E premte, 19.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja!?

E hene, 19.04.2010, 09:58 PM


Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja!?

 

Nga Refik HASANI

 

Komuna e Medvegjës është një ndër tri Komunat e banuara me shqiptarë,krahas Bujanocit dhe Preshevës . Në delegacionet që po marrin pjesë për takime me Qeverin e Republikës së Serbisë,në Tiranë,në Prishtinë,por edhe vizita të shpeshta nëpër Evropë dhe Amerikë , harrohen përfaqësuesit nga Komuna e Medvegjës , herë të qëllimshme  e herë jo .

 

*****

 

Ky shkrim është edhe një lloj reagimi me rastin e fundit që një delegacion nga LDD-ja vizitoi Bujanocin , kurse ky delegacion jo që nuk e pa të arsyeshëm ta vizitoj Medvegjën por nuk e pa të arsyeshëm as të ftoj dikend  nga Komuna e Medvegjës të marrë pjesë në këtë takim.Po ashtu , kjo nuk pati përmisime kur një delegacion nga Bujanoci dhe Presheva erdhi dhe u takua me liderin e AAK-së në Prishtinë , po ashtu edhe në këtë përbërje mungonte dikush nga përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja.Në këto takime përveqë gabimit të pafalshëm mungonin përfaqësusei shqiptarë nga Medvegja,por edhe asgë nuk u tha konkretisht që duhet të shtrohet lidhur me kërkesat e tona të ligjshme .Po ashtu ishte shumë gabim kur në këto takime,dy liderët e partive opozitare të Kosovës z.Daci dhe z.Haradinaj nuk ditën e as nuk patën guxim t'ju japin ,,leksione " lidhur me marrjen pjesë apo jo ,që shqiptarët të pranojn dhe të formojn këshillin Nacional sipas ligjeve serbe në fuqi . Këto takime në këtë formë të gabuar u përsëritën,pasi diplomacia shqiptare dhe politika e Kosovës ka obligim ta mbroj , shtroj dhe ngrisë shumë drejtë çështjen e shqiptarëve të mbetur nën administrimin e Serbisë në të gjitha nivelet ndërkombëtare.Ju kujtojm që këto dy lider ishin në krye të institucioneve të Kosovë  z.Haradinaj ishte Kryeministër , z.Daci ishte Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe asgjë nuk u përmisu gjendja e plotësimit të drejtave individuale dhe kolektive të tyre .

 

Deri më tani nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë nuk arritë së paku nga dy parlamente të bëhet ndonjë deklaratë apo pse jo edhe nga një rezolut lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e Serbisë .

 

Harres pas harrese , ku të njëtin gabim bëri edhe z.Ilir Meta ZëvendësKryeministër i Shqipërisë , ministër i punëve të jashtme dhe Kryetari LSI- së ,gabimi fatal i tij ishte se e harroi ta vizitoj Medvegjën !.Edhe atëher edhe tash jo vetëm këto tre lider të partive nuk arritën ta kuptojn kompleksin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët nga Krahina shqiptare e mbetur nënë  administrimin e Serbisë. I kujtojm opinionit se edhe në takimet e më hershme me presidentin e Kosovës z.Fatmir Sejdiu delegacioni i lartë ishte në përbërje vetëm nga Presheva dhe Bujanoci ! ,kurse nga Medvegja mungonte përfaqësuesi. Nëse vazhdohet që edhe më tej përfaqësuesit shqiptarë të Mevegjës të mos marrin pjesë në kuadër të delegacioneve shqiptare të Preshevës dhe Bujanocit është më tepër se një harresë.Mospërfshirja e përfaqësusve nga kjo Komunë ka kuptimin shumë të dëmshëm,me lemente dhe premisa të mos përmendet , dhe lënja e shqiptarëve të Medvegjës nën mëshir të askujt , sikur kemi mbetur pa përfaqësues shqiptarë nga Medvegja.Dëmi më i madhë është duke i bërë edhe kjo formë e harresës nganjëherë e qëllimshme.Dikush do të mendonte se edhe nuk është e obligueshëm të ketë përfaqësus shqiptarë ga Medvegja,por më mirë që i dinë banorëtë vendor hallet ,askush nuk mund ti identifikoj dhe ti shtroj drejtë.Dëmi do të jetë shumë i madhë nëse vazhdohet me këtë avaz , fajtor që përfaqësusesit shqiptarë nga Medvegja nuk po përfshihen,së pari është nga vetë shiptarët vendor,por faji bjen edhe mbi bartësit dhe liderët e institucioneve të Shqiparëisë dhe Kosovës.Në këtë rastë humbësit më të mdhenjë jan vetë shqiptarët nga Medvegja, por edhe ata nga Presheva dhe Bujanoci .Përveqë aspekteve të përbërjs së delegacioneve , duhet të kihet parasysh që edhe duhet të dilet me një qëndrim:Shqiptarët duhet a po nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet për parlament të Serbisë.Po ashtu shqiptarëve ju duhet apo jo formimi i një Këshilli nacional në kuadër të ligjeve egzistuese të Serbisë. Në këto takime nuk po përmendët fare Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992,sakrifica e banorëve shqiptarë dhe lufta e bërë nga  UÇPMB-ja dhe Marrëveshja e Konçulit .Po harrohet që këto troje dita ditës po zbrasen me të madhe në mënyrë të heshtur.Serbia nuk ka plane,strategji dhe platform as për inegrimin e shqiptarëve dhe kthimin e të zhvendosurve,as për lejimin e përdorimin të gjuhës shqipe, simboleve dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet sipas numrit të përbërjes.Nuk ka vullnet të hapë një universitet publikë në gjuhën shqipe dhe të investoj në rregullimin dhe përmisimin e kushtevenë  këto tri Komuna shqiptare me zhvillimin më të ulët në Serbi .Shteti Shqiptarë dhe i Kosovës duhet ti njohë dhe mbroj këto çështje fundamentale .Por kur po harrojm përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja,sikur na jepë të kuptojm që këto të drejta vështirë do ti kërkojm .I kujtojm lexuesve se para pakë ditësh në Medvegjë ishte një delegacion i nivelit të lartë në krye me presidentin z.Boris Tadiq . Kjo vizit e Tadiqit në Medvegjë ka domethënje të mira për serbët e mbetur në Komunën  e Medvegjës , por kjo tingëllon kjartë që shqiptarët kan mbetur të pa krahë , të pa zot dhe nuk i din dhe nuk ka kush ia qan hallet e tyre . Sipas regjistrimit të vitit 2001 shqiptarët me 26,8 %  , e  përbëjnë numrin e përgjitshum të popullsisë të Komunës së Medvegjës.Duhet cek se regjistrimi i popullsis ka ndodh pas shpërnguljes dhe dëbimeve masive të shqiptarëve të Medvegjës ku mbi tetë mijë i lëshuan trojet e tyre.Pas regjistrimit të popullatës u shpallen zgjedhjet e lira në vitin 2002 në të cilat morën pjes edhe shqiptarët e Medvegjës .Kuvendi Komunal i Medvegjës përbëhet nga 35 Këshilltarë , kurse shiptarët në zgjedhjet lokale të 11 majit 2008 përfaqësohen dhe kan tetë  (8)  Këshilltarë  . Shqiptarët qeverisin me një drejtori të drejtoratit edhe Nënkryetari i Kuvendit është shqiptarë,me ligjë duhet të praktikohet edhe përdorimi i dy gjuhsisë edhe gjatë seancave të Kuvendit dhe prej vitit 2003 Këshilltarët shqiptar në Kuvendin Komunal mundë të diskutojn edhe në gjuhën shqipe.

 

Me të drejtë popullata shqiptare e Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të presim nga shteti i Shqiptarë dhe i Kosovës dhe nga dy Akademitë tona  që kemi  obligim ,të shtrojm  dhe mbrojm drejtë  çështjen e shqiptarëve.Mbi të gjitha Prishtina  duhet të konsiderohet si  kryeqitet jo vetëm i kosovarëve por i të gjithë shqiptarëve anekëndë  kufijve të ish–ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora