E merkure, 30.04.2025, 06:54 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Sadiku: Nisma e z. Nait Hasanit, duhet të përshëndetet nga të gjithë shqiptarët...

E shtune, 22.05.2010, 09:59 PM


NISMA E z.NAIT HASANIT, DUHET TË PËRSHËNDETET NGA TË GJITHË SHQIPTARËT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS ME VISET E SAJ

 

KALLËZIM PENAL: KUNDËR ISH POLITIKANËVE,...DHE UDBASH-VE

 

Nga SHEFIK SADIKU

 

Personalisht ,e përkrah idenë e z. Nait Hasanit , megjithëse ka pasur mundësi pak më ndryshe të fillojë ky proces,besoj se z.Naiti e di më së miri për rrugën të cilën e ka zgjedhur,sepse nëse mbyllen shtigjet tjera atëherë atë të cilën e ka zgjedhur është më e mira!

Shtrohet pyetja ,Pse nuk provoi në Kuvendin e Shtetit te Kosovës të kërkoj aprovimin e një ligji i cili do ta dënonte politikën Jugosllave të kralevinës prej vitit 1918-1941 dhe politikën jugosllave të titos prej vitit 1945-1989,si dhe politikën e Jugosllavisë Millosheviqiane prej vitit 1989-1999 ?

Pse nuk provoi t’iu propozoj delegatëve të Kuvendit te Republikës së Kosovës që ta nxjerrin një Rezolutë për ta dënuar një politikë antishqiptare si e përshkruaja në pasuesin e mësipërm ?

Pse Nuk provoi që t’i bindë delegatët e Kuvendit të shtetit që ta themelojnë një Komision të veçantë për ta dënuar atë politikë të udhëhequr kundër shqiptarëve në shekullin e kaluar nga Regjimet e Kralevinës SKS dhe të Titova  Jugosllavisë ,si dhe Jugosllavisë së Millosheviqit  ?

Kam bindjen se i ka provuar z.Nait Hasani këto kërkesa të cilat i shtrova në formë të pyetjeve,por, me siguri nuk ka gjetur përkrahje dhe,si alternativë të vetme e ka zgjedhur këtë mënyrë për veprim dhe ka shtruar -KALLËZIM PENAL: KUNDËR ISH POLITIKANËVE,...DHE UDBASH-VE !

Mendoj , se sikur të kishte mbështetjen Institucionale procesi rrjedhimisht do të shkonte më mirë ,se pasi të ishte distancuar shteti i Kosovës prej krimeve të cilat i kanë bërë këto regjime kundër popullit Shqiptarë gjatë shekullit të Kaluar,atëherë z.Nait dhe askush tjetër individualisht nuk do të merreshin me këtë ë!

Nëse për institucionet  ( Presidencën,Kuvendin dhe Qeverinë )e Republikës së Kosovës dhe përgjegjësit politik të vitit 2010,regjimet antishqiptare gjatë shekullit të Kaluar nuk kanë bërë krime siç janë:Uzurpim i pronës private të Shqiptarëve dhe po të njëjtën pronë ia kanë dhënë popullit serb e Malazez,-Kolonizimi i Kosovës sipas programit të Vojvodëve të Serbisë dhe Kralit të Jugosllavisë ( më vonë edhe programi i Vasa Qubrilloviqit më 1938 & 1944) i cili vazhdon gjeri më 1999 kur u larguan nga Kosova falë Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës dhe ndërhyrjes së Nato-s kundër caqeve ushtarako policore të Jugosllavisë ( serbi & Mali i zi)së Millosheviqit ...Dëbimi masiv i Shqiptarëve për në Turqi ,periudha e Kralevinës SKS 1924 – 1940 dhe,1944 – 1971,si dhe periudha e fundit 1989 – 1999 kur Millosheviqi i shpërndau nëpër botë hiq më pak se 1.5 milion Shqiptarë ! 

 

Nëse nuk janë krime kundër Shqiptareve, Vrasjet ( 2 dhjetor 1944 masakra e Ferizajit nga Partizano Çetniket serb ,Masakra në Malësinë e Karadakut prej Kaëanikut,Kumanovës ,Preshevës,Vitisë,Gjilanit,Bujanocit,Kamenicës nga Brigada e 17 e ashtuquajtur “Kosovaro – Maqedonase” e cila ka arrestuar dhe ka vrarë pa gjyqe Shqiptarë,ka plaçkitur popullatën dhe,e ka djegur pasurinë e tyre  !

Pastaj, më 23.12.1944 sulmi ndaj popullatës civile të Gjilanit nga Partizano Çetnikët, të cilët për  24 orë kane vrare dhe plaçkitur ,Shqiptare,ne ketë sulm iu ka prire Hero i “Popullit” shoku Fadil Hoxha !

Mandej ,përsëri sulm ndaj popullatës civile te Komunës se Bujanocit dhe te Kamenicës, sidomos nëe Fshatrat :Shipashnicëe e Epërme Arrestohen 11 fshatarëe,nëe Hogosh arrestohen 9 fshatere,ne Qarri arrestohen 21 fshatere nga “Cerrna” Brigada e 16 Kosovare dhe dërgohen nëe drejtim tëe Gjilanit dhe afër Kazermës ushtarake Ekzekutohen pa gjyq dhe sot e atëherë nuk iu dihen varret !

Ndërkaq, Shkatërrimi i pronës dhe lufta e padrejtëe nëe Drenicëe kundër Shaban Polluzhëes dhe vrasja e mëese 7000 luftëtarëve të lirisë ,kjo nuk do koment !Megjithatë        ( Jam i vetëdijshëm se institucionalistëet do tëe thonë se i dinëe mëe mirëe këto fakte dhe shumëe mëe mireë se sa un e Naiti ...),ndokush e shtron pyetjen pse i paraqita këto të dhëna ? Përgjigjja është e thjeshtë për arsye të thjeshtë se: Historianëet e Republikës së Kosovës nuk dalin me këso të dhëna Konkrete sepse shumica prej tyre kanë mbrojtur tema “SHKENCORE” si i ka mësuar “majka parti” ,Partia Komuniste Jugosllave,dhe kënga e Shokut tito “...druzhe tito mi ti se kunemo ,da sa tvoga puta ne skrenemo...”( shoku tito ne tëe betohemi ,se nga rruga jote nuk do tëe largohemi ...”) kjo të jep me nënkuptuar se edhe më tej këta “shkencëtarë” i qëndrojnë besnik këtij betimi se po të ishte e kundërta,pikërisht Historianët dhe Instituti i Historisë së Kosovës do të distancohet nga kjo “shkencë” Vrastare e shqiptarëve në ish Jugosllavi ! Po të ishte Akademia e Shkencave e Republikës së Kosovës në nivel Shkencor të qështjes Njerëzore do ta merrte për sipër dhe do ta detyronte Kuvendin e Republikës së Kosovës për tu distancuar nga politika antishqiptare në shekullin e kaluar nga Republikat e ish Jugosllavisë .

Atëherë,në mënyrë telegrafike do ti numëroj disa nga krimet të cilat i kanë bërë politikanët dhe policët e ushtarët e titos,  ndaj shqiptarëve: Në Tivar likuidimi i më se 4500 shqiptarëve më 1945 ( të mobilizuar me dhunë për ti dërguar në frontin e luftës me e ndjekur Ushtrinë Gjermane !...).Burgosja e shumë shqiptarëve si dhe Rexhep Bunjaku nga Kaqaniku e tj...Mbledhja e kuvendit te Prizrenit dhe bashkimi i dhunshëm i Kosovës me Serbinë 8 – 10 korrik 1945,arrestimi i delegatëve ,Ramiz Hoxha –Cernica dhe mbajtja në burg me dhjetëra vite,Likuidimi dhe dëbimi i të gjithë Shqiptarëve të cilët nuk ishin me çetnikët e Serbisë,dhe atë në emër të Popullit përfshirë e edhe popullin Shqiptarë( ! ) : Ballistët,dhe Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare .Burgosja dhe dënimi me vdekje i Marije Shllakut me shokë viti 1946/7,periudha e Otkupit,Vrasjet e njëpasnjëshme si :Ymer Berishën,Syl Zarbincën, Muharrem Fejzën ,Ibrahim Lutfiun,Mehmet Gradicë,Gjon Sereqin,Hamdi Berishën me shokë,Haki Efendinë e tj...gjeri më 1948.Arrestime dhe internime në Goliotok dhe burgje të tjera në jugosllavi pas vitit 1948,vrasja e Hasan Remnikut me Bislim Agushin,Mustafë Kokën me Bashkëshorte dhe ekspozimi i kufomave të tyre në qendër të Qytetit të Gjilanit me ditë të tëra ,Më 1949 arrestohet dhe likuidohet pa gjyq Mulla Idrizi dhe pasojnë arrestimet dhe vrasjet të familja Sadiku në Gjyrishec të cilët e mbajtën për 5 vite në ilegalitet ! Procesi politik i Prizrenit më 1953 ku iu jepen dënime kapitale me burg të rënde...

Aksioni i armëve në vitin 1955/56 ,arrestime ,burgosje dhe dënime pa gjyq , me një an merrej pushka në tjetrën anë torturat nga milicia nuk ndaleshin sepse rankoviqi kështu kishte urdhëruar ,shtrohet pyetja se a dinin “politikanët” shqiptarë për këto krime si :Fadil Hoxha,Sinan Hasani,Ali Shukriu ,Ymer Pula ( një nip i tij nga Njujorku nëse nuk gaboj e pati emrin Besnik Pula,nip edhe i Fadilit e kishte fyer Naitin ...) Hivzi sulejmani,Mehmet Maliqi -cikuli,Xhevdet Hamza,Xhavit Nimani,Ismet Shaqiri e tj...Përgjigjja është- se të gjitha i dinin ,por qëllimi ishte të heshtnin se më mirë notonin mbi dhunën kundër populli të vet,plagë të cilat kurrë nuk do të harrohet ,dhuna kurrë nuk harrohet, sidomos ajo institucionale kushdo që e bën ,Besoj se edhe veprat penale kurrë nuk vjetrohen,... sa do që mundohej UNMIKU dhe tash EULEXI ti fshehin ose ti heshtin krimet serbe të cilët nuk po i ndjekin penalisht për krimet e fundit  në Luftën çlirimtare të Kosovës ndaj okupatorit serb ,që i kanë bërë ndaj Shqiptarëve !...

Po e jap edhe një shembull ilustrues më tepër për Besnik pulën : në vitin 1954 Adem Demaqi si nxënës i shkollës së mesme në Prishtinë, ua paska bërë një vizitë në klasë Dobrica Qosiqi dhe Fadil Hoxha,vizita paska pasur karakter letrar,ka filluar Qosiqi me u treguar se si ua kanë mësuar shkronjat Shqiptarëve dhe si ua kanë lejuar shkollat në gjuhën Shqipe dhe letërsia serbe është nëna e letërsisë së Shqiptarëve në serbi e tj...kur e ka mbaruar ligjëratën, i ka pyetur nxënësit se a ka dikush me thënë diçka?Qohet Adem Demaçi dhe ia demanton ato që i thotë Qosiqi në lidhje me Letërsinë Shqiptare : jo zotëri se Letërsia Shqiptare është Letërsi e cila dallon prej Letërsisë Serbe, saktë ne kemi mësuar shumë nga letërsia serbe ,e kemi mësuar Vuk karaxhiqin,ndërkaq ne e kemi Naum Veqilhargjin,Konstadin Kristoforidhin ,e kemi Samiun dhe Naim Frashërin e tj... Qosiqi kur e vëren se nuk mund ta bind Adem Demaçin e urdhëron ( pasi dalin jashtë ) Fadil Hoxhën ,shko e i thua atij nxënësi të mos paraqitet në atë mënyrë se ...Kthehet në Klasë “shoku” Fadil dhe, kërkon nga Adem Demaçi të distancohet prej fjalëve që i tha para “Shokut” Dobrica Qosiq...si pasojë filloi syri i UDB-se ta vëzhgoj Adem Demaçin,po të ishte si duhet “shoku Fadil”  para nxënësve do ti thoshte Qosiqit ti zotëri shko në shumadi e thuaju serbëve se letërsia serbe është nëna e letërsisë s’uaj ,e jo këtu në Prishtinë nxënësve shqiptarë !...Më 1958 mbahen dy procese politike në Gjykatën e Gjilanit –Metush Krasniqi me shokë dhe në Prishtinë Adem Demaqi me Shokë,të dy palët  dënohen me burg të rëndë.Më 1963 Gjykohet Ali Aliu me Kadri Halimin,si dhe në të njëjtin vit edhe në Pejë gjykohet Remzi  Balota me shokët e tij.Më 1964 përsëri gjykohet Adem Demaçi me shokë me dënime Kapitale...Me 1968 shpërthejnë demonstratat në të gjitha viset Shqiptare në ish Jugosllavi,pasojnë burgosjet përsëri ( nuk po ua përmendi emrat se janë shumë),Në vitin 1973 përsëri gjykohet grupi revolucionar në Prishtinë.Në vitin 1975 përsëri arrestohet dhe gjykohet Adem Demaçi me shokë ,me dënime Kapitale ,t’holla me u pas dhënë kanë qenë shumë e leje më burg   prej 6 gjeri në 15 vite për person !.Te mos iu mbetem borgj edhe mjeteve të informimit përgjegjësit e tyre të cilët kanë qenë në shërbime të politikës titiste ,edhe këta kanë mëkate për krime ,siq janë:Drejtor dhe kryeredaktor të Gazetave,Revistave,Të Radiove,Të televizionit e tje si: Asllan Fazlia,Maksut Shehu,Fahredin Gunga e shumë të tjerë të cilët të bombardonin duke dhëne informata nga Beogradi për ti dënuar rininë dhe popullin Shqiptarë sidomos për Kërkesën Kosova Republikë dhe të gjithë IRREDENTISTET e tj...Mos të harrohen edhe diplomatët të cilët me politikën antishqiptare kanë bërë krime edhe në perëndim si dhe korrespondent të gazetës Rilindja  e cila ishte organ i LIDHJES Socialiste e Popullit Punonjës të Kosovës !Këta diplomatë dhe Korrespondent( në radhët e Shqiptarëve ) me një formë apo tjetër ishin pjesëmarrës në vrasjen Jusuf Gervalles e Bardhoshit,Kadri Zekës ,Enver Hadrit e tj... dhe në spiunimin e Punëtorëve Shqiptarë të cilët punonin në Perëndim ,të cilët me tu kthyer në Kosovë apo në jugosllavi arrestoheshin ,si është Rasti i Zija Shemsiut me shokë dhe likuidimi i tij në CZ të Beogradit,arrestimi dhe dënimi i Hysen Gegës ,Faik Jonuzit,SaqipAlishani,Vebi Kastrati,Islam Rafuna me shokë, e tje...Në vitin 1978/79 shumë të rinj dënohen.Në vitin 1981 pas demonstratave gjithëpopullore ,vrasje arrestime,dënime me çmim edhe më te lirë se gjeri më tani.Sipas statistikave zyrtare të Kosovës  gjatë viteve 1981 – 1988 janë dhënë 25 shekuj burg dhe janë keqtrajtuar në forma të ndryshme nga milicia e Jugosllavisë afër 750 000 Shqiptarë !Arrestime,burgosje ,gjykime,dhunë ,vrasje ,nga pushtetarët ,nga Qeveria e Jugosllavisë,nga Komiteti qendror i Jugosllavisë,nga Milicia dhe UDB-ja,në të gjitha republikat dhe Krahinat e Jugosllavisë,Kjo ishte dhurata për popullin Shqiptarë gjeri më 1989...Vrasja e REXHEP MALES  & Nuhi Berishës në Prishtinë më 11.01.1984 nga milicia e Serbisë ( e Kosovës ) sigurisht se organizatorët e vrasjes së tyre edhe sot punojnë në Policinë e Kosovës !?...Mbytja me torturë e të burgosurve shqiptarë, nëpër burgjet e Jugosllavisë nga gardianet  dhe UDB-ja si : Mulla Idriz Gjilanin,Shaban Shala,Fazli Grajqevci,Abedin Bala,Zija Shemsiu,Xhemajli Barisha,Besnik Restelica ( e ndonjë tjetër )të gjithë të akuzuar si IRREDENTIST,zhdukja e UKSHIN HOTIT me 16.05.1999,Masakra në Burgun e Dubravës më 19-22 maj 1999 dhe vrasja më makabre në burgjet Evropiane me ç’rast u sulmuan për ti vrarë kriminelët serb mbi 900 të burgosur shqiptarë,prej të cilëve u plagosën mbi 450 dhe u vranë afër 200 të burgosur në mënyrën sadiste ! Populli Shqiptarë kërkonte të Barazohej me popujt tjerë në RSFJ - ,i dhurohej dhunë,burg,dhe vdekje të parakohshme në të gjitha institucionet:Gjykata,prokurori,Milici ,UDB e tj, pa përjashtim...Shqiptarët e kërkonin përmirësimin e gjendjes ekonomiko sociale dhe politike,ndërsa prej pushtetarëve nga të gjitha kombet dhe kombësitë e Jugosllavisë gjeri në vitin 1989 është shpërblyer ,me arrestime ,dënime ,dhe likuidime fizike pa gjyq shpeshherë .Këtu nuk duhet ti harrojmë edhe në Armatën Popullore të Jugosllavisë,të njëjtat masa represive janë përdorur ndaj ushtarëve shqiptarë : arrestime,dënime me burg kapital dhe me vrasje duke i akuzuar viktimat se kane bere “vetëvrasje”...Spektakli i Krijuar me rastin e vrasjes se Aziz Kelmendit në paraqin të Serbisë dhe arrestimi i ushtarëve shqiptarë të tjerë në të njëjtën kazermë dhe dënimi kapital ndaj tyre deri në 20 vite burg për Person...

Në aspektin juridik Kosova dhunshëm iu bashkëngjite Serbisë ( 10.07.1945) ,në vitin 1963 pak-sa e fitoi një “Autonomi “kulturore ,pas demonstratave të vitit 1968 Kosova e fuqizoi autonominë e saj,por me 1966 ra nga pushteti  krye çetniku serb Aleksander rankoviq,jo për shkak të dhunës qe e ushtronte ndaj shqiptareve por,për shkak se i rrezikohej kolltuku titos dhe titistve te tjerë ne te gjitha nivelet,jo pa shkas nuk e përmenda ramjen e Rankoviqit,d m th ,u distancuan prej tij dhe sistemit policor te tij dhe dhunës sistematike qe e ushtronte sidomos ndaj shqiptareve,e sot ne nuk jemi ne gjendje te distancohemi prej asaj dhune edhe pasi qe është bere SHTET Kosova !?.A ka logjike ?Ne vitin 1974 Kosova e fitoi autonominë dhe Kushtetutën e saj,mirëpo, Serbia përsëri e la si pjese përbërëse te saj ,qe kur te dojë me ia suprimuar atë Kushtetute dhe me ia mohuar autonominë,kështu edhe ndodhi me 23.03.1989 e suprimuan Kushtetutën e Kosovës ,u vranë disa demonstrues shqiptare duke e kundërshtuar suprimimin e saj,asnjë politikan nuk u vra, sepse nuk patën mundësi ta mbrojnë Kushtetutën për arsye se Serbia thoshte se ua kemi falur kushtetutën e për ketë arsye ua marrim ! Populli thotë: teshës fale kurrë mos iu gëzo,por atë qe e fiton gëzoju...sakte,Liria nuk falet por, fitohet me Gjak,e populli i jone ka derdhur gjake me shumice, lirisht mund te them se ne Evrope iu ka nënshtruar terrorit me se shumti ,ne krahasim me popujt tjerë...Dhune terror shtetëror,gjate gjithë viteve te 90-ta,Vrasja ne Pestove e Komandantit te UÇK-se Zahir Pajaziti me Hakifin ,dhe Edmondin nga okupatori serb, arritëm te Dalja ne skene e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me 28.11.1997 dhe sulmi mbi familjen Jashari ,ne janar te1998-es,fronti i pare Luftarak ne mes okupatorit serb dhe Ushtrisë çlirimtare te Kosovës ne krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin ...Pasuan arrestime ne janar te vitit 1998 Besim Rama me shoke,Avni Klinaku me shoke,Nait Hasani ,Enver Topalli me shoke e tj...pason dhuna e ushtrisë serbe ne Qirez dhe Likoshan,vriten civil sidomos zonja  Rukije ne prag te lindjes e tj...Dhune sistematike, Serbia i lufton qytetaret e pa armatosur te cilët i quan “terrorist” nuk po i përshkruaj ngjarjet historike sepse janë për te gjithë te njohura,dhe janë me te freskëta për brezin tone qe i dine, shumica e popullatës i ka përjetuar ,Masakrat qe i kane bere pushtuesit serb si vijojne:Prekazi,Gllogjani,Obria,Celina-Pirana,Krusha e madhe,Izbica,Qyshku,Meja Gjakove,Qarshia e vjeter Gjakove,Qarshia e pejes, e tj, e  tj...Kidnapime,vrasje shkatërrim i monumenteve Kulturore,shkatërrim i Xhamijave dhe Kishave Katolike,Teqeve etj... por po e nxjerr një përfundim :

Komuniteti ndërkombëtar ,NATO-ja ,i sulmon caqet ushtarako policore te Serbisë dhe Malit te zi, për arsye se ka shkaktuar krize Humanitare dhe u distancuan nga politika e Millosheviqit, te cilin edhe e gjykuan me vdekje ( sepse vdiq pa ia shpallur aktgjykimin ne gjyqin e Hagës ) se sikur te arrinin me e gjykuar sigurisht do ta gjykonin edhe krimin shtetëror te Serbisë se bashku me te,por Serbia shpëtoi pa u gjykuar për gjenocid ( sepse politikanet e Kosovës nuk ishin te interesuar ta akuzojnë për Gjenocid Shtetin e Serbisë si e beri Kroacia) e cila edhe sot i shkakton Kosovës telashe dhe strukturave politike te institucioneve te Kosovës, te cilat nuk janë te gatshme te distancohen prej Krimeve politike dhe juridike qe ua ka shkaktuar Serbia dhe Jugosllavia gjate shekullit te Kaluar!

Kërkoj prej popullit Shqiptare qe te përkrahet Ideja e Nait Hasanit dhe, te distancohet nga gjenocidi serb qe na e ka shkaktuar gjate shekullit te Kaluar,si dhe nga te gjitha republikat e ish Jugosllavisë dhe Krahinat Autonome Socialiste ( Vojvodina dhe Kosova),te distancohemi nga te gjithë ata politikan te cilët kane qene te rreshtuar pas titos dhe kane bere krime  ndaj popullit shqiptare (edhe te popujve te tjerë ne RPJ, ne RFSJ si dhe ne RFJ te Millosheviqit –serbi & Mali i zi) duke mos i përjashtuar edhe Shqiptaret te cilët janë rreshtuar pas politikes se titos prej shpalljes se ADMINISTRIMIT USHTARAK me 08.02.1945 e gjeri me 12 qershor 1999 kur u Çlirua Kosova prej Okupatorit serb . 

 

I PROPOZOJ KUVENDIT TE REPUBLIKES SE KOSOVES QE TE VEPROJ INSTITUCIONALISHT ,ME KETO PIKA QE POSHTVIJOJNE:

 

1.Kuvendi i Republikës se Kosovës ,ta miratoj nje ligj i cili e pastron ketë Çështje

2.Ose ne pamundësi te miratimit te ligjit ta nxjerre një Rezolute me te cilën e obligon qeverinë e shtetit për ta propozuar ligjin.

3.Ka mundësi qe Kuvendi i shtetit ta themeloj një Komision i cili e harton Rezolutën apo ligjin dhe te veproj institucionalisht qe te distancohet nga krimet e se Kaluarës dhe ta pastroj sistemin politik dhe Juridik nga kriminelet te cilët gjeri vone kane

qene ne institucionet e shtetit –  Republikës se Kosovës, kundër te cilit kane vepruar ne te Kaluarën.

4.Besoj se as Nait Hasani,dhe asnjë qytetare i Shtetit te Kosovës nuk është i interesuar qe te hakmerret ne çfarëdo forme ndaj trashëgimtarëve te ish shërbëtoreve te ish Jugosllavise-kupto Serbisë,por duhet ta dini se obligim moral dhe institucional e keni para familjeve: te Dëshmorëve, viktimave,ish te dënuarve ,ish te vrarëve ,te plagosurve ,te plaçkitjes se pasurisë,te tjetërsimit te pronës private e tj...Vrasjen e mese 15000 shqiptareve,vetëm ne periudhën 2 vjeçare ( 1998  & 1999 )dhe,gjetjen e te zhdukurve,te cilët mbahen ne varrezat masive ne serbi e cila i mban për kusuritje politike,te kërkohet prej komunitetit evropian qe te ndiqen penalisht te gjithë vrasësit sepse ata jetojnë ne serbi ,për arsye se vrasjet i ka bere shteti i Serbisë me Komande ushtarake dhe Policore !

 

5.Pergjegjese për këto Krime Janë:Kuvendi i RFJ-se,RSFJ-se,RFj-se se Millosheviqit,Komiteti Qendror i PKJ,dhe i LKJ-se,sidomos Institucionet e Serbisë, Komiteti Krahinor i LK,drejtuesit e  partive te Serbisë pas vitit 1989,Gjykatat ne te gjitha nivelet e Jugosllavisë,përfshire këtu edhe institucionet shtetërore ne Kosovë,Kryetaret e Lidhjes socialiste te popullit punonjës,Kryetaret e Lidhjes se Rinise socialiste ne te  gjitha nivelet ,udhëheqjet e Komunave,Milicët te cilët kane marrur pjese ne tortura dhe ne vrasje te Shqiptareve,UDB-ja  e tj...

6.Prandaj, si u pa dhuna dhe terrori shtetëror prodhonte vetëm dhune,ndërkaq populli Shqiptare është i interesuar te jete i LIRE dhe ta gëzoj LIRINE  ne paqe dhe, ti shijoje vlerat e DEMOKRACISE te cilat ende i mungojnë...

 

Me 09.05.2010

Hodonoc



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx