E premte, 02.05.2025, 10:06 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Letër e hapur kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, haxhi doktor Selim Muça

E merkure, 02.06.2010, 09:59 PM


Letër e hapur kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, haxhi doktor Selim Muça

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Kallzimi penal që ju keni bërë ndaj personit tim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në 31 maj 2010, ka disa pasoja.

 

Pasoja e parë vjen nga fakti që prej artikullit tim "Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës" në të cilin ju pretendoni se unë kam konsumuar dy veprat penale për të cilat më akuzoni, ju nuk keni përfshirë asgjë nga pjesa kryesore e artikullit, ajo ku unë, duke folur për Gurin e zi të Mekës, shpjegoj se përse Islami është idhujtari dhe i ashtuquajturi profet Muhamet ishte një idhujtar i rëndomtë. Arsyeja për të cilën ju keni vepruar kështu është e qartë. Ju e kuptonit se nëse bënit këtë gjë, gjyqi ndaj meje do të shndërrohej në gjyq ndaj Islamit dhe Muhametit. Ju e dinit se unë do të vija në gjyq me fjalorin zyrtar në gjuhës shqipe në dorë, dhe do të lexoja kuptimin e fjalës "idhujtari", çka i përshtatet krejtësisht Gurit të zi dhe Gjysmëhënës. Madje jo vetëm në rastin e fjalorit të gjuhës shqipe, por edhe të çdo fjalori në botë. Kjo është arsyeja që teologët myslimanë hezitojnë që t' i përgjigjen pyetjes se çka është definicioni i idhujtarisë sipas tyre.

Pasoja e dytë e kallzimit tuaj është se ju u vetëidentifikuat me kauzën e grupimit të radikalëve islamikë në Shqipëri. Artikulli i dytë që ju keni zgjedhur të sillni si provë të kryerjes nga ana ime të veprave penale që më atribuoni është ai "Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe në Kosovë". Në këtë artikull unë shpreh shqetësimin për rritjen në të ardhmen të numrit të radikalëve islamikë në Shqipëri, dhe për mënyrat që duhen përdorur për ta evituar këtë rrezik. Ekzistenca e këtyre njerëzve nuk është një fantazi e imja, se ata i shohim çdo ditë në rrugë, ata dallohen nga veshja dhe pamja. Deri më sot ishte pretenduar se Komuniteti Musliman i Shqipërisë, ishte i distancuar nga këta njerëz, edhe pse ata veprojnë në xhamitë e administruara prej tij. Tashmë, me këtë kallzim, vetë kryetari i Komunitetit Musliman shpallet si përfaqësuesi i tyre.

Analiza që i kam bërë unë rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri, duke kqyrur dinamikën e grupit shoqëror, i cili është potencialisht bartës i tij, dhe formula të cilën unë kam krijuar për këtë gjë, është në logjikën e një libri të botuar në Shqipëri me sponsorimin e Ambasadës së SHBA-ve. Fjalën e kam për librin e Robert D. Kaplan "Anarkia që po troket", ku thuhet:

"Realizmi i manifestuar në këtë libër mund t' u duket radikal bashkësive letrare, akademike dhe gazetareske, por unë mund ta siguroj lexuesin që ato përshtaten më së miri me analizat e ushtarakëve dhe të shërbimeve inteligjente ku përgjegjshmëria përqendrohet më pak në shpalosjet e një idealizmi të rremë dhe më fort në aftësinë për të pikasur vendet problematike që mund të përkeqësohen në të ardhmen". (Robert D. Kaplan: "Anarkia që po troket", Botim i AIIS- Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008, f. 17)

Ky libër mban shënimin: "Botimi i këtij libri u mundësua me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Pikëpamjet e shprehura në këtë libër janë të autorit". (Robert D. Kaplan: "Anarkia që po troket", Botim i AIIS- Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, Tiranë 2008, f. 4)

Në kallzimin penal që mban firmën tuaj, dhe që është bërë në emër të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ju përdorni një praktikë të jurisprudencës së vendeve ku në fuqi është ligji kuranik. Ju shkëpusni fraza nga paragrafe të shkrimeve të mia, duke i nxjerrë ato jashtë kontekstit. Ju veçoni konkluzionet e mia, duke i shkëputur ato nga argumentet e mia. Për të gjitha rastet kur jeni e keni bërë këtë gjë, do të kallzoheni penalisht për shpifje, dhe nxitje të urrejtjes nacionale, se ju tentoni të më atribuoni mua gjëra që nuk i kam thënë kurrë. Gjithashtu, ju tentoni që të nxisni urrejtjen e komuniteteve të tjera fetare, ndaj një pjesë të madhe të popullsisë, e cila nuk e ndjen veten të tillë.

Unë në shkrim e bëj të qartë se me "muslimanë" nuk kuptoj të gjithë ata shqiptarë paraardhësit e të cilëve u detyruan me dhunë që të ndryshojnë fenë, në kohën e pushtimit osman, se këta nuk në shumicën absolute nuk janë ushtrues të fesë islame, gjë që është evidente. Unë vetë jam njëri prej tyre. Unë me termin "musliman" dhe për më tepër musliman radikal kuptoj vetëm muslimanët praktikantë, të cilët shfaqen të arabizuar. Për këtë keni përgjegjësi edhe ju, derisa çdo ditë në të gjithë Shqipërinë, duke filluar që nga qendra e Tiranës, ulërijnë arabisht mijëra altoparlantë minaresh. Të gjitha frazat që keni shkëputur ju nga artikujt e mi, i drejtohen këtij grupimi.

Është e drejta ime që t' i urrej të gjithë ata njerëz që i përkasin një grupimi shoqëror i cili sjell arabizimin e Shqipërisë. Unë nuk hezitoj që ta shpreh këtë gjë. Unë nuk kam asnjë post zyrtar pra asnjë detyrim që më pengon ta shpreh këtë gjë. Derisa Islami në Shqipëri është fe e minareve që ulërijnë arabisht, atëherë është fe e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për këtë gjë ka edhe dokumente të botuara nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Ata që ngrenë volumin e altoparlantëve të xhamive, sikur duan të përsërisin atë që ka thënë Sulltan Mehmeti II tek proklamata zyrtare turke për pushtimin e Krujës, në 1478 për shqiptarët: "Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjeve. Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm". (cituar sipas: "Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV", burime osmane, Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Historisë, Tiranë 1968, f. 382)

Ju keni shkëputur konkluzionin nga argumentet në rastin e thënies sime se Islami është armik i kombit shqiptar, se ju nuk mund ta kundërshtoni dot argumentin që sjell unë. Ju shkëpusni konkluzionet nga argumentet në rastin e thënies sime se përse duhet të bëhet deislamizimi i kombit shqiptar me anë të një referendumi. Ju e bëni këtë se ju nuk jeni në gjendje të kundërshtoni argumentet e mia.

Fakti që Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se nuk e pranon Turqinë për shkak të fesë së saj islame, na jep të kuptojmë ne shqiptarëve se Islami na ndan nga Perëndimi.

Ju sillni si provë të fajësisë sime atë që kam thënë unë se Islami duhet të nxirret jashtë ligjit në Shqipëri. Po unë jo vetëm që e them këtë, por unë do të avancoj duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me një padi ku do të kërkoj ndalimin me ligj të fesë islame dhe të organizatës së Komunitetit Musliman në Shqipëri. Feja islame vjen në kundërshtim me parimin kushtetues të laicizmit, domethënë të ndarjes së fesë nga shteti. Kjo për faktin se në Kuran, i cili është libri bazë i fesë islame, mbi të cilin vepron dhe komuniteti Musliman i Shqipërisë nuk përcaktohet ndarja e fesë nga shteti, siç bëhet tek Ungjijtë e krishterë. Është një skandal kushtetues që në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nuk thuhet se Shqipëria është një vend laik. Në nenin 10 të Kushtetutës thuhet vetëm se në Shqipëri nuk ka fe zyrtare, çka nuk është e njëjta gjë, si të qenët vend laik. Gjithsesi, nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron nenin 10, me të gjashtë paragrafet e tij, sikur bart kuptimin e laicizmit, përsëri Islami dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Standardi europian i lirisë së shprehjes është përcaktuar me rastin e karikaturave në Danimarkë ndaj të ashtuquajturit profet Muhamet, të cilat u publikuan dhe në vende të tjera europiane, duke dështuar përpjekjet e islamikëve për ta penalizuar autorin e tyre. Në Shqipëri vlen i njëjti standard. Kush shkon me mendjen që të zbatojë Shariatin në Shqipëri, do të dështojë.

 



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx