Mendime
Blerim Rrecaj: Prizreni në ditën e përvjetorit të Lidhjes dhe dy ditë pas saj
E hene, 14.06.2010, 06:26 PM
Prizreni në ditën e përvjetorit të Lidhjes dhe dy ditë pas saj
Nga Blerim Rrecaj
Për shënimin e 132 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit edhe njëherë u përkujdes “Levizja Vetëvendosje”. Flamujt kuq e zi, burimet e shumta te krojeve te ujit, rrjedhja e Lumbardhit, pastërtia e rrugëve ta jepnin ndjënjën e lirisë së dëshiruar kombëtare dhe sikur të flisnin për mungesën dhe rrugën që duhet vazhduar drejt saj. Nga “Shadërvani” fillon demonstrata e paralajmeruar me flamujt e shumtë,me parolla nëpër duar por edhe me brohorimat “Lidhja është e gjallë, Një komb, një flamur, Shqipëri Etnike, Pa Prizren nuk ka Shqipëri. Kot e keni rron identiteti shqiptar…” Pas nisjes se marshit demonstrues ndalemi te “Shtëpia e Bardhë” ku aktivistet e “Vetëvendosjes” vendosin emblemën e Lidhjes se Prizrenit. Brenda oborrit të kesaj shtëpie kishte numër te madh te policeve të njësisë speciale të uniformuar me helmeta në kokë dhe te pajisur e në gjendje gatishmërie për intervenim kundër të pranishmëve që e përkujtonin, festonin dhe demonstronin për sulmet e vazhdueshmeve ndaj shenjave të shenjta të kombit . Pas një fjalimi rruga na shpie deri te “Shtëpia e Lidhjes” dhe edhe aty per ca kohë do degjohen ca fjalime te shoqeruara me brohorima të fuqishme. Edhe kjo demonstratë do te perfundoj. Gjate gjithë kohës sikurse edhe vitin e kaluar nëpër qiell bridhte poshtë e përpjetë një helikopter ushtarak i Kforit. Lum bëftë Prizreni e lum bëftë “Levizja Vetevendosje” (sot lexoj diku ne faqe gazete se pesë aktivistë të saj janë arrestuar) që edhe njëherë na zgjuan ndjenjat e krenarisë duke na perkujtuar se Lidhja e Prizrenit na thërret t’i përmbahemi amanetit : çlirimit, bashkimit dhe ruajtjen e tëresisë territorale që na takon.
Sot më 12 qershor sulmohet në mënyrë terrorriste në përvjetorin e saj të pestë “Lëvizja Vetëvendosje” dhe arrestohet Albin Kurti dhe pesë aktivistë të saj me arsyetimin e (pa shprehur publikisht) të korruptuarëve vendondërkombëtar sepse iu tremben platformës së shfaqur sot për ndarje përfundimtare nga Serbia dhe Bashkimit me Shqipërinë. Antishqiptarët po i mbushin Cv-të e tyre me ndërsymje turpi kundër shqiptarizmës ndërsa shqiptarëve të vërtetë u mbetet si detyrë të mos ta lënë amanetin e papërmbushur…