E enjte, 01.05.2025, 12:04 AM (GMT+1)

Mendime

Shukri Klinaku: Kush e mori vendimin fatal për mosthemelimin e Frontit Politik të Luftës?

E enjte, 13.05.2010, 09:59 PM


Kush e mori vendimin fatal për mosthemelimin e Frontit Politik të Luftës?

 

Nga Dr. Shukri Klinaku, fizikant, publicist

 

A mund të thuhet se lufta në Kosovë nisi befasisht? Po, mund të thotë një pjesë shumë e madhe e popullit, e cila në saje të politikës pacifiste ishte nxjerrë nga radhët politike. Po, madje do të thoshin edhe shumë organizma politikë të Kosovës, të cilët jetonin me iluzionet e politikës pacifiste, por nuk mnd ta thonë këtë organizmat, të cilat organ izoheshin për organizim luftrak: Lëvija Kombëtare për Çlirimin  e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Lëvija Popullore e Kosovës. Derisa angazhoheshin për organizim luftarak, këta organizma kishin planifikuar edhe plcitjene e luftës. Prandaj, në aspektin organizativ kërkohej seriozitet shumë më i madh   dhe të mos e pritnim luftën pa formimin e organeve të luftës. Është fjala për diçka të thjeshtë, e cila nuk mund të bëhet  lehtë, nga  fillimi e deri në mbarim tësaj.

Organet e luftës nënkuptojnë një front me një bazë të gjërë politike, i cili do të kishte nën kontroll të gjithë resorët e domosdoshëm për mbarëvajtjen e luftës, ndër të cilat edhe ushtrinë. Në atë front do të vendosej për politikën, për përfaqësimin, për financimin, për kmandimin e ushtrisë etj.

Duke u nisur nga ky fakt, LKÇK-ja, sidomos prej vitit 1996 ka kërkuar me ngulm  që të krijohen organet e luftës. E bëri këtë në mënyrë interne në takimet e realizuara me këmb ëngulje të LKÇK-së    n dërmjet krerëeve të organizatave çlitimtare, e bëri nëpërmjet organit të vet, “Çlirimit”, e bëri nëpërmjet të gjitha paraqitjeeve tjera publike  që pati LKÇK-ja. LKÇK-ja, me gjasë e ka tepruar me tentimet për të ndërtuar këto organe, meqë pjesëtarë edhe nga udhëheqja e LPK-së talleshin me angazhimin tonë për themelimin e organeve të luftës.

Arsyetimi, të cilin e jepnin kundërshtarët e mendimit për ndërtimin e organeve të luftës ishte ky: është krijuar ushtria , prandaj kush do luftë, le të futet në UÇK.   

Sado që ne përpiqeshim për të shpjeguar se edhe po të ishte e nivelit çfarë thoshin  (është fjala për vitet ‘96, ‘97), përsëri duhet të shtroeehemi dhe t’i ndërtojmë organet e luftës, seose nuk është normaale që vetëm ushtria të jetë fillimi dhe fundi i organizimit të popullit për çlirim. Me kapacitetet që kishte LKÇK-ja u përpoq të shpjegonte  se nuk ka v vend në botë   në të cilën organ suprem është ushtria. Për të qenë një ushtri efikase i duhen edhe shumë mekanizma të tjerë paralelë që i ndihmojnë asaj, që sëb ashku të gjithë këta mekanizma do ta bënin organin unik të lftës, të cilin e quanim front çlirimtar. Pastaj vendosnin shkaqe banale për mosndërtimin e organeve si ky: nuk ka mundësi të bashkëpunojnë një organizëm që merret vetëm me eletra (e thoshin këtë për LKÇKN-së), me një tjetër që ia  kërset pushkën pushtuesit, fronti është ndërtuar dhe kushdo, le ta marrë pushkën e të shkojë në vijë të tij.

Më parë ishin këto arsyetime që thuheshin nëpër tubime publike nga individë që hiqeshin si të afërt me UÇK-në. Në mënyrë analitike, nëpërmjet n donjë shkrimi, kjo temë nuk është rrahur ndonjëherë nga kundërshtarët e krijimit të frontit çlirimtar. Ndërsa, në vitin 1998 këto u thanë edhe publikisht me komunikata të    ShP të UÇK-së, sidomos në periudhën korrik-dhjetor 1998. Ishte kjo kohë e formimit të drejtorieve pranë ShP-së, me çka politikanët e UÇK-së premtuan  se krijuan organet për qeverisjen e Kosovës.

LKÇK-ja, prej vitit 1996, përpjekjet e para, për bashkëpunim me organizata çlirimtare, natyrisht, i bëri me UÇK-në pasi që asokohe LKÇK-ja dhe UÇK-ja ishin të vetmet organizata që vepronin në Kosovë. Sa mund të thuhej se punët rreth bashkëpunimit ecnin mirë, dilte se dikush duhej pyetur jashtë troejeve të pushtuara dhe se andejmi përgjigj kthehj negative. Në këtë kohë ishte shumë vështirë të përcaktoje se çka është saktësisht UÇK. Megjithatë, LKÇK-ja nuk pushi së kërkuari mundësi për të ndërtuar një udhëheqje të përbashkët për luftën që po afrohej. Këto përpjekje dështuan të gjitha me intervenimin e atyre “çlirimtarëve” që rrinin jashtë trojeve që prisnin për t’u çliruar. Arsyeja: kishte shumë politikanë ushëheqës të UÇK-së që rrinin jashtë. Po të vendosej ndonjë ndërtim organesh unike të luftës, dihej se bëhej për t’u forcuar lufta dhe për të qëndruar udhëheqja brenda, ashtu siç kishte vepruar LKÇK-ja për ushëheqjen e vet prej themelimit. Prandaj po të bëhej kjo, dobësohej, deri në asgjësim, pozicioni i këtyre politikanëve “çlirimtarë” me spastrimin dhe me rrugën e drejtë që do të merrte lufta në Kosovë.

Siç u tha, në mars të vitit 1998 LKÇK-ja me gjithë pakënaqësinë që kishte lidhur me mosbashkëpunimin, u hodh me tërë potencialin në luftë. Pushtuesi serb kishte llogaritur se me të sulmuar ashpër Prekazin do të heshtte shqiptarët që luftonin për liri të Kosovës, pranda duhej dhënë edhe atomi i fundit i enrgjisë  për t’u vazhduar dhe rritur lufta. LKÇK-ja mund të thuhet se dyfishoi numrin e luftëtarëve me armë në dorë me t’u hedhur në luftë.

Më në fund, siç u tha, më 11 maj 1998 në Drenicë nënshkruhet marrveshtja ndërmjet UÇK-së dhe LKÇK-së.

Në një letër të KP të LKÇK-së, dërguar anëtarëve të LKÇK-së pas nënshkrimit të marrëveshjes me UÇK-në thuhej: “Sa i takon Frontit Politik të Luftës kemi rënë dakord që ta bëjmë sa më shpejt. Jemi duke pritur shokët e LPK-së    do të futen b renda në Kosovë dhe ta krijojmë Frontin, si mekanizëm i domosdoshëm për ta udhëhequr politikisht luftën. Këtë domosdoshmëri e kanë kuptuar  edhe shokët e Shtabit Qendror dhe besojmë se shumë shpejt do ta bëjmë realitet”.

Ashtu siç është marrë vendimi nga ana e UÇK-së për një marrëveshje me LKÇK-në, për të futur të gjitha forcat e armatosura nën një komandë, si  edhe për krijimin e Frontit Politik të Luftës, në të njëjtën mënyrë është marrë vendim edhe për shkelje të kësaj marrëveshje, më saktësisht shkelje të asaj pjese, sipas të cilës UÇK-ja  dhe LKÇK-ja  zotoheshin që sa më parë të ndërtojnë një front të përbashkët luftarak me të gjitha forcat çlirimtare.

Që në fillim  ShP i UÇK-së gjente kohë dhe vend të shprehej për çfarëdo çështje dhe përshëndestee veprime të ndryshme publike, ndërsa nuk denjoi të përshëndesë nënshkrimin e marrëveshjes me LKÇK-në për përparimin e luftës.

Dhe, një pjesëtar i LPK-së, ndër shefat e UÇK-së, pjesëmarrës në b isedimet e zhvilluara në Rambuje, në bisedë e sipër, një anëtari të udhëheqjes së LKÇK-së i  tha: ... keni shfrytëzuar nga rasti, kur nuk ishim aty dhe keni nëshkruar marrëveshje, përndryshe edhe atëeherë nuk do ta kishit nënshkruar!

Këshilli i Përgjithshëm i LKÇK-së tentoi t’i vazhdojë kontaktet me Shtabin (pasi që edhe pas marrëveshjes  KP i LKÇK-së nuk kishte qoftë edhe një përfaqësues të vetëm në  ShP të UÇK-së, qoftë edhe si i ngarkuar me ndonjë çështje përfaqësimi që të qëndrojë afër) në mënyrë që të realizohet detara madhore që shtronte marrëveshja. Mirëpo, ShP nuk gjente kohë ta takonte KP-në. Kështu, shumë shpejt u pa se realizimi i marrëveshjes nuk kishte ditë të mira. KP i LKÇK-sëdonte të besonte në realizimin e saj dhe heshti në fillim. Ishin të gjitha ato punë të domosdoshme për t’i kryer: udhëheqja politike unike, organi informativ ditor i luftës, radiostacioni, furnizimi etj., të cilat ishin paraparë në kompetencat e frontit. Të gjitha këto do të ndikonin direkt në rezultatet e luftës në terren; do të bënin një përfaqësim të luftës çlirimtare shumë mëtë denjë, do të obligonin detyrimisht Republikën e Shqipërisë për ndihmë konkrete dhe të hapur (vështirë se mund të akuzohet Republika e Shqipërisë për mosndihmë kur  asaj i janë paraqitur së paku tri, nganjëherë edhe më shumë grupe për të kërkuar ndonjë gjë), do të ndërtonin një politikë të pastër të luftës çlirimtare, fronti do t’i tërhiqte të gjitha partitë në luftë, ose drejt shuarjes, me çka do ta evitonte sigurisht shndërrimin e UÇK-së në subjekt politik,dmth. Në parti politike të armatosur.

Mirëpo, dkush tjetër kishte marrë vendim që ai front të mos ndërtoehej, por të vazhdonte kështu me organe të pandërruara, me njerëz të paemërtuar, që nuk i jepnin llogari ndokujt. Ata që morën këtë vendim i shkaktuan Kosovës shumë humje të mëdha (në njerëz dhe humbje materiale), derisa e detyruan të shtrinte dorën për një autonomi nën Serbinë. Ishte ky vendim fatal për fatin e luftës.

Një ndër pengesat më të mëdha në rrugën e përhapjes së sukseshme të luftës çlirimtare pacifiste, e cla në rrethanat e reja të krijuara me gjak e sakrifica, fare lehtë mund të largohej nga skena politike, madje pa pasur nevojë të derdhet gjak shqiptari, për këtë nevojë kaq jetike për luftën e lirisë. Mirëpo, jo shumë ditë pas marrëveshjes  LKÇK-UÇK merret evesh se në Zvicër qenka takuar  ambasadori amerikan me përfaqësuesit e UÇK-së!!! Në këtë kohë kishte shëtitur edhe Hollbruku, një diplomat jetër amerikan, nëpër bazat e UÇK-së, nëpër Kosovë. Pas takimit në Zvicër, nori Gilbardi për disa ditë me radhë, pak n ga pak fjalët e takimit. Gilbardi në atë takim kishte kërkuar (por edhe ishte kërcënuar) që I. Rugova dhe politika e tij të mos cenohen nga UÇK-ja. Kjo, siç merret vesh më vonë, ishte pranuar nga pala tjetër, gjë që plotësisht përputhej me veprimet e UÇK-së në terren. ShP kritikonte politikën e Rugovës me fjalë, thërriste pacifistët në qiell, por për të ndërmarrë diçka konkrete, nuk ndërmirrte.

Premtimi i dhënë amerikanëve për bashkëjetesë me pacifizmin  shënon disfatën e parë të madhe, në tavolinë të luftës sonë të posanisur.

Me këtë qëndrim, por jo vetëm me këtë, gjen shpjegim faakti që në pozita me peshë në UÇK renditen anëtarë  të deridjeshëm të LDK-, madje edhe anëtarë aktualë të LDK-së (S. Cena, një nga drejtorët pranë ShP-së, anëtar i LDK-së  dhe “deputet i saj nga zgjedhjet e 22 marsit 1998), e në anën tjetër anëtarët e LKÇK-së, pra ata të cilët kishin krijuar organizatën për të luftuar pushtuesin  dhe të inkorporuar në UÇK, bredhin mal më mal, duke marrë pjesë në luftimet ballë për ballë me pushtuesin dhe duke kaluar disa herë kufijtë për furnizim me njerëz dhe armë, nuk mund të vinin në radhë për t’u takuar si duhet me atë që quhej shtab.

Eliminimi i politikës pacifiste, luftës çlirimtare do t’i sillte tri dobi kryesore: brenda Kosovës ideja çlirimtare do të përhapej në çdo pore të Kosovës; Republika e Shqipërisë nuk do të mund të gënjehej dhe të gënjente se po ndihmonte Kosovën, nëse do ta ndihmonte luftën çlirimtare, të cilën gjë e bënte deri sa ekzistonte “kryetari i Kosovës”, të cilin Republika e Shqipërisë e përkrahte;  dhe, bashkësia ndërkombëtare nuk do të kishte alternativë tjetër në Kosovë, pos Frontit Çlirimtar, për të biseduar, kështu që rruga deri te njohja e rezultateve të luftës do të skurtoehej shumë.

Disa ditë pas takimit të zhvilluar në Zvicës, Gilbardi  tha edhe këtë: përfaqësuesit e UÇK-së,  me të cilët u takova në Zvicër, më kanë garantuar se nuk do të ketë sulme në Maqedoni, ku shqiptarët bëjnë shumicën e popullsisë. Ishte kjo disfata e dytë në tavolinë. Sepse, interesi themelor i amerikanëve në rajonin tonë – mbajta sa më gjaatë që është e mundur e zjarrit të ndetur në Kosovë kërkon te që lufta të izolohej, përndryshe, çëshja do të kërkonte zgjishje të shpejtë.

Edhe më parë ishte konstatua se Kosova do ta kishte më lehtë për t’u çliruar sikur të organizohej lufta edhe në trojet e saj në Maqedoni, sepe duke u nisur nga lufta edhe në një shtet të dytë, lufta ndërkombëtarizohej  domosdoshmërisht, sepse vatgu i shteteve qëdestabilizoheshin ishte i madh.

Ishin këto dy premtime dhënë amerikanëve, të cilat gjithësesi i mbyllnin rrugë ndërtimit të Frontit Politik të Kosovës (Kosova me program të LKÇK-së e të LPK-së dhe me fjalë të UÇK-së nënkuptonte të gjitha trojet nën këmbën sllave me shumicë shqiptare). Fronti Politik iluftës do të përjashtonete, pa tjetër, politikën pacifiste dhe do të zgjeronete, pa tjetër, luftën në Maqedoni e tuteje. Por, edhe rasti i skajshëm, në të cilin  fronti eventual do t’i shkilte këto dy pika, n uk u pëlqente amerikanëve, sepse me front politik, shqiptarët do të bëheshin me një organ, me një qëndrim. E, shqiptarët me një organ udhëheqës dhe me një qëndrim do t’u kishin pak nevojë amerikanëve.

Gjithnjë më shpesh nëpër deklarat dhe komunikatat e UÇK-së thuhej se Kosova ka organet e veta shtetërore, duke e përcjellë me sqarimet se në kuadër të UÇK-së ekzistojnë të gjitha organet e shtetit!!  Në tëvërtetë, në kuadër të UÇK-së ishin formuar disa drejtori në varësi të ShP-së, të cilat pretendonin të luanin rolin, krahasimisht, si të ministrave të një qeverie. Mirëpo, ky tentim bëhej pa sukses për shumë arsye, kryesorja e të cilave është se këto drejtori e konsideronin veten të paprekshme në raport me organizmat tjerë ekzistues në Kosovë, edhe pse ishin bërë nga një rreth shumë i ngushtë njerëzish, pra refuzonte kjo “skemë institucionale” të UÇK-së çdo bashkëpunim me cilindo qoftë organizëm në Kosovë. Ndërsa, në anën tjetër, fryma karrieriste që kishte mbisunduar në zbatimn e kësaj  skeme, kishte sjellë përzierje kompetencash (prej çastit në çast ndërronte  qendrat e vendosjes në UÇK), bllokim të punës së organeve, e deri në moskonsolidim të organeve vitale të një organizimi.

Për të mbushur zbrazëtirën që do të duhej ta mbulonte fronti, ShP improvizoi organe me të cilat e zbehu shumë rolin popullor të UÇK-së, si për shembull: shpalli përfaqësuesit politikë vetëm nga një krah politik, madje edhe brenda atij krahu, këtë e bëri pa përzgjedhje, pastaj shpalli fondin e LPK-së fond të vetin, duke lëshuar në këtë mënyrë edhe financat në dorë tëLPK-së.

Këta janë dy hapa “logjikë” të kreut të UÇK-së me të cilët u vulos mosndërtimi i frontit të përbashkët, nga ana formale. Ndërsa, nga ana esenciale, mosndërtimi i fronit ishte vulosur me premtimet që u ishin dhënë amerikanëve.

 

(Shukri Klinaku: “VENDIMI FATAL”, Prishtinë, 2000, f. 103-111)

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx