E merkure, 12.02.2025, 03:50 AM (GMT)

Mendime

Ilir Taraj: Presidenti i Rumanisë Basesku, pa mëdyshje deklaroi se nuk njihet Kosova...

E merkure, 09.06.2010, 08:58 PM


PRESIDENTI I RUMANISE BASESKU, PA ASNJE MEDYSHJE DEKLAROI SE NUK NJIHET KOSOVA DHE DUHET TE KETE MINORITET ARUMUN NE SHQIPERI!

 

Nga Ing. Arkitekt Ilir TARAJ

 

ASKUSH SI DHA PERGJIGJE, KETIJ ZOTERIE, NE MENYREN E VJETER SE SI NE SHOHIM INTERESAT KOMBETARE! TA DIJE AI DHE TE TJERE, SE RUMANIA ESHTE NJE VEND ME ORIGJINE POPULLSIE DAKE, DHE NGA AKADEMIKE TE ATIJ VENDI POR DHE TE TJERE, ESHTE VERTETUAR SE POPULLI I LAVDISHEM DAK, EDHE SI EMERVENDE EDHE SI GJUHE KA PERDORUR GJUHEN SHQIPE DHE ASNJE TJETER!!! ME SE SHUMTI KJO EUROPE NUK DO BEHET KURRE E TILLE, NE SE NE TE NUK FRYJNE ERERAT E LIRISE! AI THOSH KESHTU PER SHKAK TE POPULLIT HUNGAREZ TE SHTYPUR MASAKRUAR DHE ZHDUKUR ATY NGA ''SEKURITATSIT'' E TIJ, KU KA KONTRIBUTIN E TIJ! AI KERKOI TE PARALAJMEROJE OGURIN E KEQ PER NE PER CESHTJEN E KOSOVES, SE NUK MUNDET NJE LIDER EUROPIAN TE FLASE ME ATE TON NE NJE VEND MIK QE E RESPEKTON DHE NDERON! NE ''VLLEHET'' I KEMI VELLEZER SIC DHE KANE EMRIN E TYRE ''VELLAKE'', THJESHTE SHQIP, DHE S'NDJEHEMI TE NDARE ME TA, SIC PO PERPIQET TE BEJE KY ZOTERI! ME FORCE TE KERKOHET NGA POLITIKANET TANE NJOHJA NGA RUMUNET E KRIMEVE TE KRYERA NGA SERBIA NE KOSOVE DHE KRIMET E TYRE NDAJ POPULLIT TRANSILVAN, NJESOJ SI SERBET NDAJ NESH! TI KERKOHET MENJEHERE ATIJ DHE QEVERISE ATJE, NJOHJA E GJUHES SHQIPE SI GJUHE ORIGJINE E ATIJ KOMBI, DHE MESIMI SAJ DUAR DUAR NE MASEN E GJERE! DO ISHTE HAPI I PARE GJIGAND I KTHIMIT NE IDENTITET TE GADISHULLIT TONE TE TRAZUAR PER SHEKUJ ME RADHE!!!

 

-Britma e një europiani: Q E N D R O,   O  N J E R I!

 

Askush nuk reagoi ndaj aktit demonstrues dhe të pamatur të dolicefalit Zhiskar D’Estenj tek dorëzonte Kushtetutën Europiane para kamerave, pranë Athinës zyrtare, para disa viteve, që paracaktonte monobesimin e kontinentit plak e të matufepsur para syve të miljonave jo si ai. Tek trokiste portat turke, i dukej vehtja si templar me shpatë e parzmore, në sulm për lirinë e tokës së shënjtë nga ‘të pafetë’, uniformë që për hir të vërtetës, një mongoloidi si atij as që i vente fare. Ndofta ky patric i devotshëm nuk e dinte se mund të ishte një produkt i largët zbrazjesh hjerdhore prej delegacionit mongol, që merrte sapunin për djathë nja 7 a 8 shekuj më parë në oborrin francez, (falë apetitit proverbial të femrës franceze për të provuar sa të mundet në këtë botë), ama ‘periskopi’ verdhash e me dy viza i tyre mbi Himalaja, kundron pellazgët tek sosin njëri tjetrin me një egërsi pashoqe. Në e dinte, ‘e ka marrë ferra uratën’ dhe paradigmës kuranore mbi sundimin e cinemacinit, nuk i hiqet një presje. Pasojat e këtij veprimi, pak më vonë, u pa se ishin vërtetë të mëdha e ndonjë zë u ndie tek tuk, por ishte tepër vonë. Pas ‘teorisë’ Hatington (në funksion të detyrës si ish CIAbos, që maskoi krimet dhe gjakun për zhvatje nafte, ndaj së cilës do qëlluar me tërë arsenalin pandaluar gjer në fund nga qëniet e afta të arësyetojnë), etja për gjak të ‘pafeshë’ nuk po fashitet më. Qëndro o njeri!

Kur z.Rrena ashtu vjedhurazi me kokën ulur e nënzë, jo me krekosjen e ironinë vanitoze prej provinciali që përdor për ca vënde ballkani, (ku i gjejnë këta mor zot), shpalli se shqiptarët e boshnjakët përjashtoheshin nga Europa, edhe kriminelët sërbë mbetën të shastisur, duke mos festuar si në zejen e cdo krimineli kur krimi i duartrokitet, duke pshurrë mbi vëndimarrjen europjane, të cilës kjo ju bë nevojë rutinë tashmë si droga. Një ndër dhjetë prej tyre e ka vëndin në Hagë, (nuk duhet ndalur së thëni), se nuk mundet që 5 miljonë sa janë, të gjakosin 15 miljonë të tjerë pa lyer duart me gjak nja gjysëm miljoni prej tyre. Për këta 5, përjashtohen nga e drejta për frymarrje në Europë 30-të të tjerë, (pa përmëndur 180 turkofonë, në një rresht nga Ballkani në Kinë). 5 divizione a më shumë futi Sllobo në Bosnje nga ushtria e rregullt sërbe ndër ato vite gjaku, për të zhdukur një popullsi fare paqësore e të carmatosur e se thotë askush. E qëruan në Hagë duke menduar me naivitet se të vërtetat kur s’pohohen, harrohen. Përkundrazi, sepse ato, ashtu odave e goja gojës rriten, legjendohen dhe pak më vonë “Biblohen” duke paracaktuar fate ... kombesh! A nuk ndodhi me ebrenjtë kështu? Por dhe me etni të tjera në botë. Përbuzja dhe padrejtësia sistematike ndaj mendimit ndryshe, prodhon dhunë e gjak!

Si mund të thuash se vënde Ballkani, (me konfesion islam, pa e pohuar acik: në mënyrën anglosakse), nuk na paskan “karta”, si pretekst për lëvizje të lirë në kontinent, kur cdo qënie e gjallë që lëviz aty, marketohet, mu si një produkt konsumi sapo kalon portën, me teknologjinë e sotme, dhe akoma pa u zbardhur krimet kundër njërzimit mbi këto viktima, të shqyhen kanatat për kriminelët ndaj tyre duke marrë përsëdrejti mbi vete peshën e krimeve? Nuk harrohen kurrë skenat boshnjake dhe të tjera. Ato janë gdhëndur përjetësisht në memorjen humane duke prodhuar një kompleks vetëakuze që do e ndjekë koshiencën tonë Europiane, brez pas brezi, si akejtë pas ‘Trojës’, gjer sa të rrojmë. Në vënd të masave urgjente e drastike për tu vetëkorigjuar sado pak, sillemi si foshnja me të ardhmen tonë me papërgjegjshmëri të dënueshme, që nëse nuk prodhon reagim sot, fermenton nesër, me reagim edhe më të ashpër dhe të papajtueshëm. Si të harrohen vallet makabre të ‘dacbojsave’, këtyre ‘besimtarëve’ të thekur me kriminelët sërbë, përreth zjarreve, ku në harbimin satanik të flakëve, digjeshin shpirtërat e disa dhjetëra mijra grave, fëmijve, pleqve e plakave e civilëvë cfarëdo, të pafajshëm, të përdhunuar e masakruar masivisht, në sytë e një kontinenti, që konfirmoi se ishte i padenjë për ta, nga qënie që haptas vërtiteshin me simbole kryqëtare? Jo vetëm kaq, por shpesh përdoreshin si kavje, për tu vrarë nga të rinjtë sërbë, në shkollat ushtarake, ngado. Faji i vetëm i tyre, ishte se frymonin në Europë! Gjeni një vetëakuzë, vec ebreje, në historinë Europiane shekujt e fundit. Kush i trazoi mëndjet e hijet e përgjakura në shpirtërat e gjaksorëve tashmë të përcaktuar ballkanas? Sllobo, seriozisht, i thosh Hollbrukut se :- ‘shqiptarët duhet të zhduken fare’, e ky e dëgjonte me ‘buzëqeshje diplomati’ !? Në se ky zotëri, në atë cast, do ti përgjigjej thatas se sapo kishte firmosur për vehte dhe të tijët dënimin me vdekje, një miljonë shqiptarët, nuk do lëviznin nga shtëpitë e tyre dhe gjërat do venin ndryshe. Dëgjohet se kontinenti po gëlon nga grupime klandestine religjoze të tipit të lozhave masone, me emra të stisur biblikë dhe komikë që janë të fuqishëm e përfaqësues në vëndimarrjen e politikave. ‘Gjakëderdhja’ është ushqimi i tyre fizik dhe shpirtëror. Këta janë terrorristët e vërtetë që duhen kërkuar, ose ‘talebanët’ europjanë, një rrezik permanent, dhe me një verbëri ‘talebane’, që nuk është e aftë të konstatojë se në familjet Europiane, përherë e më shumë po abuzohet me pasardhsit, një shënjë e qartë degradimi dhe largimi nga vlerat e shoqërisë njerëzore që nga fillimet e saj. Sheh në Ballkan qëndra dikur të banuara e lulëzuara, në agoni, dhe pleq të këputur që capiten mes varreve pa fund me vështrim të shuar nga dhimbja si shpirtëra të humbur në pritje për amëshim. Këto pamje, janë dhe do të jenë përngaherë ndërgjegja jonë europiane, si provë e një akuze të vërtetuar për këtë aktivitet të përgjakshëm terrorrist, vite me rradhë. Të lejosh dhe legjitimosh pastrimet etnike në Europë shekullin e fundit është e papranueshme. Qëndro o njeri!

Eshtë evidente se mëndjet e ndritura të politikanëve kryesorë Europianë mbajtën atë qëndrim që është përfaqësues për vlerat e kontinentit tonë, duke ngritur ‘shpatën’ e drejtësisë, por ndërkaq dëmi është i bërë dhe po thellohet me përjashtimin e viktimave nga lëvizja e lirë në kontinent. Përfytyroni se si përdhunuesit dhe vrasësit përqeshin viktimat në fytyrë, por në këtë rol, vërini njërzit tuaj më të dashur, e nëse do jeni të aftë ta bëni këtë, do keni zbehtë, vizionin ngjethës të atyre që kanë ndodhur, fiks para derës të shtëpisë tuaj.

Në agjensitë europiane gjente vënd thënia e këtyre kriminelëve se ata ishin “dërguar nga zoti”, (satanai është zoti i një krimineli), e kjo se Europa, nuk ja u shtroi asnjëherë alternativën “Kamcatka”, në brigjet e detit Japonez, nga edhe kishin ardhur disa shekuj më parë, vjedhazi, nëpër trojet e zbrazura nga luftërat në viset Ilire, që prej asaj kohe se morën vehten më. 2000-jë vjet më vonë u veprua ndryshe me ebrenjtë, madje me një cmim gjaku që nuk ka shënja të ndalet e që më në fund, sikur po kuptohet se po na merr të gjithëve. Pse këta vecohen, kur edhe resurset matanë Kaspike, janë të pafundëme dhe ne hedhim para e kërkojmë në spacio për territore jetike?! Të shkojë Europa atje, meqë ata duan të rrinë në malet e Ballkanit, ose ata të nisen nga ardhën me që nuk ndjehen europianë. Shtimi i popullatës europiane tani po e shtron si një alternativë së cilës nuk mund ti fshihemi më. Në se të ‘mëncurit’ tanë të kontinentit, mendojnë se europianëve u mjafton rripi i brigjeve shkëmbore të mesdheut verior dhe atllantikut lindor, ku i kanë strukur, të lënë stolat!

Dikur europianët kullandriseshin nëpër Australi, Amerikë e gjetkë, duke lënë portat e kontinentit, por kohët kanë ndryshuar, e tashmë konstatohet me tmerr se jemi një area ‘sk’llave’, (spjegohet vetëm me shqipen). Kur Europa së voni, reagoi ndaj krimit para syve të saj, qe shokues kërcënimi i një sërbi në skermat e RAI -it, me uniformë cetniku: -Eej, ne jemi ..500 miljonë! Ishte RAI -3, filorus për hir të së vërtetës, vecse më qartë nuk kishte si të shprehej vecimi. Nuk ndjehen asnjëherë Europianë. Na marrin për armiq, të cilët një ditë ‘do ti zhdukin’! Kur testamenti i njërit nga tufa e Pjetrave të tyre, caktoi Danimarkën si objektiv, nënteksti me siguri ishte për tërë brigjet ekstreme që lageshin nga ujërat e kontinentit tonë, duke menduar me të tyren, të na flakin aty duke na shojtur njëherë e mirë! Akti parë ishin pastrimet etnike të Ilirëve të sllavizuar, por me një entitet dallues nga ata, e që vazhdoi me flakjen e një miljonë shqiptarëve drejt detit. Pa dyshim këto veprime, drejtoheshin nga një ‘Qëndër’ me tharm diabolik dhe me larghedhje në kohë! Shihni ‘sk’llavët’ e Fyrom. Sipas udhëzimeve Pjetroshe që para viteve 900-t kanë hapur kartele, në gjuhën e specialistëve të fushës, që janë nisje masive të miljona familjeve ‘emigrante’, që mision të parë kishin akomodimin në kontinent, shkrirjen me vëndasit dhe më pas aktivitetin sipas porosive. Sorge ishte nga ata. Po saesa miljona të tillë gëlojnë në kontinent? Siguria gati përbuzëse e liderëve të tyre ndaj tanëve, lajmon vetëm mënxyrë. Tek ne, një kanal TV, nuk pushon të na mbushë mëndjen se rusët janë ‘zotërit tanë të natyrshëm’. Mundet, që edhe motrat ‘fatima’ portugeze të merren pak më me kujdes. Para do kohe u botua jo e plotë, lista e gjatë me emrat e personaliteteve europiane që kanë ngrënë ‘corbën’ ruse. Eshtë a jo emri i zj. Del Ponte aty, apo është nga ‘kartelet’, se dimë por bëmat ja ndjejmë asaj dhe politikëbërësve të tjerë, vëndimarrjet e befta dhe antieuropiane, si në rastin mbi lëvizjen e lirë, apo kur një ‘italian’, i majtë, lidhet me ‘poloniumin’, ndaj një objektivi të ‘Smersh’ të famshëm, mu në mes të 007-ave. Nuk do jetë habi nëse filmat me kosto të lartë për ta i sponsorizon aversari i tyre, si drogë për vanitetin anglosaks, si dhe paranojën europerëndimore, për një përgjumje ‘të gjatë’ letargjike. Nuk u sqarua kurrë se si ishte e mundur që 60-70 metër avion, të futej pa dalë një cm nga kullat binjake! Të bëhen prova bosh me pilotët më të mirë dhe s’do arrijnë ta bëjnë. U njoftua se BE u dha para e judejtë hoqën vizat, për sërbët vrasës të tyre në luftën e dytë, sot: vrasës të shqiptarëve, mbrojtësit më të mëdhenj të tyre aso kohe, që se kanë atë status. (Thonë se gjysma atje flet rusisht, e ndonjë ditëz, do flasin të tërë). Ishte kjo një shënjë se perëndimi nuk do mund ti gjejë fijet lidhëse me pjesën tjetër jo perëndimore? Të lusim pa ndalur të Plotfuqishmin që jo! Të lusim shpirtat e të parëve që jo! Shpresa janë mëndjet e iluminuara si dhe intelektualët vizionarë, që duhet pareshtur të ndricojnë errësirën që po na kaplon gjykimin, për të parë rrugën e drejtë. Do të jetë shënja, se lutjet u dëgjuan. Në të kundërt, jemi në vigjilje të fundit të species tonë, sepse mjetet e sotme, janë tërë shkatërruese. Qëndro, o njeri!

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora