E hene, 29.04.2024, 07:31 AM (GMT+1)

Speciale

Xhemaledin Salihu: Përfaqësimi i shqiptarëve të rrethit të Preshevës në organet dhe institucionet partiake e shtetërore në vitet 1945-47

E hene, 02.08.2010, 10:00 PM


PERFAQESIMI I SHQIPTAREVE TE RRETHIT TE PRESHEVES NE ORGANET DHE INSTITUCIONET PARTIAKE E SHTETERORE NE VITET 1945-47

                                                                                                

Shkruan: Xhemaledin Salihu

 

Hyrje

 

Përkah organizimi administrativo-territorial e politik në Mbretërine e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve të vitit 1925, Rrethi i Preshevës i takonte Qarkut të Kumanovës, Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup.

Rrethi i Preshevës përfshinte komunat e sotme të Bujanocit dhe Preshevës, ndërsa ishte i përberë nga 9 komuna : Bilaçi, Bujanoci, Zhunica, Klenike, Klinoci, Levosoja, Novosella, Presheva dhe Shainca.(Fjalor i vendeve të Mbretërisë… më 1925). Qysh, atëherë secila komunë kishte Gjykatën komunale

Kjo ndarje administrative, territoriale e politike e Rrethit të Preshevës vazhdoi edhe në Mbretërinë Jugosllave të vitit 1931(Nehat Hyseni, Uspon i pad Preseva kao regionalnog centra u istoriji) deri më vitin 1947, atëherë kur Rrethi i Preshevë në mënyrë arbitrare iu bashkangjitë Republikës Popullore të Serbisë, duke u sanksionuar me Kushtetutën e vitit 1947, në qeverisje herë nga Rrethi i Bujanocit, Vranjës e herë nga ai i Leskocit.

 

Rrethi i Preshevë nw vitin 1931
Rrethi i Preshevë nw vitin 1931
Gjendja para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore

 

Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë : Abdulla Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia.(Ramiz Abdyli, Presheva ë LNÇ…). Në pranverë të vitit 1940, celula e Preshevës shndërrohet në Komitet të Vendit, ku për sekretar të Komitetit caktohet Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë :Abdulla Krashnica, Selim Selimi, Xheladin Kurbalia, Cane Nakiq, Urosh Mitroviq dhe Nazmi Mustafa(RAbdyli, Presheva në LNÇ…).

Poashtu në fillim të vitit 1940 formohet organizata e SKOJ-it në qytet, të cilin e udhëheq Xhemush Bina.

 

Organizata partiake e Preshevës edhe në Luftën e Dytë Botërore ishte ngushtë e lidhur me Komitetin Krahinor të PKJ  për Kosovë e Metohi, sidomos kishte një bashkëpunim të ngushtë me organizatën partiake të Gjilanit, ku Abdulla Krashnica dhe Selim Selimi vepruan një kohë të gjatë.Këtë e vërteton edhe raporti i Komitetit Krahinor i PKJ për Kosovë e Metohi, dërguar KQ të PKJ më 31 janar të vitit 1944, lidhur me gjendjen organizative të partisë, pra Presheva numrohet në radhët e organizatave partiake të Kosovës(RAbdyli, Presheva në LNÇ…).

 

Organizata partiake e Preshevës ishte e lidhur me KK të PKJ të Kosovës prej nëntorit të vitit 1943 deri në qershor të vitit 1944, kur edhe Abdulla Krashnica ishte sekretar i Komitetit të rrethit të Gjilanit.

Në gjysmën e dytë të korrikut të vitit 1944 formohet Komiteti i Rrethit i PKJ të Preshevës, ku sekretar i tij zgjidhet Abdulla Krashnica, ndërsa anëtarë : Selim Selimi, Dushan Iliq-Tojaga dhe Stojko Stojanoviq.(RAbdyli, Presheva në LNÇ…)

 

Në fillim të shtatorit të vitit 1944 formohet Këshilli Nacionalçlirimtar i Rrethit të Preshevës, kryetar i të cilit zgjidhet Dushan Iliq-Tojaga, Abdulla Veliu, nënkryetar, Abdulla Krashnica, sekretar, Ariton Uzunoviq-arkatar, Teodosije Simonoviq, Ilija Gjorgjeviq, Muharrem Kadriu, Tihomir Petroviq, Selim Selimi, Nada Fetak dhe Denko Mirkoviq,-anëtarë të Këshillit(RAbdyli, Presheva në LNÇ…).

 

Aradha e parë partizane “Zejnel Hajdini”u formua më 27 shtator të vitit 1942, afër Ramjanit, komandant i së cilës u zgjodh Xheladin Kurbalia, ndërsa komisar politik Fadil Hoxha. Në radhët e aradhës partizane ishin edhe 4 preshevarë : Xheladin Kurbalia, Riza Selimi, Veli Fetahu dhe Arif Misini(RAdyli, Presheva në LNÇ…).

 

Në dhjetor të vitit 1944 u formua Bataljoni i Shqiptarëve të Rrethit të Preshevës : Skënder Hasani-komandant, Muharrem Ibrahimi-komisar politik, Tode Kukinski-zëvendës komandant, Hamid Hamidi-Thaçi-zëvendës i komisarit politik.

 

Në mbrojtjen e Kosovës Lindore më 1944, në vijën hekurudhore Bujanoc-Preshevë-Kumanovë, në mesin e shumë atdhetarëve u dalluan : Adem Kamberi, kryetar i Bashkisë së Preshevës, Ibrahim Kelmendi, komandant i rendit dhe forcave të armatosura dhe Liman Staneci, nënprefekt.

Abdulla Krashnica vdiq më 15 mars 1945, duke lënë amanetin e fundit që Presheva të mbetet në Banovinën e Vardarit, me Maqedoni.

 

Gjendja pas Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1945-47

 

 a/ Organet dhe institucionet partiake e shtetërore

 

Komiteti i Rrethit – Preshevë

 

1.Selim Selimi nga Presheva, kryetar Komiteti,sekretar i Frontit të Rrethit

2.Iliq Dushan nga Bushtrani, kryetar i Këshillit të Rrethit,

3.Stojmenoviq Stojko nga Bushtrani, komesar politik i Komesariatit të Vendit,

4.Stanimir Stankoviq nga Kraleva Kuqa në Bujanoc, i autorizuar i OZNA-së,

5.Ali Aliu nga Presheva, sekretar i Komitetit të Vendit

6.Qani Ramadani nga Zhunica, sekretar i Rrethit të SKOJ-it dhe

7.Desa Aritonoviq nga Presheva, përgjegjëse në sektorin organizativ

 

Shkresa e dt.14.VIII.1945 dhe Lista e prokurorëve publikë
Shkresa e dt.14.VIII.1945 dhe Lista e prokurorëve publikë
Sekretariati i Këshillit të Frontit të Rrethit

 

1.Ariton Uzunoviq nga Cakanoci, kryetar

2.Abdulla Veliu nga Presheva, nënkryetar, nuk ishte anëtarë i Frontit, por përshkak të popullaritet në popullatën shqiptare zgjidhet në këtë funksion/vërejtje e autorit/

3.Selim Selimi nga Presheva, sekretar,

4.Hristolub Mitiq nga Presheva, arkëtar,

5.Dushan Iliq nga Bushtrani, anëtar dhe

 6.Desa Aritonoviq nga Presheva, anëtare

 

Gjykata e Rrethit në Preshevë

 

1.Milutin Manasije Kovaçeviq, fakulteti juridik

2.Stojadin Jovana Iliq nga Bushtrani, 4 klasë të shkollës fillore dhe

3.Rexhep Haruni Jahiu nga Presheva, 4 klasë të shkollës fillore.

 

Prokurorët Publikë të rrethit të Preshevës

/Vërejtje : po i cekim vetëm prokurorët publikë nga komuna e Preshevës-autori/

 

Komuna e Golemidollit

 

1.Zair R.Zairi nga Miratoci, përfaqson Miratocin

2.Damail Levkoviq nga Cakanoci, përfaqson Cakanocin,

 

3.Mança Stojanoviq nga Çukarka, përfaqson Çukarkën,

4.Jovan Paunoviq nga Lerani, përfaqson Leranin,

5.Shefki Demiri nga Slavujevci, përfaqson Slavujevcin

6.Milosh S Mihajloviq nga Slavujevci, përfaqson Slavujevcin

7.Mitar Ristiq nga Strezoci, përfaqson Strezocin

8.Selim Neziri nga Strezoci, përfaqson Strezocin

9.Stojmen Stojkoviq nga Golemidolli, përfaqson Golemidollin

10. Sejdulla Aliu nga Gerajt, pqrfaqson Gerajt

11.Stojmen S. Arsiq nga Zhunica, përfaqson Zhunicën dhe

12.Muharrem Zejnullahu nga Zhunica, përfaqson Zhunicën

 

Komuna e Bilaçit:

 

1.Sadri Bajrami nga Bërçci, përfaqson Bërçecin

2.Jakup Bajrami nga Rainca, përfaqson Raincën

3.Mirko Stojkoviq nga Rainca, përfaqson Raincën

4.Boris Aleksiq nga Bushtrani, përfaqson Bushtranin

5.Behlul Behluli nga Bushtrani, përfaqson Bushtranin

6.Stanojko Gjorgjeviq nga Corrotica, përfaqson Corroticën dhe

7. Hafëz Etemi nga Corrotica, përfaqson Corroticën

 

Komuna e Preshevës:

 

1.Osman Hasani nga Norça, përfaqson Norçën

2.Vasilko Dimitrijeviq nga Tërrnava, përfaqson Tërrnavën

3.Enver Shabani nga Tërrnava, përfaqson Tërrnavën

4.Avdi I. Mehmeti nga Shoshaja, përfaqson Shoshajën

5.Jusuf Hasani nga Bukoci, përfaqson Bukocin

6.Sadri Zymeri nga Garja, përfaqson Garën

7.Januz H. Dalipi nga Ilinca, përfaqson Ilincën

8.Sylejman V. Nuhiu nga Kurbalija, përfaqson Kurbalinë

9.Murat Murati nga Gosponica, përfaqson Gosponicën

10.Qamil Ejupi nga Rahovica, përfaqson Rahovicën

11.Trojan Jovanoviq nga Rahovica, përfaqson Rahovicën

12.Jovan Antiq nga Presheva, përfaqson Këshillin e Rrethit të Frontit të Preshevës

13.Rexhep Shehu nga Prsheva, përfaqson Preshevën

14.Stanimir Cvetkoviq nga Presheva, përfaqson Preshevën

15.Zejnulla Haziri nga Presheva, përfaqson Preshevën dhe

16.Dobrica Milosavleviq nga Presheva, përfaqson Preshevën.

 

Shkresa nr.140
Shkresa nr.140
/Vërejtje : materiali është nga Arkivi Shtetëror i Serbisë në Beograd dhe nga Arkivi Historik i Vranjës/.

 

Në janar të vitit 1945, në sallën e kinemasë të Sokollanës mbahet Tubim i përfaqsuesve të komunës së Preshevës, ku me aklamacion, ngritje dore merret qëndrimi që Presheva t’i bashkangjitet Republikës Popullore të Serbisë. Më 1946, KQ të PKJ në Beograd i arrin kërkesa e shkruar nga Komiteti i Rrethit të Preshevës me të cilën njoftohet KQ se Presheva vullnetarisht është deklaruar t’i bashkangjitet Serbisë. At vit formohet Komisioni në përbërje : Hembrang, Doronjski dhe Radosavleviq, i cili në Vranjë i ndëgjon arsyetë e vendosjes për bashkangjitje të Preshevës RP të Serbisë, ndërsa anëtari i Komisionir Doronjski raporton në Shkup para Kolishevskit për vullnetin e shprehur të Preshevës. Me Kushtetuten e RP të Serbisë, të aprovuar më 1947 sanksionohet që Rrethi i Preshevës është pjesë e RP të Serbisë.

Përfaqsimi i Shqiptarëve në organet partiake dhe shtetërore të Rrethit të Preshevës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte me shumicë shqiptare, sidomos në organet partiake, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore nuk ishte përfaqsimi adekuat dhe në mbështetje të strukturës nacionale të Rrethit të Preshevës, sipas statistikave popullata shqiptare ishte në shumicë.

 

b/Largimi dhe zëvendësimi i kuadrove shqiptare me ato serbe

 

Në fund të vitit 1944, Svetozar Vukmanoviq-Tempo kërkon me këmbëngulje që të përjashtohet Abdulla Krashnica nga radhët e partisë, sepse ishte “me prejardhje mikroborgjeze”.Mirëpo, kjo tentativë nuk pati sukses dhe Abdulla Krashnica me shkuarjen e Shaip Mustafës në Shkup zgjedhet sekretar i Komitetit lokal.

Në fillim të marsit të vitit 1943, në mbledhjen e Komitetit lokal, sekretar i Komitetit zgjidhet Stojadin Miniq, Mara Llonçari dhe Danilo Daniloviq, anëtarë.

 

Në vitin 1942, me rastin e formimit të aradhës së përbashkët shqiptaro-serbe, komandant i Shtabit të përbashkët  emrohet Zhivojin Nikoliq-Bërka, ndërsa Xheladin Kurbalia-zëvendës komandant, Fadil Hoxha, komisar politik dhe Sllobodan Cekiq, zëvëndës komisari.

 

Shkresa nr.398 dhe lista e të akuzuarëve
Shkresa nr.398 dhe lista e të akuzuarëve
Me shkresën zyrtar nr.214, të datës 16 shkurt 1946, të Komitetit të Qarkut të Vranjës përjashtohet Qani Ramadani nga detyra e sekretarit të SKOJ-it dhe në vend të tij emrohet LiljanaKonfino.

 

Poashtu, me shkresën nr.214 të datës 1 mars 1946 të Komitetit të Qarkut të Vranjës caktohet për sekretar të Komitetit të Rrethit në Preshevë Josif Trajkoviq.

 

Me shkresën nr.398 të datës 1 prill 1946 të Komitetit të Qarkut në Vranjë njoftohet KQ i PK të Serbisë për vendimet e Komitetit të Qarkut për pjesëmarrjen e të poshtë shënuarëve në formacionet armiqësore gjatë okupimit, duke e arsyetuar çdo vendim veç e veç dhe duke i akuzuar disa prej tyre edhe për vepra të rënda penale si dhe nuk ka të bëjë me njerëz të mashkruar, por të indoktrinuar.

 

Lista e të akuzuarëve : Riza selim, Dushan Antonijeviq, Aleksandra Paunoviq, Talat Esadi, Spira Dodiq, Fehmi I. Mehmeti, Nazmi Neziri, Vasilije Stojanoviq, Vebi Karaponxha, Serafin Ristiqi, Dushan Aleksiq dhe Abdurrahman Vokshi.

 

Referencat

 

1.Kraljevina Srba, Hrvata i Slovenaca, “Recnik mesta”, 1925, Beograd, Narodna prosveta

2.Nehat Hyseni, Uspon i pad Preseva kao regionalnog centra u istoriji, www.presheva.com, Presevo, 25. februara 2010.godine

3.Ramiz Abdyli, Presheva në LNÇ 1941-1945, Preshevë, mars 1977

4.Arkivi Shtetëror i Serbisë në Beograd, Fondi i PKJ, k.113/3,4,5 dhe 6

5.Arkivi Historik i Vranjës, 4-113,f6/1945,VII ; 4-113, f6/1946,VII dhe 4-113,f6/1947, III

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora