E premte, 21.03.2025, 02:23 PM (GMT)

Mendime

Arber Thesproti: Sarandë, me pushime në Hell!

E diele, 06.06.2010, 06:58 PM


Sarandë, me pushime në HELL!

 

Nga Arber Thesproti

 

*Greqishtja eshte kthyer si nje gjuhe nderkombetare, kurse Greqia si qendra e botes. C’fare mjerimi! E kishte mire britaniku Gill qe e barazoi rininë shqiptare me kurrva dhe gangstere. Vajza dhe nena te reja me gjoksin dhe kurizin jashte, me fustane te shkurtra dy gishte nen breke, dridhen dhe perdridhen si ato kuckat e liga. Te rinje arrogante e te paturpe, mbushin rruget dhe diskot e ndjekin vajzat me veshtrimin e tyre te eger dhe epshor

 

Nje rruge e gjate drejt perles jugore Sarandes. Nje mall dhe deshire per te pare qytetin tim te lindjes, qytetin qe me nderonte ne syte e te huajve, sa here qe ju tregoja fotografite dhe pejsazhet e saj te bukura. Mendoja se po shkoja drejt kesaj Sarande te endrave te mija, por ne fakt, kisha mare rrugen drjt HELLIT.

 

Portat e ferrit u hapen sa aritem ne fshatin Metoq. Qendra e ketij fshati kishte humbur plotesishte dhe me mundim dallohej rruga kryesore. Sheshi ne qender te fshatit ishe zene nga disa ndertime te shemtuara. Ajo qe te binte me shume ne sy dhe qe e kishte perpire qenderen, ishte nje karakatine dykateshe qe shiste cisterna per uji. Gjithe sheshi ishte mbushur dhe rrethuar nga keto baule gjigante alumini qe shkelqenin qe tutje dhe te kujtonin portat e ndriteshme te HELLIT. Mirserdhe ne HELL i dashur vizitor, pushime te mbara ne sketere!

 

Diku i kam lexuar keto fjale, por kuptimin e qarte e mesova sa hyra ne kufite e Sarandes. Ne Qafen e Gjashtes qe dikur gjelberonte nga pishat dhe ullishtet, shifeshin vetem ndertime te tepruara e pa kritere. Nje i cmendur, kishte dashur te zinte dhe bllokonte rrugen kryesore. Bemat e ketij ksizofreni e kishin detyruar rrugen e shkrete te devijonte nga aksi i sai i qemotshem dhe te leshohej poshte drejte Sarandes si nje rrepire e krijuar nga rrebeshet qe tani ishte kthyer ne nje monopat ter balte dhe pluhur. Te vetequajtura vila dykateshe e pesekateshe, te mbaruara e te pa mbaruara, karburante dhe klube te shumta i ishin qepur rruges nga te dyja anet e saje dhe po e gllaberinin te gjithen pakez e nga pakez. Nje katrahur e vertet ndertimesh, te gjitha kishin mbire si nga dheu dhe te perpinin perbrenta pa patur mundesine te shifje asgje. Panorama e mahniteshme e detit dhe dritave te qytetit qe reflektonte mbi uje, ishte shdukur pergjithmone. Dora e Djallit te mallkuar dukej ngado. Pishat e famshme 70 vjecare qe dikur hijeshonin per bukuri rrugen deri ne qender te Sarandes, nuk egzistonin por shin prere te gjitha me preteksin e zgjerimit te rrugez. Nje krim te tille, vetem dorra e djallit mund ta bente, sarandiotet e vertete se benin kurre. Sic duket 40 shenjtoret tani ja kane lene vendin 40 hajduteve qe ndodhi kjo masaker e papare.

 

Saranda ime kishte ndryshuar plotesishte, ishte kthyer ne nje Palestine te vertete ku nuk te shifte syri asnje fie barre, por vetem shijoje me bollek pluhurin me oke qe te servirte ambienti i ndotur nga ndertimet dhe zhuritia e hatashme per nje pikez uje.

Nuk kishte mbetur asnje copez lulishte, nuk shifej asnje stol ku dikur uleshin pleqte dhe loznin domino e letra. Kjo panorame paqedashese ishte shdukur pergjithmone.

Nje cmenduri kolektive e kishte kthyer Saranden ne nje gurrore qe germohej e germohej deri ne qender te tokes.

 

Vetem ne Sarande shikon cmendurira me karburante poshte pallateve dhjete kateshe! Mina me sahate qe po plasen, shkrrumb e hi do ta bejne gjithe Saranden. Po kush pyete per to, atje asnjeri s’do t’ja dije, te gjithe jane cmendur.

 

Katet e para te pallateve jan kthyer ne duqane ku shiten breke me oke. Pacamure rangallash te dala boje nga dielli veleviten si flamuj evgjitesh anes rruges dhe presin qe dikush ti bleje. Menhane te shumta qe afroin gjeremez me lopate per pianecet e shumte qe vine verdalle e rrekelline si te babazitur rraki te farmakosur, kane zene gjith qendren e Sarandes. Trotuare te shkateruara nga makinat qe parkoin mbi to dhe kalimtare te shumte qe detyrohen te ecin ne mes te rruges. Ne qender te Sarandes, vece lulishtetes qe eshte per tu admiruar, ndodhet dhe nje sheshpushim goxha i madhe i shtruar dikur per bukuri, por tani ishte shkateruar plotesishte nga makinat e shumta qe e kane kthyer ne nje vende-parkim. Ligjet e qarkullimit rrugor nuk i njefe njeri, as polici qe drejton qarkullimin. Nje anarshi e plote ku ndihet plotesishte mungesa e shtetit, nje Kandahar i vertet.

 

Me e prekeshmia, me e dhimbshmia, ishte buza e detit qe ishte zaptuar plotesishte nga ndertimet e shumta. Ana e detit ishte zene nga hotelet e shumte shumekateshe qe kishin gllaberuar dhe plazhet. Pronaret s’lejonin njeri te bente plazhe para prones se tyre. Paguaj 1000 leke per cadren e diellit dhe 4000 leke per dy krevatet e plazhit dhe atehere ishe i lejuar te laheshe ne dete. Plazhit, pasuris se quytetit i kishin dale “pronaret”, kurse sarandiotet dhe turistet te ngrohen ne diell po nuk paguajn tarifat e kripura te ketyre te pacipeve. Nga njera ane Bashkia ju bente thirje plazhisteve te mos paguanin asnje qindarke se plazhet jane prone e perbashket e qytetit, kurse nga ana tjeter plazhet ja u kishte dhene me qera gangstereve. Nje fukara qe u genjye nga thirjet e Bashkise dhe provoi te kundershtonte “bosin” e plazhit, perfundoi me fytyre te gjakosur nga grushtat e gangstereve qe jane kthyer ne zoter te vertete te ketyre plazheve, kuptohet me bekimin e Bashkise.

 

Mbremja i lane mekatet e dites dhe fsheh brenta mantelit te saj te erret mekataret e shumte qe kerkoin si te hazdisur nje vende defrimi. Mbas xhiros se zakonshme ne bulevardin kryesore anes detit qe po i meret fryma nga qoskat e shumta qe shesin nga te gjitha dhe azgje, i vjene rradha defrimit te cfrenuar neper qoshe dhe vrima dhe keto vende orrgjishe jane te shumta dhe te shtrira ne gjithe buzen e detit. Pupet dhe diskot jane zoteruesit e darkes mekatare. Muzika e tyre e cmendur, degjohet ngado dhe ne cdo cepe te Sarandes. Nje katrahure e vertet melodish muzikore qe filloin qe nga daullet e fisefe Zulu dhe vazhdojne me rap muzik dhe perfundimisht mbremien e dominon muzika melankolike e pianeceve te buzuqeve greke. Degjon e shefe, qarje dhe lote, dashnore, kurva dhe rrospi te shumta qe shuajn etjen e tyre nen goten e uzos greke dhe me mbrapa cfryjne epshet ne dhomat e moteleve te pista qe bien era perce. Buzuqi grek i shoqeron ne orrgjite e tyre. Greqishtja eshte kthyer si nje gjuhe nderkombetare, kurse Greqia si qendra e botes. C’far mjerimi! E kishte mire britaniku Gill qe e barazoi rinin shqiptare me kurrva dhe gangstere. Vajza dhe nena te reja me gjoksin dhe kurizin jashte, me fustane te shkurtra dy gishte nen breke, dridhen dhe perdridhen si ato kuckat e liga. Te rinje arrogante e te paturpe, mbushin rruget dhe diskot e ndjekin vajzat me veshtrimin e tyre te eger dhe epshor. Te pa edukate, te pa kulture. Nje fjalor i piset dele nga goja e tyre e ndyre qe qelbet era alkol, kurse trupi ju bie ere te hidhet amonjaku qe te pervelon hundet. Kultura e breckave dhe pianeceve te buzuqeve te nates qe na erdhi si dhurate nga pertej detit, dominone gjithe jeten e qytetit. Fuck Eladhen per kete anarshi dhe katrahure qe mbolli ne qytetin tim. Fuck gjuhen e tyre. Fuck edukaten dhe kulturen greke qe po e bastardone racen shqiptare. Fuck te gjithe shqiptaret e helenizuar.

 

Me fjalet e Nolit te madhe tek poezia “Anes Lumenjve” po i jape funde pershtypjeve te mia ne viziten time ne sketre: Anes detit i palare/ Anes drites i papare/ Prane dijes i panxene/ Lakuriq dhe i brengosur/ Trup e shpirte i sakatosur/ Sec e shemben derbederet/

Mercenaret dhe “bejleret”/ Sec e shtypen jabaxhinjte/ Sec e shtrydhen fajdexhinjte/ Sec e prene e sec e vrane/ Ce shkateruan anembane…..

 

Mos haro i dashur turist qe viziton qytetin tim, je i mirpritur ne sketere. Welcome to Hell!

 

__________

 

Çfarë po ndodh në jug të Sarandës?

 

Nga JAMES PETIFER

 

Kur nisa të shkruaj "Guida Blu për Shqipërinë" 20 vite më parë, komunizmi po rrëzohej dhe kishte shumë probleme reale në vend. Shumë njerëz nuk kishin për të ngrënë, dyqanet ishin bosh dhe pak qarkullim kishte në rrugë. Njerëzit shkonin në Greqi vetëm me rrobat e trupit. Libri im, që shumë shpejt u bë udhëzues autoritativ për të huajt në Shqipëri, ishte një guidë për një vend me një të kaluar shumë të pasur, por një të tashme të varfër. Por, peizazhet dhe ndërtesat ishin të mrekullueshme dhe nuk kishte askund më mirë sesa në Butrint apo rajonin përreth. Saranda vetë është një qytet i vogël i këndshëm me shumë shitës që të vijnë në ndihmë. Edhe pse shumë prej njerëzve që banojnë këtu janë të varfër, ata janë shumë krenarë që janë shqiptarë dhe kanë njohuri shumë të mira për historinë, ashtu si mësuesit e vjetër komunistë e kanë kuptuar atë. Edhe pse burimet janë të kufizuara, vizita në Butrint është përherë një përvojë e këndshme, një vend me një peizazh të jashtëzakonshëm në rrënoja, siç shkruaja në edicionin e parë. Ka një pastërti natyrore në këtë peizazh dhe nuk ka më mbeturina përreth. Një fluks i madh turistësh e viziton këtë vend tani. Përgjatë rrugës, Ksamili ishte dikur një fshat i vogël dhe i pastër, me pak shtëpi të vogla me pamje nga deti. Qielli e deti ishin blu. Tani gjithçka është ndryshe. Është një ferr, me rrugë të papërfunduara, ndërtesa kaotike pa furnizim me ujë. Ndërsa në Butrint gjithçka është shumë e mirë-rregulluar, diku tjetër në Sarandë gjithçka rrezikohet nga ndërtimet pa leje, zhvillimi arbitrar dhe mungesa e respektit për natyrën. Pemët duket se janë armiqtë e njerëzve në Ksamil. Ksamili është kthyer në një vend ndërtimi të shëmtuar dhe gjithkund ka mbeturina, shkatërrim mjedisor. Ka një rrugë të gjerë që të çon nga Saranda në Butrint, që është e panevojshme – një zgjerim i vogël do të ishte i mjaftueshëm për trafikun e zakonshëm të makinave këtu. Kur isha në Sarandë me autoren dhe albanologen Miranda Vickers, ne pyetëm banorët lokalë se ç'mendonin për këtë. Shumë njerëz janë të nevrikosur dhe kritikë ndaj krizës mjedisore, por duket se kjo është e paevitueshme si pjesë e turizmit. Por, nuk është e vërtetë. Turizmi ka nevojë për planifikim dhe rregullim, ashtu siç bëjnë tregjet në botën moderne. Nuk është, edhe pse shumë gjëra nuk dihen në këtë drejtim. Disa vjet më parë ne takuam ekspertët e trupave amerikane të Paqes që kishin ardhur me një plan të qartë për këtë qytet, me një program për mbledhjen e pemëve dhe shumë ide të mira. Një grup i vogël njerëzish tashmë ka nën kontroll Sarandën dhe zhvillimin rajonal, dhe nuk duket se janë shqiptarë. Ata janë të interesuar për përfundime të shpejta, por jo për trashëgiminë kulturore shqiptare. Ka pasur humbje të tmerrshme gjatë periudhës së fundit në këtë drejtim. Në përpjekje për të nxjerrë përfitime, Butrinti është shkatërruar në këtë proces, për shembull. Pemë të panumërta janë prerë, përfshi këtu edhe ato të ullirit dhe vështirë të shohësh gjelbërim këtu. Retë e pluhurit mbushin ajrin në verë dhe shumë baltë ka në dimër. Bosët e Sarandës dhe Butrintit po bëjnë të njëjtat gabime si edhe në Spanjën jugore gjatë viteve 1960-1970. Një çift holandez nga Rotterdami na tha se kishin ardhur të shihnin Shqipërinë e të qëndronin një javë, por në fakt ata do të ktheheshin pas tre ditësh. "Nuk erdhëm këtu për të kaluar pushimet në një vend që duket si kantier ndërtimi", - thanë ata. Kudo në botë turizmi është konsideruar si i aftë të shkatërrojë ekonominë lokale, por kjo s'po kuptohet ende në Shqipëri. Më vjen në mendje proverbi i vrasjes së pulës që bën vezën e artë. Nëse ke një vend arkeologjik si Butrinti duhet një plan i rëndësishëm rajonal për ta mbrojtur. Shpallja e zonës së parkut kombëtar dhjetë vjet më parë ishte një nisje e mirë, por tashmë ky park është kërcënuar nga ndërtimet e paligjshme.

Saranda në vetvete është një tjetër shkak për shqetësim. Ndërtimet e paligjshme dhe gjysmë të ligjshme po përhapen në kodrinat pas qytetit. Shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar për t'u bërë ballë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore. Nuk ka furnizim me ujë në të gjitha vendet. Nëse shkon nga Saranda drejt Nivicës sheh qindra qese me hedhurina dhe shumë materiale ndërtimi të lëna në rrugë. Një strukturë gjigante betoni ka shkatërruar stacionin e vjetër të autobusit. Në prapavijë për disa çështje, dora e lobit të Vorio Epirit ndihet edhe këtu. Paratë greke përhapen shpejt në Sarandë. Rrugët janë ndërtuar nga kontraktorët grekë, për interesa greke, pavarësisht nga ai pakti për detin që fatmirësisht u hodh poshtë nga gjykatat shqiptare. Është e dobishme që të ketë disa rrugë të reja natyrisht, por këto nuk janë autostrada normale. Ato kanë ambiciet nacionaliste greke të shkruara në secilën prej tyre, dhe kjo nuk është rastësi që ato janë duke u ndërtuar në një shkallë masive, për të marrë të ushtrisë greke mjetet e rënda të blinduara në rast të një emergjence në të ardhmen në atë zonë. Nuk ka asnjë shenjë në to se për çfarë nevojiten në të vërtetë, për të ndihmuar njerëzit që ndodhen në fshat apo për të mbajtur shoqëritë funksionale atje...Por nëse gjërat shkojnë keq në tokë, çfarë mund të themi për detin? Këtu problemet janë edhe më keq. Komunizmi nuk e ndoti detin edhe aq shumë, sepse shumë pak njerëz e vizitonin Ksamilin. Asnjë pjesë e plazhit nuk është tërësisht e pastër për shkak të ujit të ndotur që prej vitit të kaluar nga ndërtesat e paligjshme. Kudo tjetër duhet të ecësh ngadalë, në mënyrë që të mos shkelësh mbeturinat apo ujërat e zeza të grumbulluara. Ky është një rrezik, sidomos për shëndetin e njerëzve. Pse lejohet kjo nga Bashkia? Nuk është vetëm një çështje lokale. Pa infrastrukturë asnjë turist nuk mund të vijë. Nuk duhet të jetë kështu. Dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet më parë në plazhin e Shëngjinit, kisha vënë re se atje zona ishte e ndotur dhe e pafrekuentuar.

Tashmë është fare e arsyeshme që gjërat të përmirësohen gradualisht. Disa pjesë të plazhit të Durrësit janë më të mira sesa kanë qenë por ama ka shumë punë për të bërë për të arritur standardet europiane. Çfarë mund të bëjmë ne? Unë kam ndalur punën për edicionin e ri të librit sepse nuk besoj se do të ketë turistë kurajozë, që duan të vizitojnë këtë zonë. Guida ime ka sjellë shumë vizitorë dhe shumë vëmendje për turizmin shqiptar. Por ato ditë kanë marrë fund. Ndoshta duhet një garë kombëtare për ministrin e parë të qeverisë që dëshiron të bëjë not në afërsi të portit të Sarandës?

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx