Mendime
Milazim Kadriu: Komunikatë e SHBP në Besianë
E marte, 27.04.2010, 09:54 PM
KOMUNIKATË E SHBP DEGA NË BESIANË
NË RASTIN E TENTIM ARRESTIMIT TË ALBIN KURTIT, VEPRIMET E POLICISË NA KTHYEN NË KOHËRA TË SHKUARA
Nga Milazim KADRIU
"Shfrytëzimi i varrimit të patriotit dhe veprimtarit të shquar për çështje kombëtare Ali Aliu, nga ana e policisë për të arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte një akt jo profesional i saj, për faktin se arrestimi i tij mund të bëhej edhe në ndonjë vend tjetër ku opinioni nuk do të shikonte ato skena përmes televizionit, të cilat na kthyen pas sikur në kohërat e shkuara kur mbi shqiptarët shfryheshin policet e okupatorit",thuhet në një komunikatë për media të Shoqatës të burgosurve politik,dega në Besianë,të nënshkruar nga kryetari Afrim Fusha.
Më tej në këtë komunikatë thuhet se ne ish të burgosurit politik kërkojmë nga policia që në të ardhmen aksionet e saj të bëhen në mënyrë më profesionale dhe jo para kamerave televizive dhe para shumë medieve të shkruara të cilat faktuan dhunën e ushtruar të pa nevojshme kundër aktivistëve te Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesëmarrëseve tjerë në varrimin e veprimtarit Ali Aliu.