E hene, 29.04.2024, 01:34 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Diplomacia

E enjte, 20.05.2010, 09:58 PM


DIPLOMACIA

 

Nga Dibran Demaku

 

Kosova pas shpalljes së Pavarësisë shumë punë është dashur t`i bëjë me nxitim.E dihet që punët e bëra me nxitim në shumë raste nuk bëhen siç është më së miri.Punët që vendet tjera i kanë bërë ngadalë dhe me dekada,Kosovës i është dashur që të njejtat t`i bëjë shpejt e shpejt,sepse shtetit të ri i duhet të nxitojë.

Në këtë vazhdë mbase sektori më i ndjeshëm është ai i shërbimit diplomatik dhe konzullor,apo thënë më mirë shërbimi i diplomacisë.Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë dhe njohjes së kësaj pavarësie nga vende të ndryshme të botës demokratike e sidomos të vendeve perendimore,Kosovës i është dashur që të nxitojë në formimin e shërbimeve diplomatike dhe konzullore,sepse me vendet që e kanë njohur Pavarësinë e saj duhej të vendoste marrëdhënie diplomatike duke shkëmbyer ambasadorë me vendet në fjalë.E kur dihet e dhëna se Kosova në këtë drejtim kishte një përvojë modeste,për të mos thënë se nuk kishte fare,formimi i këtyre shërbimeve domosdo që në fillim do të linte për të dëshiruar.Pas formimit të shërbimeve në fjalë erdhi koha që të emëroheshin edhe ambasadorët dhe konsujt e parë të Republikës së Kosovës,në vendet përkatëse.Dhe natyrisht që u emëruan dhe u dekretuan ambasadorët e parë të Kosovës në vende të ndryshme të botës.Fill pas emërimit të ambasadorëve të parë lindi nevoja që të emërohen edhe konsujt e parë të Kosovës në vende të ndryshme perendimore,aty ku kishte më shumë emigrantë nga Kosova.

Deri këtu në shikim të parë dukej se gjithçka shkoi me rregull dhe si është më së miri për një shtet të ri në hartën e botës.

Por,që me emërimin dhe dekretimin e ambasadorëve të parë filluan përflitjet në adresë dhe llogari të atyre personave të zgjedhur.Shumëkush mbet i befasuar me të zgjedhurit dhe të dekretuarit(e që në demokraci ky fenomen është krejt normal),duke aluduar se nuk u zgjodhën më të mirët dhe më të merituarit!Mbase ndonjëri nga kritikuesit edhe mund të ketë të drejtë,por kështu vendosën të mëdhenjtë e dy partive udhëheqëse në Kosovë.

Mbase vërejtja e parë dhe kryesore që do të mund të bëhej tek këta të emëruar dhe dekretuar si persona të diplomacisë kosovare,do të ishte se në disa vende u emëruan dhe u dekretuan ambasadorë dhe konsuj,ish azil kërkues po në ato vende ku më parë kishin kërkuar azil(sic!).

Vendet demokratike perendimore i akceptuan këto dekretime,por lind pyetja se sa do të jenë të suksesshëm në punën e tyre këta ambasadorë dhe konsuj?Kur dihet botërisht se ata në vendet ku u caktuan,më parë ishin të njohur si azilkërkues?!

Nuk kemi asgjë kundër këtyre të zgjedhurve dhe të dekretuarve në ato poste,por lind pyetja se a nuk kishte Kosova njerëz të tjerë për këto poste diplomatike?!Ose së paku ata që u zgjodhen dhe u dekretuan,pse nuk u dërguan në vende të tjera,po në vendet ku ata njiheshin dhe njihen si azilkërkuas?!

Shumë shqiptarë të Kosovës,të Shqipërisë dhe të vendeve tjera etnike shqiptare,që tash sa vite jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme perendimore e dijnë tashmë mentalitetin e njerëzve të atyre vendeve.Ata e dijnë tashmë se secili person në këto vende nderohet dhe respektohet nga të tjerët së pari nëse ai e nderon dhe e respekton vetëvetën.Sepse duke e nderuar dhe respektuar vetëvetën të nderojnë dhe të respektojnë të tjerët.As më pak dhe as më shumë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora