E premte, 02.05.2025, 02:51 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Cfare eshte politika tek shqiptaret

E enjte, 29.04.2010, 09:41 PM


Cfare eshte politika tek shqiptaret

 

Nga Faik Krasniqi

 

Politika esht art dhe si tek gjitha artet tjera, artistet nuk kane performanca te njejta dhe per me teper, vete arti si i tille ka me shume kultura e rryma te ndryshme.

 

Politika eshte edhe instrument per arritjen e qellimeve programore,partiake,personale.

Politika ne praktike shfaqet edhe si art i mashtrimit dhe demagogjise cinike.A nuk kane qene politikat irracionale dhe demagogjike ato qe kane ushqyer iluzione dhe kane cuar vende dhe popuj drejt kasapanave boterore apo drejt diktaturave mizore ?

 

 

Politika eshte art, eshte sistem i nderlikuar veprimesh ligjore e juridike per te gjetur modalitete e mekanizma me te pershtatshme qe do i lehtesojne jeten dhe do i permiresojne e do i avansojne mireqenien qytetarit, i cili permes votes se lire zgjedh perfaqesuesit e tij - per t'i ngarkuar ata me pergjegjesi mbi proceset qe duhet te bartin.

 

Le te vijme te realiteti yne shqiptar. Politika sot e gjithe diten ketu konsiderohet si Puna me e mire (para,pushtet,pasuri) ndersa duhej te ndodhte e kunderta:Puna (ne kuptimin e nxitjes se punesimit dhe prosperitetit) duhej te ishte Politika me e mire.

 

Ne Ballkan (midis shqiptareve - ku na dhemb neve me shume) po zhvillohet nje politike ditore, jo nje politike e mirefillte. Kjo politike ditore qe naten te vret e diten te qane, qe sot thote tjetren e neser vepron krejtesisht ndryshe, eshte pikerisht kjo politike qe edhe quhet Politika eshte Kurve. Eshte kjo lloj politike qe na "shoqeron" ne vendet tona, dhe keta njerez qe bejne kete lloj politike kurve, une per vete i quaj kurvare.

 

Politika tek ne eshte kurva me e madhe te cilen as koha s'do te arrije asnjehere ta shfarose dot.

 

Kurve e madhe,per fat te keq ky eshte perkufizimi qe kemi trasheguar nga paraardhesit tane,nga politika ditore dhe po kete perkufizim do t'i leme pasardheseve tane.

 

Tek ne fatkeqesisht politikanet nuk llogariten ato qe jane (sherbyes te qytetareve), por jane ngritur ne piedestale shefash e bosash e po i llogarisin si ZOT te shtepive te Shqiptareve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx