E merkure, 30.04.2025, 03:26 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Aksioni i armëve

E shtune, 24.04.2010, 07:59 PM


AKSIONI I ARMËVE

 

Nga Halit Bogaj

 

Ishin ditët e kobshme të vitit të zi/1956/ kur satrapi Rankoviq e kishte shpikur edhe’’Një margaritar’’tjetër me të cilin ua nxinte jetën shqiptarëve.Ishte një kohë stuhike në të cilën njerëzit nuk dinin se kah t’ia mbanin dhe si ta gjenin armën e kërkuar nga aparati i egër shtetëror serb, i cili, në atë vitë të tmerrshëm të historisë sonë të përgjakshme i rrinte mbi qaftë shqiptarit si Shpata e Demokleut. Barbarët e pashpirtë serbë e kishin planifikuar në mënyrë precize vazhdimësinë e maltretimit të popullit tonë, duke i kërkuar prej tij pikërisht ato që nuk i kishte! Kërkoheshin pushkët të cilat prodhoheshin në fabrikat famëkëqia të Serbisë, por edhe ndonjë Karbinë italiane!Ata e dinim se nuk kishim armë, por qëllimi ishte tjetërkund. Kërkohej shkaku për t’u rrahur dhe për t’u maltretuar edhe njëherë populli ynë si gjithmonë , të  cilin  e kishin lënë fuqitë e mëdha’’Nën mbikëqyrjen’’e tmerrshme të një shteti barbar, siç ishte Serbia e kralëve të vjetër dhe të rinj serbë të cilët e ndërronin vetëm gëzofin, kurse në esencë ishin po ata që kishin  qenë gjatë ekzistencës së tyre të përhershme që nga ardhja në trojet tona të lashta. E zbuluan pra’’Një margaritar’’tjetër të pa parë të cilin mund ta bënte vetëm mendja e tyre e sëmurë e cila ishte në gjendje që përherë të riprodhonte’’Zbulime’’të tilla aq morbide të cilat lëshoheshin si re të zeza mbi qenjen tonë kombëtare të pambrojtur nga askush.Pra vendi dridhej nga një termet i ri për të cilin nuk kishim menduar se do të ndodhte edhe pas dhjetë vitesh nga përfundimi i Luftës së dytë të cilën me plot gojën  e quanin kinse’’Luftë çlirimtare’’të të gjithë popujve të këtyre hapësirave. Nuk kishim menduar se mund të ndodhte një diçka e tillë aq çnjerëzore vetëm kundër një populli që nuk ia bënte askujt asnjë të keqe, përveç që i mbronte të drejtat e veta dhe jetën e familjarëve të vetë, siç ndodhi rasti me Luftën e Shaban Polluzhës të provokuar nga vetë Serbia.

 

Pra gjatë Aksionit të armëve, i shihnim baballarët tanë të  ngrysur në mendime dhe në ofshama të thella tek pinin duhan. I shihnim nënat tona të përlotura për ngjarjet që rridhnin çdo ditë në atë vit tragjik në të cilin burrat e tyre/etërit tanë/ i’’trajtonin’’në skutat e errëta dhe në bodrumet e stacioneve  policore të Kosovës. Ku mbetej krenaria e njerëzve tanë në një çmendi të tillë të ushtruar ndaj tyre?!Ku mbetej durimi dhe trimëria e njohur shqiptare?!Gjithçka ishte e pamundur, ngase si mund të luftohej me një aparat të tillë shtetëror i cili priste ndonjë kryengritje të re për ta bërë kërdinë e sërishme si ajo e pasluftës në Drenicë! Si të luftohej me një aparat të tillë djallëzor dhe me një regjim kanibalist i cili ishte përherë i etur për gjak shqiptari, siç u pa edhe në kohën e sotshme të cilën e kemi shumë të freskët?!Si të luftohej me një regjim i  cili punonte fshehurazi, por duke e pasur përkrahejn e heshtur të miqëve të tij të shumtë dhe të shtetete më të fuqishme të botës?!Kush lodhej atëherë për të ashtuquajturat’’Të drejtat e njeriut’’të cilat shkeleshin sa mundeshin në të gjitha vendet e ish bllokut komunsit?!Ishte pra një kohë shumë e përshtatshme për persekutuesit tanë që mendonin se ishin’’Shtet demomokratik’’, kurse bënin kërdi ndaj një populli dhe një vendi që administrohej me dhunë prej tyre. Dhe, prapë sipas tyre, kush do të mund të thoshte se shqiptarët e Kosovës e kishin keq nën’’kujdesin ‘’e Titos?! Në vendin e atij, që demek na kishte çliruar nga fantazma e zezë hitleriane! Ishte e vërtetë se u këndohej kënga’’çlirimtare’’, por mos të ishin aleatët perëndimorë dhe zbarkimi i tyre në Normandi, natyrsiht edhe bombardimi nga qielli i qyteteve gjermane, në hamam të hyrës do ta çlironte Titoja Jugosllavinë!”Pra të frustruar nga’’Fitorja e tyre çlirimtare’’, por në kurriz të tjetërkujt, fashizoidët serbë , dhjetë vjet pas përfundimit të luftës e shpikën Aksionin  e lartëpërmendur me të cilin e sollën Kosovën edhe njëherë në buzë të varrit.Pra  vetëm ne e dinim’’Se sa mirë e kishim’’dhe po më duket se po  e shoh veten në atë mëngjes kur në dhomën e shtëpisë sime të ndërtuar me gurë, ku flenim unë dhe vëllezërit e mi, në këndin e dhomës  ishte e vendosur një pushkë e gjatë e cila duhej të dorëzohej atë ditë në stacionin policor të komunsë sonë.Papritmas, në atë mëngjes të ftohët dimri, hyri babai dhe e mori me nxitim atë pushkë.Ndoshta i ishte shitur edhe dikujt tjetër që të shpëtonte nga maltretimet.Kush e di?E dinin vetëm prapaskenat e netëve të zeza pa dëshmitarë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx