E enjte, 16.05.2024, 05:53 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Arianit e Armen Gashi, nxënës dhe futbollistë të talentuar

E premte, 07.05.2010, 09:29 PM


ME  NXËNËSIT  TANË    DIASPORË

 

ARIANIT  E  ARMEN GASHI, NXËNËS  DHE FUTBOLLIST    TALENTUAR

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Populli shqiptarë i Kosovës gjatë tërë kohës sa ishte nën regjimin barbarë serbosllav, hoqi t'zitë e ullirit për shkak të dhunës, represionit, rrahjeve, burgosjeve e dënimeve drakonike që u shqiptonte regjimi kriminel serb.Për shkakë të dhunës e represionit që ushtrohej ndaj shqiptarëve ata u detyruan të emigrojnë nëpër shtete të ndryshme të Europës e më gjërë. Nji numër i madh  i refugjatëve (ekonomik dhe politikë) erdhi edhe në Gjermani. Shumë familje shqiptare për t'i shpëtuar dhunës që ushtronte pushteti serb u detyruan t'i marrin me vete edhe fëmijët. Ne mesin e shumë familjeve shqiptare që për shkak të dhunës që ushtroi pushteti serb u detyrua ta lë Kosovën dhe të vendoset në Gjermani, është edhe familja Gashi nga Prizreni. Ne kësaj radhe do të shkruajmë disa rreshta për sukseset e dy vëllezërve: Arianit Gashi, lindur me 20.06.1987, dhe Armen Gashi, me 6.08.1991 në Prizren. Arijaniti gjatë bisedës me dhembje të madhe rrëfente për atë që kishte përjetuar e parë gjatë luftës në Kosovë. Ushtarë, policë, paramilitarë me maska e pa maska .., mbillnin t'merr e frikë tek populli shqiptarë. Shtëpi të djegura, njerëz të rrahur, plagosur e të vrarë. I shihja duke luftuar me jetën dhe vdekjen dhe s'mund t'ju ndihmoja, ata vdisnin për nji pikë uji. Ne për t'mos i shqetsuar këta nxënës me të gjitha ato të liga që i kishin ndodhur popullit shqiptarë në Kosovë, ndrrojmë temën e bisedës. Arianit, na tregoni kur keni ardhë në Gjermani ? Në Gjermani - Bad Buchau, kemi adhur  në vitin 1993, ku gjindemi edhe sot. Posa arritëm në Gjermani, pasi i kryem obligimet ndaj shtetit gjerman, unë fillova t'i ndjek mësimet në shkollën gjermane-klasën e parë. Mbrenda një periudhe të shkurtë kohore unë jo që arrita ta kuptoj por edhe ta flasë mirë gjuhën gjermane. Gjatë kryerjes së shkollës fillore unë isha në mesin e nxënësve më të mirë në shkollë, si në mësime gjithashtu edhe në aktivitete të lira. Isha ( e jamë akoma edhe sot) pjesëmarrës i të gjitha kuizeve të diturisë, përfaqësoja shkollën në grupin; e historisë, fizikës dhe të matematikës (për të gjitha këto Arijaniti, posedonte dëshmi me shkrim, mirënjohje, falenderime, diploma, shpërblime, etj).

 

Pasë kryerjes së shkollës fillore Arianiti, regjistrohet në gjimnaz drejtimi   ekonomik në qytezën Bad Salgau ( 13 - km largë qytezës Bad Buchau). Edhe në gjimnazë, Arianiti është ne mesin e nxënësve më të mirë. Ne dhomën e mësimit të Arianitit dhe Armenit, vitrinat ishin te mbushura me mirënjohje, falenderime, kupa të fituara në gara arsimore, sportive, artikuj te shumtë të shkruar në gazetat gjermane, si ne ato; shkollore, lokale, regjionale deri tek ato republikane. Pasë orarit të mësimit vëllazërit Gashi, merren me aktivitete sportive - futboll. Arianiti mbi 6 - vite është duke luajtur futboll në ekipin e qytetit K.F. Bad Buchau. Kurrë nuk do ta harroj ndeshjen për kupë të Gjermanisë (kuptohet të rinjët) në mes ekipit tim dhe K.F. Bajern Mynhenit, ku unë arrita të shënoj golin e fitores për ekipin tim. Pasë asaj ndeshje disa klube futbollistike kanë shprehur interesim për t'më angazhuar në ekipet e tyre. Edhe Armeni vijon mësimet në klasën e tetë dhe është ndër nxënësit më të mirë në shkollë. Duhet cekur se vëllëzërit gashi flasin një gjuhë të pastër shqipe. Kur ne i pyesim se prej nga e flisni ju aq bukur gjuhën shqipe, kur dihet se në qytezën tuaj nuk ka shlkollë plotësuese shqipe dhe vite te tëra ju se keni vizituar Kosovën ? ! Po, është e vërtetë xhaxhi Ramiz, se tek ne s'ka shkollë plotësuese shqipe dhe vite te tëra se kemi vizituar Kosovën. Por ,duke ju falenderu prindërve të cilët çdo herë me ne, kanë komunikuar në gjuhën shqipe, dhe kanë kërkuar nga ne që çdo herë të dëgjojmë emisione që emitonte RTSH-rë, dhe RTK-ës, pastaj duke e lexuar gazetën kombëtare "Bota sot" ne kemi arritur që të flasim në gjuhën shqipe. Kur ne i pyetëm se cilat janë dëshirat e tyre, ata njëzëri deklaruan. Dëshira jonë më e madhe, të kthehemi për t'i ndihmuar Kosovës ( pasë kryerjes së fakultetit dhe doktoraturës). Arianiti kishte një rezon të gjërë njohurish dhe gjatë bisedës sonë na bënte pyetje të ndryshme të cilat kalonin caqet e plan-programit për moshën që ai kishte.

 

Punuar me 2.05.2010                          

 

Weingarten-Gjermani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora