E merkure, 30.04.2025, 07:01 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Kah po shkon Edi Rama

E diele, 16.05.2010, 09:59 PM


KAH PO SHKON EDI RAMA?

 

Nga Halit Bogaj

 

Në kohën kur Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë të madhe të ecin përpara drejt integrimeve evroperëndimore, këto dy vende i ka ‘’ngulfatur’’sindromi i manisë për pushtet, korrupsion dhe forma të tjera negative të cilat na  kthejnë në një kohë tjetër për të cilën kishim menduar se  vërtet kishte përënduar dhe ishte zhdukur përgjithmonë nga jeta jonë e përditshme.

 

Edi Rama,  me veprimet e veta destruktive  nuk ka të ndalur fare dhe nuk çan kokën se çka do të bëhet me vendin e tij dhe shqiptarët në përgjithësi,sepse edhe ne në Kosovë jemi të gatuar nga i njejti brum/,edhepse me vite të tëra  Serbia përpiqej të na ndante/ edhe në emërtimin ofendues’’shiptari’’/. Nga vëllezërit tanë në Shqipëri..Por Edi Rama as që brengoset fare për prapaskenat dhe sherret e lindura nga bojkoti që është duke e bërë në vendin e vetë për të cilin deri sot janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme. .Kërkesat e veta absurde/ të cilat dalin nga humbja e tij në zgjedhjet e fundit/kanë filluar të radikalzohen , duke i futur njerëzit e tij në grevë urie, ku këto ditë kishte hyrë edhe këngëtarja Elsa Lila, e cila në vend që të interesohet për karierën e saj si këngëtare ,ka hyrë aty ku nuk e ka vendin fare, duke e përkrahur të shëmtuarën politike të Edi Ramës së cilës i thurë himne lavdie edhe enveristi i pacipë dhe i pispillosuri Paskal Milo.

 

Pas grevës së Elsa Lilës, propaganda socialiste i dha zjarr të madh aktit të saj, por kur ishte fjala për letrën e dërguar Edi Ramës nga një grup shkrimtarësh dhe artistësh të Shqipërisë, kryesocilaisti pa kurrfarë ngurrimi i ofendoi ata aq keq sa që u çuditëm se si ia zinte goja!Sipas kësaj është plotësisht i  qëlluar edhe mendimi i Enver Bytyqit në të përditshmen’’Bota sot’’ ,’’ se për inat të Shqiptarëve do të bëhet Shqipëria’’, e unë do të shtoja edhe Kosova, me ç’rast vehet në jetë edhe thënia e Faik Konicës:Se armiku më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari, gjë që është vërtetuar dhe po vërtetohet dhjetra dhe qindra herë në historinë tonë të dhembshme në të cilën kemi kaluar dhe po kalojmë.

 

Për fat të keq me muaj të tërë Edi Rama po e mban pezull Shqipërinë dhe shqiptarët duke dashur që përmes metodave të ndryshme jodemokratike ta marrë pushtetin e humbur në zgjedhjet e fundit në të cilat fitoi sovrani me verdiktin e tij.Duke mos mundur ta përballojë humbjen , ai vazhdoi misionin e vetë shkatërrimtar donkishotesk me të cilin është duke u bërë i urryer dhe i paduruar gjithkund ku ka shqiptarë.Emri i tij është bërë sinonim i regresit, i kthimit prapa të Shqipërisë dhe i pengesës së mëtejme për të ecur vendi përpara.Ai as që dëshiron t’i dëgjojë thirrjet e shumta që i bëhen nga miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët për herë të parë në historinë njerëzore janë radhitur në anën tonë dhe dëshirojnë që popullin tonë ta çojnë atje ku e ka  dhe ku e kishte përherë vendin.

 

Me veprimet e tij çoroditëse, belbëzimet bajate dhe me fjalët absurde të cilat nuk kanë kurrfarë baze, ai përpiqet të shesë dushk për gogla dhe të bëhet’’interesnt’’pa na dhënë asnjë argument!.Ai vazhdon këngën e vjetër njëvjeçare për ‘’vjedhjen e votave’’duke u bërë edhe qesharak si askush tjetër. Dëshira e tij e madhe për pushtet, duke i shkelur të gjitha rregullat dhe ligjet njerëzore, ka marrë përmasa të çuditshme të cilat /thellë në vetëdijen e tij/ nuk mund t’i aprovojë as vetë, por, siç thonë, ka hyrë në pyll pa sopatë. Herë flet për votat e vjedhura dhe hapjen e kutive, herë flet për gjendjen e vështirë ekonomike , e herëherë e bën fajtor Sali Berishën edhe për punët e Zotit dhe vërshimet në Shqipëri, duke rënë në pozitën e një fëmije të vogël! Se vërtet do të shkonte deri këtu, këtë s’e ka menduar askush më parë, ngase një njeri që i thotë vetes shqiptar dhe që e do sadoqoftë pak atdheun, nuk do të shkonte deri atje ku shkoi ky njeri/vërtet i padefunuar/, me të cilin, jo vetëm që janë duke u çuditur shqiptarët por mbarë bota demokratike!Këto ditë edhe mikja jonë e madhe Doris Pak tha decidivisht ‘’se Edi Rama është duke e penguar liberalizimin e vizave për Shqipërinë’’, prandaj edhe ne kemi faj kur na lindin mendime të ndryshme ‘’se kinse Evropa nuk i dëshiron shqiptarët në radhët e veta nga shkaku se janë muslimanë’’, teori shumë e gabuar dhe e vërtetuar më së miri me bojkotin e fëlliqur të Edi Ramës i cili nuk i jep pesë pare për atdheun e vetë dhe përparimin e tij. Domethënë kot flet Amerika, Evropa, Kosova dhe miqtë tanë të dëshmuar, ngase Edi Rama qenka më i mençuri nga të gjithë ata!

 

Kosova ia ka pas marrë inat Fatos Nanos për nja 2-3 raste të  shprehura kundër saj, të cilat kanë qenë të mjaftueshme për ta urrejtur, por në fund të fundit kur varej fati i Shqipërisë dhe udhëtimit të saj të mëtejmë drejt Evropës dhe integrimeve euro-atlantike, ai u bë bashkë me Sali Berishën duke ia dhënë atij 5-6 vota, për ta zgjedhur kryetarin e vendit, duke u arsyetuar si burrat:Se e dua Partinë time dhe vetëveten por më shumë e dua Shqipërinë’’me ç’rast i fitoi simpatitë e të gjithëve dhe tregoi se vërtet është patriot dhe ka sens diplomatik në kohën e duhur.

 

Shpresojmë se edhe Rama së shpejti do ta kuptojë se në çfarë mishmashi ka hyrë dhe më në fund të mbushet mend për të gjitha veprimet e veta destruktive nga të cilat nuk ka të ndalur..



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx