Mendime
Hilmi Saraçi: A duhet të pajtohemi me opsionin një autonomi të avansuar për serbët në veri të Mitrovicës (?)
E hene, 12.07.2010, 09:59 PM
A duhet të pajtohemi me opsionin një autonomi të avansuar për serbët në veri të Mitrovicës (?)
Nga Hilmi Saraçi
Tani brenda një kohe të shkurtër GJND-ja do të dalë me një vendim për ligjëshmërinë e pavarësisë se Kosovës. Në këtë fushë ka shumë supozime dhe mendime për vendimin që do ta marrë pas një pune dhe analize që ka bërë gjatë periudhës kohore , kur është autorizuar për ta shqyrëtuar këtë çashtje me rëndësi të veçantë, jo vetëm për Kosovën. Mirëpo vendimi i GJND-së megjithse nuk është obligative , ka rëndësi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera që deri me tani hezitojnë që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran…
Si duket, diplomacia evropiane do të propozojë pas vendimit të GJND-së status më të avancuar për veriun se sa ai që parashihet me pakon e Ahtisarit. Një autonomi që do të favorizojë më tepër komunitetin serb e në dëm të shqiptarëve , Me decentralizimin e tepruar, sipas pakos se Ahtisarit është favorizuar mjaft komuniteti serbë, ndersa kanë mbetur anash të tjerët minoritarë që jetojnë në shtetin e Kosovës. Tani me këtë opsion , ne shqiptarët nuk duhet të pajtohemi, duhet të mendojmë mirë se çfarë efektesh do të sjellë në të ardhshmen autonomia për komunitetin serb. Mendoj se në këtë rast duhet të shikohen të drejtat që gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nese kjo do të pranohet për veriun e Mitrovicës, për komunitetin serbë , pse mos të kërkojmë që kjo të pranohet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës…
Mirëpo BE-ja si gjithnjë do ta kundërshtojë ndarjen e Kosovës. Kjo është me rëndësi të veçantë për Kosovën, respektivisht për sigurinë e rajonit.. Garantues të kësaj autonomie të avansuar për komunitetin serbë, siq paralajmërojnë disa diplomatë evropian, do të ishin Prishtina dhe Beogradi. Në matematikën e komplikuar, që e kanë prezentuar diplomatët përendimor, Serbia nuk do të ishte e detyruar të njohë pavarësinë e Kosovës, por do të duhej të mbante qendrim konstruktiv ndaj pjesëmarjes së Prishtinës në organizatat rajonale , tregti e të tjera, ndersa si kundërshperblim Serbisë do t’i afrohej rrugë e lehtësuar për antarësim në BE, nese ajo pranon këtë opcion që në një farë forme do ta dëmtojë kompakësinë teritoriale të Republikës së Kosovës . Bashkësia Nderkombëtare sikur nuk qanë fortë kokën për pranimin apo mos pranimin e këtij opcioni nga shqiptarët…
Shtetet e mdha të prirë nga Amerika kanë pranuar pavarësinë e Kosovës me të gjithë kufijtë e saj. Ato qendrojnë pas kësaj dhe normalisht qendrojnë prapa planit të Ahtisarit për një Kosovë multietnike , por për një autonomi siq parashtrojnë disa diplomatë nuk shoh ndonjë arsye për t’u pajtuar këto shtete. Ambasadori i Francës, Fidon për zgjidhjen e këtij problemit pohon që krahas nevojës për zgjidhjen e shumë çështjeve praktike, nese arrihet deri të bisedimet, si gjetja e varrezave masive , të drejtat e bashkësive , ndarja e resursëve , mbrojtjen e objekteve religjioze, statusi i veriut do të jëtë pak më i theksuar duke përjashtuar dy gjëra :kthimin prapa në çështjen e statusit dhe ndarjen e Kosovës. Gjithashtu ai përjashtoi revidimin e planit të Ahtisarit pasi siq tha është një ligj në bazë të se cilës Kosova është pranuar nga bashkësia nderkombëtare nga 69 shtete të botës , apo një e trea e KB “. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendet evropiane është me rëndësi të veçantë për të gjitha këto probleme që reflektohen për Kosovën, respektivisht për sigurin dhe paqën në rajon…
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar përkushtimin e institucioneve për të vënë rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Mitrovicës , ndërsa ka paralajmëruar se do të merren masa ndaj të gjithë pjesëtarëve të policisë së Kosovës që marrin paga dhe urdhëra nga Serbia (fjala është për policët serbë te regrutuar në Policinë e Kosovës) . Në këtë fushë si duket egziston një bashkëpunim i policëve serbë me Beogradin. Për këto dyshime dhe për shumë të tjera të këtij lloji që e rëndojnë zgjidhjen e çështjes së veriut të Mitrovicës, Qeveria dhe institucionet tona po bëjnë përpjekje për normalizimin e gjendjes, por pa një rezultat të pritur .Prandaj për situatën në vend , në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që është thirrur me kërkesën e Serbisë, janë zhvilluar diskutime për Kosovën, sidomos lidhur me incidentin në veri të Mitrovicës ku humbi jetën një person i nacionalitetit boshnjak dhe dhjetë të tjerë të plagosur nga nacionaliteti serb. Në këtë sesion ministri i punëve të jashtëm të Republikës së Kosovës z. Skendër Hyseni ishte në nivelin e lartë të një diplomanti. Ai me fjalimin e tij i dha një grusht të fortë homologut të tij, nacionalist dhe destruktiv, Tadiqit i cili fajsonte për këtë incident shqiptarët. Thirrja e KS nga Serbia nuk është bërë për ta prezentuar gjendjen reale në teren, por me qellimin e vetëm që të dërgojë mesazhe politike para vendimit të GJND-së se kinse Kosova nuk është stabile dhe për të gjitha këto është fajtor “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës “ …
Paraqitja e kyetarit serb , Tadiqit tregon qartë , sipas të gjitha gjasave se dhuna e cila ishte në rritje , ditëve të fundit, në pjesën veriore të Mitrovicës mund të këtë lidhje me qendrimet dhe synimet politike të Beogradit. Deklarata e Tadiqit dhënë në këtë rast është mjaft ekstreme , në kuptimin e mundësisë të rishqyrëtimit të politikës së Serbisë karshi bashkësisë ndërkombëtare . Kjo duhet të pranohet edhe si një kërcënim për atë që po bënë bashkësia ndërkombëtare për Kosovën . Prandaj mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i qaset në mënyrë shumë më reale dhe me vendosshmëri zgjidhjes së problemit në veri të Mitrovicës, komfor ligjit dhe kushtetutës, por edhe në bashkëpunim me bashkësinë nderkombëtare …
Në kohet e fundit Qeveria ka filluar të këndellet dhe të paralajmërojë hapa më të sigurtë dhe më të vendosur për zgjidhjen e problemit të veriut të Mitriovicës.
Mirëpo opozita si gjithnjë ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë . Sipas tyre faktori i parë i rrezikimit të sigurisë së vendit tonë vjen pikërisht si pasojë e papërgjegjësisë totale e koalicionit PDK, LDK, e që ky koalicion ka shëndruar Kosovën në pronë të tyre private dhe ka lënë anash interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës duke vrapuar pas tenderëve me konsiderim si interes të tyre strategjik- shitjen sa më të shpejt të pasurisë së Kosovës, kështu partnerët e koalicionit kanë harruar krejtësisht çështjen e sigurisë të vendit, integritetin dhe sovranitetin e shtetit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në mbarë teritorin e Kosovës”, Në Kosovë hyjnë liderë politikë, serbë , mbajnë fjalime shofeniste , mandje në urën e Mitrovicës përcillen nga banditë të armatosur, provokojnë shqiptarët dhe kthehen në Serbi pa u kontrolluar në pikat kufitare me Serbinë. Sidoqoftë nga kjo situatë dhe kritika të drejtuara në adresë të Qeverisë, përfaqësuesit politik në Prishtinë vlerësojnë se Beogradi nuk arriti që të fitojë poenë politike nga tensionet e javës së fundit në Mitrovicë , për të cilat dyshojnë se i ka nxitur
Është në interes për të gjithë që Beogradi të largohet dhe të distancohet nga inspirimi i dhunës dhe njerëzve të dhunës në këtë pjesë të teritorit të Kosovës, sepse për ne ka qenë dhe është e papranueshme gjendja që egziston në veri – ka theksuar kryeministri Thaçi. Ai u zotua se “nuk do të ketë zmbrapje nga mëtimet që në veri të rifunksionojë gjykata edhe dogana “…Por në këtë rast edhe siguria dhe lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët… Tentim vrasja e deputetit serb në Kuvendin e Kosovës tregon më se miri për kontrabandën kriminelët që lirshëm lëvizin në këtë pjesë të vendit tonë .
Lideri i serbëvë Millan Ivanoviq, kohë më parë ishte akuzuar për vepra penale. Rasti i hapur i tij në këtë fushë , për habin tonë është mbyllur “ për shkak se nuk ka pasur prova të mjaftueshme “ (Herdes). Thuhet se janë shqyrëtuar të gjitha materjalet që kanë qenë në lëndën e tij ( Millan Ivanoviqit). Ai ka qenë i dyshuar për katër vepra penale , për pjesëmarje në grupe që nxisin urrejtje nacionale , racore dhe fetare , për veprën penale të thirrjes për rezistencë dhe për pjesëmarje në grup që ka penguar dhe rezikuar përsonelin e Kombeve të Bashkuara … Prandaj kjo do të ndikojë negativisht në përmirësimine gjendjes në veri dhe në pjesë të tjera ku shtrihet komuniteti serb, nese nuk merren masa të nevojsme për luftimin e kriminelëve, krimit të organizuar, kontrabandës dhe korropcionit,sepse serbët nuk janë të vetdijshëm, janë të prirur të bëjnë çdo gjë nese nuk ndërmirren masa të duhura komfor ligjit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës…