Mendime
Kalosh Çeliku: Me rrospi meshkuj e kurva nuk bëhet politikë
E diele, 30.05.2010, 07:58 PM
ME RROSPI MESHKUJ E KURVA
NUK BËHET POLITIKË
Nga KALOSH ÇELIKU
Dorën në zemër, kemi Rrospi Meshkuj. Edhe atë: aq sa kanë të hanë edhe qentë e rrugëve. Edhe kurva, gra me pashterka të kuqe. Edhe pse, grave u ka hije të jenë kurva, po jo edhe burrave. Megjithatë, me Rrospi Meshkuj e gra kurva nuk bëhet politikë. E sidomos, kur janë në pyetje “vëllezërit” me të cilët jetojmë në një shtëpi të përbashkët me vite e vite.
Megjithatë, ne shqiptarët nuk mbushemi mend nëpër vite, megjithëse na përsëritet historia. Edhe në këtë shekull vazhdojmë të bëjmë politikë me Rrospi Meshkuj e kurva politike. Ndoshta, edhe jemi populli i vetëm në botë, që këtyre “vizionerëve” ua kemi hapur derën krah më krah të na bëjnë shtet kombëtar. E ata, si për inatë të shqiptarëve haptas bëjnë dashuri me “vëllezërit”, na tradhtojnë nateditë në Shtëpi Publike. Edhe, pasmesnate mbesin me barrë. Kopilat i pjellin ditën dhe na i lënë natën pas dere lyrekë me nga një biberon në gojë.
Të nesërmen, kopilat na qajnë pas dere. Zëri u shkon për qielli. I marrim i fusim në shtëpi. I lidhim në djep. Edhe qumësht lope u japim me shishe. I përkundim në djep, i rrisim që të nesërmen të na vrasin në shtëpinë tonë, të trashëguar brez pas brezi. Një ditë hidhërohemi dhe hedhim gurë e dru mbi ta: na tradhtuan kurvat. Kopilat na shitën “toptan te vëllazerit”. Patriotët e vonuar të armatosur deri më dhëmbë me kolumna e deklarata, dalin nga birucat e tyre partiake në dyluftim në mjetet e informacionit: Hapni gojën – vjen erë baroti, Këshill koordinues mbarëshqiptar, Atdheu që të ekzekuton, Jankullovska e madhe përballë Rexhepit të vogël, Gruevski s’e ka ndërmend t’i pranojë kërkesat e shqiptarëve, Bajram, martohu me Jankullovskën, BDI ka ku shkon nëse del nga Qeveria!…
Përçudi, këta patriotë të vonuar kërkojnë edhe luftë! Zjarr e flakë nxjerrin nga goja e bytha. E vrasin shkaun me fjalë nëpër çajtore e çifteli nëpër këngë popullore në dasma e manifestime partiake. Gjakun e derdhin deri në gju, sa që mbytet edhe kali. Përpiqen të ndezin zjarrin në “Atdheun” e Ali Ahmetit dhe “Mëmëdheun” e Patriotit Melez të vonuar me kolumna e deklarata pakrye duke hedhur benzinë në vend të ujit mbi shpuzë. Pavetëdije se, në atë shpuzë do të digjen edhe vetë si “luftëtarë trima”, bien dëshmorë në fushën e betejës, në hale. Ndonjëherë, të shkon mendja se gjithë këtë luftë e bëjnë për një “okë drithë” në llogari të shërbimeve të huaja sekrete e të vendit në dëm të popullit shqiptar. Mendjeshkurtërit e dorëzgjaturit, ndofta edhe për pushtet: Nuk mund të merremi vesh me komitat, e kemi më lehtë me partizanët neokomunistë. Kokëshkretët, që nuk kanë memorje, i kanë harruar rastet e montuara edhe të këtyre “probatimave” neokomunistë gjatë ndryshimeve demokratike. Mashat shqiptare, që gjithë jetën e kaluan nëpër duar të “gazdallarëve”. E ata, kurrë nuk i dogjën duart. Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta mbajnë nën zgjedhë shekullore këtë popull heroik me masha të ndryshkuara neokomuniste shqiptare.
E vërtetë, shqiptarët kanë bërë luftë nëpër shekuj, por jo edhe për çdo vjet sa herë që t’i teket ndonjë katundi. E bënë Luftën e Kosovës (1999), Luftën e 2001- njëshit, në Maqedoni. Luftëra të cilat ende nuk kanë përfunduar ballë për ballë në tavolinë. Përmëtepër, vazhdojnë të zhvillohen flakë më flakë nëpër institucione të shtetit me tru dhe mjete demokratike. E si do t’ia nisnim edhe një lufte, me çfarë armësh?! Bota e sotshme bënë luftë me tru, e jo me bythë…
O shqiptarë, mblidhni trutë në kokë dhe bëni politikë të shëndoshë nëpër parti politike! Qeveri. Parlament. Institucine të shtetit. Kohë të tjera kanë qenë dikur në vaktin e Turqisë, kur dilje me një pushkë në dorë kaçak maleve, e kohë të tjera janë sot: nuk bëhet luftë me shpatë
Eh, sa të mençur kanë qenë pleqtë tanë me mustaqe vesh më vesh. E ne atë mençuri të tyre e kemi kuptuar sot, me kaq vonesë. Edhe, kur kanë vjedhur, kanë ditur të vjedhin natën, Edhe, kur kanë vrarë, kanë ditur të vrasin në pusi. Edhe kur kanë falur, kanë ditur të falin në odën e burrave. Edhe, kur kanë dhënë besë, kanë ditur ta mbajnë fjalën. Edhe, kur kanë bërë shtet, kanë ditur t’i dalin zot në male. Dhe, në tavolinë në Londër: Isë Boletini me dy kobure. Edhe kur kanë bërë politikë, kanë ditur të bëjnë politikë. Në politikë, nuk ka sinqeritet dhe besë. Politika është kurvë. Edhe rrenë: më rrene të rrena. Politikë bëjnë ata burra, që: tjetër thonë, tjetër mendojnë dhe tjetër veprojnë. E çka bëjnë “patriotët” e vonuar të sotshëm me shekuj: nuk dinë të vjedhin, nuk dinë të vrasin, nuk dinë të falin, nuk kanë besë. Nuk dinë të bëjnë shtet.
Asgjë. Koha është, duhet t’u themi këtyre “patriotëve”: rrini në shtëpi! Mos na u ngatrroni nëpër këmbë si krënde të thata nëpër lëmë! Fundi i fundit, bëni ndonjë punë të hajrët! E dini se, plot punë mund t’i bëni shumë më mirë, që edhe bota t’ua ketë lakmi. P. sh.: tullomba, bozë, tambëloriz, këpucë, struke, çorapë me një shtizë… Ose, limunadë. Fundi i fundit, shkoni edhe në xhami! I falni të pesë vaktet, lutuni Allahut për mëkate, ndërtoni edhe xhamia! Pse jo, ndonjëri edhe të fluturojë nga minarja e xhamisë si azreti Isai. Punemadhe, që nuk keni shkolla për fëmijët tuaj bythëgrisur. Nuk u duhet juve e ardhmja, juve u duhet e djeshmja dhe e sotshmja në xhami. Xhehneti. Xhehnemin nuk e doni, edhe pse nesër vendin e keni në Xhehnem. Arnë kazani. Zjarri i tij do t’ju djeg natë e ditë. Shkaku: e keni keqinterpretuar Kuranin. Librin e Allahut. Nuk e keni dëgjuar pejgamberin e fundit a.s. Muhamedin: Pa Vatan, nuk ka iman. Nuk i keni dashur fëmijët tuaj, të ardhmen e nesërme. Edhe një porosi: Vetëmse, kurrë mos u lutni për shkolla shqipe! Përsëri, edhe në këtë shkrim unë pyes: pse merreni me punë për të cilat nuk jeni të aftë dhe nuk keni haber nga ky zanat, që ta jep vetëm Zoti. Ose: që nuk e keni tarshëguar brez pas brezi.
E dini se, na morët më qafë?! Jo, nuk e dini. Përndryshe, po ta dinit: Zotit do t’i luteshit për shkolla shqipe. Fajin, u dashka ta kërkojmë në tjetër adresë, në tjetër shtëpi. Unë e di, edhe ku është furriku i pulës. Vallë, a e dinë shqiptarët?! Me siguri e dinë. Atëherë, o burra ua futni nga një shqelm bythëve këtyre halldupëve, që na e kanë zënë shtegun e Livadhit. Diellin me rreze në qiell. Hënën kur
Edhe shqiptarët si të dalin nga hajdutllëku?! Profesion për të cilin e fajsojnë armiqtë shekullor. Vështirë. E them këtë se: historikisht, fajin ua lënë shqiptarëve. Te ne në katund thonin: kali që zihet në livadhin e huaj, futet në lëmë. E, deri kur ne shqiptarët do t’i fshimë lëmat e huaja, hallkut?! Nuk zë besë, ai që nuk ka besë. Trim është frikacaku. Luftën e fiton i treti. Fjalën e kam këtu, për jorganin e Nastradinit. E nga ana tjetër: gjithmonë nëpër shekuj i hudhet faji një populli, që kurrë nuk ka qenë nacionalist e as pushtues. Fatmirësisht, një popull që i ka dhënë më së shumti botës: shtete, pashallarë, agallarë, kryetarë shteti, artistë, universitete (Sirisë), gjuhë letrare (turqëve)… E shumë pak vetëvetes, shtetit shqiptar.
Edhe sot e kësaj dite vazhdon të punojë pë të tjerët, i bënë shtet. E ata, “vëllëzërit” ia japin pelën përdore. I thonë: ti je hajduti. E bëjnë fajtor, shkaktar dhe armik të shtetit. Herë pas here ia lënë edhe kopilin pas dere. Përditë e burgosin, e vrasin, e përzënë nga Atdheu.
E di, cili i pri para në rrugë: Skënderbeu. Hije, kush i ecë pas shpine. Megjithatë, herë pas here e kthen prapa kokën. Populli thotë: ec dy-tri hapa para dhe ktheu shiko prapa shpine. Ferrës në rrugë mos i zë besë. Është e vogël, po mund të fsheh lepur të madh. Pse jo edhe ujk. Ose, arushë me dajre. E ka thënë moti ky popull edhe diç të madhe: Edhe këmishës tënde mos i zë besë. Ose: pyet njëqind vetë, e puno siç di vetë.
Populli që i kujton gjithë këto urti të trashëguara brez pas brezi, nuk bie në pusi të armikut. Dhuratën që ta jep tjetri, e merr me reservë. Nuk e shtri dorën ta fus dhuratën në xhep, përpara trurit në kokë. E vazhdon rrugën pa dhurata, duke mos e nënçmuar çdo kaçubë. Ferrë në rrugë. Ecë dy-tri hapa. Dhe, kthehet shikon mbrapa.
Me Rrospi Meshkuj e Kurva, nuk bëhet politikë…