Mendime
Fazli Maloku: Aksioni i Policisë së Kosovës - Aksion i Turpit
E marte, 27.04.2010, 09:58 PM
Aksioni i Policisë së Kosovës - Aksion i Turpit
Nga Fazli Maloku - Prishtinë
Aksioni që ndërmori dje,ditë e hënë,datë 26 prill 2010,rreth orës 17 e 30 minuta,në varrezat e qytetit të Prishtinës,menjëherë pas varrimit të atdhetarit ndër më të shquarit të shekullit 20 për Çeshtjen Kombëtare Shqiptare,z.Ali Aliu-Presheva,për arrestimin e z.Albin Kurtit,nga ana e "speciallcave"të Policisë së Kosovës,duke i rrahur e maltretuar me dhjetra qytetarë shqiptarë,pjesëmarrës në varrimin e profesor Aliut,bile edhe me dhjetëra të arrestuar, aktivistë të Lëvizjes Vetvendosja,nuk ishte asgjë tjetër, veqse një aksion i turpit,sepse për një aksion të tillë, nuk kishte as shkak e aq më pak arsye! Skenat që na ofruan kanalet televizive të Kosovës ishin rënqethse dhe banditeske,duke u versulur si bishat e uritur ndaj qytetarëve duarthatë dhe plotësisht të pafajshëm.Këto skena,na përkujtuan ngjarjet e gjakosura të viteve:68,81,89 e më vonë deri në çlirimin e Kosovës,por nga "speciallcat" e Beogradit,që në një mënyrë ishin edhe reale për një polici pushtuese.Po të shikohet pak më thell problemi, na del se edhe kjo Polici e Kosovës, që sot themi se ju "sherben" qytetaëve të Kosovës,ju sherben të gjithë të tjerëve,por vetëm shqiptarëve të Kosovës jo!!Një gjë dihet dhe nuk është kontestuese për askënd se në mesin e kësaj policie,për të qenë më i sakt,pjesa dërmuese e saj, janë po ato struktura të cilat ika sajuar MUP-i i Beogradit,dihet me një përzgjedhje tepër të kujdesshme,të zhveshur nga ndjenjat kombëtare,servilë të skajshëm dhe profesionalisht të dobët,dhe dija e tyre e vetme është përdorimi i dajakut ndaj shiptarëve!Vallë a nuk ka sot treva-regjione ku struktura komplete dhe individë kriminelësh me duar të përgjakura të Millosheviqit,luajnë atin para hundëve të "speciallcave" të Z.Bajram Rexhepit dhe stafit të tij,ku do të duhej ti trgojnë dhëmbët këta mjeranë,për krijimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe kthimin e tyre në shtëpitë e tyre ,të uzurpuara forcërisht nga strukturat e cekura më lartë!Sipas gjykimit tim, del se ky aksion, ishte sprova e parë e Z.Rexhepi-Ministër i Brendshëm i R.së Kosovës,për ta treguar "lojalitetin" apo servilitetin para Euleksit!Fatkeqësisht kjo polici ende nuk ka dëshmuar se është në sherbim të qytetarëve shqiptarë siq është edhe për të tjerët,dhe një strukturë e tillë që është sot, nuk të të jep shpresa se do të ndryshojë edhe për një kohë,unë them derisa nga ky formacion të largohet edhe polici i fundit që ishte i gatuar nga MUP-i i Beogradit!