E hene, 29.04.2024, 08:00 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Bojaj: Intervistë me Kastriot Bujupin, përfaqësues politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar

E hene, 10.05.2010, 09:58 PM


Intervista: Kastriot Bujupi, përfaqësues politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar

 

Vetëm bashkimi shpëton kombin shqiptar

 

Çështja kombëtare shqiptare në Ballkan po hyn në një stad të zhvillimit të ri nacional, në kontekst të të cilit bashkimi kombëtar mbetet i vetmi opsion real dhe i domosdoshëm.

 

Nga Ramiz BOJAJ

 

Dihet se shqiptarët me shumë se popujt e tjerë në rajon i janë nënshtruar padrejtësive të mëdha nga të tjerët, duke u copëtuar dhe spastruar etnikisht nw shumë rajone që vazhdojnw tw mbahen të pushtuara nga serbet dhe grekët, e për të cilët politika zyrtare vazhdon të tregohet e heshtuar.

 

Pyetje: Cili është roli dhe funksioni i FBKSH-së?

 

Kastriot Bujupi: FBKSH-ja përpiqet të luajë rol konstruktiv në përputhje të plotë me interesat kombëtare shqiptare në tërë hapësirën shqiptare. Kjo nënkupton rolin stabil me komunitetin ndërkombëtar, por gjithnjë duke ndërtuar një trung të vetëm reagimi për çështjet tona vitale, pavarësisht se ne dy shtetet shqiptare, Shqipëri-Kosovë, kultivohet një kënd i politikws nacionale, në kontekst të të cilit kërkohet politikëbërja që përfshinë interesat nacionale edhe jashtë kufijve ekzistues. Dihet se shqiptarët me shumë se popujt e tjerë në rajon i janë nënshtruar padrejtësive të mëdha nga të tjerët, duke u copëtuar dhe spastruar etnikisht nw shumë rajone që vazhdojnw tw mbahen të pushtuara nga serbet dhe grekët, e për të cilët politika zyrtare vazhdon të tregohet e heshtuar.

 

Pyetje: Ku është përqëndruar aktualisht FBKSH-ja?

 

Kastriot Bujupi: Pas formimit më 2002, FBKSH-ja, shtrinë aktivitetin e vet në të gjtiha trojet etnike shqiptare, por edhe në diasporë. Ne do t’i perdorim të gjitha mjetet politiko-diplomatike, pa përjashtuar edhe format tjera (ushtarake), për të arritur bashkimin kombëtar, si e drejtë historike dhe njerëzore. Ne si forcë, jemi përqëndruar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë dhe dhe Çamëri. Duke bashkërenditur forcat tona nacionale do të angazhohemi që të arrijmë konkretizimin e planit tonë për bashkim kombëtar, si i vetmi mjet shpëtimi nga orekset e fqinjëve ndaj territoreve tona, por edhe si mbrojtje për të gjithë bashkëkombasit tanë, të cilët në njërën formë ose tjetër janë dëbuar nga shtëpitë dhe trojet e veta etnike jashtw shteteve ekzistuese tw Kosovws dhe Shqipwrisë.

 

Pyetje: Si i shihni rrjedhat e fundit në Maqedoni?

 

Kastriot Bujupi: Ne jemi dëshmitar tw shtimit të dhunës maqedonase kundër popullatës shqiptare, në kontekst të të cilit vërehen edhe disa grupe-lëvizje, të cilat shprehin pakënaqësinë e tyre kundër represionit dhe provokimit sllavomaqedonas. Mirëpo, pavarësisht rrjedhës së ngjarjeve, FBKSH-ja nuk ka dorë në asnjërin grup veprues atje. Ne jemi të vetëdijshëm se shteti maqedonas vazhdon të provokojë tej mase shqiptarët, duke u imponuar perdorimin e simboleve maqedonase, ndalimin e perdorimit të shqipës si gjuhë zyrtare e forma të të tjera provokuese, pwr tw arritur kulmin edhe me formimin e enciklopedisë shtrembëruese e shpifese. Prandaj, FBKSH-ja dërgon mesazh për më shumë syçeltësi dhe organizim më të mirë në mbrotjtje të interesave shqiptare atje, sepse koha ecën shpejt dhe nuk lejohen qe sërish të rreshqasin në gabime të ndryshme që dëmtojnë interesat tona.

 

Pyetje: Cili është raporti i FBKSH-së, me politikën zyrtare shqiptare, Tiranë-Prishtinë?

 

Kastriot Bujupi: Ne, pas disa problemeve qe patëm mes vete nga ndarja e një pjese e strukturës sonë e cila formoi parti politike, kemi vendosur që të vazhdojmë me perkushtimin tonë të diplomacisë ekstreme për të arritur në konkretizimin e programit tonë për bashkim kombëtar. Me 24 prill, kemi mbajtur kongresin e FBKSH-së, ku kemi pasqyruar pikëpamjet tonë politike e diplomatike. Ne nuk përfaqësojmë interesat e asnjë grupi ose partie politike, por vazhdojmë të kultivojmë programin tonë në interes të kauzës sonë kombëtare.

 

Pyetje: Çfarë ndodhi me AKSH-në.

 

Kastriot Bujupi: Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, celulat e frontit ushtarak qe ishin para nesh, e panë të udhes se nuk ka vend për AKSH-në, as në Shqipëri e as në Kosovë. Me këtë rast ne kemi zgjedhur mënyrën diplomatike për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, por pa përjashtuar nevojat qe mund të paraqiten në këtë aspekt. Në kosovë gravitojnë forca të shumta të NATO-s dhe Policisë së Kosovës, dhe ne mendojmë se këtu ka mjaft siguri për qytetarët tanë.

 

Pyetje: Cilat janë raportet tuaja me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë?

 

Kastriot Bujupi: Ne jemi të interesuar që të ruajmë respektin afatgjatë me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vazhdojmë t’i konsiderojmë miq të mirë për aq kohë sa vazhdojnë ta ndihmojnë popullin tonë dhe Kosovën.

 

Pyetje: A shihet KFORi, ose BN-ja si pengesë e bashkimit kombëtar?

 

Kastriot Bujupi: Jo, edhe pse ndërkombëtarët mendojnë se shqiptarët duhet të qendrojnë në këtë pozitë ekzistenciale. Pavarësisht ekzistimit të dy etniqendrave politike shqiptare, Kosovë-Shqipëri, mendoj se çështja shqiptare në Maqedoni, Çamëri e Kosovë Lindore, nuk ka mbështetjen e duhur të lidershipit politik zyrtar. FBKSH-ja nuk pajtohet me padrejtësinë që u bëhet shqiptarëve në trojet e veta etnike në territoret jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Shqiptarët u ndanë padrejtësisht dhe drejtësia duhet qe sërish t’i bashkojë. T’i përkujtojmë fjalët e Eduard Grejt, se “Nëse populi shqiptar vetëdijësohet për padrejtësitë qe ne u kemi bërë, Ballkani do ta ketë vështirë të jetoj në paqe afatgjatë”.

 

Pyetje: A ekzistojnë edhe mjete tjera, mendoj ushtarake, për konkretizimin e planit të bashkimit kombëtar?

 

Kastriot Bujupi: FBKSH-ja do të përpiqet qe me mjete politike të arrijë në konkretizimin e planit të bashkimit kombëtar. Ne jemi të vetëdijshëm për rrezikun e vazhdueshëm që po i kanoset kombit tonë nga të katër anët, andaj ne kemi plane shumëdimensionale të veprimit. Ne nuk jemi ata qe dëshirojmë luftë. Por nëse na imponohet kjo do të reagojmë edhe me forca të armatosura. Është e quditshme se si politika zyrtare në Prishtinë dhe Tiranë, vazhdon të tregohet e heshtur ndaj rrezikut permanent qe po i kanoset kombit dhe trojeve tona.

 

Pyetje: A mendoni se Ushtria Shqiptare në Shqipëri dhe FSK-ja në Kosovë, janë në shërbim të kësaj kauze, apo mendoni për veprime sovrane?

 

Kastriot Bujupi: FSK-ja dhe Ushtria Shqiptare, janë dy taborre ushtarake të dy shteteve shqiptare, qe funksionojnë në bazë të politikave zyrtare. Ne kemi vizione dhe plan veprimi që shkon pertej interesave shtetëror ekzistenciale. Shqiptarët nuk mund të pajtohen qe gjithmonë të jetojnë të përgjëruar nën përrallën e prishjes se qetësisë. Stabiliteti i Ballkanit nuk mund të jetë i garantuar pa zgjidhjen e çështjes çame dhe të Kosovës Lindore. Padrejtësia nuk mund të jetë çështje përjetësisht e ngrirë. Këtë do ta kuptojmë të gjithë herët a vonë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora