E diele, 28.04.2024, 08:50 PM (GMT+1)

Speciale

Bislim Pireva: Dhuna qindvjeçare serbe (IV)

E diele, 25.07.2010, 09:58 PM


BISLIM B. PIREVA

 

DHUNA NJËQINDVJEÇARE SERBE

 

GMICË

 

I. Të vrarë dhe të zhdukur

 

1. Osman Kosum Leci u vra pranë shtëpisë së vet në dhjetorin e vitit 1878. La pas Limanin, Bajramin/Balën, i cili po ashtu është vrarë në mbrojtje të kufirit më 1912, si dhe Ahmetin.

2. Shaban Hazir Matoshi është vrarë nga serbët, në Gërdelicë, më 1885. La pas Brahimin dhe Hasën.

3. Azem Korça u vra nga serbët rreth viteve 1900, kurse i biri Syla është zhdukur më 1917. 4. Ahmet Ajet Krivaça u mobilizua me dhunë më 1917 dhe u dërgua në Kërçovë. Nuk la pasardhës. I vëllai Halil Krivaça/Matoshi me të bijtë Idrizin (tash i ndjerë), Mehmetin dhe Hamdiun në vitet e 60 u shpërngul në Koretin ku edhe jetojnë me familje. 5. Bajram/Balë Osman Leci u vra më 1912 nga forcat serbe duke bërë roje pranë kufirit. Të bijtë e Bajramit/Balës, Sahiti, Hetemi dhe Osmani tash janë të ndjerë, ndërsa pasardhësit e tyre jetojnë në Kamenicë, në Gjilan dhe në Prishtinë. 6. Mehmet Ahmet Leci ishte barinj 14 vjeç kur më 1916 e vrau kolonosti i Shahiqit Milivoje Durkoviq. Pas disa ditësh Ahmeti me të birin Zukën, nipat Sahitin dhe Ramizim ia mori gjakun. Ata vranë një dhe plagosën dy kolonistë. Këto familje nuk i kanë pasur shtëpitë as 500 metra larg kufirit, por kurr më kolonistë nuk kanë guxuar ta kthejnë pushkën drejt tyre.

7. Jashar Naman Matoshi  më 1912 u kindapua nga forcat serbe dhe u dërgua në burgun e Nishit. Si ka arritur të dalë nga burgu nuk dihet, por ka vdekur në Desivojcë, pra pa arritur i gjallë në shtëpi. La pas Brahimin, Imerin dhe Ademin. Brahimi më 1930 është shpërngulur në Turqi pasardhësit e të cilit jetojnë në Bafre. Imeri më 1951 nga Gmica është shpërngulur në Mutivodë. Ka lënë pas Nazifin i cili ka vdekur fare i ri dhe nuk ka lënë pasardhës si dhe Rizahin, i cili po ashtu është i ndjerë. Rizahi kishte katër djem: Salihin, i cili u vra në luftë me ushtrinë serbe më 16 prill 1999 si dhe Sabriun, Imriun dhe Izriun. Ademi ka lënë pas Brahimin e Xhemajlin, të cilët janë të ndjerë si dhe Ismajlin, Shukriun Kamerin e Imerin. Nga kjo familje e madhe pas lufte të gjithë janë larguar nga Mutivoda dhe janë vendosur në Prishtinë dhe në Hajvali, kurse atje buzë kufirit kanë prona të mëdha.

8. Mehmet Naman Matoshti u vra te Kapia e Sfircës në mbrojtje të kufirit. Bashkë me të ishin edhe 18 gmicas të tjerë, 12 prej të cilëve kanë humbur pa gjurmë. La pas Namanin, Hysenin dhe Xhaferin. Që të tre qysh moti janë të ndjerë. Namani ka lënë pas Asllanin, kurse Asllani ka lënë tre djem: Feratin (tani i ndjerë) Ilazin dhe Sabriun të cilët me familje që moti jetojnë në Gjilan. Hyseni ka lënë Muharremin (tani i ndjerë), Isufin dhe Hajrullahin, të cilët po ashtu me familje jetojnë në Gjilan. Xhaferi ka lënë tre djem: Nazmiun, Musliun dhe Fetiun. Qe të tre kanë qenë të arsimuar, por mjerisht kanë vdekur të rinj. Pasardhësit e tyre jetojnë në Gjilan.

9. Brahim Shaban Matoshi u vra më 1912 te Ura e Gurit në Shkup. La pas Sahitin, Salihin (po ashtu është vrarë në Gjilan më 23.12.1944) si dhe Brahimin, i cili ka lindur pas vdekjes së të atit dhe është pagëzuar me emrin e të atit, por gjithë e kanë thirrë me nofkën Rrush                                                                                                                                                  10. Ibish Ahmet Leci ka humbur pa gjurmë më 1912. Ka lënë Rexhepin tri vjeç dhe Qamilen një vjeçe, e cila ka qenë e martuar për Ibrahim M. Kosumin nga Tygjeci, por ka vdekur e re dhe nuk ka lënë pasardhës. Rexhepi ka lënë katër djem: Asllanin, Ahmetin Avdullahin dhe Xhaferin. Asllani që deri para një viti ka jetuar në Gmicë, kurse tash me gjithë familje jeton në Kamenicë. Ahmeti është i pari, nga ky fshat, që më 1959 e ka mbaruar shkollën normale. Nga shtatori i vitit 1960 dhe deri në dhjetor të vitit 1969 ka qenë drejtor i shkollës fillore të Tygjecit dhe njeriu më i merituar për atë shkollë. Që nga viti 1969 me gjithë familje jeton në Kamenicë. Avdullahi e Xhaferi përkohësisht punojnë në Gjermani.

11. Shaban Brahim Matoshi u mobilizua më dhunë më 1917 dhe thuhet se u zhduk diku në Kërçovë apo në Bullgari. Nuk ka lënë pasardhës.                          .                                            12. Ramadan Qerim Rukoci më 1913 u mobilizua me dhunë dhe nuk është kthyer më. Thuhet se është vrarë diku në Greqi. Ka lënë dy djem Rahimin, i cili u vra në Luftën e Kikës më 26.7.1944 dhe nuk ka lënë pasardhës si dhe Halimin, pasardhësit e të cilit jetojnë në Kamenicë dhe në Gjilan.

13. Sylë Azem Korça u mobilizua dhunshëm më 1917 dhe u zhduk diku në Kërçovë apo në Bullgari. La pas pesë djem: Bejtën, Hamitin, Fetahun, Januzin e Shaipin, pasardhësit e të cilëve jetojnë në Gjilan, kurse ata të Januzit në Dardani (Tankosiq) të komunës së Ferizajit.

14. Selim Brahim Korça u zhduk më 1917 bashkë me kushëririn Sylën. Ishte vëlla i Hazirit, i Hajrizit dhe Demës. La pas vajzën Miradijen, e cila ka qenë  e martuar Kajtaz Kajtazin te muhaxherët e  Shillovës të Gjilanit dhe  tani është e ndjerë. Ka lënë pas Aliun, Fehmiun, Xhelilin dhe Bedrijen.                           .                                                                15. Emërllah Korça-Balltiçi është mobilizuar me dhunë më 1917 nga ushtria serbe dhe kurrë më nuk është ditur gjë për të. Thuhet se është masakruar diku në Greqi. Ka lënë dy djem Hamitin dhe Alldyzin, i cili ka lindur pas zhdukjes së të atit. Hamiti ka lënë pas Sabitin, Fazliun, Halitin dhe Xhavitin si dhe vajzat Bahtien, Arzien, Xhylën dhe Xhevrien, të cilët para shumë viteve janë vendosur në Gjilan. Alldyzi po ashtu ka lënë 6 djem e një vajzë: Sahitin, Ganiun, Emër- llahun, Fadilin, Shemsiun, Femiun dhe Rifadien. Edhe pasardhësit e Alldyzit para shumë viteve janë vendosur në Gjilan. Familja e Emërllahut bashkë me familjet Kadriu dhe Rexhepi pas dëbimit nga Balltiçi i rrethit të Lebanës më 1878 ishin vendosur në Gmicë në lagjën e Korçajve nga se ishin nipa të tyre dhe aty kishin gjetur streh, prej nga edhe e kanë marrë mbiemrin Korça.

16. Naman Korça-Balltiçi po ashtu është mobilizuar me dhunë nga ushtria serbe më 1917 bashkë me kushëririn Emërllahun dhe është zhdukur pa gjurmë. Ka lënë pas djalin Rifatin, kurse ai i ka lënë tre djem: Kadriun, Hajdarin dhe Veliun, që të tretë tani të ndjerë. Pasardhësit e tyre Shemsedini, Rexhepi, Hamdiu dhe të tjerë jetojnë në Gjilan. Ata mbajnë mbiemrin Mehmeti.

17. Liman Fetah Klaiqi është zhdukur më 1917. S’la pasardhës. Ishte  vëlla i Brahim, Demir, Tahir dhe Rrahman Klaiqit pasardhësit e të cilëve jetojnë në Koretin, në Gjilan, në Matiçan dhe në Fushë Të Kosovës.

18. Halil Adem Matoshi  më 1935 u rrah nga xhandar -mëria serbe te Gurra e Jallaçës në Feriçevë dhe pas disa ditësh vdiq. La pas Habiben e cila ka qenë martuar në Busavatë.

19. Avdullah-Gulan Korça  më 1939 e mbysin në burgun e Nishit. La pas Rexhepin, Salihin dhe Hajdinin, pasardhësit e të cilëve jetojnë në Gmicë, në Kamenicë dhe në Dobërçan.

20. Ramë Demir Klaiqi është vrarë në Jallaçë më 1939. Rama katër klasë të fillores i kishte kryer në shkollën te xhamia e Siarinës. Kjo familje nga Klaiqi, më 1878, ishte vendosur në Sfircë të Medvegjës, pastaj kishte kaluar këndej kufirit dhe ishte vendosur në vendin e quajtur te shtëpia e Abaz Siarinës në Gmicë. Pas vrasjes së Ramës, Demiri me djemt Sefën dhe Hajdinin ishte kthyer në Siarinë. Hajdini ka vdekur në Siarinë, kurse Sefa në Fushë të Kosovës. Më 1999 i biri i Hajdinit Murati është vendosur në Matiçan, kurse të bijtë e Sefës në Fushë të Kosovës. 21. Daut Beqir Matoshi është mbytur nga serbët e Kostadincës më 1937. La pas Shabanin dhe Asllanin. Shabani tani është i ndjerë dhe nuk ka lënë pasardhës, kurse Asllani 94 vjeç me pasardhës jeton në Kamenicë.

22. Avdi Sherif Korça ka vdekur diku në një burg në Kroaci. Nuk la pasardhës. Ishte vëlla i Beqë Sherif Korçës, pasardhësit e të cilit jetojnë në Kamenicë.23. Selim Naman Matoshi   më 1915 është mbytur në burgun e Leskocit. La pas dy djem: Hazirin dhe Nezirin, pasardhësit e të cilëve jetojnë në Prishtinë.24. Salih Brahim Matoshi është vrarë në Gjilan më 23.12.1944. Të bijtë Muharremi, Hetemi e Hyseni dhe e bija Xhevrija me pasardhës jetojnë në Gjilan.25. Tub Behë Rukoci  u vra në Gjilan më 23.12.1944. Ishte  i vëllai i Dulit.26. Avdullah Ismajl Matoshi  u mobilizua me dhunë më 1944 dhe është zhdukur diku në Qakorr të Malit të Zi. Bashkë me te deri atje ka qenë edhe i kushëriri Arif Imer Matoshi, por aty janë ndarë dhe mëtutje nuk dihet       gjë për të. Ka qenë vëlla i Xhafer, Ramiz dhe Adem Matoshit, pasardhësit e të cilëve jetojnë në Prishtinë. Ai ka lënë pas vetëm një vajzë me emrin Hamide, e cila ka qenë e martuar në Feriçevë, ndërsa  jeton në Prishtinë.27. Hasan Leci/Shillova është vrarë nga serbët mbi Përlepnicë më 26.12.1944. La pas djalin Latifin, i cili më 1980 vdiq aksidentalisht, por ka lënë pas tri vajza dhe një djalë.

28. Kadri Selman Matoshi u vra në masakrën e Tivarit më 1945. La pas Sejdiun dhe Ahmetin, pasardhësit e të cilëve jetojnë në Kamenicë.29. Brahim Hasan Leci  është burgosur në Kamenicë në janar të vitit 1947. E kanë mbytur me tortur duke e mbajtur në lumë në acarin e janarit. Kufomën e tij të ngrirë  nga akulli e ka parë Feti Korça nga Gmica. La pas dy djem: Hajrushin, i cili me familje jeton në Gjilan dhe Vebiun, i cili po ashtu me familje jeton në Koretin.30. Hysen Tahir Klaiqi u plagos në masakrën e Tivarit dhe vdiq nga plagët në dhjetor të vitit 1945. Të bijtë Aliu, Osmani dhe Isufi nga vitet e ‘60-ta me familje jetojnë në Gjilan.31. Ramë Azem Matoshi u vra në masakrën e Tivarit më 1945. La pas Idrizin, i cili tash është i ndjerë, ndërsa të bijtë Musliu dhe Azemi jetojnë në Gjilan32. Zahir Korça  u vra në Ferizaj më 1945. La pas dy djem: Haqifin i cili me pasardhës jeton në Kamenicë dhe Fetin, i cili tani është i ndjerë, kurse pasardhësit e tij jetojnë në Fushë të Kosovës.33. Jahir Hajdar Leci   më 1945 është mbytur me torturë, pos tjerash duke ia vënë saçin e nxehtë mbi kokë nga Dushan Gajtani dhe Boshnjak Shipiçiqi i Majmullocit. La pas Tahirin, i cili me familje jeton në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan dhe Ajvazin, i cili me familje jeton në Prishtinë.34. Rahim Ramadan Rukoci  u vra në Luftën e Kikës më 28.6.1944. Nuk ka lënë pasardhës. Ishte vëlla i Halimit të ndjerë, të bijtë e të cilit Hevziu, Rahimi dhe Ramadani jetojnë në Kamenicë. Halimi ka lënë edhe tri vajza: Zylfien e cila është e martuar dhe jeton në Feriçevë, Nazlien e cila është e martuar dhe jeton në Gjilan si dhe Shukrien e cila është e martuar dhe jeton në Kamenicë.35. Veli Sahit Leci  më 1945, në moshën 10 vjeçare, ka vdekur nga pasojat e shpërthimit të një bombe që kanë lënë bandat serbo-malazeze pranë kufirit. 36. Salih Rizah Matoshi  u vra në Dabishec në luftë me forcat serbe më 16 prill 1999. Familja e tij më 1956 nga Gmica ishte vendosur në Dabishec.

37. Musli Bajram Leci  është vrarë në pronë të vet nga xhandarmëria serbe më 23 maj 2004.

 

II. Të shpërngulur në Turqi

 

1. Faik Matoshi  është shpërngulur në Turqi më 1930.

2. Deli Matoshi është shpërngulur në   Turqi më 1930.

3. Imer Matoshi është shpërngulur në Turqi më 1930.

4. Idriz Matoshi është shpërngulur në Turqi më 1930. Pasardhësit e tyre jetojnë në Edrene, kurse pronën e tyre në Gmicë e kanë blerë vëllazërit Kadri, Shaban, Hazir, Sadri dhe Fazli Shillova-Matoshi.

5. Vesel dhe Musli Matoshi ishin shpërngulur në Turqi më 1924. Kur është shpërngulur Veseli ka lënë dy vajza, Havishën e cila ka qenë e martuar në Zhujë dhe Kadishën e cila ka qenë e martuar për Ilaz Shillovën në Strezoc. Në Turqi nuk kanë lënë pasardhës, kështu që familja e tyre është shuar. Pronën e tyre në Gmicë e kanë blerë Tahir dhe Rrahman Klaiqi, paraardhësit e të cilëve kur janë dëbuar, nga Klaiqi më 1978 janë vendosur në Sfircë të komunës së Medvegjës, kurse më 1924 në Gmicë. Tash jetojnë në Koretin dhe në Gjilan.

6. Brahim Jashar Matoshi është shpërngulur në Turqi më 1930. Ka lënë dy djemë: Zeqirin i cili tani është i ndjerë, kurse pasardhësit e tij jetojnë në Bafre dhe Ramadanin, i cili me pasardhës jeton në Izmir.

7. Shaban Rrahman Korça është shpërngulur në Turqi më 1930. Motrat e tij Ajetja dhe Nolja kanë mbetur në dhe kanë vdekur Kosovë.

8. Rexhep Korça-Balltiçi bashkë me vëllezërit Hysenin dhe Mehen u shpërngulen në Turqi më 1930, për shkak të serbëve të Kostadincës nga se ishin në kufij me ta. Serbët të dirigjuar nga pushteti, e sidomos njëfarë Zaka, serb i atij fshati, vazhdimisht në forma të ndryshme bënin presion, prandaj edhe qenë detyrur të largohen dhe të shpërngulen në Turqi. Ata janë vendosur në Bafër ku edhe tani jetojnë me mbiemrin Balta. Rexhepi tani është i ndjerë, ndërsa i biri Sabriu me familje jeton në Bafër. Hyseni ka lënë tre djem: Basriun, Ganiun dhe Shemsedinin, kurse Meha ka lënë pas Avdylin që po ashtu me familje të gjërë jeton në Bafër. Nuk kemi arritur të sigurojmë të dhëna të plota për ato familje.

 

 

III. Familje  të vendosura në Gmicë

 

Pas dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga serbët në dhjetorit e vitit 1877 dhe në janarin e vitit 1878, shumë familje u vendosen në fshatrat përreth duke pasur ndonjë lidhje të më hershme. Kështu në Gmicë u vendosen tri familje të ardhura nga Klaiqi, një familje nga Krivaça (ishin nipa të Matoshëve), tri familje nga Balltiçi (ishin nipa të Korçajve), një familje nga Rukoci, një familje nga Huruglica (ishin nipa po ashtu të Korçajve), një familje nga Sfirca dhe një familje nga Kozmaqi. Kjo familje kur ishte dëbuar nga atje më parë ishte vendosur në Dabishec. Në Gmicë kanë ardhur disa vite më vonë si nipa të Lecajve.

 

IV. Të burgosur politikë

 

1. Hevzi Nezir Shillova-Leci ishte personalitet me trimëri të rrallë. Të parët e tij janë të ardhur në Gimicë më 1878 pasi që me dhunë ishin dëbuar nga Shillova e rrethit të Lebanës. Mbiemrin Leci e kishin marrë pasi që ishin vendosur në lagjën e Lecajve. Hevziu ka qenë kryetar i komunës së Tygjecit në vitet 1953/1954, në kohën më të vështirë, kur popullata e atyre fshatrave në mbi 90% ushqeheshin me barishta, ndërsa pushteti atyre u kërkonte teprica (vishakun) mish, drith madje edhe ve të pulave. Për t’i treguar pushtetit  se zullumi u kishte ardhur te hunda në fshat në një degë të lisit bri rrugës e kanë varë një pulë, kurse pranë ia kanë lënë një letër në të cilën ishin shkruar fjalët ’’ U fura se nuk kam mujt me i ba voet sa po i lyp hyçmeti’’. Hevziu ka qenë njeriu  më këmbëngulës dhe i vetmi që në mënyrë të hapur i është kundërvën asaj dhune të pushtetit. Mu për atë shkak ka qenë i përndjekur dhe i burgosur disa herë. Me qëllim që t’i largohet represionit bashkë me vëllezër është shpërngulur nga Gmica më 1957 dhe është vendosur në Topliçan të komunës së Lipjanit. Edhe atje nuk e ka ndalë aktivitetin politik deri në vdekje, por vazhdimisht ka qenë i përndjekur dhe i përsekutuar. Pasardhësit e tij por edhe të familjes gjërë jetojnë në atë fshat.

2. Alldyz Emërllah Korça  ishte pranë fqinjit Rahim Rukocin kur më 28.6. 1944 në Luftën e Kikës u vra dhe e kishte parë t’i kishin dalë zorrët jashtë. I kujtohet t’i këtë thënë më vraj, nga frika se po e kapin të gjallë serbët, por s’kishte vonuar dhe kishte vdekur. Alldyzi i anëtar i Ballit Kombëtar disa vite kishte jetuar në ilegalitet, madje kishte shkuar edhe në Shqipëri. Tri vitet e fundit kishte jetuar në një strehimore një një pyll jo shumë larg shtëpisë. Më në fund ishte kapur nga njerëzit e UDB-së të prirë nga Murat Shovelli. Është shpallur armik i popullit dhe është dënuar me tetë vite burg të cilat i ka vuajtur në burgun e Titovo Uzhicës. Për tetë vite sa e ka vuajtur burgun familja e tij nuk kanë ditur asgjë për të, sepse nuk i është lejuar as letër të dërgojë.

3. Njazi Korça më 1975 Gjykata e Qarkut e Prishtinës me akuzëm për nacionalizëm dhe irredentizëm, në grupin e Adem Demaçit, e dënoi me 6 vite burg të rëndë.

4. Beqir Shillova-Leci si aktivist i LNÇK-së së rrethit të Lypjanit është dënuar me burg të rëndë. Beqiri me prejardhjes është nga Shillova e Lebanës, mirëpo pas dëbimit të shqiptarëve më 1878 paraardhësit e tij ishin vendosur në Gmicë dhe mbiemrin e kanë marrë sipas lagjës në të cilën ishin vendosur, pra Leci. Për shkak të axhës së tij Hevziut, i cili kishte rënë në kundërshtim me pushtetin komunist, i cili në çdo mënyrë i shtypte shqiptarët, e tërë familje u largua nga Gmica dhe u vendos në Topliçan të komunës së Lypjanit.

5. Halil Hazir Matoshi krijues, publicist dhe gazetar disa herë ka qenë i burgosur. Së fundi më 1999 nga policia dhe paramalitarët serbë është kindapuar në shtëpi të vet në Hajvali dhe është mbajtur në burg deri i liruan të gjithë.

6. Hysen Zukë Matoshi është burgosur më 28. 11.1993 me rastin e kremtës së Ditës së Flamurit, që ishte organizuar nga Dega e Forumit Rinor të Partisë Parlamentare të Kosovës në shkollën fillore të Koretinit. Është dënuar me dy muaj burg, të cilat i ka vuajtur në burgun e Gjilanit. Asokohe ishte mësimdhënës në shkollën fillore të Tygjecit. Tash është drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

7. Nazim Jakup Korça ishte i pari dhe i vetmi profesor në shkollën fillore të Tygjecit, kurse pas demostratave të vitit 1981 është përjashtuar nga procesi mësimor si i papërshtetshëm, me pretekstin se ka kërkuar që grupi letrar i nxënësve të shkollës të pagëzohej me emrin e shkrimtarit shqiptar Jakov Xoxës.

 

Këshilli konsultues:
Për Tygjec: Xhemajl S. Kosumi, Hetem A. Kosumi, Demir Sh. Krasniqi, Nazif  B. Hajdari
Për Sfircë: Sahit S. Doda, Liman I. Kadriu, Shaip M. Berisha, Gani R. Berisha, Osman Berisha
Për Zajqec: Islam H. Velija, Fadil O. Osmani
Për Gmicë: Hysen Z. Matoshi, Xhafer O. Leci, Gani A. Korça, Hetem S. Matoshi



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora