E enjte, 28.03.2024, 09:38 PM (GMT)

Mendime

Bekim Rexhepi: 700 milion për rrugën apo fabrikat!

E hene, 19.04.2010, 08:57 PM


700 milion për rrugën apo fabrikat!

 

Më këtë gjendje padrejtësie duhet të kishte reagime më të forta politike nga të gjitha anët, sepse sovraniteti nuk falet, e nëse kemi bërë sadopak sakrificë për vete, atëherë ta mbrojmë të drejtën që na takon të vetëvendosim për vetën. Nëse vendet mike na ndihmuan duke e mbrojtur vetën e tyre në Kosovë, atëherë le të lirohen nga mos liria jonë për të mos vetëvendosur ne për vetën tonë.

 

Nga Bekim REXHEPI

 

Mbase këtë lloj pyetje nuk e bëmë publike, dosido nuk e justifikon verbërinë e elementëve institucionale që të tregoheshin kaq të papërgjegjshme, duke vendosur një shumë të lartë të hollash, qe padyshim se do të varfërojnë të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovë. Rrugët janë të nevojshme, për këtë nuk ka mëdyshje, por se gjithashtu nuk ka kenë rruga prioritet për Kosovën se sa mund të ketë kenë një numër i madh fabrikash që do të mund të ndërtoheshin apo mund të rikonstruktoheshin tani për tani.

Katalogimi i ekonomisë Kosovare as qe mund të mendohet më këtë politikë, e cila sikur mban iluzione të thella, se gjërat e mira për ekonomin vetvetiu do të vijnë në vendin e duhur. Ankorimi politik dhe sensasivë është dhe mbetet sipërfaqe e qulltë e ëndrrave në një sistem të pa definuar siç ka aktualisht Kosova. Kompleksitet sa vije dhe shtohet, kur politika aktuale e përvetëson edhe mendimin altruist të gjendjes iluzioniste në Kosovë. 700 milion epen për një autostradë në mes të Kosovës, qe lidhë Shqipërinë me Serbinë. Ndërsa qytetarëve në Kosovë më këta miliona euro, do të mund ti kthehej një ngrohtësi më direkt nga vendit dhe pushteti, sikur ky i fundit do ta kishte interesin e qytetarit në planë. Pushteti më këtë rrugë prej 700 milionësh, padyshim se ja lehtëson dhe mundëson vetvetes më shumë interesin, madje duke i hapur shtegun dhe lidhjen më të mirë me Serbinë e Greqinë, te cilat mbeten akoma vende antishqiptare.

 

Politika e diktatit

 

Duhet pranuar qe qytetari është ngopur tashmë me ngarkesa afektive të ideve simbolike, dhe strukturat e (pu)shtetit duhet të krijojnë se paku atë ngrohje të domosdoshme tek të gjithë qytetaret, sepse ndryshe shteti për ta nuk do të duket një krijesë reale po vetëm një shtet popanz*. Nëse atdheu fillon me lirinë, atëherë mund të konstatojmë se ne akoma nuk kemi liri të vërtetë dhe gjithashtu as dhe shtet të vërtetë. Largimi i forcave ushtarake serbe nga Kosova dhe i gjithë pushtetit okupues serb, krijuan një pamje lirie për shqiptaret, madje kjo liri edhe pas njëmbëdhjetë viteve duket e brishtë, e pasiguritë. Pse duket kështu? Duke larguar forcat okupuese serbe, u instaluan ato të KFOR-it, me një administratë shumë arbitrare dhe të padrejtë, pikërisht duke ushtruar trysni mbi shumicën shqiptare, e cila e ka të drejtën absolute për të qeverisur me territorin në veçanti, sa lirshëm dhe aq pavarur. Po ta bënim një pyetje të tillë do të dukej e pakuptimtë! A qeverisin institucionet e Kosovës lirshëm dhe pavarur? Jo vetëm intelektuali, por edhe një qytetar i thjeshtë, do ta konstatonte me pak fjalë se institucionet e Kosovës janë popanz*. Sovraniteti në Kosovë, padrejtësisht i takon EULX-it dhe jo kombit shqiptar në Kosovë. Më këtë gjendje padrejtësie duhet të kishte reagime më të forta politike nga të gjitha anët, sepse sovraniteti nuk falet, e nëse kemi bërë sadopak sakrificë për vete, atëherë ta mbrojmë të drejtën që na takon të vetëvendosim për vetën. Nëse vendet mike na ndihmuan duke e mbrojtur vetën e tyre në Kosovë, atëherë le të lirohen nga mos liria jonë për të mos vetëvendosur ne për vetën tonë.

Problemi me përcaktimin e pushtetit ka qenë dhe do të mbetet kushti themelor i vetëvendosjes politike, mes centralizimit të territorit në shërbim të kombit dhe të atdheut, ka edhe deformim, i cili e klasifikon politikën tonë si një politikë popanz*, e cila synon në njëfarë mënyre të “decentralizoj” territorin, i cili edhe kështu siç funksionon është decentralizues, ngase nga politika popanz*, nuk centralizohen dot; as territori dhe as politika. Në fakt centralizohen vetëm të drejtat e shqiptarëve që janë të drejta të tyre sublime. Beteja kombëtare po përplaset me një betejë të pakuptimtë politike, dhe kështu siç e kemi duket e qartë se kemi vetëm një politikë fund e krye popanz*. Mbase, një politikë të tillë e kërkonin dhe/ose të gjitha strukturat okupuese të Serbisë në Kosovë. Ajo politikë për të kenë popanz* u sfidua deri në një sakrificë të rëndë, dhe mbase duhet sfiduar edhe EULX-in, qe dallon disi vetëm nga mënyra represive e politikës nënshtruese. Nuk duam qe ata të cilët nga interesi i tyre, madje më shumë i tyre, që mbi fatkeqësinë tonë, ruajtën dhe fytyrën e tyre, të kthehen pamëshirshëm edhe me një jodashuri nga ne, në përçmues, në armiqësor, dhe të fyhen deri në atë masë sa të duken “armiq të radhës” mbi lirinë dhe mbi atdheun tonë. Sikur të mos ishte kështu, nga politika aktuale nuk do ta kuptonim me kaq lehtësi tendencën e luhatjes së idesë së kombit, kur vlerat degradohen dhe kur përfaqësimi i idealit çdo ditë zbehet përballë qytetarit shqiptar. Ndofta Kosovës po i ndodhë një kolonizim më modern imperialist.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Bujupi: Fjalimi i lexuar në demostrat Ilir Dardani: Shqiptaret, Rugova dhe Vatikani Hilmi Saraçi: Sistemi zgjedhor dhe zbatimi ligjor në shtetin e pavarur të Kosovës Gani Qarri: Miti i durimit dhe padrejtësitë e ndërkombëtarve ndaj shqiptarëve në Kosovë Adnan Abrashi: Sundimi i ligjit, apo sundim përmes ligjit?! Bardhyl Mahmuti: Feja dhe religjioni! Sprova kombëtare si mision hyjnor! Haxhi Osmanaj: Arroganca diplomatike nuk ndihmon interesat reciprok Agim Vuniqi: Grigja e qengjave të tulatur dhe bariu Ejup Ceraja: Kardinali i Kishës Katolike Romane, Walter Kasper, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës për hir të Kishës Ortodokse Serbe Bep Kuqani: Rreth deklaratës së qendrës islame shqiptare të Michiganit Faik Krasniqi: Ri-bashkimi i Shqiperise eshte Natyrale Albin Kurti: Zallqi Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora