Mendime
Reagim nga Partia Ekologjike e Kosovës
E marte, 15.06.2010, 07:45 PM
KOMUNIKATË PËR MJETET E INFORMIMIT PUBLIK
- ARRESTIMI I z. ALBIN KURTI -
Nga Mr. sc. Arif Krasniqi, kryetar
Partia Ekologjike e Kosovës nëpërmjet kësaj komunikate, fuqimisht reagon dhe shpreh indinjatën e vet të thellë lidhur me dhunën që ushtroi Shërbimi Policor i Kosovës me rastin e arrestimit të liderit të Lëvizjes “Vetëvendosja” më 12.06. 2010 në momentin kur kjo bëri publike pjesëmarrjen e saj për zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Kosovës.
Reagojmë kundër veprimit jodemokratik, jonjerëzor dhe madje, të kundërligjshme dhe jo në harmoni me Rregulloren e punës të Shërbimit Policor të Kosovës, të ndërmarra me rastin e arrestimit të z. Kurti.
Reagojmë kundër sjelljeve të pahijshme dhe jotransparente të personelit mjekësor të QKU-se me rastin e dhënies së informatave të sakta dhe me kohë për numrin e anëtarët e plagosur dhe gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kanë marrë lëndime serioze në rrëmujën e cila ka ndodhur në momentin e arrestimit të z. Kurti.
Partia Ekologjike e Kosovës, dëshiron të ua përkujtojë akterëve të këtyre veprimeve, se qytetarët e Republikës së Kosovës, më së paku tani kanë nevojë për skena të tilla, të cilave me vite të tëra i ishin ekspozuar atyre, të cilat regjimi serbosllav ushtroi kundër nesh.
Nuk do të dëshironim që ky dhe raste të tjera të ngjashme të ndërmerren ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, ndërsa të tilla të mos ndërmerren për ta zbuluar, zhdukur dhe evituar korrupsionin dhe krimin e organizuar që dita më ditë po lulëzon në vendin tonë.