E marte, 30.04.2024, 05:21 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Ismail Kadare, ky njeri i veprave të mëdha

E hene, 26.04.2010, 09:58 PM


ISMAIL KADARE, KY NJERI I VEPRAVE TË MËDHA!

 

Nga Gani Qarri

 

Një Kombi vogël, siq jemi edhe ne shqiptarët,me gjithë dëshirën dhe nevojën e madhe që ka për njerz të mëdhenjë  jo vetëm me “trup” por  edhe me vepra nuk i ndodhë  edhe aq shpesh që të lindë njerz të tillë si Shkrimtari ynë  i njohur  shqiptar me famë botërore, zotri Ismail Kadare.

Si sot, edhe në kohët më të vjetra,mjerisht Kombi ynë kishte pak njerz të tillë,të cilët rrallë herë ishin të kompletuar -kombëtaisht, për të mos  qitur interesat e tyre personale  të momentit  mbi të gjitha interesat tjera e edhe mbi ato kombëtare, duke u shërbyer herë herë , si me dijen ashtu edhe me arritjet e tyre edhe interesave të huaja.

Koha e rilindasve tanë të nderuar,bëri kthesa të mëdha pozitive duke shënuar një faqe të ndritur në historinë e Kombit Shqiptar,ku personalitete të njohura shkrinë dijen dhe mundësit e tyre duke unifikuar forcat e përbashkta pa dallim besimi, dhe krahine, për shpëtimin   e trojeve tona,duke u përpjekur deri në vdekje ,për bashkimin dhe çlirimin e të katër vilajeteve shqiptare në një Shtet të përbashkët , në Shqipërinë etnike.

Për veprën dhe përpjekjet   e tyre që ta çlirojnë ,bashkojnë dhe pavarsojnë  Atdheun, edhe sot shkëlqejnë, emrat e atdhetarve të njohur të pushkës dhe penës, edhe pse disa mjerisht edhe u vranë nga vetë shqiptarët siq ishin; Bajram Curri ,Luigj Gurakueqi e Hasan Prishtina e të tjerë, duke luftuar me të gjitha mundësit e tyre vetëm e vetëm për shpëtimin e kombit dhe truallit shqiptarë gjithandej ku ai shtrihej.

Por gjithë ato sa arriti  kombi ynë me luftë e gjak dhe përkundër të gjitha përpjekjeve të gjithanshme të heronjëve të pushkës dhe penës , për shkak të ndarjeve dhe  luftërave të mbrendshme ndërshqiptare,duke mos arritur kurr të krijojnë një forcë dhe udhëheqje të përbashkët gjithkombëtare,siq thotë edhe i madhi Faik Konica,ate që shqiptarët e fituan me luftë e humbën në tavolinat e bisedimeve.

Ndaj duke parë kët gjendje luftrash dhe ndarjesh ndërshqiptare,duke mos dashur  që as para interesave madhore të atdheut,edhe atëherë kur ati  i kanoseshin rreziqe të mëdha,shqiptarët nuk e donin bashkimin por në radhë të par vinin luftën  për dominim dhe interesat e tyre grupore,Faik Konica nga dëshprimi i madhë qysh atëher deklaronte se; “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. Ironia e Konicës nuk kursente njeri, madje mu ata për cilët kishte vlerësim më të madh,ai ndaj tyre ishte edhe më kritik,e që ne nuk e bëjm dot sot.

Edhe pse, kohët dhe rrethanat  kanë ndryshuar  dhe jetojmë në  fillim shekullin XXI,mjerisht  duhet ta pranojmë se ndarja e shqiptarve vazhdon njejtë si në kohën e luftës së Skënderbeut, si gjat veprimtarisë së  Rilindësve tanë të nderuar,përpjekjeve dhe luftës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të cilës Gjykata Kushtetuese e Kosovës së lirë me një vendim të saj të kohëve të fundit ia hoqi edhe Emblemën, deri në sjelljet e sotme të pa korordinuara  shqiptare nga të cilat çështja kombëtare shqiptare ende mbetet e pazgjidhur në Ballkan.

Edhe pse që në kohët e tij  patrioti ynë i shquar Hasan Prishtina thoshte se ora Vendimtare dhe e madhe  historike”,ka ardhë dhe ajo duhet shfrytëzuar,që të mos na humbet Shqipnija Etnike, si atëherë edhe tani, kjo Orë e madhe Vendimtare na ësht përsëritur disa herë por nuk patëm lider që do të dinte ta shfrytëzonin për bashkimin e kombit,ngase ndarjet ndërshqiptare,grupore e partiake nuk e lejojnë një gjë të tillë duke vazhduar edhe sot.

Për kët arsye besoj se me shumë të drejt edhe i madhi Faik Konica,duke parë sjelljet e shqiptarve që  atëherë,ai deklaronte se Popullin shqiptar një kohë e shpëtoi feja,se po të mos ishte ajo,ky komb do të ishte shumë më i madhë se që ësht, por nuk do të ishte më Shqiptar. Por  edhe sot anipse vërtetë  Kombi ynë siq ishte edhe përpara, ësht edhe tani i rrethuar me shumë armiq, por  siq shprehet edhe Faiku i madhë , mjerisht armiku  më i madhë i vetvetes-jemi vet ne ,janë ndasit tona të mëdha mbrenda kombëtare,ësht  lufta jonë e mbrendshme dhe mosbashkimi ynë.

Politikan të tillë grupe dhe parti kemi sa të duash,të cilat si parim e kanë luftën e pa kompromis në mes veti,derisa me ata që rrezikojnë vendin dhe ardhmërin tonë kombëtare,bëjn kompromise edhe atëherë kur  ato janë të rrezikshme për  vendin dhe kombin.

Shembujt më të freskët janë luftrat me karakter partiak e grupor që vazhdojnë  me intensitet në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, derisa kompromiset si marrveshja detare me greqinë, heqja e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, veprimi i hapur dhe i papenguar i agjenturave serbe “strukturave paralele” të cilat ende mbajnë nën sundim një pjes të mirë të Kosovës, memorialet e varrezave të ushtarve pushtues grek, në Shqipëri derisa grekërit kërkojnë derdhjen e gjakut shqiptar,mjerisht Shteti Shqiptar po të njejtën ditë, thirrjeve të tyre u përgjigjet me miratim memorialesh.

Kujt tjetër i mbeti që tu tregoj grekërve dhe gjith armiqve të shqiptarve,se nuk pajtohej me racizmin e tyre të shprehur hapur  për të saten herë kundër nesh,përpos njeriut të veprave të mëdha,Shkrimtarit me renome botërore, zotri Ismail Kadares?!

Vetëm ai, thirrjes së ministris së kulturës greke për pjesmarrje në një prezantim në Athinë si një ndër shkrimtarët  më të mdhenjë me renome ndërkombëtare, për datën 19 Prill të këti viti, ky njeri i veprave të mëdha, zotri Ismail Kadare, pas parullave raciste greke  dhe një klime të tillë antishqiptare , e cila është larg çdo gjurme të qytetërimit europian, iu përgjig  me një JO të Vendosur.

Në arsyetimin e mospjesmarrjes zoti Kadare u shpreh hapur  se shkak i drejtpërdrejtë  i refuzimit të ftesës, ishin parullat raciste  antishqiptare  nga ushtarakët grek në Athinë me 25 mars 2010 (nëse jo edhe për të tjerët) për njerz të mëdhenjë siq ësht Zoti Kadare, ato parulla  nuk ishin thjesht vetëm fyese, por edhe të papranueshme, dhe si pasoj edhe shkak i refuzimit të ftesës greke,nga ana e  këti HAVELI-Shqiptar , veprat e të cilit janë përkthyer në mbi 100 gjuhë të huaja, anë e mbanë botës.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora