E marte, 30.04.2024, 08:55 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Ambasadori i SHBA Z.Kristofer Dell "Princ Vidi" i Kosovës!

E hene, 26.04.2010, 09:58 PM


Ambasadori i SHBA Z.Kristofer Dell "Princ Vidi" i Kosovës!

 

Nga Fazli Maloku, mësues

 

Nëse çdo qytetar i Kosovës sedo pak me kujdes i ka përcjell veprimtaritë e z.Dell në muajt e fundit, nuk e ka vështirë të nxjerr konludimin se ky njeri është i gjithëpushtetshëm dhe jo vetëm që i injoron totalisht istitucionet e Kosovës të dala nga vota e lirë e popullit,në mënyrë demokratike,duke e krijuar edhe shtetin demokratik të pranuar ndërkombtarisht,por në rolin e një "Princ Vidi" të Kosovës vepron siq thot popull " Vet vendos e vet vulos"duke i shfrytëzuar me mjeshtri Qeverinë servile të Kosovës me kryeservilin Hashim Thaçi,Parlamentin mjeran me kryemjeranin Jakup Krasniqi,e të mos flasim për ministra e Qeveri komunale!Ky zotëri,fut në "listën e zezë"një Qeveri Komunale (rasti i Komunës së Vitisë) për të vetmin "faj"se nuk e pranon Decentralizimin në bazat etnike (rasti i formimit të komunës së Kllokotit-komunë etnikisht serbe)e shumëkomuna tjera serbe anë e kënd Kosovës.Rasti më flagrant është ai i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me vendimin e saj të turpit për heqjen e Ëmblemës Kmunale më simboln e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,e cila nën ndikimin e këtij "princi"ia plotësoi dëshirën një parlamentari komunal,me kombësi turke,në Ansamblenë Komunale të Prizrenit,i cili e turpëroi gjithë kombësin e vet me këtë ide naciponaliste e shoveniste,që nga Stema Komunale e Prizrenit të largohet ëmblema e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,me arsyetimin se nuk i përfaqëson të gjitha minoritetet e Prizrenit!!Absurd i llojit të vet! Por nuk ka faj as ky mjeran parlamentari ngase populli ynë i urtëna mëson:" Të keqit ia jep gishtin-ai ta kap dorën"!! Po si nuk del një burrë i dheut e t'ia tregojë vendin këtij ambasadori -"hamshor",për të ia bërë të ditur se ai këtu përfaqëson një shtet dhe në popull mik të shqiptarëve ndihma etëcilit është e admirueshme për çdo shqiptar.Si duket harron z.Dell se shqiptarët sot nuk janë të 1913-tës,e as të 1945-tës,se ata sot gëzojnë shtetin e tyre demokratik të pranuar ndërkombtarisht si dhe institucionet e të gjitha niveleve ani pse mjaft servile dhe të padinjiteshme,të krijuara në themelin e gjakut të mijëra dëshmorëve të shumë brezave që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit(1878)e gjerë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,e cila kulmoi me liri e pavarësi të Kosovës e jo të dhuruara as nga z.Dell apo Della të tjerë!!Por edhe ky zotëri nuk ka shumë faj ngase Kosovës edhe pas 11 vjetësh çlirim i mungon i zoti i shtëpisë.Kinezët e kan një fjalë të urtë e cila thot:"Kur mungon daci (maçorri)në shtëpi,mijtë hedhin valle"!Ndërsa populli ynë i urtë thot:" Mikun kur të hynë në shtëpi,ndëroje,respektoje,por mos e lejo të të bëhet zot shtëpie"!

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora