E premte, 29.03.2024, 07:39 AM (GMT)

Mendime

Sokol Demaku: Përse urrejmë?

E merkure, 21.04.2010, 08:58 PM


PSE URREJMË?

 

Nga Sokol Demaku

 

Përse urrejmë dhe cka është urrejtja?

Një ndjenjë e fortë armiqësie për dike a për dicka. Dëshirë e fortë për ta parë tjetrin keq.

Urrejtja eshte nje ndjenje perbuzjeje shume e madhe ndaj një përsoni,ose diçkaje që i takon atij apo përsonit të tretë!

I perket si perfundim nje dëshire shkatarrimi te të mirave materiale të njejëzve dhe të jetës së vet njeriut për te cilin ndjejme neveri dhe hakmarrje.

Urrejtja shume herë është konsideruar si një reaksion paragjykimi i ashtuquajtur i “drejt” ndaj nje situate të krijuar nga njerëzit ose mjedisi që na rrethon dhe pasi e marrim si të tillë na duket e drejtë të urrejmë dhe na duket normale të reagojmë dhe të bëjmë keq!

Sot në ditët moderne është aktuale!

Pse urrejmë?! Keni urrejtur dike? E për cfarë motivi apo shkaku, cka fshihet pas?

Mendoni qe është e drejtë që të urresh? Si mendoni të luftohet urrejtja?

Nuk mund të këtë ndonjë kundërshtim që urrejtja është emocion i fuqishëm i qenies njerëzore. Urrejtja është e vjetër sa vet ekzistenca e njeriut. Është lëkundur gjatë valëve të civilizmit njerëzor dhe jeton në të quajturën botë e modernizuar, apo botë e civilizuar si do e quajm ndryshe tani.

Por cfarë e ka mbajtur urrejtjen gjallë?

Janë shumë gjëra, në vecanti diferencat e kulturave dhe feve të ndryshme të cilat janë sot prezente në botën moderne e të cilat janë kultivuese të urrejtjes, janë ushqyesit e urrejtjes.

Janë ata apo ato të cilat embajnë gjallë në shpirt këtë të keqe njerëzore, të cilën e konsiderojnë si një të arritur, por në të vertetë duhet të jetë e kundërta.

Urrejtja ndodhë kur kulturat dhe fetë e ndryshme mundohen të jenë mbizotrues ndaj të tjerëve, kjo është ajo cka sot e shkatrron jetën njerëzore. Urrejtja, në formën e saj me të rrezikshme, ndodhë kur dhuna përdoret për të arritur mposhtjen e diferencave, apo kur dhuna përdoret për realizimine  qellimeve makabre. Kjo ka arritur të shkatërroj jetesën njerëzore, të shkatërroj cdo gjë që egziston, cdo të mirë që ka krijuar njeriu apo nejrëzimi.

Shumë lloj përgjigjesh janë ofruar rreth fenomenit "urrejtje".

Njerëzit që urrejnë, dëshirojnë të arrijnë të pamundurën dhe ata janë konsumuar nga pamundësia për të arritur atë. Të gjithë jemi njerëz, me komplekse të bazuara në përcaktime fatale që bota nuk e falenderon vlerën e saj të vertetë. Por njerëzit nuk mund ti kuptojnë këto dhe mu për këtë tek njerëzit krijohet frika.

E frika urrehet!

Në qoftë se urren një parti politike sepse ti mund të humbësh influencën, pasurinë, privilegjin, atëhere kjo frikë mund të ndezë ose nxis urrejtjen.

Pse do uresh një individ, cfarë të shtynë në këtë?

Kjo don je studim të thellë sepse kjo ndodhë sot në kohën bashkohore te urrehet njeriu.

Po, kishte qenë më mirë kur njeriu të gjelozoj ne punë e jo të urrej njeriun.

Kjo është e pafalshme.

Urrejtja mund të bëhet shumë e pa arsyeshme. Rrezikshmëria më e madhe e urrejtjes është se mund të ndërpres punimin e qartë te mendjes. Urrejtja mund dhe shumë herë ka udhëhequr në prirje fizike, në akte fizike dhe akte dhune, në vdekje, në shkatërrim. Një gjë është e qartë, ne nuk mundemi dhe nuk duhet që ta luftojmë urrejtjen me urrejtje. Është e vertetë, që kur urrejtja prodhon luftë, nuk ka asnje mënyre tjetër vecse ti kthehemi në një mënyrë të njejtë. Përndryshe, urrejta duhet luftuar me tolerancë, kuptim, arsyeshmëri dhe paqë.

Urrejtja është pra fatale e është edhe aktuale në shoqërit njerëzore, në ato sho¨qeri të cilat ende gjenden në fazen fillestare të zhvillimit të tyre “flitet kështu” por me te vertetë nuk është kështu se ne sot nuk kemi shoqëri të cilat janë fillestare, prandaj nuk mund ti besojmë kësaj teze qorre.

Pra kur urrejtja i drejtohet pa marr parasysh motivet dhe paprekshmërinë e të urrejturit dikujt atëherë kemi të bëjmë me këtë tip urrejtje pra “urejten qorre” apo ndoshta mund ta quajme ndryshe urrejtjen  bashkohore.

Kjo urrejtje dallon nga inati. Shpesh inatosjet me kalimin e kohës mblidhen dhe shpërthejnë në urrejtje. Mirëpo kjo mund të ndodhë edhe pa vetëdije. Urrejtja eshte një ndjenjë përbuzjeje shumë e madhe, ndaj një përsoni, ose diçkaje të atij përsoni si tham edhe më lart! I përket një dëshire shkatërrimi të përsonit, pasurisë, apo është ajo për të cilin ndjejmë neveri dhe hakmarrje. Urrejtja eshte e lindurë dhe e percjellë dhe është prezantuar gjithmonë në këndveshtrimin e një reagimi të tmerrshëm, shkatarrues dhe një marrje lirie e tjetrit. Megjithate në civilizimin e sotëm, urrejtja konsiderohet pak më negative sesa konsiderohej më parë! Ne fjalorin tonë të përditshem"te urresh" është nje gjendje inati, e justifikuar ose shpjeguar nga një reaksion i pakontrollueshem ndaj një situate ose një përsoni, i cili ka bërë një "gabim të papranueshem", ndaj atij që e urren!

Urrejtja është emocion njerëzorë që paraqitet si afekt i agresivitetit të mbledhur kundër një personi ose ndonjë grupi shoqërorë.

Por në të vërtetë kjo lloj sjelljeje është gjykuar nga shumë analiste dhe psikologë si diçka jo e drejtë,e vjetër dhe tepër paragjykuese.Urrejtja është e lindur dhe e percjellë dhe prezantuar gjithmonë në këndveshtrimin e një reagimi të tmerrshëm, shkatarrues dhe një marrje lirie të tjetrit.

Megjithate në civilizimin e sotëm, urrejtja konsiderohet më negative sesa konsiderohej më parë!

Ne fjalorin tonë të përditshëm"të urresh" është nje gjendje inati, e justifikuar ose shpjeguar nga një reaksion i pakontrollueshëm ndaj një situate ose një përsoni, i cili ka bërë një "gabim të papranueshëm" ndaj atij që e urren!

Por deri me sot askush nuk ka një diagnozë të saktë për urrejtjen dhe per zhdukjen e saj sepse ajo është edhe më prezente sot se dje.

Më mirë sot në kohën bashkkohore të dashurojmë se sa të urrejmë, pra largoju të ligës, largoju

krimit se në shoqërit e civilizuara nuk duhet të ketë vend.

Duhet të ketë vend për dashuri, miqësi, mirëqenje, paqë e jo “Urrejtje”!

E tek ne është sot e kundërta!!!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora