E merkure, 30.04.2025, 08:54 PM (GMT+1)

Mendime

Kadri Sherifi: Pa koment!

E shtune, 15.05.2010, 07:14 PM


Pa koment!

 

Jam i mendimit se, në republikën e Shqipërisë është e kotë zhurma që po bëhet reth hapjes së kutive. Asgjë nuk do të ndryshohet me hapjen ose moshapjen e tyre. Marëdhëniet mes shqiptarëve të ndarë në dy fronte, ku njëri pret i shqetësuar e tjetri i egërrsuar, do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe më tej. Fatalizëm apo jo, kjo është e vërtetë.

Nuk jam politikan, as edhe antar i ndonjë force politike, por një pjestar i halleve të përditshme ndërshqiptare.

Politika, të dashur shqiptar nuk zhvillohet në rrugë, as në kafene, por në vend të posaçëm, në PARLAMENT.

Në rrugë bëhet fushata zgjedhore; paraqiten premtimet, shahen kundërshtarët etj. ndërsa në kafene bëhen takimet e militantëve për ecurinë e mëtejme të fushatës zgjedhore...

Të nderuar shqiptar: në mënyrë individuale, thireni vetëdijen, bëni pyetje vetvetes; a është vërtet ajo që doni ju! -që në emër tuaj e këkon një grup i një partie politike, kur dihet se premtimet e paraqitura në fushata zgjedhore nuk kanë kufi: premtime që, edhe për njëqind vjet nuk mund të realizohen!!!

Nuk i kundërshtoj premtimet, por së paku të realizohet minimalja e së mundshmes.

Me fjalë tjera ose parë realisht, politika është gënjeshtër e „DOMOSDOSHME“,  pa të cilën (nuk) mund të ekzistojë një shoqëri moderne!

 

Me nderime:

 

Kadri Sherifi (mësues)

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx