E diele, 28.04.2024, 08:26 PM (GMT+1)

Speciale

Krist Gjinaj: Shqiptaret u konvertuan me dhunë në islam

E premte, 23.07.2010, 09:59 PM


Shqiptaret u konvertuan me dhunë në islam

 

Nga Krist Gjinaj

 

Shqiptaret nuk e moren islamin për inati të serbve ashtu si shkruen Ilmi Veliu, sepse islami qysh nga fillimi i paraqitjes si " fe " mbeshtetet ne dhunen dhe trysnin ndaj të gjithë atyre jo-muslimanve dhe udhzimet e "profetit " dhe Kuranit janë që të konvertohet cdo kush ose të vritet nese nuk konvertohet, e të njeten gja e bani edhe Perandoria Osmane kur filloj marrshin e saj kunder vendeve të krishtera , pra ne shumë vende nuk i´a arriti qellimit ndersa ne token e shqiptarve i´a arriti qellimit.Ata që munden e qendruan , shpetuan pa u shkombtarizu dhe pa e ndrru identitetin e tyre edhe ne bazen personale , fisnore ose krahinore dhe ma në fund në atë fetare¨Asht e papranushme prej nji njeri qe mbanë titllin " historinan " të del me genjeshtra e trillime në landen e historis.

Dihet se Murati V e kishte titullin Sheik ul-islam si një musliman me fanatik ne Kuran në dorë qe masakroj dhe vrau të krishteret me miliona, ndër ta edhe shqiptarë.

Ne Kuran thuhet:

5:33. Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t'u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.

 

E kshtu ndodhi me shqiptaret kur erdhi islami.E simbas Kuranit asnjë fe tjeter nuk lejohet , përpos islamit dhe kundershtimi për pranimin e islamit ishte i madhë.

3:85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.

E ata që nuk rezistuan :

9:29. Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.

9:73. O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rrept ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.

5:34. Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.

Për konvertime me dhunë, islami e ka zanafillen shumë të hershm, edhe ne kohen kur jetoj Muhamedi (Ahmedi ) , e nje të dhanme të tillë e kemi ketu më poshtë:

Surja Abu Dawud, libri 12, kap. 1086, nr 2917

Ne (Kurran 4:33) shkruhet ne lidhje me Ebu Bakr dhe djalin e tij Abd al-Rahman i cili refuzoj të e akseptoj Islamin .Ebu Bakr nuk do të i jep mundesi tjeter perpos kesaj ....dhe Abd al Aziz thotë se ; Ai nuk e parnoj Islamin perderisa u detyrua me anen e shpates.

Kur baba e detyron të birin që të bahet musliman me anë të shpates , atehere cka do të bante i tilli kundrejt ndoj të huji.Shembllin e kemi sidomos ne Spanje (Andalluzi ) kur me tehun e shpates u mbajtë Spanja për afer 500 vjet, mirpo, spanjollet pas kaq kohe të gjatë u kthyn ne identitetin dhe besimin e tyne kurse shqiptaret jo , e këtu mund të jenë shumë shkaqe dhe faktorë:

1 ) Kan harruarë se kush ishin ( emri,mbiemri, fisi, fshati , të paret etj )

2) Kan krijuar dominimin primitiv mbi gjinit e kunderta sidomos gjinisë femrore:

4:34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

Dhe së fundi

3) Friga nga përqeshja ose izolimi familjar nga fisi komshiu etj .

5:51. O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.

 

Tuj e pa shqiptaret (musliman) me sy të hapun se me islamin nuk ecin askund , disa nga ata tash ne kohën e lirisë mundohen të krijojn rrjete të reja vetem për shkak të friges se deshtimit nga dominanca , mbasi ne sistemin demokratik ndalohet dominanca, dhuna, rrahja ndaj gjinisë tjeter dhe atyre të miturve,sepse femijet,gratë dhe familja , në islam dhe Kuran janë armiqet kryesorë për burrin dhe baben musliman.

Asht për t´u quditur se si ka mundsi që fmija , familja e gruja të trajtohen si armiq të mbrendshem të bashkjeteses.Si funksionon kjo familje ne mbrendesin e saj.Jeta me armikun është e veshtirë, ketë e dijmë ne fare mirë, sidomos ne shqiptaret e besimit të krishterë, që mbetem në luftë sa me turkun , sa me grekun e sa me shkaun.

As familja nuk gzon të drejta simbas Kuranit:

 

(64:14-17) Gratë dhe fëmijët janë armiq të besimtarëve. Kini kujdes nga ta. Nëse besimtari i fal shkeljet e tyre atëherë edhe Allahu do të veprojë ashtu. Pasuria dhe fëmijët janë tundim. Detyra kryesore e një personi është të jetë i vëmendshëm ndaj Allahut, t’i bindet atij dhe të jep me bujari lëmoshë .

 

Lideri i madh Gandi ishte njeri mjaft mendjehollë , dhe ne gazeten e tij "Young India " shkroi : "Sa me shumë qe studijoj po zbuloj se forca e Islamit qendron ne shpatë."

 

Nese i referohemi disa institucionece fetare ne Iran, apo ne Arabine Saudite, ose pa permendur vende te tjera, kam parasysh ketu Gardianet e Revolucionit, ne Iran, Keshillin e Islamit ne Arabi Saudite, nuk ka mundesi qe mos te ecin nje pararel midis tyre dhe Sigurimit shtetror islamik. Studentet Iranian ahpesh kaluan ne nje levizje reformatore me qellime demokratike, ajo u shtyp reptesisht nga Gardiant te cilet arrestuan dhe ekzekutuan disa prej tyre me akuzen "armiq te revolucionit islamik". E njejta gje ndodh edhe ne Arabine Saudite nga aty ku buron feja islame.Nese merrë guximin te predikosh nje fe tjeter pervec islamit, duke mos folur ketu per statusin e gruas ne kete mbreteri atëhere premja e kokes është e garantume pa asnjë ligj ose gjyq..Përsa i përket Iranit ndoshta disa thjesht munden te thonë se keto janë te pa baza sepse Irani eshtë jashta normave Kuranore dhe se eshtë shtet diktatorial , por nese lexojm shkrime tek hoxhallaret qofshin shqiptarë apo të huaj atehere ne shumë raste hasim ne atë se qka mendojn ata per Demokracin dhe Islamin ne pergjithesi ajo përputhet total me sistemin në Iran.Por thanje të tilla janë burimi dhe mbeshtetja në Kuran ku këta bazohen.

Ja se si përputhet thanja e hoxhallarve me diktaturen islame:

 

"Ummeti nuk është i lidhur me një hapësirë të caktuar në tokë, ngase hapësira të cilën e përfshin ummeti me veprimtaritë e tij është mbarë bota. Kur në një hapësirë vendoset ligji i All-llahut, kjo hapësirë bëhet qendër e themelimit të Sheriatit dhe ligjit të All- llahut rrethi i të cilit zgjerohet përmes dav’ etit, idesë islame dhe xhihadit derisa të mos përfshijë tërë botën. Përderisa Islami të mos përfshijë tërë rruzullin dhe të mos dominojë mbarë botën, kjo mbetet detyrë për ummetin islam. Kjo është detyrë madhështore, detyrë e xhihadit në rrugën e All- llahut, në mënyrë që të zbatohet ligji i All- llahut." (Salih Kurdi, "Tema islame", f. 205.)

 

Ose:

 

"Kur në një hapësirë vendoset ligji i All-llahut, kjo hapësirë bëhet qendër e themelimit të Sheriatit dhe ligjit të All- llahut rrethi i të cilit zgjerohet përmes dav’ etit, idesë islame dhe xhihadit derisa të mos përfshijë tërë botën." (Po aty)

Cdo te thote kjo per shqiptaret ne tersi , qfare rreziku kanoset ketu, mos deshirojn predikuesut e Islamit te na fusin ne një diktatur ushtarako-fetare duke pretenduar se Islami eshtë feja e vertet dhe e drejtë ose feja e paqes.Ku janë burimet që kjo fe të trajtohet si ajo e paqes ose mëshires.

 

«Islami është fe dhe shtet, besim (akide) dhe ligj, adhurim dhe udhëheqësi, mus’haf dhe shpatë, namaz dhe xhihad, pa kurrfarë pjestimi dhe ndarjeje. Ky është Islami, i cili nuk pranon assesi një ndarje të tillë mes asaj që quhet fe dhe asaj që e quajmë shtet, dhe se e tërë kjo, në aspektin islam është fe dhe ligj». (Jusuf el-Kardavi, "Pse Islami?"-Tirane 2000, f. 20)

 

E ma shumë pastaj shkruan hoxha:

 

"është e njohur se njeriu në krishterizëm është i ndarë në dy pjesë: njëra pjesë për fenë e tjetra për shtetin; njërën pjesë e udhëheq kisha, ndërsa tjetrën qeveria; njëra pjesë fetare, kurse tjetra politike, dhe se e gjithë kjo është prezente në Inxhil (Bibël), ngase, siç thonë edhe vetë ata: Mesihu u ka thënë atyre: "Atë që i takon Kajsarihut jepja Kajsarihut, ndërsa atë që i takon Zotit, jepja Zotit!" Kjo d.m.th. se njeriu dhe jeta janë dy gjysma apo dy pjesë, një pjesë për Zotin e një pjesë për Kajsarihun. Islami këtë logjikë e refuzon plotësisht.

Ai e refuzon ndarjen e jetës dhe njeriut, pasi në Islam, jeta në tërësi është e All-llahut xh. sh. , e po ashtu edhe njeriu dhe çdo gjë tjetër në këtë gjithësi është e Zotit. Prandaj, Islami nuk e pranon një ndarje dhe dyjësi të këtillë asnjëherë, ndarje kjo e cila në realitet edhe nuk ekziston. Njeriun e udhëheq një pushtet dhe një udhëheqësi. Prandaj, hilafeti islam nuk ka qenë një pushtet i njëanshëm, e në anën tjetër të ketë pasur pushtet shpirtëror, por ishte pushtet fetar dhe jetësor në të njëjtën kohë" (Jusuf el- Kardavi, "Pse Islami?"-Tiranë 2000, f. 19-20)

Shenim:Jusuf el- Kardavi eshtë teolog islam dhe mban titullin Dr!

 

Me të njejtin mendim pajtohet edhe ky më poshtë:

"Mirëpo, për të qënë tabloja e qartë duhet sqaruar që demokracia paraqet sundimin e popullit. Përkundër saj, Islami është gjykim i All- llahut në Tokë. Demokracia bën ndarje në mes të politikës dhe fesë; Islami është fe dhe shtet, ai është sistem shoqëror- ushtarak. Muslimanëve u ndalohet që demokracinë ta pranojnë si sistem të jetës së vet pa e pranuar sistemin islam të jetës. Sa i përket atyre "muslimanëve" të cilët e pranojnë demokracinë si sistem të jetës, për ta Lavdiploti thotë: A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më të mirë se ai i All- llahut? (5: 50) (Salih Kurdi: "Temat islame", "Drita e jetës", Gjilan 2000, f. 55.)

 

Thenjet e mëposhtme e formulojnë mirë qellimin dhe ideologjin islame:

 

1) "Islami është fe dhe shtet, ai është sistem shoqëror- ushtarak"

2) "Muslimanëve u ndalohet që demokracinë ta pranojnë si sistem të jetës së vet pa e pranuar sistemin islam të jetës. "

"Keshilli Suprem Iranian, i drejtuar nga nje aytolah suprem nuk pranoi te lejonte kandidaturat e reformatoreve, depute qe jane kunder islamisteve, madje disa prej tyre e kane paguar me jeten e tyre, marr si shembull ekzekuimin e ish ministrit te brendeshem te ekzekutaur me po te njejtat akuza." (K.Gj)

E e krejt kjo, na jep fakte që kan ndodhë me të vertet dhe që përputhet me shkrimin e më lartë se Islami është shtet , fe dhe sistem shoqeroro-ushtarak jo fjalë e Zotit.

Pra : "Islami është fe dhe shtet, ai është sistem shoqëror- ushtarak." (Temat islame, Drita e jetës- Gjilan 2000, f. 55.)

 

Historiani i mirënjohur gjerman Franz Babinger në veprën e tij të njohur "Mehmed Der Eroberer und Seine Zeit, Mynhen, 1953 faq 60", ku pos tjerash thekson: " Vrasjet ndërmjet vëllezërve për marrjen e pushtetit ishin bërë të ligjshme tek turqit, siç veproi Bajaziti ndaj babait (Sulltan Muratit I) dhe vëllait të tij (Jakupit) veproi edhe i biri i Sulltan Bajazidit (Sulltan Mehmeti I), i cili për të marrë fronin e të atit, vrau tre vëllezërit e tij. Po kështu, Sulltan Mehmet Fatiu, i cili në luftë për rrëmbimin dhe ruajtjen e postit të Sulltanit (Padishahu), e mbyti mizorisht në banjë vëllanë e vet më të vogël "kyçyk" Ahmet Qelebinë".

Por për të e deshmuar atë se Islami u perhap me tehun e shpates dhe masakrat u benë kunder të krishterve , kemi edhe rastin e mevonshem në librin Die Syrische Christen vom Tur Abdin të Helge Anschutz ku përshkruhen edhe masakrat e muslimanve mbi armeniet gjë e cila i sqaron fare mirë e kjartë shkeljet , vrasjet e masakrat mbi besimtaret e krishterë , qofshin ata të kishes greko-ortodokse,protestateve apo katolikve Fakte të tilla qe islami me shpatë ne dorë ka masakruar kohë mas kohe nxjerim edhe nga profesor David Grunt,Vahakn Dadrian , Tessa Hoffman pranë institutit Armenian në USA.

"Masakrimet fetare për të imponuarë islamin me dhunë e shpatë dhe për të vrarë e prerë sa me shumë të krishterë i gjejmë ne të gjitha historit e botes ne shumë shtete dhe vite.

Vrasja e Abd al-Aziz u egzekutua për shkak se ky u dha pamvaresi dhe liri shumë vendeve jo-muslimane dhe ndaloj keto turtura e vrasje , por për shkak të kësaj , ky do të e paguante me jetë .Pas vrasjes së tij filloj dhuba e dyfishtë e cila dergoj edhe me shumë ne ashpersimin e dhunes kunder të krishterve , pasi qe islami nuk pranon ndonjë fe tjeter përpos islamit dhe sheriatit , të cilet ne emerë të meshires dhe Zotit vrasin e presin , me bindje se të gjithë janë musliman .Abd-al Aziz u vra ne vitin 1876 dhe pas tij vjen ne pushtet Murati V.Ky sulltan Murati V mori edhe titullin Sheik ul-islam si një musliman me fanatik ne Kuran në dorë qe masakroj dhe vrau të krishteret me miliona, por të njejten gjë e perdor edhe Abdullhamid II që ishte ne front që nga 1876-1909." ( "Die Syrische Christen vom Tur Abdin " (Helge Anschutz )

E cka fshihet ne histori mbi masakrat turke të kryme ndaj shqiptarve , kjo duhet të dal në shesh sa ma heret, edhe pse 500 vjet masakra nuk janë pak,veq nji gja asht e sigurt se ; Shqiptaret u konvertun me dhunë në islam dhe mbeten të izolum nga mbarë bota e krishten veq për shkak të islamit.

Tash tradhtaret e kombit , munohen me i dhanë ndriqim islamit ma shumë në token e krishter Ilire.Ndoshta për dikan edhe turpi hahet me bukë.



(Vota: 43 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora