Mendime
Shefik Sadiku: Reagim kundër shkrimit të Azemi Vllasit në Gazetën Koha Ditore
E marte, 27.04.2010, 09:57 PM
Reagim kundër shkrimit të Azemi Vllasit në Gazetën Koha Ditore
Nga Shefik Sadiku
Drama historike e Kosovës, shkurt - mars 1989
E lexova me vëmendje këtë shkrim të Azem Vllasit Komunistit Jugosllavë i cili ka pas hequr dorë nga përkatësia Kombëtare për Karrierë politike ! Këtë e dëshmon edhe Martesa e tij, e cila nuk ka qenë e rastësishme prej "Dashurie", por, me tendencë të trashjes së "vëllazërim-bashkimit"në mes Kombeve dhe Kombësive të Jugosllavisë, e cila udhëhiqte politikë diskriminuese sidomos për Shqiptarët, dhe vetëdije e ulët e brezit të kalibrit të Azemit dhe pararendësve të tij. Ja disa fakte:
-Më 27 .11.1968 në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës (duke i përfshirë të gjitha trojet shqiptare në Jugosllavi) u organizuan demonstrata për barazi të njëmendët të “Kombësisë” Shqiptare në Jugosllavi dhe avansimi i saj në KOMB dhe Kosova të barazohej me Republikat tjera në Federatën Jugosllave, Azemi u pozicionua Kundër këtyre Demonstratave dhe vazhdoi karriera politike e tij....
-Prej vitit 1971 kur filluan ndryshimet e amendamenteve për Kushtetutë e deri në Miratimin e saj në vitit 1974, Azemi me Narodni herojat si: Fadil Hoxha, Mahmuti, Mehmet Maliqi, Sinan Hasani, Hajredin Hoxha e shumë pinjollë komunistë Jugosllavë u përcaktuan për “Kombësi” dhe për “Autonomi” të Kosovës, e jo për Komb dhe as për Republikë, në kuadër të RSFJ-së.
-
-Azemi, iu gëzohej shumë arrestimeve të Armiqve të Jugosllavisë, IRREDENTISTËVE Shqiptarë, prej vitit 1968, 1973, 1975, 1978, 1981
-Azemi mburrej me përcaktimin politik Jugosllav- antishqiptarë pas Demonstratave të marsi-prillit - 1981 dhe nxitonte sa më shpejtë të deklarohej dhe t'i shpallte armiqësore se friksohej se mos, nëse KOSOVA do të bëhet Republikë ky dhe sorollopi i tij (komunist jugosllavë në radhët e shqipfolësve) nuk do të kenë vend, gjithnjë udhëhiqeshin nga ndjenja shoviniste serbe me të cilën ishin edukuar dhe arsimuar nga i dashuri i tyre Tito, me Çetnikët e Serbisë dhe programeve politike antishqiptare si: Garishanini (1864), Vaso Çubriloviqi (1938 & 1944), Rankoviqi ( 1944 – 1999) (i ekzekutonte programet e këtyre të parëve së bashku me Titon dhe titistët) Ivo Andriqi (mjerisht fitues i çmimit Nobel për Letërsi në fillim vitet e ’60-ta), Dragosllav Markoviq ( Xhaxhai i Mira Markoviqit gruaja e fundit e Millosheviqit, Martesë politike...) dhe së fundi Dobrica Qosiqi me Akademinë e arteve dhe të Shkencave të Serbisë, gjatë viteve të ’80-ta dhe të ’90-ta...me në krye Ekzekutorin dhe Aparatin shtetëror të Jugosllavisë dhe të Serbisë !...Të cilët e shkruan Librin e Katërt dhe komunistët Jugosllavë Shqipfolës nuk qenë të zotë ta ndriçojnë kurrë para se të zhvillohej Lufta me 1991 e gjeri me përfundimin e saj më 1999.
-Në shkrimin e tij nuk zuri vend asnjë EMËR I MINATORVE TE TREPÇËS APO TE NDONJË MINIERE TË KOSOVËS...
-Azem vllasi nuk gjeti hapësirë në shkrimin e tij për t'i përmendur së paku në shifra Izolimin e mbi 300 Qytetarëve te Kosovës pikërisht në mars të vitit 1989, kur edhe ky burgoset, të gjithë këta intelektualë (si i quanin në atë kohë këto viktima të çetnikëve serbë, mbi të gjitha ishin SHQIPTARË) të cilët u arrestuan me nënshkrimin e kolegut (të Azemit) UDB-ash (i njohur për krime ndaj të burgosurve shqiptarë, deri më 1990) shoku Jusuf Karakushi !
-Azemi me rastin e arrestimit të tij Burhanit, Azizit, Ekremit dhe Lazërit, nuk i përmend edhe arrestimin e dy Nipave të tij dhe shumë të tjerë “me të vetmin qëllim për ta ngritur rajtingun e “meritës politike”, gjoja se Defilimet e klasës punëtore dhe të Minatorëve të vitit 1988 & 1989 ishin organizuar prej tij “( këtu nuk përjashtohet kontributi i udhëheqësve të minierave dhe të Lazër Krasniqit KEK), dihet se në këto tubime merrnin pjesë të gjitha strukturat politike të “nivelit të ulët” dhe jo politike të popullit shqiptarë në Kosovë dhe viset Shqiptare në Jugosllavi...
-Azemi nuk e përmend në shkrimin e tij as Solidarizimin e Klasës Punëtore të Kosovës me Minatorët sa ishin në zgafellë, nuk e përmend edhe Solidarizimin e Studentve të Univerzitetit të Kosovës si: në Hallën e Sporteve në Prishtinë, në Mitrovicë, ne Prizeren, Gjakovë, Gjilan e tj.
-Azemi nuk e përmend edhe një të vërtetë se edhe Kaqusha përmendej prej Demonstruesve të cilët në esencë embronin parimin themelor të Autonomisë së Kosovës e cila garantohej me Kushtetutën e vitit 1974.
-Azemi nuk i përmend edhe IRREDENTISTËT, të cilët ishin jashtë burgjeve të Jugosllavisë, të cilët SOLIDARIZOHESHIN me Minatorët dhe kërkesat e tyre politike, si dhe me një kërkesë shtesë qe me çdo kusht Kosovës t'i njihet Statuti i Republikës !...
-Azemi nuk e përmendë asnjë viktimë të demonstratave të 1968, 1981, të USHTARËVE SHQIPTARË të cilët iu ktheheshin nëpër arkivole familjeve të tyre nga APJ-ja, me të vetmin shpjegim “KA BËRË VETËVRASJE”, të cilëve sot e atëherë nuk iu dihet numri i saktë edhe pse populli pas vitit 1989 merrte pjesë masivisht në varrimet e tyre. Këta Ushtarë pas demonstratave të vitit 1981 kanë qenë shumë në numër, si duket Azem vllasi nuk ka “dëgjuar”kurrë për vrasjet e tyre me metoda me mizore, por e ruan amanetin “sekret “ të mësuesve të tij se ata kanë bërë “vetëvrasje”!...
-Azemi edhe më tej mburret për ndryshimin e Pamjes së Flamurit Kombëtar “gjoja se ky është i pari që e ka dhënë idenë për heqjen e yllit “, nuk e jep asnjë shpjegim se pas vitit 1984 së bashku me komunistët jugosllavë nuk e hoqën Yllin nga shqiponja, por e dhanë mendimin që ta vendosin anash, në Krahët e Shqiponjës në Flamur. Këso demagogjie shet nëpër TV private në Shqipëri ( më 2009), ata të shkretët i besojnë edhe më tej demagogjisë politike të ish-titistve, sepse për shumicën prej tyre Titoja ishte më i mire se Enveri...
- Azemi nuk i përmend kurrë në karrierën e tij politike se: në Gjykatat ushtarake të APJ-së janë arrestuar dhe gjykuar me qindra të rinj shqiptarë pas demonstratave të vitit 1981 e deri më 1989, me burg kapital deri ne 15 vite, sipas neneve famoze politike të KODIT PENAL të RSFJ-së, neni 114, 116, 125, 133, 136 al.1 dhe 2, 138, 139, 140 e tjerë. Këto nene të kodit penal i kuptojnë vetëm politikanët e Jugosllavisë dhe Gjykatësit të cilët i kanë dënuar Rininë shqiptare në jugosllavi!
- Azemi me shqipfolësit komunistë edhe në Kosovë e dhanë pëlqimin për ndryshimet e “amendamenteve” Kushtetuese të Kushtetutës së vitit ’74, sepse këtë e kërkonte Serbia. Gjatë vitit 1988 & 1989 zhvilloheshin “debate publike” për ndryshimet Kushtetuese nëpër çdo kolektiv dhe në radhët e lidhjes komuniste të Kosovës, duke filluar nga Komiteti Krahinor (në krye të cilit ishte Shoku Azem Vllasi) e deri te çdo “organizatë themelore e lidhjes komuniste”, nëpër fshatra se të mos flasim nëpër kolektiva të punës. Komunistët e tipit jugosllavë të Azemit shtonin se: me ndryshimet kushtetuese Kosova nuk e humbë Autonominë Kushtetuese të viti’74! Saktë që populli në këso vlime politike gjithandej deklarohej se do ta mbrojë me çdo çmim Kushtetutën e vitit ’74. Kështu edhe ndodhi, më 23. 03. 1989 ne Kuvendin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës u votuan ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës, prej të pranishmëve vetëm 13 delegatë votuan kundër “suprimimit të autonomisë së Kosovës”, kurse me 28. 03. 1989 në kuvendin e Serbisë me vota unanime u aprovuan ndryshimet kushtetuese dhe u formua
Të vetmin konstatim e jep Azemi se gjatë suprimimit të Kushtetutës së Kosovës nga okupatori serb, gjatë marsit ’89 u vranë 24 demonstrues nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Populli organizoi demonstrata të shumta nëpër qytete dhe, i dha sinjale politikë bërjes së Jugosllavisë se ne nuk do të pajtohemi me robëri në fund të këtij shekulli. Pos sllovenëve të cilët e kuptuan rrezikun nga tërbimi shovinist i Serbisë kërkesat e kosovarëve u injoruan nga të gjitha Kombet dhe “Kombësitë” në federatën jugosllave.
-Nuk qëndron konstatimi se: “Pas marsit të vitit 1945, kur në Kosovë u vendos administrimi ushtarak për t’u thyer rezistenca kundër rikthimit të saj nën pushtetin serb, marsi i vitit 1898( ky vit eshte I A.V. i cili aludon ne vitin 1989 shkruar te “Koha Ditore”) ishte hera e dytë, kur këtu u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Pas dyzet e katër vjetëve, motivet e Beogradit sërish ishin të njëjta - thyerja e rezistencës së shqiptarëve për mbrojtjen e pozitës së avancuar kushtetuese të Kosovës me Kushtetutën e vitit 1974 dhe kundër rikthimit të saj nën sundimin serb.” ADMINISTRIMIN USHTARAK Ne KOSOVE Jugosllavia-serbia e ka vendosur me 08. 02. 1945, i cili nuk u hoq deri me 10. 06. 1999, kur e nenshkroi Kapitullimin ushtarak në Kumanovë.
Ky kapitullim ushtarak i Serbisë ishte si rezultat i QËNDRESËS së popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, qëndresë e cila më në fund arriti të mobilizohet rreth të LAVDISHMES USHTRI CLIRIMTARE E KOSOVËS, në krye me Komandantin Legjendar –ADEM JASHARI, dhe djemtë e vajzat më të mira shqiptare, Luftën e së ciles e përkrahen edhe SHBA-të dhe disa shtete të Evropës plakë.
- Azemi mendon se popullin shqiptar e ka lëshuar memorja, gabon zotri, sepse përplotë 21 vjet sa ke qëndruar në bisht të politikës serbe, prej vitit 1968 e këndej ke qenë me mish e me shpirtë në shërbim të asaj politike, deri sa të ka arrestuar banda e millosheviqit:
-Më 1976 ti i ke prirë “STAFETËS” së Titos prej Mitrovice në atë kohë thoshe “Qyteti i minatorëve “
-Më 1978 i pari ke kërkuar në Kosovë që të mos festohet 100 vjetori i LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT,
-Më 1981 i pari i ke quajtur Demonstratat kundërrevolucionare dhe armiqësore ,
-Më 1983 i pari i ke prirë valles me ia ndërruar emrin Mitrovicës (së bashku me Shahin Bajgorën) dhe ia keni vënë emrin “Titova Mitrovica” ,
-Më 1984, me rastin e diferencimeve “ideopolitike”në Univerzitetin e Kosovës i ke ngritur të dy duart për ta përjashtuar Akademik Ali Hdrin, i cili të ka thënë ruaje njerën dorë për veti...
-Më 1987 (në prill) e ke shoqëruar Millosheviqin në Fushë-Kosovë ,(...kur iu tha serbëve: ne sme da vas fali ni dlaka iz glave...) nuk guxon t’iu mungoj as qimja e flokut në kokë...serbët, kerkonin kokën tuaj me të pjekur në hell, ti nuk mërziteshe për ...sepse besoje se komunistët jugosllavë në Kosovë janë të paprekshëm!?.
-Më 1988 e ke ndërruar propozimin e Hashim Rexhepit, i cili u propozua për kandidat të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, dhe shkove tij, duke menduar se je më i fuqishëm se ai ...
-Në plenumin e 17 të KQ të LKJ, pasi të shkarkuan nga Komiteti Qëndror, edhe më tej besoje se do të të kthejne pasi të ushtrosh ankesë dhe KËRKOVE kuadro serbe, për Univerzitetin e Kosovës, për Shkolla të mesme dhe shkolla Fillore !...
(të dëgjoi millosheviqi dhe i përjashtoi shqiptaret të gjithë prej institucioneve shkollore, pas vitit 1990)
-Më 27. 02. 1989 përsëri hyre në shërbim të politikës së Millosheviqit dhe kërkove prej Minatorve që të dalin nga zgafella, e dha edhe një shkas për të arrestuar duke menduar se do të bëjnë “PATRIOT” Komunist dhe do ta vazhdoshë politikën së bashku me “vëllazrim-Bashkimin “ të Kombeve dhe Kombësive të Jugosllavisë.
Ende nuk ishe në gjendje t'i kuptosh proceset politike dhe ndryshimet, jo vetem në jugosllavi, por edhe në Evropën lindore, ende e këndoje këngën e PERESTROJKES së Gorbaqovit pa e ditur përmbajtjen e saj...
-Në këtë shkrim nuk mund të përmblidhen dëmet politike që ia ke shkaktuar popullit shqiptar, që shumëkush e ka paguar me jetë, e të tjerët me format më mizore të dhunës politike të cilën dinin vetëm titistët ta zbatonin: për ta ruajtur TËRËSINË TERITORIALE DHE SOVRANITETIN E JUGOSLLAVISË !
Ndërkaq, Millosheviqi me dhunën e aparatit shtetëror, fillimisht jugosllavë e më vonë serbë, si pasojë e politikës e cila është udhëhequr prej Titos dhe më vonë prej titistëve sikur ju, që mbetët (në të gjitha Republikat dhe Krahinat Autonome, të cilat kurrë nuk qenë të barabarta) pasardhës të tij.
...-Pasojat e politikës titiste, Kosova edhe sot i paguan pas çlirimit të saj nga okupatori serb, por mjerisht ende ka “mentalitet konzervativ” në mesin e gjeneratës së vjetër, që më së paku nevojiten edhe dhjetra vite për ta tejkaluar gjendjen e trashëguar nga komunistët jugosllavë...