E shtune, 27.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Mendime

BDSH: Kërkesë SHBA-ve dhe BE-së

E marte, 04.05.2010, 09:46 PM


KËRKESË SHBA-ve DHE BE-së

 

(Përmes misioneve të tyre diplomatike në Shkup)

 

- Kërkesë që Kryeministri aktual i Maqedonisë, N. Gruevskin, të futet në “listën e zezë amerikane” dhe në “listën e zezë të BE-së” si person që planifikon, që ushtron dhe që mbështetë dhunën institucionale kundër shqiptarëve në Maqedoni, që nxit konfliktet ndëretnike dhe ndërfetare dhe që pengon implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

 

- Kërkesë që SHBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësuese në Marrëveshjes së Ohrit, të organizojnë një Konferencë Ndërkombëtare me qëllim që Maqedonia të ndalojë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve dhe të ushtrojnë presionet e domosdoshme për të imponuar zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

 

Të nderuara Zonja

Të nderuar Zotërinj,

 

Në disa raporte qeveritare dhe të organizatave për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut Qeveria e Maqedonisë denoncohet si shkaktar kryesor i nxitjes së konflikteve ndëretnike dhe ndërfetare.

Që nga ardhja në pushtet (2006), VMRO e Nikolla Gruevskit ka mobilizuar tërë arsenalin e vjetër antishqiptar për të degraduar pozitën politike, ekonomike sociale dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoni:

-          U ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar;

-          Deklaroi publikisht në parlament se gjuha shqipe asnjë herë nuk do të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni;

-          Organizoi ekspedita policore dhe ushtarake kundër vendbanimeve shqiptare, që kulmuan me masakrën e Brodecit;

-          Intensifikoi proceset e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe ish ushtarëve të UÇK-së në veçanti;

-          Vazhdoi diskriminimin e shqiptarëve në punësim;

-          Pengoi investimet në vendbanimet shqiptare;

-          Intensifikoi plaçkitjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të biznesmenëve shqiptar;

-          Filloi fushatën e mbjelljes së kryqeve ortodokse në territoret e banuara me shumicë shqiptare;

-          Imponoi mësimin e gjuhës maqedonase për nxënësit shqiptar nga klasa e parë e arsimit fillor;

-          Imponoi heqjen e mbishkrimeve në gjuhën shqipe;

-          Imponoi përdorimin e gjuhës maqedonase në administratë dhe ndaloi gjuhën shqipe;

-          Ndërmori shumë vendime tjera që janë në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Kjo politikë nxitëse e konflikteve ka krijuar një situatë eksplozive ku shkëndija më e vogël mund të ndez një konflikt me pasoja të pallogaritshme.

Të brengosur nga kjo situatë, misionet e SHBA-së, BE-së, NATO-s, dhe OSBE-së në Shkup

nga “të gjitha palët të dyfishojnë përkushtimin e tyre ndaj harmonisë ndër-etnike dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të shkaktojë tensione”.

Kjo kërkesë u përshëndet nga shumica e forcave politike në Maqedoni. Pos Nikolla Gruevskit, i cili e injoroi publikisht duke deklaruar se “Reagimi i komunitetit ndërkombëtar nuk ka të bëjë me te”.

 

Ai nuk u ndal me kaq. Me veprime konkrete ai dërgoi mesazhe të qarta se nuk është i interesuar të ndërpres nxitjen e konflikteve.

Në vend të amnistisë dhe ndërprerjes së proceseve të montuara gjyqësore, që do të kishin ulur tensionet dhe revoltën e shkaktuar nga logjika e diktatit politik mbi gjyqësinë, ai urdhëroi Gjykatën e Shkupit që të dënojë edhe tre shqiptarë me burg të përjetshëm.

 

Të nderuara Zonja

Të nderuar Zotërinj,

 

Kjo politikë antishqiptare dhe antidemokratike e VMRO-së dhe e liderit të saj z. N. Gruevskit

paraqet aventurë të rrezikshme politike që destabilizojnë vendin dhe rajonin,

Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga SHBA-të dhe BE, si ndërmjetësuese në Marrëveshjen e Ohrit, që Kryeministrin aktual të Maqedonisë z. N. Gruevskin ta fusin në “listën e zezë amerikane” dhe “listën e zezë të BE-së “si person që planifikon, që ushtron dhe që mbështetë dhunën institucionale kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe që pengojnë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

 

Të nderuara Zonja

Të nderuar Zotërinj,

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar konsideron se SHBA-të dhe BE-ja,  si ndërmjetësuese në Marrëveshjen e Ohrit, duhet të organizojnë një Konferencë Ndërkombëtare me qëllim që Maqedonia të ndalojë aplikimin e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve dhe të ushtrojnë presionet e domosdoshme për të imponuar zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje.

 

 

Bashkimit Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

3 maj 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora