E premte, 02.05.2025, 12:56 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Hajde luajmë Kallëzim Penal-ash dhe kam me të paditë te organet e drejtësisë e madje edhe në Eulex

E shtune, 05.06.2010, 09:57 PM


Hajde luajmë Kallëzim Penal-ash dhe kam me të paditë te organet e drejtësisë e madje edhe në Eulex

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Mos u çudisni me këtë që do të them. Do të jetë shkrim përsëritës me ngjyra të forta zymtësie e jermie.E zgjodha këtë titull për të vazhduar për t’u shprehur për ngjarjet, ndodhitë, vakitë që po ndodhin në vendin tonë. Më duhet ta them se dëgjova dy këngë të mira, njëra e Grupit “Troja” e cila titullohet “Mbretëresha kohë” dhe tjetra e Jericho-s e emërtuar “Shkaba” këngë këto që mund të dëgjohen sidomos në yotube. Për këtë shkak ndoshta mediat tona këto dy këngë i transmetojnë fare pak ose aspak dhe për to e kanë vendosur shenjën jo tybe dhe bllokada për to duket ashiqare. Në njërën prej tyre pos tjerash thuhet “Mos i leni hi syve me ju qitë” ndërsa në tjetrën: “Vet jemi t’zot këtij vendi o zagartë e hasmit”…Kanë të drejtë bashkombasit e një regjioni tonë kur në stilin e jo tybes Google-s i thonë gogël. Paj bota është një gogël në miniaturë. “Në Kosovë bëhet vetëm tym e pluhur” shkruante një ditë një artikullshkrues. Dhe kishte të drejtë. Para pak ditësh u mbajt një protestë kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Isha atje pasi u nisëm me një autobus nga Fushë-Kosova që nuk numëronte më shumë se pesëmbëdhjetë vetë. Pas qëndrimit atje dhe rrjedhës së asaj situate që përjetuam u kthyem me atë autobus mes fjalëve dhe zhurmës së një kiçshund kasete humoristiko-muzikore. Më pas në ditët në vazhdim lexova një reagim ku “Vetëvendosja” kritikonte mbase me të drejtë drejtuesit e shoqatave të Uçk-së se po aktivizohen vetëm kur Eulex-i po ua ngucë shokët e jaranat dhe si shembull merrnin rastin Limaj. Sot udhëheqësi i kësaj lëvizjeje kishte theksuar në një shkrim se kryeministri Thaçi pas takimit të fundit me euleksianët do të jetë me hetuesit e këtij misioni kundër ministrit Limaj natyrisht për interes personal. Ende po bëhet fjalë rreth ngjarjes së gazetarëve në tokajërportin e Prishtinës me personazh kryesor Milaim Zekën i cili në një shkrim të publikuar pos tjerash kërkoi nga Eulexi të hapë dosjet edhe për gazetarët që bashkëpunojnë me mafinë. Se shqiptarshkretët kaq fort e duan shpëtimtarEulexin e dëshmoi edhe organizata “Cohu” e cila tha se ia ka dorëzuar prokurorisë së Eulexit një email kërcënues që atyre ua ka dërguar Milaim Zeka pasi që “Cohu” e Avni Zogianit ka kërkuar ekzaminim mjekësor për Milaim Zekën. Bota nuk sillet rreth Eulex-it dhe atyre që aq fort i drejtohen atij. Edhe pak e më as gomarët s’do t’i besojnë këtij misioni i cili moto të tij e ka: Askush mbi ligjin (përveq neve)…E dij se edhe me këto fjalë e teprova por jo aq tepër sa ata që Eulex-in e kanë bërë kryefjalë të tyre dhe fuqia e tij po iu dëftohet gjithkah…Në vendin ku jetoj po ndërtohet një betonjerkë e madhe të cilën qytetarët po e vëzhgojnë shtrembër që pasi që pritet që ajo shumë shpejt do të na gostis me pluhur. Këtë po e ndërton firma Al-Trade (mediet po merren me punë më të mëdha e me gjëra më të mençura!)firmë e cila e ndërtoi kohë më parë atë objekt akademie në Prishtinë të cilën kryeministri aktual vuri një mbishkrim…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx