E diele, 10.11.2024, 06:03 PM (GMT)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është demokracia tek shqiptarët

E merkure, 16.06.2010, 07:57 PM


Çfarë është demokracia tek shqiptarët

 

Nga Faik KRASNIQI

Publicist i pavarura nga Prishtina

 

Demokracia është një ideologji e dizajnuar mjeshtërisht nga Elita (kontroll e njerëzimit), në mënyrë që të kontrollojë edhe më tej njerëzimin (anembanë botes), duke i bërë njerëzit të mendojnë padyshim se janë të lirë, kur në të vërtetë nuk janë. Ashtu që të kontrollohen e shfrytëzohen lehte pa pasur frikë se do të revoltohen. Në emër të ''Demokracisë" po vriten miliona njerëz para syve tonë. Ashtu sikurse janë vrarë në emër të komunizmit, socializmit, kapitalizmit, etj. Është bile shumë më e rrezikshme se të gjitha ideologjitë tjera. Duhet të kuptohet që ka kontroll në botë e që kjo kontroll daton me shekuj e milenium perandorët, mbretit, monarkët etj, që edhe sot e kësaj dite sundojnë fshehurazi, e mbrohen nga policia që t’i paguan taksa për ta (e policojmë njeri-tjetrin ne). Jemi të programuar që e vërteta të ne duket e pavërtete.

Vetëm “dashuria” e pa kushtëzuar për njeri-tjetrin, do të na shpie drejt të së vërtetës. E cila do të na bëjë të lirë. Të kthehemi pak të demokracia tek në shqiptarët.

 Në Kosovë kishte liri të shprehjes më të madhe në socializmin vetëqeverisës të Titos sesa në demokracinë e pasluftës në Kosove. Demokracia nuk është vetëm liri, por, edhe përgjegjësi. Mjerisht që neve na mungojnë të dyja këto. Ne ende vrapojmë nga skajshmëritë. Për dikën demokraci është të thuhet gjithçka, duke mos llogaritur se për rrenën duhet dhënë përgjegjësi, apo, për rrezikimin e lirisë së tjetrit. Nga ana tjetër, për pushtetarët demokracia është vetëm ajo që ata propagandojnë edhe kur dalin jashtë ligjeve dhe Kushtetutës së miratuar prej tyre dhe popullit. Mjerisht në demokracinë tonë përballemi me këto ekstreme ende, dhe jo me demokraci të mirëfilltë, ku liria përkrah përgjegjësisë do të kishin vendin e merituar. LIRI DHE PËRGJEGJESI NJËKOHESISHT.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora