Mendime
Ramiz Dërmaku: Të mënjanohen sa më parë dukuritë negative në diasporë
E marte, 27.04.2010, 09:58 PM
ATY KËTU NDËR NE
TË MENJANOHEN SA MË PARË DUKURITË NEGATIVE NË DIASPORË
Nga: Ramiz DËRMAKU
Institucionet e Repoblikës së Kosovës dhe ne sot duhet bërë përpjekje maksimale që t’i krijojmë qendrat për punë sociale, të cilat do të merren me probleme të tilla sociale dhe t’i bindin partnerët që të jetojnë së bashku, por kurrë pa u përdorë dhuna, presioni , forca në raste të tilla. Është detyrë urgjente e organeve kompetente të republikës së Kosovës që sa më parë ta kryej këtë detyrë e cila për çdo ditë po lëshon rrënjë në Kosovë, trojet tjera etnike shqiptare dhe Diasporë.
Viteve te fundit gjithnjë e më shumë po rritet numri i fëmijëve (jetimëve) në Kosovë,trojet etnike shqiptare e mërgim, nga shkaqe të shumta; shkurorizimi i prinderve të tyre, martesa me femra të huaja për shkak të leje qendrimit ( rregullimi i letrave ) në disa shtete të perendimit, disa po ndahen nga pasojat e luftës, disa të tjerë për shkakë të gjendjes së vështirë materiale si dhe shumë faktorë tjerë. Sot shtrohet pyetja ?
Rasti tjetër është kur dy të rinjë nga rrethi i Ferizajt dashurohen në mes vete marrëzisht, R.R, dhe E.H, mbi katër vite kalojnë së bashku. Mirpo rrëfen E.H, pasi ai shkoi në gyrbet i dashuri im ndryshoi edhe bisedat telefonike, nuk më thrriste , shumë pak bisedonte me mua. Unë shumë shpesh i vizitoja familjen e tij, ata silleshin shumë mirë ndaj meje. Mirpo me kalimin e viteve ai jo që i rralloi thirrjet telefonike por edhe kur unë e thrrisja ai nuk kishte koh të bisedonte me mua, si intersohej fare për mua dhe një ditë të diele 10 10 të vitit 2009 ,a komunikoi lajmin e zi duke thënë; Gjeje një tjetër dhema ndërpreu telefonin.E shqetsuar tej mase e thirra në telefonin celular dhe ate të shtëpis por i shkyqi nga rrjeti e më vonë edhe i ndërroi numërat dhe kështu më trathtoi mua. Shkurrorëzimet, martesat me femra të huaja(ne shumë raste edhe me gra të moshuara) janë bërë modë-përditshmëri. Një numër i të rinjëve (aty ka edhe të moshuar) prishin kunorën në Kosovë e vijnë për tu kunorizuar në shtetet e perendimit për ti rregulluar letrat sa për të marrë lejen e qëndrimit në ato shtete ku jetojnë e veprojnë. Kështu i ndodhi edhe R.S, nga Dardana e cila një kohë të gjatë jetoi dhe krijoi familje në Kosovë, kishte tre fëmijë. Ajo shtonë; Pasi ne arritëm në Gjermani, bashkëshorti im filloi të lazdrohet, kthehej vonë në shtëpi i dehur, ushtronte dhunë ndaj meje e fëmijëve. Kjo “dramë“ zgjati mbi dy vite, ato dy vite i kalova në burgë shtëpiak. Më vonë e kuptoi tërë rrethi ynë familjar e më gjërë. Orvatesha ti tejkaloj ato momente të vështira për hir të fëmijëve, por kohëve të fundit filloi ta përdor forcën (më rrahte). Ka shumë raste kur mërgimtarët tanë, bëjnë martesa gjëja për ti rregulluar letrat e ato po bëhen realitet. Si shkaqe kryesore të ndarjeve janë; vetëdija e ultë kombëtare, interesi personal, xhelozia, mungesa e edukatës familjare, jo arsimimi, mendjemadhësia, mungesa e këshillave nga entet speciale, si dhe shumë faktorë të tjerë. Prandaj organet kompetente të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duhet sa më parë të krijojnë qendrat për punë sociale të cilat do të merren me probleme të tilla sociale dhe ti bindin partnerët që të jetojnë s’bashku, por jo duke e përdorë forcën. Është tragjike thotë,
Punuar me 24.o4.2010
Weingarten - Gjermani