E enjte, 01.05.2025, 10:19 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Përse vallë nuk proteston edhe Gordon Brown?!

E marte, 11.05.2010, 09:57 PM


Përse vallë nuk proteston edhe Gordon Brown?!

 

Nga Gani Qarri

 

Gordon Brown ka bërë të ditur se e pranon Gjykimin e votuesve dhe se do të tërhiqet edhe nga kreu i Partisë Laburiste. QUDI e pa besueshme por e VËRTETË!

Ndoshta nuk duhet  të quditemi të paktën  edhe nga shkaku se Gordon Brown nuk ësht shqiptar……..

Ndaj, Brown,edhe pse që nga viti 2007 ësht edhe Kryeministër i Anglisë ai tha se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve edhe pse asnjëra parti nuk i kishte fituar ato.

 

Ky ishte gjykimi i votuesve dhe ai respektonte votën e tyre,ndaj jo vetëm se e pranonte verdiktin e Popullit, por ai do të ipte dorheqjen edhe nga kryesimi i Partisë Laburiste.

 

Këte ai e pranonte si pasoj e mosvotimit të mjaftueshëm të partisë së tijë dhe humbja e pjesëshme e zgjedhjeve në këto votime për të cilat ai nuk dëshironte të veprojë “shqiptarisht” ndoshta edhe nga shkaku sepse ai edhe nuk ësht Shqiptar,ndaj në vend të protestave dhe grevës, si konsekuencë e ndjerjes së përgjegjësisë personale,Brown jo vetëm se pranonte rezultatin e zgjejeve ashtu siq përfundua ato, por ai dëshiron të tërhiqet edhe nga kryesimi i Partisë Laburiste, ani pse asnjë parti nuk e kishte fituar shumicën edhe në Angli.

 

Brown u tregua shumë i arsyeshëm dhe siq themi ne shqiptarët “veproi si burrat” sado që ne më shumë kemi fjalë të mira të cilat  jo edhe rrallë me paburrëritë e herëpashershme dhe veprat shumë të dëmshme që shpesh dijmë tia bëjmë Kombit dhe vetes, e vejmë në dyshim edhe përmbajtjen e atyre thënjeve kuptimplota, anipse thënjet janë “shqiptare”

 

Gordon Brown  me aktin e tij u tregua se nuk ishte rastësisht i madhë, dhe si Kryeministër dhe udhëheqës i partisë laburiste, nuk kërkonte tua hidhte fajin të tjerve ,por këte e pranonte si gjykim edhe ndaj tij.Prandaj me gjithë dështimin,ai Popullit dhe Shtetit të tijë nuk dëshiroi ti shkaktonte pengesa në rrugën e bashkimit dhe përparimit.

 

Mjerisht te shqiptarët ësht krejt ndryshe,përkundër asaj se ne jemi kombi më i ndarë më i varfër, i pushtuar dhe coptuar dhe me vuajtje shumë, megjithëate, kundërshtimet dhe lufta ndërshqiptare si që moti as tani nuk di të ndalur!

 

Mjerisht mu tani para se të fillojnë diskutimet për heqjen e vizave Shqipërisë në  fillim të qershorit nga Bashksia Europiane,jo vetëm socialistët shqiptarë që janë hedhur në grevë  por edhe grekët sipas mediave, paskan përgaditur që edhe ata të hudhen në protesta dhe përmes protestave në emër të Autonomisë së Vorioepirit ta pengojnë futjen e Shqipërisë në BE dhe ta destabilizojnë përgjithësisht  Shqipërinë.

 

Vallë a mundë të jetë vetëm KOINçIDENCË koj?!

 

Pra protestave shqiptare së shpejti do iu vikan në ndihmë edhe protestat greke, protesta  që dashkan të mbahen në Delvinë të organizuara  dhe dhëhequra nga Kisha greke me në krye Mitropolitin më antishqiptar,Andreasis dhe ate hiq më larg se me 16 të këti muaji,bile shif ti edhe në kujtim të 17 majit 1914 Protokollit të Korfuzit me të cilin sipas shkrimeve në media qenkësh pranuar atë kohë nga greqia, pavarësia e Vorioepirit e shpallur me 14 shkurt 1914 nga grekët.

 

Protestat greke me priftin grek që do na vika nga greqia si qëllim të përbashkët paskan, ngritjen e qështjes së “pavarësisë” së vorioepirit dhe pengimin e Shqipërisë që pas antarësimit në NATO, të mos arrij të anëtarësohet edhe në BE.

 

Qfar “koinçidence” greva e socialistëve shqiptarë vazhduaka dhe një protestë më e madhe qenka planifikuar me 14 Maj, por a do të përfundoj atë ditë apo do të vazhdojë edhe protesta e socialistëve për tu solidarizuar dhe bashkuar me protestën greke, që në emër të INTERNACIONALES, ta qojnë Shqipërinë drejt ndarjes përfundimtare, që filloi si protestë për votën e “lirë” për të përfunduar me një VORIOEPIR?!

 

Vallë mos ësht ky qëllimi i vërtetë i atyre që mundohen ta fusin gjithë Botën në gjynah se atyre po u munguakan të drejtat,të Drejtat e kujt? Të Vorioepirit?! dhe “liria” …. Për qfar lirie flitet këtu? A mos vallë po luftohet për “lirinë” e Vorioepirit,duke trumbetuar për votën e lirë,qëllimi ësht për të ndarë  Shqipërinë?!

 

Derisa Kosova akoma numëron varret,dhe kërkon eshtrat e të zhdukurve shqiptar nga barbaria sllave, dhe nënat shqiptare përkujtojnë ditët më të errta që përjetoi ky popull,kur gropat e mbushura me shqiptar të masakruar të rritur me aq mund dhe frikë e vuajtje,të cilët i kidnapoi pushtuesi,edhe sot e kësaj dite zbulohen dhe happen për të numruar gjymtyrët e tretura.

 

Edhe pas 11 vitesh tragjedia tmerruese nuk di fund, ngase trupat edhe të mbi 1900 të kidnapuarve shqiptar akoma nuk dihen se ku janë nga fshehja barbare e pushtuesit,të cilit nuk i mjaftoi vetëm masakrimi i tyre,sepse ai dëshiroi edhe zhdukjen tonë si Komb!

 

Shqiptarët në Iliridë me mijëra edhe sot protestuan,duke kërkuar liritë dhe të drejtat e tyre të ndaluara nga pushtuesi sllavo-bullgar,të cilët jo vetëm që nuk gëzojnë përkrahjen as të Pozitës e as të Opozitës,madje as në Kosovë e as në Shqipëri,dhe aq më keq Partia e njeriut i cili jo vetëm se ësht në “pushtet” me sllavobullgarët por shpesh na bie ta shofim të vie edhe në Kosovë,madje na mban aq shumë fjalime me përmbajtje të “stërngarkuar”  patriotike,sa që do na mbyste në vaj sikur mos ta shifnim q`do ditë se sa të drejta iu ka siguaruar ai bashkkombasve tanë dhe të tij në Iliridë, bile nuk e ka për pesë para që edhe Protestën e sotme shqiptare, ta quante të “papranueshme” , Patriotizëm i pa shembullt….ky…..vallë si mund ta quajn veten shqiptar,njerz të tillë,ku vërehet shqiptarizmi te patriot të tillë….

 

Gjendja e pakuptueshme dhe tejet e mjegulluar këtyre ditëve në Kosovë,Padrejtësitë ndaj shqiptarve,në Iliridë,Mal të Zi dhe Kosovën lindore, mosngritja e Qështjes Qame! Memorialet e varrezave të ushtarve grekë në Shqipëri, heqja e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,zgjedhjet serbe në veriun e vendit,ndjekja e Albin Kurtit,paralajmërimet e protestave greke në jug të Shqipërisë,për ngritjen e qështjes së “vorioepirit” dhe pengimin e futjes së Shqipërisë në BE, greva dhe protestat e një grupi socialistësh në Tiranë, paralajmërimi i bisedimeve të reja për “statusin” me Serbinë,gjendja e krijuar plot mjegull dhe friksuese,ditve të fundit në Kosovë, e shumë të tjera,vallë a nuk janë ALARM i mjaftueshëm që më në fund  të gjithë INTELEKTUALËT Shqiptar të bashkuar si një ta ngrisin ZËRIN fuqishëm dhe në mënyr të VENDOSUR ti kundërvihen me gjithë dijen,aftësit dhe mundësit e intelektit të tyre dhe ti dalin përpara këti SULMI frontal kundër Popullit Shqiptar dhe Kombit tonë gjithandej ku ai jeton? Qofshin këta armiq të jashtëm apo të brendshëm!!!

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx