Mendime
Gani Qarri: Sihariqet e pa njohura të ngjarjeve në Kosovë
E shtune, 01.05.2010, 09:58 PM
Sihariqet e pa njohura të ngjarjeve në Kosovë
Nga Gani Qarri
Kohët e përfoljeve për zhvillimet në Kosovë, sa vijnë e ashpërsohen duke u përcjellur edhe me ngjarje të reja dhe mjaft shqetsuese për banorët e mbetur as në tokë e as në qiell.
Shpresat e banorve të shumë vuajtur Shqiptar për një ardhmëri më të mirë, nga zhvillimet e ngjarjeve të fundit,jo vetëm se shkrihen si vesa para diellit por ato edhe po mbështillen me vellon e një dëshprimi të madh e të përgjithshëm, duke u përcjellur me zhgënjime të përditshme,për të cilat nuk ka komente e as shpjegime të nevojshme,duke ju hapur rrugë spekulimeve,të cilat jetën në Kosovë e bëjn edhe më të mistershme.
Politikanët shqiptar, si duket më së afërmi e kanë barkun dhe interesat e tyre personale dhe mjerisht harrojnë se një pjes e madhe e këti populli,jetojnë në kushte shumë të vështira.
Madje ata si duket nuk preokupohen fare as me problemet e pjesës së pushtuar të veriut të vendit nga agjenturat e sigurimit serb, e që siq po e tregon edhe praktika e përditshme, Kosovës do ti duhet që për kohë të gjat, të luftojë me të gjitha mjetet për shtrirjen e kontrollit shtetëror edhe në atë pjes të vendit.
Vënja e rendit dhe ligjit kërkohet edhe me Kushtetutën e Kosovës, që të shtrihet pushteti në të gjitha pjesët e vendit,e edhe në ato që sot seriozisht e rrezikojnë ardhmërinë e Shtetit të cilin me shumë dhembje dhe përpjekje e ka arrit ky Popull i shumëvuajtur.
Por, Shteti dhe Organet e sigurisë së tijë,në vend se ti largoi nga vendi ata që sot e sa vite rrezikojnë sigurin dhe tërsinë teritoriale të Kosovës, mjersiht,Policia e vendit ,duke mos respektuar as traditat e varrimit dhe as ritin e nderimit të përcjelljes së kufomës,ndërhynë në mënyrën më brutale të mundshme,dhe tentohet në kohën dhe vendin, ku nuk do duhej, duke bër “luftë” me popull për arrestimin e Udhëheqësit të Vetvendosjes,Albin Kurti ,duke tentuar burgosjen e tijë,në një mënyr që as ësht parë e as dëgjuar në traditat shqiptare,deri më tani.
Madje mu në varrimin e një atdhetari,sqi ishte Ali Aliu,që tër veprën dhe jetën e tij ia kishte kushtuar Atdheut dhe qështjes së pazgjidhur shqiptare.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo gjendje e mjerueshme qfare vazhdon të jetë, befasi e radhës për shqiptarët ishte edhe mënyra spektakolare e veprimit të EULEX-it,gjat kontrollimit të ministris së transportit dhe telekomunikacionit,për shkakun se përse dhe mënyrën se si u intervenu edhe pas gjithë asaj që ndodhi, dihet shumë pak apo fare.
Edhe komentuesit dhe analistët që ishin thirrur për të analizuar ngjarjet e fundit në RTK nuk kishin informata,madje disi na befasoi Behlul Beqaj,duke thën se nuk do ta thoshte ate që mendonte për rastin në fjalë! por do ta thoshte ate që e kishte menduar mirë,për ta thën ?!
Në anën tjetër ,agjenturat serbe sidomos në veriun e pushtuar të vendit,pas heqjes nga përdorimi të antenave të telefonisë ilegale serbe në Kosovë nga pjesa jugore e ibrit,ata në pjesën veriore të Kosovës së pushtuar nga ta, jo vetëm që shetisin me uniforma qetnike serbe,duke rrezikuar rendin dhe qetsinë,dhe shkruar parulla antishqiptare,por formacionet e tyre ushtarake kan shpallur luftë,duke e sfiduar shtetin tonë hapur, ku në mënyrë të organizuar edhe kanë hedhur në erë hiq më pak se pesë antena të telefonisë legale të rrjetit IPKO-të Kosovës dhe bile kët të fundit sipas mediave me raketahedhës.