Mendime
Gani Qarri: Të gjithë në mbrojtje të Republikës së Kosovës
E marte, 01.06.2010, 09:57 PM
Të gjithë në mbrojtje të Republikës së Kosovës
Nga Gani Qarri
Përpjekjet e pa rreshtura të serbisë për cenimin teritorial dhe ndarjen e Kosovës,hapur dhe të pa penguara nga askush dhe ndoshta disa edhe të pajtuar në heshtje me to sidomos nga disa përfaqësi ndërkombëtare me veprim në Kosovë dhe jashtë sajë,kanë sjell deri te cenimi i hapur i integritetit territorial dhe rreziku real i ndarjes së Kosovës!
Mjerisht tanimë po shifet qartë se nuk janë vetëm vizitat e papenguara të funksionarve serb,të cilat bëheshin dhe bëhen me qëllime për faktorizimin e ndarjes së Kosovës,por shqetsim në vete për shqiptarët dhe Shtetin tonë të vogël dhe të ri ësht fakti i hidhur se tanimë po flitet hapur si në opinionin ndërkombëtar ashtu edhe në ate vendor për mundësin e ndarjes së veriut të Kosovës.
Përkundër të gjitha këtyre zhvillimeve si Qeveria ashtu edhe Kuvendi i Kosovës nuk po tregojnë as aftësi dhe as bëhen përpjekje sado të vogla dhe simbolike qofshin ato për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të vendit.
Derisa institucionet e vendit nuk mund të ken fare qasje në veritë Kosovës, Serbia atje mbanë zgjedhje të „lira“ pa asnjë pengesë, me të cilat jo vetëm që bën agresion direkt dhe të hapur në Shtetin e Kosovës por ,përfundimisht me këto zgjedhje po e faktorizon ndarjen e Kosovës për të cilën priten bisedimet, pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare në Hagë.
Se synimi i Serbisë ësht ndarja e Kosovës,këte nuk e thonë hapur vetëm ndërkombëtarët,por këte e vërtetoi edhe përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila deklaroi se Beogradi lobon me të gjitha mundësit dhe shpejtësi te ndërkombëtarët për ndarjen e Kosovës e sidomos me fokusim të përqëndruar në kabinetin e presidentit të SHBA-së Barak Obama.
Mjerisht kët tendenc na e vërtetoi edhe ish-diplomati amerikan, James Hooper i cili bashk me ish-diplomatin Louis Sell, qëndroi për disa ditë në Kosovë dhe, edhe ai është i bindur se Synimi i Serbisë ësht ndarja e Kosovës dhe kjo do të jetë tema kryesore e bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Madje edhe Ambasadori Volfganga Petritsch ,thotë se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk janë thjeshtë vetëm një provokim,por cenim direkt i integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Që të gjitha këto ndodhin para syve tanë pa ndërmarrë asgjë kundër si nga ana e organeve Shtetërore të Kosovës, ashtu edhe nga Bashkësia ndërkombëtare,derisa në të njejtën kohë kur Serbia mbanë zgjedhje të lira dhe të pa penguara në Kosovë,të drejtat e shqiptarëve etnikë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shkilen në të gjitha format e mundshme nga Serbia.
Me gjithë deklaratat e faktorit vendor dhe ati ndërkombëtar se nuk do të njihen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ato do të mbahen, sepse nuk ka kush ti ndaloj këtë të diel, në dy komuna të Kosovës ku përveq Mitrovicës dhe Artanës (Novobërdës),ësht paralajmëruar edhe hapja e 26 qendrave të votimit në pjesën veriore të Kosovës.
I vetmi reagim kundër këti invazioni flagrant dhe cenimit të hapur territorial të Kosovës nga
Mekanizmat ndërkombëtarë,çdo ditë deklararojnë se janë duke e luftuar krimin e organizuar,gjë që do të donim të ishte ashtu por edhe nëse vërtetë janë duke e luftuar, atëherë jo edhe në pjesë veriore të Kosovës,ku krimi im organizuar dhe ndërhyrjet e serbisë aje zhvillohen pa asnjë pengesë...ku bandat delitanteske serbe hyjnë e dalin dhe bëjn qfar të duan sikur mos të kishte as KFOR e as EULEX,e të mos flasim më edhe për UNMIK-un i cili mban anën e tyre.
Organizatat ndërkombëtare janë të ftuara nga Qeveria e Kosovës për ta vën rendin dhe ligjin edhe në atë pjesë të vendit që ta luftojnë Krimin e organizuar edhe në Veri,madje ata janë të ngarkuar edhe nga detyra që e kanë marrë mbi vete dhe njëkohësisht i obligon edhe Konventa ndërkombëtare” KFOR-in dhe EULEX-in për luftimin e krimit edhe në veriun e Kosovës.
Edhe nëse Qëllimi i faktorit ndërkombëtar ësht që Kosovën ta shëndrrojnë në një Bosnje të dytë,Shqiptarët nuk duhet ta lejojnë këte madje kan duruar më shumë se qdo kush tjetër,gjë që se kan besuar as vetë shqiptarët,por tanimë ësht momenti i fundit dhe vendimtar që të ngriten të bashkuar të gjithë për mbrojtjen e Territorit të Kosovës dhe të përpiqen me të gjitha mjetet dhe mundësit për pengimin e ndarjes,dhe të shpëtohet ajo që ësht e mundur, sa nuk ësht bër vonë për gjithqka.
Ndaj vllezër dhe motra Shqiptar në Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare, mos hezitoni që për hirë të mbrojtjes së Atdheut tonë të rrezikuar nga ndarja me dhunë, nga Serbia ti bashkoheni protestës me moton “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”,dhe ta përkrahni ate pa asnjë rezerv, apo ndasi krahinore e partiake ngase Kosova po rrezikohet nga ndarja, ndaj në këto momente më shumë se kurrë, kërkohet bashkimi ynë,bashkimi i të gjithë shqiptarve me flamurin kombëtar shqiptar në Ballë për ti dal zot Kosovës dher shpëtimit të sajë - o sot o kurrë!
Nuk mund të ket as nuk guxon të ndodhë që edhe në këso situatash shqiptarët të mos bashkohen,kur Atëdheu i pa mbrojtur,i rrezikuar nga ndarja,kërkonë ndihmën tonë, ndihmën e secilit Shqiptar me aq sa ka mundësi, madje ta bëjn edhe të pamundurën për ta ruajtur tërsin e Shtetit tonë,Kosovës së vogël dhe të pa mbrojtur e cila kurr nuk ësht gjendur më e rrezikuar nga ndarja me dhunë.
Këto protesta shqiptare jo vetëm se duhet të jenë të fuqishme por edhe bindëse që tia bëjn me dije si agresorit serb,se ne i qëndrojm në ballë mbrojtjes së Atdheut por edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe pse jo edhe institucioneve mosvepruese Vendore se nëse nuk pengohen ndërhyrjet agresive të Serbisë në Kosovë,këto Protesta do të jenë vetëm paralajmërim i ngjashëm me Demonstratat e vitit1997-të në Universitetin e pushtuar të Prishtinës,para se të rifunksionalizohet Ushtria mbrojtëse e Kosovës!!!