E enjte, 01.05.2025, 03:56 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: MA.CON-ShPK- Shembull suksesi ekonomik i vëllesërve Rugova nga Cerrca

E enjte, 29.04.2010, 09:58 PM


MA.CON-ShPK- SHEMBULL SUKSESI EKONOMIK I VËLLEZËRVE RUGOVA NGA CERRCA

 

Trungu Rugova lind gjithhere kombëtarizëm dhe ide fisnike për të ardhmën

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Me dekada ne shqiptarët ishim të mësuar që të mendonim dhe rezonomin për një të ardhme më të mirë kombëtare. Dekadat e fundit ishim vërtet të katapultuar nga shovenizmi serb dhe sistemi fatkeq komunist, dhe shi nga kjo disi për hir të situatave të gjithë ishim shëndërruar në politikan të ndryshëm, pa pasur asnjë përgatitje të fortë të këtij fenomeni, të gjithë flisnim, ecnim,ushqeheshim dhe përlaheshim në mes veti vetëm për politikën. Në fund të viteve të 80ta si Fenix doli në skenë një njeri me shall rreth qafës dhe me do syza të mëdha, dhe filloi të tregoi rrugën e vërtet me plotë sfida që duhej kaluar për të ardhur gjerë te liria, por jo duke u marr krejt populli me politikë, por duke treguar se më e mirar do të ishte që çdonjëri të merrej me zanatin e vetë, dhe me profesionalizmin e vet për ti kontribuara qështjesë së pazgjidhur të Kosovës. Ai njeri athere krijoi vlerën e parë kombëtare atë të bashkimit të të gjithë popullit rreth një platforme të suksesit, dhe këtë e mbolli në të gjithë trungun shqiptarë që me angazhim, vetëdije të lartë dhe me urtësi të fitohen predispozicionet e para për ta hapur para kancelarive boetërore qështjen e pazgjidhur shqiptare. Lehtë mund të kuptohej athere se Njeriu i Madh i shqiptarëve Presidenti Rugova gjeti fijen e lamshit për ta shtjelluar atë më mirë e më fuqishëm, pra qysh athere ai iu tregoi shqiptarëve se duhet ndarë përgjegjësit, dhe duhet bërë çdonjëri punën e vet për të pasur rezultatin përfundimtarë. Qysh ato kohë ai fliste për shkollimin e shqiptarëve edhe nepër perëndim që dikur të jenë trasues të një zhvillimi ekonomik të Kosovës së pavarur, të tjerat dihen si rrodhën dhe falë tij ne jemi sot ku endërronim dikur, kuptohet me të gjitha sakrificat dhe luftën e zhvilluar nga populli shqiptarë i Kosovës e më gjerë për tu çliruar.

 

Familja Rugova nga Cerrca qysh në vitet e para të 70 ve kishte orientime të kjarta shkollimin dhe edukimin e fortë e pastaj mirëqenjen, të gjithë fëmijët e Imer Ibishit dhe të Ali Rrustit ishin shembull shkolle, Rrustemi me fëmij e të tjerët, ata që të gjithë kryen fakultete dhe Doktorate, ishin shembull për Cerrcen e më gjerë si për sjellje ashtu edhe për cilësi të nduarduarshme, në vitet e okupimit që të gjithë ishin aktivistë të mëdhenjë të LDKsë, pra qështjesë shqiptare, por në të njejten kohë ishin edhe profesionistë të mëdhenj në lëmit e tyre, disa u detyruan të dilnin jashtë e disa mbeten në Kosovë dhe si ata në perëndim ashtu edhe ata në Kosovë nuk u ndalën së punuari për Kosovën.

 

Dy djem të Imerit shkuan në Austri dhe me performancat dhe referencat e tyre duke punuar shumë krijuan një firmë të suksesit në Vjenë të Austrisë duke punësuar bashkëatdhetarë dhe duke ndihmuar shumë aktivitete dhe Qeverin e Republikës së Kosovës, njeri nga ta ishte dhe është ende Kryetar i Degës së LDKsë për Austri dhe dihen shumë mirë aktivitetet e kësaj dege sidomos në kohën e luftës me dërgim armësh dhe mjeteve materiale për luftën. Një tjetër djalë i Imerit i ri dhe shumë i urtë ishte në Gjermani ku si inxh. kishte bërë emër në një qytet të Gjermanisë duke udhëhequr projekte të mëdha ndertimi edhe sot e kësaj dite flitet për te nga vetë gjermanët dhe vetë ish kryetari i qytetit i viteve të 90( isha vetë prezent në bisedë). Ky i ri menjëher pas mbarimit të luftës mori çantën nën sjetull dhe iu flug Istogut, vendlindesë, dhe vetes i kishte vu detyrë që të marr pjesë vetë në rindertimin dhe zhvillimin e Istogut, pa asnjë hamendje ai me kushtet dhe mundësit filloi ngritjen e një firme ku në të do të punësoheshin të rinj shqiptarë për të mbajtur familjet e tyre, ndihmen e kishte edhe nga vëllezërit e vetë si në Istog ashtu edhe nga ata në Austri. Me kohë dhe me angazhim të sinqertë e pa dallavere kjo firmë rritej dhe krijonte edhe më shumë vende pune, e nga ana tjeter Istogu dhe rrethina krijonin një pamje të hijshme dhe të dashur për qytetarët. Në biseda me shumë të punësuar kuptohej lehtë se ata ishin më së të kënaqur me të ardhurat e tyre dhe me kujdesin që tregonte punëdhenësi për ta duke ua shpaguar mundin dhe punën, para disa vitesh kjo firmë kishte hapur edhe kuzhinën e nxehtë mpër gjithë punëtorët e vet, vërtet mrekulli. Udhëheqësi i firmës Zotëriu Ismet Rugova të lë përshtypjen e një njeriu me virtyte dhe vlera të mëdha njerëzore, thjeshtë mund të thuhet se është një kopje në vehte e Presidentit Rugova për fjalë pak dhe për veprim të madh, i urtë dhe me edukatë të vërtet familjare dhe njerëzore, i respektuar nga punëmarrësit dhe i dashur nga kolegët dhe rrethi. Kjo firmë sot punëson deri në mbi 100 punëtor në sezona, ende nuk ka ndodh që një punëtor të ketë probleme me të ardhura, përkundrazi ata i posedojnë të gjitha sigurimet e duhura sikur në perëndim, për ketë ata janë shumë të kënaqur me punën dhe me shefin e tyre. Një here një miku im që udhëheq një firmë më të vogël konkurruese në istog më pat thënë” të jesh punëtor i firmës MA.CON do të thotë që në mbrëmje të shkosh i lumtur në shtëpi, dhe në mëngjesë të ngutesh të shkosh në firmë për të punuar me motivim”, pra edhe konkurrenca ka respekt për mbarëvajtjen dhe punën e firmës MA.CON, pra të pronarit të saj.

 

Andaj dikur ishim të gjithë politikan por u deshtë që të dali dikush e ta udhëheqi politikën për të na sjell këtu ku jemi , e sot duhen njerëz të dijshëm në aspektin ekonomik që ta ecin shqiptarinë përpara, nuk ka patriotizëm dhe kombëtarizëm më të madh se sa të krijosh sot vende pune, këte e ka bërë dhe po e bënë Familja Rugova nga Cerrca, kija inat e jepjau hakun kish pas thanë nji fjalë e urtë popullore.

 

Burimi i Istogut nuk shterret kurr e as pasardhësit e Rugovës jo, suksese MA.CON dhe vëllezër Rugova nga Cerrca.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx