Mendime
Ramiz Dërmaku: Dy fjalë për një punë të madhe për shkollën shqipe në Gjermani
E hene, 31.05.2010, 07:58 PM
DY FJALË PËR NJË PUNË TË MADHE PËR SHKOLLËN SHQIPE NË GJERMANI
SHKOLLA PLOTËSUESE SHQIPE NË GJERMANI ËSHTË LAURATE E SHUMË MIRËNJOHJEVE, NGA INSTITUCIONET VENDORE DHE ATO TË HUAJA
Nga Ramiz DËRMAKU
Shkolla plotësuese shqipe në diasporë luajti një rol vendimtarë jo vetëm në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi por edhe në internacionalizimin e çështjes kombëtare në mërgim.Shkolla plotësuese shqipe në diasporë-Gjermani, organizoi edhe shumë veprimtari tjera me interes kombëtar, të cilat ndikuan në senzibilizimin, përshpejtimin e çështjes shqiptare në Kosovë e trojet tjera etnike shqiptare.
Sikur edhe shumë segmente tjera të jetës, poashtu edhe edukimi e arsimimi i gjeneratave të reja në diasporë kërkojnë mbështetje dhe përkrahje më të madhe nga prindërit, intelektualët, aktivistët, mediat ( e shkruara dhe ato elektronike) subjektet shqiptare dhe çdo njeri që i thotë vetes shqiptarë. Shkolla plotësuese shqipe në mërgim kërkon edhe mbështetjen e Institucioneve të shtetit të Kosovës,duhet marrin formën e ndihmës së drejtpërdrejtë për ti tejkaluar më lehtë sfidat të cilat i sjell koha. Shkolla plotësuese shqipe në diasporë (si dhe ajo në Kosovë) u ndeshë me shumë rrebeshe të egra, të cilat në disa momente ishin kërcnuese e të rrezikshme por vetëm vullneti i çeliktë , guximi i punëtorëve arsimorë (arsimtarëve, prindërve, arsimdashësve, simpatizantëve, intelektualëve ) ndaj shkollës shqipe mundi dhe diti ti mposht / dhe në të shumtën e rasteve të
Të evokosh vitet e punës së shkollës plotësuese shqipe në Gjermani, do të thotë të kthehesh në një kohë krenarie. Kjo ndjenjë krenarie e ka burimin në vendosmërin dhe vullnetin e arsimtarëve ( sidomos të atyre që detyrën e mësuesit e kryen, e po e kryejnë edhe sot në baza vullnetare- pa kurfar kompenzimi-falas). Të tillë ka shumë por ne po i cekim disa nga ta: Çerkin Bytyçi, Lekë Preçi, Mal Myrtaj, zonja. Hatixhe Ramadani, Idrishahe Bytyqi, etj etj. Orvatjet e arsimtarëve për ta mbrojtur shkollën plotësuese shqipe në Gjermani nuk pushuan kurrë gjatë historisë sonë. Në anën tjetër regjimi kriminel e barbarë serb,i udhëhequr prej “ akademikëve e intelektualëve“ për ta penguar punën e zhvillimin e shkollës plotësuese shqipe nuk u ndalën kurrë. Regjimi serbo sllavë përdori metodat më barbare; dhunën, represionin, diskriminimin, apartejdin, etnocidin, gjenocidin, etj, të cilat metoda nuk munguan as në diasporë na thotë mësuesi, gazetari, poeti dhe intelektuali Çerkin Bytyçi. Me shtimin e dhunës e presionit ndaj shkollës plotësuese shqipe tek arsimtarët shtohej vullneti për ta kryer detyrën e mësuesit ndërhynë skulptori Mal Myrtaj ( ish. mësues në SINGEN). Ndjenja e krenarisë e ka burimin edhe në shkallën e lartë të sakrificës sublime të arsimtarëve (sidomos të atyre që punuan falas), fëmijëve, nxënësëve, prindërve, intelektualëve, dhe arsimdashësve të cilët edhepse në kushte të vështira asnjëherë nuk e patën dilemën më të vogël se, a duhet sakrifikuar për mbarvajtjen si dhe funksionimin e shkollës plotësuese shqipe në diasporë. Vendosmëria e guximi i KASH-rë“NAIM FRASHËRI“, në Gjermani, bëri përpjekje titanike me të vetmin qëllim që ti përballojn të gjitha sfidave për ta ruajtur gjuhën, historinë, kulturën, traditat, etj.Pra edhe ndaj arsimtarëve shqiptarë që punuan e vepruan në diasporë pushteti serb, përdori dhunën, konfiskimin e pasaportës, burgosjes, por ata të vendosur nuk lejuan që të asimilohen fëmijët e mërgimtarëve tanë. Duhet cekur se pjesa dërmuese e arsimtarëve që punuan në Gjermani nuk ishin anëtarë të asnjë partie, dhe çdo herë ishin në ballë të aksioneve, humanitare, kombëtare, kulturore, protestave, demostratave, kremteve, festave, etj. Sot pasë formimit dhe njohjes së shtetit të Kosovës, është detyrë imediate e MASHT-së e sidomos përgjegjësitapo përfaqësuesit të diasporës shqiptare ti rreket me seriozitet punës për zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe jo vetëm në Gjermani, por ne tërë diasporën shqiptare ( aty ku ka nxënës shqipëtar. Kjo është detyra kryesore e Ministrisë së Mërgatës, e cila duhet të realizohet sam ë parë.