Mendime
Ramiz Dërmaku: Në Kosovë në çdo 10 të rinjë, njëri vuan nga depresioni
E merkure, 26.05.2010, 09:58 PM
PSIKOTERAPIA E KOMBINUAR ME ILAÇET, MËNYRA MË E MIRË PËR TË LUFTUAR SËMUNDJEN
NË KOSOVË NË ÇDO 10 - TË RINJË, NJËRI VUAN NGA DEPRESIONI
Nga Ramiz DËRMAKU
Pas luftës në Kosovë numri i të rinjve që vuajnë nga depresioni është rritur shumë. Këtë e pohojnë mjekët specialistë, psikologët e sociologët, por deri më sot akoma nuk ka shifra të qarta, të cilave mund t'u referohen kosovarët zyrtarishtë për të përcaktuar saktësisht shkallën e përhapjes së këtij fenomeni. Sipas pohimeve të specialistëv, arsyet që i qojnë të rinjtë (kosovar) në depresion dhe në shkallë më të rënda, deri në tronditje serioze psikike, janë varfëria, papunësia, traumat e marra nga lufta e fundit në Kosovë, dhe mënyrat që ata zgjedhin për ta luftuar atë. Pastaj, dështimi në gjetjen e një pune, ose përballja me kushtet e frustrimit në emigracion, shpërfillja e shoqërisë dhe mungesa e një kulture në trajtimin e këtyre rasteve, janë tani për tani, stimujt që i bëjnë depresivë e nervozë të rinjtë në Kosovë. Mirpo një gjendje alarmante po mbretëron edhe ne vendet më të zhvilluara të botës. Një studim, i botuar muaj më parë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, se psikoterapia e kombinuar me ilaçe është mënyra më e mirë e trajtimit të depresionit te të rinjtë nën moshën 20-vjeçare. Mirpo, duhet cekur që në fillim se trajtimi vetëm me ilaçe duket se ndihmon, mirpo ajo ndihmes është shum e ngadalshme, prandaj kërkohet që trajtimi të bëhet me psikoterapi, dhe ndikon dukshëm në uljen e vetëvrasjes mes të rinjve të prekur nga depresioni. Në çdo periudhë të vitit, nga 1o të rinj në Kosovë vuajn nga depresioni. Pasë luftës në Kosovë për shkaqet e cekura më lartë shumë të rinj po bëjnë vetërasje.
Është koha e fundit që të tubohen ekspertë të shëndetësisë në Kosovë, dhe të debatojnë mbi mënyrën më të mirë për trajtimin e të prekurve nga depresioni; E ajo është mënyra me ilaçe apo psikoterapia. Depresioni tek të rinjtë ndikon negativisht në mësime, si dhe në mardhanjet familjare e shoqërore. Në studimin e fundit ( ku morri pjesë edhe Dr. John Marsh) që u zhvillua pranë qendrës mjekësore në univerzitetin "Duke" ku morrën pjesë një grup i madhë i psikologëve, ku kryen studimin mbi trajtimin e depresionit te të rinjtë, u përfshinë 439 të rinj nën moshën 20 vjeç. Disa të rinj u trajtuan me ilaçin Fluoksetinë (Fluoxetine), ca të tjerë u trajtuan me psikoterapi. Grupi tjetër u trajtua me ilaç edhe me psikoterapi, e disa të tjerë morrë ilaçe të zakonshme. Pas një periudhe 12-javore trajtimi, rreth 70% e të rinjve që iu nënshtruan terapisë së kombinuar, u vunë re shenja përmirësimi. Prandaj nëse e shikojmë gjendjen momentale të vrasjeve dhe vetëvrasjeve që po bëhen tani në Kosovë, krahasuar me vitet e para luftës nuk ka vend për knaqësi. Po ta lexosh shtypin, dëgjosh emisionet informative të radios e televizionit nuk kalon ditë pa u vetëvrarë, apo vrarë nga dikush tjetër. Pastaj dukuri tjetër negative marrja me narkomani e të rinjve tanë, pirja e duhanit, alkoholit, marrja me kriminalitet, ushtrimi i dhunës -forcës ndaj tjetrit; gruas, fëmive etj. janë bërë përditshmëri në Kosovë.
Weingarten-Gjermani
26.05.2010, ORA !2°°