pa faj.  Kryesisht  punohej në ndërtimin e kampit porse kur mungonte puna  ,atëher  detyroheshin të bënin punë tjera , në mënyrë që mos të kenë kohë për pushim.  Punohej me duar ,pa mjete të punës të cilat me  qëllim gjermanët i fshihnin nga ta. Puna  e vështirë i bënte  të burgosurit  që të sëmurën nga sëmundje të ndryshme  e më shpesh nga ato të tretjes së ushqimit , pasojat e të ciles ishin  humbja  e shpejt  në peshë.

Kampi i parë i përqendrimit ne Gjermani u krijua në Dachau.  Aty  shkolloheshin kuadrot e SS , të pregaditur për të vepruar në kampet tjera. Dhe mu nga Dachau vinte kuadri ( gjelatët) udhëheqes - komandues në Auschvitz.  Ndër ta rol të rëndësishëm luanin : komenadnti i kampit Rudolf Hess, udhëheqësi i kampit Karl Fritz,  zëvendësi i tij Hans Aumeirer, dhe nënoficeri raportues Gerhard Palitzsch, i cili mirrej me  kryerjen e denimeve me vdekje.

Ndër  dënimet e shumta ,po përmendi   ato më  të lehta, atë të ndalim korespondimit, punës së dyfisht, mungesës së  racionit ushqimor etj.  Denimet ishin publike , sikur  rrahja me rryp ose shufër gome në prezencën e  të gjithë të burgosurve.

 Ndër  denimet  e shumta të rënda ishte ajo e vendosjes së 4  të burgosurve në një  dhomë të vogël  të errët me gjerësi një metërshe, në mënyrë që tërë  natën të rrinë në këmbë e në mëngjez    shkojnë  së bashku me të burgosurit tjerë në punën e obliguar ditore.

 

Shërbimi mjeksor i të  burgosurve

 

Sëmundjet  dhe lëndimet  e përditshme ishin armiku më i madh i të burgosurve , të cilët dërgoheshin për shërim në spitalin e kampit i cili për nga kushtet nuk ndryshonte  shumë nga ato në  banesat e të  burgosurve.  Mjekët të cilët  dispononin me numër të  vogël të barnave  ndanin për të  burgosurit e sëmurë vetëm ato elementare sikur aspiryna.  Gjatë orarit të punës mjekët pranonin numër   të madhe të të sëmurve  ,gjerë në 100 pacient .

Mjekët  famkeq SS , ndaj të burgosurve aplikonin eksperimente pseudomedicinale. 

Doktori Horst Schuman së bashku me  profesorin  Carl Clauberg punonte metodën e  shpejt dhe universale të sterilizimit ndaj të burgosurve  të nacionaliteve te  akuzuara nga Hitleri. Doktori  Josef Melenge  kishte për detyrë të kujdesej për shtimin racës ariane.

Për nevoja të eksperimenteve  të ndaluara me ligj të mjekëve të  Hitlerit, të  shumtën e rasteve  vrisnin  të burgosurit  ndaj të cilëve pastaj bënin eksperimente të shumta. Bëheshin eksperimente të ndryshme në njerëz, të  burgosur , robë lufte.  Spitali i  kampit  shërbente të burgosurve, porse jo për të i  shëruar ata,  por për te i bërë  të paaftë për jetë. 

 

Asgjësimi masiv

 

Më 20 janar të vitit 1943 qeveria gjermane vendosi për  ndërmarrjen  e operacionit konkret të gjenocidit kundër   shkatrrimit të hebrejve   (Endlsung) .  Gjerë në fund të vitit u ndërmorën akcione të shpërnguljes   së hebrenjeve, asgjësimit dhe vrasjes së tyre në kampe të përqendrimit.  Kampi me i madh i asgjësimit të  hebrenjëve ishte  kampi Auschvitz,  ku humbën jetën sipas shenimeve të ndryshme prej 1  gjerë në 3 mln hebrej , u vranë aty, në banjo, ku lirohej gazi vdekjeprues, dioksid  karbonit, apo  ciklonit B të  aplikuar për herë të parë në këtë kamp.  Akcioni i  asgjësimit kryhej në mënyrë shumë të përpikët  dhe të organizuar mirë. Më parë, para se të vrisnin të burgosurit , ushtarët german ia mirrnin të gjitha  gjërat personale që kishin ata  , sikur orët, ia prenin flokët, ia ngjirrnin dhëmbët e arit, e më pastaj  viktimat i dërgonin në kremator, në  furrat  speciale të  nxemjes së  lartë, për të humbur të gjitha gjurmët e të burgosurve.  Realizimin e operacionit  Endlsung  e mbikqyrte  Adolf Reichmann.

Në verën e vitti  1942 në Kamp u krijua dhoma shtesë e gazit,për shkak se numri i të burgosurve  në listën për  eliminimin e tyre  shtohej nga dita në ditë.  Përkundër kësaj nga shtatori  i 1942, filluan të bëjne djegjen masie  të kufomave në ajër të pastër ,duke i vendosur në mes të tyre   turma të drunjve, ose nepërmjet injekcioneve me  përmbajtje të  fenolit.

 

Lirimi i kampit

 

Ushtria sovjetike  e cila përparonte në luftë me gjermanët  shpejt  e detyroi ushtrinë gjermane të terhiqet nga terenet polake , ndër to edhe nga kampi Auschwitz.  Në këtë situatë gjermanët u munduan të humin gjurmët e  krimit  duke dërguar  në ajër krematorinë dhe dhomat e gazit të cilat ishin ndërtesat    solide të kampit .

Në janarin e 1945 kampin Auschwitz e liruan njësitet e Armatës së Kuqe.  Robëve të  shpëtuar  mjekët  ushtarak iu dhanë ndihmën mjëksore .

 

Viktimat

 

Numri i përgjithshëm i viktimave të kampit Auschwitz gjatë viteve 1940 – 1945 ,vlerësohet nga  1,1 mln gjerë në 1,5 mln njerëz.  Shumica para së gjithash transportet  masive të Hebrenjve të sjellura këtu nga viti 1942, kanë vdekur në  dhomat ( qeliza)   gazit.

Numri i viktimave të nacionaliteteve tjera  vlerësohet të jetë :  rreth 150 mijë polak, 23  mijë romë,15 mijë ushtarë sovjetik të robëruar nga gjermanët  , dhe  rreth 20  mijë të regjistruar si robër të shteteve tjera(  ndër ta sovjetik – Belarus,Rus,Ukrainas, Qek, Shqiptar, Jugoslavë, Francez,  Gjerman , Austrik  etj.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora