E merkure, 30.04.2025, 11:23 AM (GMT+1)

Mendime

Xun Çetta: Përgjigje një provokatori anonim

E marte, 25.05.2010, 09:48 PM


Përgjigje një provokatori anonim i cili më provokon në e-mailin tim ultraprivat, ku më thotë:

 

"Më në fund e ndale turrin,shkrimet nuk te ndihmojnë tani do jesh më mirë!..."

 

Jo,nuk e kam ndalur turrin publicistik përkundrazi ...

 

Nga Xun Çetta

Xun26@hotmail.com

www.info-cetta.blogspot.com

 

Jo i nderuar,nuk e kam ndalur turrin për kundër faktit se kam rralluar opinionet publike edhe ashtu në sabotim dhe injorim çfarë po bëjnë mediat tona,them jo ngase unë edhe kështu në heshtje siç ju duket juve,unë po punoj e veproj akoma më shumë,këtë do ta konstatoni shpejt dhe pa u vonuar.

 

Më këtë shkrim ku tani po shfaqi opinionet e mia si vazhdim,nuk do të thotë se arritët ta ndizni motorin tim në remont ku po bënë kontrollin gjeneral. Jo,këtu mund të gaboni nëse vërtet mendoni se po ndodh diçka pa vetëdijen time.

 

Unë,po mbetem i veçantë dhe i pa barabartë më askënd në asgjë, jam dhe po mbetem i tillë më të mirat dhe të këqijat e mija për një jetë të tërë në veprimtari krejt ndryshe nga të tjerët për çka vetëm tani po kuptoj realitetin pse jam dhe po mbetem i pa fat. Në shikim të parë ky konstatim të mashtron dhe bënë kundërshtarin të kënaqet më izolimin e fatkeqit,por nga individ i pa fat apriori konsideroj se jam shumicë nga fakti se populli vazhdon të jetë si më keq dhe vetëm fatkeq i këtyre politikave ,gjërat nuk kanë si të mos kuptohen dhe trajtohen kështu edhe pse fillimisht mund të keqkuptohesha ndryshe,madje të kënaqet kundërshtari i cili vetëm të zeza sjell për vendin,popullin dhe njerëzimin.

 

Nuk kam dashur te besoj se kam kundërshtar deri në shkallë kriminale ngase nuk isha i prirë ta shikoj jetën kështu,por ja se përvojat e pas luftës sheshuan të panjohurat që për mua paskan qenë prapa bregu,madje prapa kodrinave të larta ku unë nuk kam lëshuar syrin andej.

 

Ata të cilët po pëshpëritin nga veshi ne vesh si propagandë tepër tendencioze se gjoja Xuni më një artikull paska përmjerr në kazan,do duhet ta dinë të kundërtën se Xuni ka zbuluar të përmjerrurit të cilët braktisen kazanin për të kaluar në kazanin e ri po ashtu të qullur dhe me bark qitje ,përbaltje ( barkëqitje ) e tyre kjo që nuk u ndalët dot atyre.

 

E keqja ime është pse unë merrem më shokët e stërpikur nga këto përbaltje urinash. Ta pastrosh atë i cili jeton i stërpikur dhe bërë qull pa dallim nga urina e tjerëve apo vetja e tij,kjo është më tepër se budallallëk,mjerisht këtë të keqe e kam pas,më ka kushtuar por e kam kaluar pa dallim çmimit të cilin po vazhdoj ta vuaj gjegjësisht ta paguaj si naivitet këtë.

 

Propaganda nga veshi në vesh nuk përjashton mundësinë të jetë edhe nofka e qat debateve,nofka këto të cilat nuk pushuan dhe po vazhdojnë urinimin e tyre tradicional në përbaltjen e tjetrit.

 

Kjo e keqe çfarë ka mbërthyer hapësirat tona politiko-morale donë fundin ashtu si duhet dhe e meriton kjo e keqe,në të kundërtën dielli po perëndon pa e ngrohur këtë popull. Kamë shkruar dhe kam thënë më zë disa herë po afërsisht  kështu pa e cituar veten tani :

 

Sa më parë të hapen dosjet dhe ato kuti të pandorës më të cilat po spekulojnë po ata të dosuar,të hapen ato pa frikë se mos po shkaktohet e keqja për vendin. Jo e keqja nuk ndodh ngase nga të dy palët do dalin edhe faqezi po edhe faqebardhë,befasia do ndodh pikërisht këtu kur jo pak faqebardhe në dukje do dalin faqezi madje më të zi se faqezinjtë që i mendojmë dhe dimë të zezat e tyre.

 

Nga përpjekjet e mia që të jem i shkurtër dhe të mos përsëriti opinionet çfarë kam ofruar më herët,unë po vërej se po zgjatëm madje tepër por ja se edhe nuk po mund të kaloj pa i sqaruar gjërat ashtu si me kupton edhe më i thjeshti në politikë në këtë kohë kur të gjithë mendojnë se janë bërë politikanë.

 

Për ta ven rendin dhe qetësin,për ta ndalur korrubcionin,krimin ekonomik e politik si dhe për ta sjell secilin në vendin e duhur,në radhë të parë kërkohet guxim dhe gatishmëri,së dyti duhet të shkarkohesh nga individualizmi i njerëzve por jo pak edhe i vetvetes. Duhesh dit si të menaxhohen kuadrot e paraardhësit tuaj në atë vend ku për momentin edhe mund të jesh i minuar me kuadro të përpunuara nga tjetri si dhe duhet ta kontrollosh te keqen çfarë kanë praktikuar mediat tona dhe të i drejtosh ato drejt hulumtimit pastaj informimit të drejt gjithherë pa u ndikuar nga pushteti ato. Gjitha këto e shumë çka tjetër janë të realizueshme vetëm nëse ligji i shtetit të së drejtës është i shoqëruar më guximin dhe gatishmërinë për ta bërë shtetin e së drejtës.

 

Pasi ta kemi arritur këtë si hap i parë,vendi kërkon dizajnimin e projekteve më kapitale në ekonomi,e kryesisht në politikë,them kryesisht në politikë ngase gabimisht tek ne në mënyrë masive ka filluar dhe si prioritet merret ekonomia duke përbuzur keq madje harruar politikën kur dihet fakti se pa politikë të guximshme në vendim marrje nuk ka si te ketë ekonomi të qëndrueshme më të cilën do bëhesh konkurrent e jo të mbetesh konsumator i ekonomive konkurrente për të mos thënë po mbesim treg i tyre.

 

Gjuha,fjalori i politikanëve dhe taktika e tyre përdor data,ditë dhe muaj të premtuar për ta arritur këtë apo rezultatin tjetër të premtuar. Mendoj se duhet të jetë një limit kohe por jo limitim mashtrues sa për ta ndezur shpresën e elektoratit të dëshpëruar.

 

Kjo pikë e prekur kaq për sipërfaqe e di se po mbetet e pa u sqaruar,por ja se projektet po vidhen,deformohen ato sipas plagjiatëve dhe kështu po dështon gjithë projekti për të u zgjatur jeta e gjithë këtij llumi politik i cili nuk ndryshon qëllimin më tëra këto kalkulime praktikash nga më ndryshmet.

 

Po të guxoja ta publikoj dizajnimin e projekteve çfarë kërkon vendi shumë thjesht të renditura dhe pa ngarkesa ato,jam i sigurt se shpresa e elektoratit të lodhur,intensiteti i veprimtarëve idealist si dhe vetë fati i vendit do ta përshpejton procesionin rrugës se cilit detyrimisht tani apo më vonë ne do të kalojmë. Unë vërtet nuk po i publikoj këto por e keqja është se edhe nuk po mund të heshti duke i pëshpëritur nga pak këto projekte e kjo mjerisht po më kushton.

 

Duke përfunduar edhe kështu si gjysmak artikull,unë them dhe garantoj se nëse shqiptarët në këto rrethana fillojnë e bëjnë vet për veten e tyre,bashkësia ndërkombëtare e kryesisht Evropa do duhet të bërë më shumë për shqiptaret se sa shqiptaret për Evropën,kjo e donë edhe një argument shtesë por besoj dhe uroj te kuptohet pa u thënë lakuriq. Është katastrofë kur shqiptarët nuk bëjnë asgjë si kolektivitet për shqiptarët dhe shtetin e së drejtës duke bërë gjithçka për xhepin dhe interesin personal ku pastaj si pasojë e kësaj Evropa dhe faktori ndërkombëtar po ndërmarrin masa të cilat edhe nuk do na pëlqejnë. Mos të harrojmë se e keqja qe ka adresë nuk është e keqja më e madhe ngase akoma ke orientim drejt së mirës,por nëse ne nuk orientohemi drejt pastaj do ballafaqohemi me të keqen e cila vështirë të na gjejë adresën e duhur se nga të udhëtojmë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx